Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. • Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës. • Homazhet u mbajtën në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nga ora 10:00 deri në orën 13:00. • Familjarë, kolegë apo qytetarë ishin në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. • Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. • Flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe publike. • Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. • Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës.
Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërkohë qeveria shpalli të martën ditën zie. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar
TIRANË- Aktori Timo Flloko ka marrë pjesë në humazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosit, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 89-vjeçare. Flloko u shpreh se Anagnosti do mbetet një korife i shquar i artit shqiptar.
“Dhimtër Anagnosti e ka vrarë vdekjen e tij, solli në artin shqiptar vlerat më të vyera të kombit të vet, të cilat i pasqyroi në vepra artistike. Luajti një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në emancipimin e lojës së aktorit. Ne aktorët i jemi borxhli për këtë gjë. Ai është përherë këtu mes nesh, është një korife i artit shqiptar dhe do mbetet i paharruar ngahera”, tha Flloko.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, mori pjesë në homazhe në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Berisha u shpreh se Dhimitër Anagnosti do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Lideri i opozitës theksoi se mjeshtri i kinematografisë shqiptare ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës.
"Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij.
Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike. Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta," tha Berisha.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti. Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Lideri i opozitës ka lënë një shënim në kujtim të regjisorit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në homazhet e ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Gonxhja tha se ndarja nga jeta e regjisorit lë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer.
Ministri gjithashtu u shpreh se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas.
“Ndarje që lë pas thesar e trashëgimi. Vepra e tij do të mbahet mend gjithmonë. Jemi këtu pranë yllit të tij, Roza Anagnosti, familjes së tij për t’i shprehur këtë përulje dhe mirënjohje të thellë e të lartë”, tha Gonxhja.
TIRANË- Aktorja Marjeta Ljarja ka marrë pjesë në homazhet e ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Marjeta theksoi se Anagnosti ishte një mjeshtër dhe filmat e tij do të jenë të paharruar.
"E kam njohur shumë mirë, ka qenë mjeshtër, e themi me zë të plotë. Më vjen keq që largohet dhe po lë kaq shumë gjëra saqë vetëm harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër dhe mbi këtë mjeshtër kaq të madh e familjen e tij të bukur.
E kemi pasur i shembur gjithmonë një njeri shumë serioz, këmbëngulës, nuk e di si do të vijnë brezat dhe se si do ta kujtojnë, por filmat e tij do të jenë të paharruar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij," Marjeta Ljarja.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku bëhen dhe homazhet, Rama la edhe një mesazh në librin e kujtimeve.
Ndërkohë qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe publike.
Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.
TIRANË- Aktorja Marjana Kondi ka marrë pjesë në homazhe e regjisorit Dhimitër Anagnosti. Kondi u shpreh se për homazhe është paraqitur 10 minuta para se të nisnin, ashtu sikurse kërkonte gjithmonë regjisori për t’u paraqitur në punë. Aktorja tha gjithashtu se Anagnosti iku nga kjo botë me dinjitet.
“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet”, u shpreh Kondi.
TIRANË- Homazhet për nder të ikonës së kinematgrafisë Dhimitër Anagnosti kanë nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Ndërkohë që Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Anagnostit. Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regjisorit që humbi jetën, Dhimitër Anagnosti. Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërkohë që shpenzimet e varrimit, homazheve dhe të ceremonialit të Anagnostit, do të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Njoftimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave:
SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.
2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
– Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Brendshëm;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.