LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori goditjen më të rëndë! Noka thumbon mazhorancën: Ju ka rënë një hije vdekjeje! Jeni strukur si lepuj...

• Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e radhës plenare. • Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.1.2025. • Gjithashtu në rend dite janë njoftime si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. • Që në nisje në Kuvendit, kryedemokrati ka kërkuar fjalën për procedurë. • Por në momentin që nisi të fliste, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka ndërprerë fjalën, pasi sipas saj nuk ishte për procedurë. • Kjo ka sjell reagimin e deputetëve të PD-së, të cilët protestuan, duke kërkuar që ti jepet fjala. • Deputeti socialist Petro Koçi, mori fjalën i pari në seancën e sotme plenare në Kuvend. Koçi përmendi 21 janarin, ndërsa u ndal gjithashtu edhe të arrestimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Lidhur me këtë Koçi u shpreh se opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale dhe sipas tij ka bërë gabim, pasi SPAK po vendos drejtësi. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend është ndalur te arrestimi i Erion Veliajt. Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesorë të aferave korruptive që akuzohet Veliaj. Berisha ngre akuza se Veliaj është arrestuar me urdhër të Ramës, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit se nuk mund të fshehë aferat e tij me arrestimin e Veliajt dhe Ajola Xoxës. • Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. • Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i ka kërkuar të mbarojë fjalën pasi kishte mbaruar koha, por Berisha ka refuzuar të lërë foltoren. • Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot. • Kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalëne tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët demokratë kanë kërkuar që ai të vijonte. • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali këmbënguli që Berisha kishte përfunduar me minutazhin dhe se nuk mund të bëhej më transferimi i minutave. • Deputeti demokrat Flamur Noka ka shkuar pranë foltore ku ndodhej dhe Berisha në atë moment. • Njëkohësisht aty u afruan dhe dy Gardistë. • Noka tentoi të afrohej pranë vendit të kryeparlamentares, por Gardistët e penguan. Në këtë moment ai shtyu njërin prej tyre. • Spiropali iu drejtua deputetit duke i thënë: "S'ke pse më afrohesh!" • Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti fjalën sot në foltoren e Kuvendit. • Balla iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj qeverisë. • Balla i tha Berishës se ai duhet të bëjë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për akuzat që thotë. • Ai iu drejtua dhe emigrantëve duke u kërkuar që të regjistrohen për votën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare. • Deputeti demokrat Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e mazhorancës lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. • Noka ka hedhur thumba duke thënë se deputetëve të opozitës u ka rënë një hije e zezë. • Ai shprehet optimist për zgjedhjet e 11 Majit, teksa shprehet se në këtë datë përfundon mandati i PS dhe fitorja është e Partisë Demokratike.

16 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Uroj të kenë kurajë të vazhdojnë deri në fund"/ Shehi flet për arrestimin e Veliajt: Shenjë e mirë! Tregon që SPAK po punon!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Dashamir Shehi

TIRANË - Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se arrestimi i Veliajt sipas tij është një shenjë e mirë që tregon se SPAK po punon. Shehi deklaroi se SPAK duhet përgëzuar për punën që po bën, ndërsa shton se këtë kurajë duhet ta vazhdojë deri në fund, dhe ti dalë për zot asaj që kanë marrë përsipër.

“Dua të bëj një urim atyre zotërinjve të SPAK që po tregojnë se kanë kurajë dhe nuk tërhiqen përpara asnjë pale edhe atyre që janë quajt të paprekshëm deri sot. Shenjë e mirë që ky institucion po punon dhe koha po e tregon. Uroj që të kenë kurajë të vazhdojnë deri në fund, t’i dalin për zot asaj që kanë marrë përsipër“, tha Shehi.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt/ Zhupa: Ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre! Nuk keni parë gjë akoma!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Zhupa

TIRANË - Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal te arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Zhupa u shpreh se sipas saj ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre. Zhupa shprehet se ky është fati i atyre që kanë shpopulluar sipas saj Shqipërinë. 

Zhupa ka rikujtuar shprehjen e kryeministrit Rama "Nuk keni parë gjë akoma", ndërsa shprehet se ky sipas saj është vetëm fillimi për Partinë Demokratike.

Zhupa: I shikoj çehret tuaja sot, janë në ditën më të keqe. Por ju rikujtoj shprehjen e kryeminsitrit tuaj: Nuk keni parë gjë akoma. Dita e sotme, është vetëm fillimi për PD. Ju nuk e ndalni dot ndryshimin. Nuk e ndalni dot rrotacionin që kërkojnë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Nuk bëheni dot më pengesa për shqiptarët. Të gjithë ata që ju i kishit më afër kryeministrin, si Lali Eri apo zëvendës të tij tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre, miqte e tyre dhe biznesmenët. Ky është fati i atyre që kanë shpopulluar Shqipërinë. 

1 VITE ME PARE

"Ajo që keni parë sot është vetëm fillimi!" Bylykbashi drejtuar socialistëve: Për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbani përgjegjësi për 20 vite rresht

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti demokrati Oerd Bylykbashi iu drejtu mazhorancës nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është vetëm fillimi. Bylykbashi u tha socialistëve se për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbajnë përgjegjësi për 20 vite rresht. Ai shtoi se pas 11 majit ky zullum i tmerrshëm, sipas tij, që ka krijuar mazhoranca në Shqipëri, do të kthehet përmbys.

"Një gjë të keni të qartë, për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbani përgjegjësi për 20 vite rresht. Ju do t’ju gjëmojë shejtani nga pas gjatë, në çdo lloj forme. Por ajo që ju garantojmë është se nuk ka nevojë askush t’ju përse për 20 vite, pas 11 majit ky zullumi i tmerrshëm që keni krijuar në Shqipëri dhe do të kthehet përmbys. Do t’ju zërë një hall që ajo që keni parë sot është vetëm fillimi. Mjafton të hapësh vetëm kapakun e dosjeve që keni firmosur, është një tmerr. Është tmerr për ju se shqiptarët do të shohin ditë tjetër", tha Bylykbashi.

1 VITE ME PARE

"Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë!" Berisha-Ballës: Ky është një shpifës i ulët! Ministri: Shihemi në gjyq Sali!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Taulant Balla

TIRANA- Debati mes ministrit Taulant Balla dhe kryedemokratit Sali Berisha ka vijuar në Kuvend. Balla reagoi sot lidhur me lajmin se drejtuesi i fushatës së Donald Trump është kontraktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e 11 majit. Sipas Ballës, Chris Lacivita ka ardhur i paguar nga PD dhe çdo deklaratë e tij është personale. Berisha nga ana tjetër e ka konsideruar Ballën si një shpifës të ulët!

Debati në Kuvend:

Balla: Gjeni një rast kur të kemi bërë ne komente për hetime të drejtësisë. Asnjëherë nuk kemi bërë komente kur prevalon prezumimi i pafajësisë. Në tetor 2023, prokuroria ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë isha personi që kisha bërë kallëzimin dhe nuk bëra asnjë koment të vetëm. Këtu ka një standard. Unë e kuptoj që zotëria (Berisha) quhet gënjeshtar patologjik. Përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja këtu. Erdhi këtu siç e ka zakon mbi 30 vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit, anëtarëve të familjes së tij. Shko atje dhe bëj një kallëzim. Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë çdo deklarimi i zotërisë nuk vlen sepse e ke paguar. Bëni mirë që të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA. Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump.

Berisha: E ka ngatërruar.

Balla: Aaa e paska ngatërruar Trump. Kryeministri Rama do të takohet sërish këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim për samitin e NATO-s….

Balla: Shihemi në gjyq Sali!

Berisha: Ky është një shpifës i ulët. 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Pandeli Majko

TIRANË - Deputeti socialist Pandeli Majko ka replikuar deputetin demokrat Flamur Noka i cili u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit janë të PD dhe se është radha e PD të qeverisë.  Lidhur me këtë Majko u shpreh se 11 Maji nuk është me radhë por është zgjedhja e popullit shqiptarë.

Majko shton më tej se në 11 Maj do të kuptohet se kush do të jetë radha e kujt. Sa i takon arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, Majko u shpreh se ndjehet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe historisë së PS.

Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndjehem në pozitë të vështirë, për atë që i ka ndodhur Veliajt. Askush nga ne këtu nuk u ngrit të akuzonte Dumanin për mercenarë, të akuzonte SPAK për organizatë kriminale, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit. Unë kam përshtypjen se keni një ide të gabuar me konferencën e shtypit me kontraktuesin tuaj të paguar, keni një ide të gabuar se sot në SHBA gjithçka diskutohet me ju dhe për ju.Dëgjoj që thoni është radha jonë, është radha jonë. Nuk është radhë kosi as qumështi është zgjedhja e popullit shqiptarë, do takohemi te kutitë e votitmit dhe do ta shikojmë, kush do të jetë radha e kujt. 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ Noka thumbon mazhorancën në Kuvend: Ju ka rënë një hije vdekje! Jeni strukur si lepuj...

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Flamur Noka

TIRANË - Deputeti demokrat Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e mazhorancës lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Noka ka hedhur thumba duke thënë se deputetëve të opozitës u ka rënë një hije e zezë. Ai shprehet optimist për zgjedhjet e 11 Majit, teksa shprehet se në këtë datë përfundon mandati i PS dhe fitorja është e Partisë Demokratike. 

Noka: Sot Shipëria dhe shqiptarët morën frymë thellë. Amerikanët e vërtetë u tha sot shqiptarve se do të çlirohet dhe Shqipria nga Soros dhe të palarat e ti. Ju ka rënë të gjithëve një hije vdekje, zonja sekretare e veshur me të zeza, ju ka vdekur dita zonjë. Ka vdekur ora juaj. Kur u shpall Berisha "Non Grata" dilnit ju dhe thonit SHBA, SHBA, flisnit sikur ishit zëdhënsësit e SHBA, iku ajo ditë vdiq ajo ditë. Vdiq edhe pushteti i mafies. Jeni strukur si lepuj. Erdhi dita jonë! Eshtë radha e Shqiptarëve! Po vjen dita për fitoren dhe ju t'ju lejm "Noc Rrokun". Ku e keni kryeministrin tuaj që na tregonte Atlantiku Oqeanin? Ku e keni? Është radha jonë të marrim fitoren dhe t'ju lejmë juve Noc Rrokun më 11 Maj.

1 VITE ME PARE

"Bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme!" Balla-Berishës: Ti të ngre nervat edhe kur të sheh

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti fjalën sot në foltoren e Kuvendit. Balla iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj qeverisë. Balla i tha Berishës se ai duhet të bëjë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për akuzat që thotë. Ai iu drejtua dhe emigrantëve duke u kërkuar që të regjistrohen për votën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe opozitës ti dërgoj një përshëndetje popullit të Kosovës, për zgjedhjet të shkëlqyera, për mendoj të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi. Kulturën të paktën kur foli zotëria nuk pëshpëritëm. Kthehemi te përshendetja ndaj institucioneve të Kosovës të përfshira në një proces model sikurse e tha BE-ja.

Qytetarët na shohin, na ndjekin dhe na vlerësojnë. U bë një debat para pak minutash për diçka. Nëse një qytetar do ishte në rrugën e makinës dhe do shkelte rregullat, ligji thotë duhet ndëshkuar. Nuk shkruhet askund në rregullore e Kuvendit që një deputet flet më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin. Për ju nuk ka ligje, rregulla, për ju drejtësia funksionon ndaj kundërshtari por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur të jemi shprehur apo bërë argumente mbi veprimet e drejtësisë. Kurrë komente kur drejtësia vepron. 21 tetor 2023, SPAK ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë kisha bërë kallëzimin, as unë dhe askush nga ne në sallë, nuk bëri asnjë koment. Ka një standard, vijnë, përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit.

O zotëri the një lum gënjeshtrash merri nesër dhe bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Unë për çdo gjë që kam thënë ndaj tej kam bërë kallëzim. Ti të ngre nervat edhe kur të sheh. Shko bëj kallëzim se gënjeshtrat ngelen gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që nuk e bën. Kjo foltore është ndotur aq shumë. Nuk besohet më një njeri që ç'nuk ka thënë për kundërshtarët e vet. E mban mend se çke thënë për Ilir Metën. Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër. Folët për ambasadoren e SHBA, ka qenë e emëruar me firmë të Trump. E paska ngatërruar Trump? Kjo i vë kapakun këtij diskutimi.

Ftesa jonë nesër në ligje të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ia kemi borxh bashkatdhetarëve. Të bëjmë gjthçka që bashkatdhetarët tanë të votojnë. Shkoni nesër në ligje ejani të enjten këtu ta mundësojmë votën e diasporës. Është moment historik. Të mundësojmë pagesën e postës. Ta bëjmë 60 ditë. Regjistrohuni në KQZ.gov.al.

1 VITE ME PARE

“Do nxjerr fotot”, Berisha akuzon Niko Peleshin: Pse ia thyeve këmbën truprojës tënd në Selanik

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi se i ka thyer këmbën truprojës në Selanik. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Berisha sfidoi Peleshin, duke i thënë se ka fakte dhe foto për këtë që po thotë.  

“Niko, thuaja pse ia theve këmbën truprojës tënd në Selanik. Për çfarë mëkatesh ia bëtë atë? Tregoj fotografitë pastaj unë,” deklaroi Berisha.

1 VITE ME PARE

"Linda Rama është marrë me tenderat e AKSH-it"/ Berisha akuza të forta në Kuvend: Ai që ndërtoi pallatin e saj ka marrë 110 mln euro tendera!

\Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Sali Berisha

TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it.

Berisha: Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe tenderat e tij. E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Përplasje në foltore, Noka shtyn Gardistin, Spiropali: S'ke pse më afrohesh!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Kuvendi

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët demokratë kanë kërkuar që ai të vijonte. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali këmbënguli që Berisha kishte përfunduar me minutazhin dhe se nuk mund të bëhej më transferimi i minutave.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka shkuar pranë foltore ku ndodhej dhe Berisha në atë moment. Njëkohësisht aty u afruan dhe dy Gardistë. Noka tentoi të afrohej pranë vendit të kryeparlamentares, por Gardistët e penguan. Në këtë moment ai shtyu njërin prej tyre. Spiropali iu drejtua deputetit duke i thënë: "S'ke pse më afrohesh!"

 

1 VITE ME PARE

"Te Erioni do shkosh edhe ti"/ Tensione në Kuvend, Berisha replikon me Spiropalin, deputetët e opozitës afrohen pranë foltores

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Kuvendi

TIRANË - Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i ka kërkuar të mbarojë fjalën pasi kishte mbaruar koha, por Berisha ka refuzuar të lërë foltoren.

Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot.

Spiropali reagoi mënjëherë drejt Berishës, duke i thënë të mos përfitojë për shkak se ajo ndodhet në karrigen e kryetares së Parlamentit.

“Doktor do ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer më parë”, u shpreh ajo drejt Berishës.

Deputetët e opozitës gjithashtu janë drejtuar drejt foltores duke kërkuar që Berisha të vazhdojë të flasë. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Berisha të merrte kohë nga koha e saj dhe të vazhdonte fjalën në Kuvend. Kjo gjë është pranuar dhe deputetët janë rikthyer në vendet e tyre.

1 VITE ME PARE

"Na thuaj ku e ke Erionin tani"/ Berisha thirrje Ramës nga Kuvendi: Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend është ndalur te arrestimi i Erion Veliajt. Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesorë të aferave korruptive që akuzohet Veliaj.  Berisha ngre akuza se Veliaj është arrestuar me urdhër të Ramës, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit se nuk mund të fshehë aferat e tij me arrestimin e Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Berisha krahason më tej arrestimin e Erion Veliajt me atë të Ilir Metës teksa thotë se ky i fundit u arrestuar në publik si të ishte bandit, ndërsa Veliaj u arrestua në një mënyrë krejt normale.

 

Berisha: Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni. Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij. Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit. Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike. Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore. Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padriono. Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira. Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani, na thuaj. Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg. Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri.
Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ Deputeti socialist - opozitës: E keni quajtur SPAK-un organizatë kriminale, ky është turpi juaj!

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Petro Koçi

TIRANË - Deputeti socialist Petro Koçi, mori fjalën i pari në seancën e sotme plenare në Kuvend. Koçi përmendi 21 janarin, ndërsa u ndal gjithashtu edhe të arrestimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Lidhur me këtë Koçi u shpreh se opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale dhe sipas tij ka bërë gabim, pasi SPAK po vendos drejtësi.

 

Petro Koçi: Kjo javë ka qënë një javë që i është kushtuar komunitetit dhe brenda kësaj jave ka qënë edhe data 4 Shkurt. Sigurisht që saherë bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore fillon një debat politik. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, datë e cila është kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. Janë ngjarje të zeza në historinë politike dhe qeverisje të këtij vendi. Faje dhe gabime ka por i vetmi faj që s'falet kurrë është tradhëtia ndaj atdheut. SPAK është zgjedhje jona nuk është zgjedhja juaj. Ju e keni quajtur organizatë kriminale ky është turpi juaj. Republika kërkon drejtësi, natyrisht që ne nuk gëzohemi kur një koleg i ynë përfundon në dyert e dretësisë. Por sa për Xorxh Sorosin ka kush merret. Nuk keni mbetur ju të pastroni Amerikën nga Xhorxh Soros

 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, para nisjes së Kuvendit, Berisha theksoi se me këtë ndodhi, Rama duhet që të japë dorëheqjen e menjëhershme. Po ashtu Berisha shtoi se Rama duhet të dorëhiqet për faktin se është kukull e Sorosit. 

"Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Opozita. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Spiropali i ndërpret fjalën Berishën, nisin tensionet në Kuvend

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Kuvendi

TIRANË- Një situatë tensioni është krijuar që në nisje në seancës plenare ditën e sotme. Që në nisje në Kuvendit, kryedemokrati ka kërkuar fjalën për procedurë. 

Por në momentin që nisi të fliste, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka ndërprerë fjalën, pasi sipas saj nuk ishte për procedurë. Kjo ka sjell reagimin e deputetëve të PD-së, të cilët protestuan, duke kërkuar që ti jepet fjala. 

 

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

Seanca plenare në Kuvend/ Arrestimi i Veliajt, Berisha: Qeveria mori
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi ka nisur punimet në seancën plenare të ditës së sotme. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.1.2025.

Gjithashtu në rend dite janë njoftime si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

seance plenare 10 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve