LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e shkollës, Rama & Manastirliu: Urime

• 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në të gjithë vendin. • 28 mijë nxënës nga 350 mijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta. • 25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë. • Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës. • Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të shtojë edhe numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë, duke bërë që numri i tyre të shkojë në 850. • Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nis viti i ri shkollor në Shkodër, 400 nxënës më pak dhe 3 shkolla të mbyllura

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e
Nisja e shkolles

SHKODËR- Nisja e vitit të ri shkollor në Shkodër pritët të nis me rreth 400 nxënës më pak ose 2% krahasuar me një vit me parë. Shifrat i bëri të ditur drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadija.

Ndërkohë në Shkodër janë 3 shkolla që mbyllen teksa nxënësit do përqëndrohen në shkolla të tjera në qendra të fshatrave. Po ashtu do të jenë 3 shkolla me turne të dyta ndërsa në disa prej shkollave të kësaj bashkie do vijojë ngrohja me gaz.

1 VITE ME PARE

Viti i ri shkollor/ Meta: Sot ka më shumë patronazhistë se mësues dhe banka bosh, për shkak të agjendës së shpopullimit

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh urimi me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky vit e ka gjetur arsimin më të rrënuar në vend me banka bosh. Meta thekson se në shkolla ka më shumë patronazhistë se mësues dhe më shumë banka bosh sesa nxënës për shkak të axhendës antikombëtare të shpopullimit

Postimi i Plotë:

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesëve për fillimin e vitit të ri shkollor, veçanërisht vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre dhe u garantoj se sakrificat për t'u mundësuar arsim cilësor do t'u shpërblehen një ditë!

Ky vit e gjen arsimin edhe më të rrënuar, më të politizuar dhe më të braktisur se kurrë. Sot në shkolla ka më shumë patronazhistë se mësues dhe më shumë banka bosh sesa nxënës për shkak të axhendës antikombëtare të shpopullimit. Ka mijëra fëmijë që për shkak të varfërisë e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, ndërkohë që miliona euro vidhen për godina që ndërtohen më shtrenjtë se në BE, por që nuk kanë mjete mësimore bashkëkohore, laboratorë dhe palestra.

Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar. Ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është pikërisht investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin. Do të dyfishojmë pagat e mësuesve, do të reformojmë sistemin arsimor dhe niveli i buxhetimit në arsim do të jetë 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke ringritur arsimin do të ringremë Shqipërinë!

1 VITE ME PARE

Nis viti i ri shkollor, Manastirliu: Kapitull i ri me mundësi për të mësuar dhe zhvilluar së bashku

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Manastirliu theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla. Po ashtu Manastirliu shtoi se janë rritur pagat për mbi 30 mijë mësues dhe përpjekjet për zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve falas, me synim për të përfshirë 16 mijë mësues në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional.

Postimi i Plotë:

Mesazhi im i urimit për nisjen e vitit të ri shkollor! Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ky moment shënon nisjen e një kapitulli të ri, me mundësi të reja për të mësuar e për t'u zhvilluar së bashku, me përvoja të reja dhe plot arritje e rezultate, që do të na bëjnë krenarë. Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur

1 VITE ME PARE

Viti i ri shkollor, Rama: Urime për nxënësit dhe mësuesit

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për 238 mijë nxënës librat do të jenë falas. Ndërsa shton se 31 mijë mësues e nisin vitin e ri shkollor me rroga të rritura.

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur

1 VITE ME PARE

Nis viti i ri shkollor në vend, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor në vend, 350 mijë kthehen në bankat e
Nxenes

TIRANË- 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në të gjithë vendin. 28 mijë nxënës nga 350 mijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.

25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë. Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të shtojë edhe numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë, duke bërë që numri i tyre të shkojë në 850, 50 më shumë se në vitin e kaluar shkollor. Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023.

1 VITE ME PARE

Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë

TIRANË- Ritmet e rënies së nxënësve në shkolla po përshpejtohen nga viti në vit sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin shkollor 2024-2025, rreth 238 mijë fëmijë do ndjekin arsimin në sistemin publik 9-vjeçar sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit.

Sipas INSTAT, në këtë nivel arsimi ,në vitin shkollor 2023-2024 ishin të regjistruar 258 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar. Nisur nga këto të dhëna, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare në këtë vit të ri shkollor është 7.8% më pak se viti i kaluar, ose 20 mijë nxënës më pak.

Ritmet e rënies së nxënësve në arsimin 9-vjeçar janë shumë më të larta se vitin e kaluar, kur tkurrja ishte 3.4%.

Nga viti 2014 deri në vitin 2024, numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34.5%, ose 125 mijë më pak.
Në vitet në vijim, tkurrja e nxënësve do të jetë më e lartë si rrjedhojë e rënies së fortë të lindjeve dhe normave ende të larta të emigracionit në moshat e reja.

Sipas të dhënave nga cens 2023, këtë vit hyjnë në klasën e parë jo më shumë se 24 mijë fëmijë në të gjithë vendin.

Si rrjedhojë e rënies së nxënësve, një numër i madh shkollash po mbyllen vit pas viti. Nga viti shkollor 2012-2013, në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e numrit të nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm.

Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë./Monitor.al

viti i ri shkollor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet