LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të burgosur, ish-kryebashkiaku i Lezhës lë burgun e Reçit

• Ditën e sotme ka nisur zbatimi i ligjit për amnistinë penale. • Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky ligj, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. • Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. • Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që kanë marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. • Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. • Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. • Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë. • Mes përfituesve është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin. • Frrokaj ka lënë ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndronte që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë. • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nga lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga Amnistia, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit. • Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ I burgosuri ironizon kryeministrin Rama: Tani do merrem me incerenatorët

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
I denuari

KORÇË- Një i dënuar që ka përfituar ditën e sotme nga Amnistia Penale ka dalë nga burgu duke ironizuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij. I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte dënuar, ai u shpreh se për kanabis. Ndërkohë që pyetjes së çfarë do të bënte nga sot e më vonë, ai theksoi se do merrej me inceneratorët si kryeministri.

Pyetje: Çfarë do bësh prej sot?

I liruari: Me inceneratorët si kryeministri

 

Afera e inceneraotëve është një nga skandalet e qeverisë Rama, pasi janë vjedhur miliona euro për djegien e mbeturinave, ndërkohë që incenerimi nuk egiziston në asnjë prej 3 qyteteve që është vendosur, si Elbasani, Feri ashtu dhe Tirana. 

2 VITE ME PARE

Përfitoi nga Amnistia/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës lë burgun e Reçit: Mos e provoftë askush!

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
fran frrokaj

SHKODËR-  Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është liruar nga burgu i Reçit, pasi përftoi nga zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale.

“Përshëndetje për të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Uroj të mos ta provojë askush”, ishte mesazhi i Frrokajt pas daljes nga burgu.

Frrokaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin. Ish-kryebashkiaku përveç dënimit me burg, është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Asokohe, bashkë me Frrokajn janë dënuar dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë, të cilët akuzohen po për të njëjtën ngjarje. 

Ndëkohë, në burgun e Reçit nga aministia përfitojnë 140 të dënuar. “Përfitues janë ata që nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Amnistia zgjidh dhe mbipopullimin e burgut” tha drejtori i burgut të Reçi Paulin Rajda.

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.

2 VITE ME PARE

Amnistia Penale nis të zbatohet sot, në burgun e Fierit lënë qelitë rreth 80 të dënuar

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
burgu i fierit

FIER- Në burgun e Fierit, nga 600 të dënuar dhe 160 të paraburgosur, rreth 80 të dënuar do të përfitojnë nga zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale që nis sot. 

Sipas drejtuesit të burgut, Ervin Bushit, të dënuarit pritet të lënë ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier rreth orës 13:00, ndërkohë që nga komisariatet e policisë po vijojnë të dërgohen dokumentacionet për të dënuar të tjerë nga paraburgimi, ku numri i tyre shkon në gati 80 persona.

Pjesa më e madhe e të dënuarve në IEVP FIER, që iu kishte mbetur 1 vit e 5 muaj burg, kanë kryer vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Dhënie ndihme i kalimit te paligjshëm të kufirit”, “Armëmbajtje pa leje” etj.

2 VITE ME PARE

Amnistia Penale në burgun e Drenovës/ Sot 55 persona lënë qelinë, 73 përfitojnë ulje dënimi

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
burgu i drenoves

KORÇË- Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, përfitojnë edhe të burgosurit e burgut të Drenovës. Nga 140 të burgosur, 55 prej tyre do të lënë sot qelitë e burgut, ndërsa 73 te tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Përfitues janë të burgosurit burra të cileve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit. Gjithashtu edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç si dhe të burgosurit burra të cilëve deri në daten e hyrjes në fuqi të Amnistisë iu kanë mbetur pa vuajtur deri në 4 vite. Ndërkohë 73 te burgosur do të përfitojne nga ulja e dënimit e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që kanë marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

2 VITE ME PARE

Zbatimi i ligjit për amnistinë penale, përfitues edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
Fran Frrokaj

LEZHË- Ditën e sotme do të nisë zbatimi i ligjit për amnistinë penale ku përfiton edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ai u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin.

Sot pritet që Frrokaj të lërë ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë. Ish-kryebashkiaku përveç dënimit me burg, është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Asokohe, bashkë me Frrokajn janë dënuar dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë, të cilët akuzohen po për të njëjtën ngjarje. 

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.

2 VITE ME PARE

Nis sot zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale, 700 të dënuar lirohen menjëherë, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Nis zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale/ Lirohen 700 të
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky ligj, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që kanë marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.

Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti janë ato që përfshin Neni 244, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Neni 245, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…; Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Nga amnistia penale përfitojnë ulje edhe veprat e përfshira në Nenin 259, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Neni 259/a, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”; Neni 260, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Neni 312, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”; Neni 319 “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij”.

ligji per amnistine penale fran frrokaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet