LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/ Balla: McAallister s’u erdhi te partia. Bardhi: Autoritetet gjermane kanë shqetësim për dosjen e AKSHI-t

• Sot po mbahet seanca plenare e rradhës në Kuvend. • Gjatë seancës pati përplase mes demokratëve dhe socialistëve lidhur me çështjen Balluku dhe ndryshimet që PS ka propozuar në Kodin e Procedurës Penale. • Gjatë fjalës së tij, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po ndërmerr ndryshime ligjore për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama. • Berisha e cilësoi nismën si krim të madh ndaj Kushtetutës, duke shtuar se ajo përbën, goditje fatale ndaj interesave të çdo qytetari shqiptar. • Ai tha se Kushtetuta parashikon pezullimin në disa raste të caktuara, por thekson se mazhoranca po tenton të bllokojë këto mekanizma për të mbrojtur Ramën. • Gjithashtu kryedemokrati përmendi atë që e quajti “ligji i Lindave”, duke iu referuar bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, si edhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. • Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se mazhoranca po pengon procesin e integrimit evropian të Shqipërisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive. • Bardhi deklaroi se Shqipërisë i është bërë e qartë nga partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit nëse Kuvendi shndërrohet në 'bunker për zyrtarët e korruptuar'. • Sipas tij, janë ngritur shqtësime edhe nga autoritetet gjermane lidhur me një dosje që përfshin Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). • Ndërsa, Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se në Kuvend ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi. • Balla gjithashtu komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA duke deklaruar se sot do të takohet me Donald Trump për Bordin e Paqes. • Në fjalën e tij në foltore ai u bëri thirrje opozitës të mbajnë televizorët ndezur në orën 16:00 pasi Rama dhe Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. • Ndër të tjera, Balla iu drejtua Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke thënë se McAllister nuk takoi as Berishën duke shtuar se opozita nuk takon as aleatët e vet.

23 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Denoncimi i Blushit: Ish-Oficerit të Policisë i mbajtën të fshehtë 4 ditë vdekjen e djalit në QSUT

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një denoncim tronditës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Blushi tha se i riu Ardit Rapushi, djali i ish-oficerit të Policisë, Ilirjan Rapushi, ndërroi jetë në shkurt të vitit të kaluar dhe sipas tij, spitali e mbajti 4 ditë të fshehur nga familja vdekjen e 35-vjeçarit. Gjithashtu Blushi theksoi se familja e të ndjerit ka 1 vit dhe ende nuk e ka marrë kartelën e vdekjes së Arditit

Fjala e plotë e Tedi Blushit:

Të nderuar qytetarë!

E mora në fakt fjalën në këtë pikë të rendit të ditës, jo më shumë për të folur, në fakt për projektligjin, por për të denoncuar një rast kriminal, pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit flagrant të sistemit të shëndetësisë, që tanimë udhëhiqet nga parimi, paguaj ose vdis.

Ditën e djeshme jam takuar me një ish-oficer të ndershëm të policisë së shtetit, me Z. Ilirjan Rapushi. Vitin e kaluar, në datën 21 Shkurt, djali i tij, i ndjeri Ardit Rapushi, u shtrua për vizitë në Qendrën Spitalore Universitare ‘ Nënë Tereza’ dhe për katër ditë me rradhë familja e tij nuk lejohej të vizitonte djalin e shtruar në spital.

Katër ditë më vonë babai, familja merr vesh që djali kishte vdekur në spital. Pra katër ditë, ky sistem shëndetësor, mbante pa jetë, pa i treguar familjes, trupin e pa jetë të djalit të tij. Po tmerri dhe makabriteti i këtij sistemi shëndetësor nuk mbaron këtu. Ka një vit që familja e tij ende nuk ka marrë kartelën e vdekjes.

Nuk ka fund makabriteti, antihumanizmi dhe sjellja kriminale e kujtdo drejtuesi, mjeku, përfaqësuesi të Ministrisë së Shëndetësisë , që sot e kësaj dite nuk i jep përgjigje pyetjes së familjes Rapushi. Përse humbi jetën në spital ku shkoi për tu kuruar djali i tyre i vetëm?

Unë po kërkoj sot publikisht nga Ministrja e Shëndetësisë, e cila as sot nuk ka gjetur kohën të vijë në këtë sallë, që të japi një përgjigje të shpejtë, pa vonesë lutjes së një prindi, i cili është endur dhe vijon të endet dyerve të Ministrisë, të të gjithë Institucioneve shtetërore, vijon të trokasë çdo ditë në spitalin ‘Nënë Tereza ‘ dhe ende nuk ka një përgjigje.

Përse humbi jetën në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza ‘ djali i tij i vetëm. Makabriteti vijon, nuk mbaron me kaq.

Pas më shumë se një vit lutjeje, Qëndra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza ‘ i jep familjes së viktimës një vërtetim, një letër bakalli ku nuk sqarohet arsyeja se përse i ndjeri, 35 vjeç në moshën kur humbi jetën për arsye ende të paqarta, ende të paditura Ardit Rapushi dhe diagnoza në këtë vërtetim shkruan sëmundje e rëndë dhe vetëm kaq.

Unë i kërkoj ndjesë në fakt familjes Rapushi, por u detyrova me kërkesë të saj ta bëja publik këtë rast që duhet të tronditi sot të gjithë ne në këtë sallë.

Në rradhë të parë atë që paguhet për të qenë titullarja e një sistemi të dështuar, e një sistemi që është shndërruar në një sistem kriminal, antihuman, çnjerëzor, Ministres së Shëndetësisë.

Gjithashtu shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme dhe gjithë organeve ligjzbatuese, do ftoja Ministren e Brendshme ti jepte më shumë zë familjes së oficerit të policisë së shtetit, i cili edhe pse ka kontribuar një jetë për rendin dhe sigurinë në Qarkun e Fierit, ende sot ky drejtues apo ish-drejtues i lartë më saktë i policisë së shtetit, nuk ka një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën dhe kush ja fshehu trupin pa jetë të djalit për më shumë se katër ditë.

Shpresoj shumë që SPAK të fillojë hetimet për këtë rast, që jam i bindur nuk është i vetëm, sepse kjo në fakt është drama e madhe, pasojat e së cilës nuk i vuan vetëm një familje, por i vuajnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, për të cilët sot sistemi shëndetësor është kthyer jo vetëm në një makth, jo vetëm në pasiguri, por mbi të gjithanë një sistem kriminal, i cili të merr dhe jetën dhe nuk të jep arsyet se përse ka ndodhur kjo.

Shpresoj shumë në fakt edhe pse besimi te një shumicë, e cila qartësisht premtim-mashtrimin e shëndetësisë falas e ktheu në mëto, por tani e ka kthyer në një akt kriminal, ti japi fund këtij trajtimi çnjerëzor ndaj një populli, i cili nuk gjen dot shpëtim dhe shërim as në ato institucione, të cilat paguhen me taksat e të gjithë shqiptarëve që sot paguajnë 50% deri 70% të buxhetit të tyre për kurim.

Në fakt nuk ju jep jo vetëm shërim, por përkundrazi është kthyer në arsyen se përse qytetarët humbin jetën në këto institucione. Unë sigurisht do të kërkoj dhe një interpelancë të veçantë për këtë rast për ta bërë shembull në të ardhmen dhe sigurisht do ti drejtohem dhe të gjithë organeve të Drejtësisë, për ti dhënë drejtësi familjes Rapushi, që ende pas një viti nuk ka marrë kartelën mjekësore të arsyeve se përse një 35 vjeçar, në lule të rinisë që zgjedh spitalin shtetëror, ndoshta i mashtruar nga deklaratat tuaja, se do të gjejë aty gjithë përkujdesjen e duhur, ka humbur jetën.

Djalë i vetëm i një familjeje, në moshë të re, që sigurisht mund të ketë patur sëmundje të cilat ende familja nuk është në dijeni, por për të cilat pret nga shteti dhe kërkon nga shteti, prej më shumë se një viti, ti japi këtë përgjigje. Përse Ardit Rapushi humbi jetën në 21 Shkurt të vitit të kaluar dhe kush e fshehu trupin e tij pa jetë për katër ditë në morgun e Tiranës.

Këto janë drama që jo vetëm tronditin këdo që ka një ndërgjegje qytetare, por që në fakt revoltojnë me pashpirtësinë, me cinizmin, me arrogancën, me kriminalitetine një sistemi, i cili është kthyer jo vetëm në makth, por dhe në arsyen se përse sot shqiptarët humbin edhe jetën./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Projektligji mbi trashëgiminë kulturore/ Zhupa fton PS: Vendosni një herë në jetën tuaj për Shqipërinë dhe harrojeni partinë dhe urdhrin politik

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i ka kërkuar mazhorancës, të votojë pr/ligji mbi trashëgiminë kulturore. Ligj i cili synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht vetëm nga shteti.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si biznes. Deputetja tha se në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant i asaj që i transmetohet brezave të ardhshëm.

Ina Zhupa: Kushtetututa nuk zbatohet me raste, apo part time. Në disa raste kur kemi interesa klienteliste ia japim një lobuesi dhe në raste të tjera respektojmë Kushtetutën. Ky ligj vendos një standard që asnjë qeveri apo ministër apo interes klientelist të mos e përdorë trashëgiminë kulturore si mall tregtar.   Edhe nga llogjika ekonomike nuk i takon privatit për të qenë aksioner maxhoritar në fondacione të krijuara për trashëgiminë kulturore. Ky ndryshim i mbyll rrugën keqmenaxhimit. Me ligjin që e keni lënë ju qëllimisht evaziv, për herë të paraë keni krijuar një absurd. Administrimi i pasurisë kombëtare bëhet nga një entitet i së drejtës private. Administrimi i pasurisë kombëtare subjekt i së drejtës publike kalon tek një entitet privat.

Unë e kuptoj që është e rëndë të gjithë kostoja që ka korrupsioni i ministrive, edhe i secilës nga ministrisë më vete. Por me një menaxhim të mirë, sado e vështirë të jetë, mund të rikuperohet çdo kosto ekonomike ndaj shqiptarëve, mund të arrihet një bum ekonomik për Shqipërinë nën qeverisjen e Partisë Demokratike. 

Por në trashëgiminë kulturore, nëse ju i bëni këto dëme që planifikoni që t'i bëni, nuk zhbëhen më. Nëse ju keqinterpretoni gjetjet, nuk zhbëhen më. Nëse ju nuk bëni plan të duhur konservimi dhe restaurimi, nuk zhbëhet më.

Nëse ju prishni peizazhin natyror dhe e keni bërë sot.  Butrintin, parkun kombëtar të Butrintit i keni hequr pjesë për t'i bërë komplekse vilash, ato pikat e vogla te Mirela Kumbaros, që në fakt është kumbarja edhe e kësaj marrëveshje, nuk zhbëhen më. Në qoftë se e dëmton trashëgiminë kulturore, nuk e zhbën dot më. Dhe ndaj ky është dëmi më i madh që mund t'i bëni Shqipërisë, fëmijëve tanë.

Të nderuar kolegë, shikoj që ata që kanë qëndruar çatojnë me njëri-tjetrin dhe janë të painteresuar për trashëgiminë, e shumica tjetër nuk është fare. E kuptoj që për ju trashëgimnia dhe Shqipëria janë të fundit të halleve, sepse hall më të rëndësishëm keni si të merrni ndonjë llokë të Shqipërisë.

Për ta mbyllur fjalën time, dua t'i them që ky propozim ligjor ka vetëm tre nene. Ka vetëm tre nene dhe kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak. T'i japi të gjithë mundësinë trashëgimisë kulturore që të përfitojë nga privati. T'i japi të gjithë mundësinë trashëgimisë kulturore që të marri të gjitha fondet nga privati, por gjithmonë, në çdo rast, pa asnjë përjashtim, të jetë shteti shqiptar garant për trashëgiminë e vet kulturore. Në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant për historinë e Shqipërisë. Në çdo rast të jetë shteti shqiptar garant i asaj që i transmetohet brezave të ardhshëm. Sot vendosni të paktën një herë në jetën tuaj për Shqipërinë dhe harrojeni partinë dhe urdhrin politik./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Balla na ftoi që të ndiznim..."\ Gjekmarkaj ironizon Ramën: Më afër e kishte Trumpin, Niko Peleshi e Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në tij në Kuvend ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në Bordin e Paqes. Nga foltorja, Gjekmarkaj tha se Balla i ftoi që të ndiznim celularët dhe televizorët, por më afër e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi, Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve, se kryeministri sot në bordin e paqes. 

Gjithashtu Gjekmarkaj e cilësoi Berishën si themelues të pluralizmit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përmendi arritjet e tij në integrimin e vendit në NATO, heqjen e vizave dhe modernizimin e infrastrukturës.

Fjala e deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj

Të nderuar deputetë, e nderuar drejtuese e seancës. Nuk e di pse duke dëgjuar disa kolegë sot në gjysmën e dytë të ditës, edhe nuk po ndërtoj këtu një asociacion, m’u kujtua ai vargu popullor që e kishte aq shumë për zemër Faik Konica. Gomarica shkon vërdallë, mbushur hir, mbushur llallë.

Do të përpiqem të shpjegoj një koncept timin modest, shkurt, para në pozitat, para në pozitat e lektorit të konceptit mes historisë dhe rastësisë. Shumë prej nesh në këtë sallë mund të jenë rastësorë, një kombinim rrethanash, një kombinim zelli, një kombinim nevojash. Disa të tjerë vijnë dhe ndikojnë në këtë sallë me ligjërimin e vet politik, me retorikën e tyre, ndikojnë parlamentin, ndikojnë Shqipërinë, ndikojnë dhe historinë. Disa të tjera i kalojnë anash historisë, përpiqen të kacavirren për xhaketën e saj.

Disa kanë lindur vonë, disa përtojnë të lexojnë, disa kanë nevojë të duken, nuk është gjë e keqe, është ambicie njerëzore. Por pashë që gjatë gjithë pasdites revokuat vëmendjen e Sali Berishës në sallë. Një vëmendje që nuk e patët. Për ata që s’kanë lexuar dhe për ata që nuk e dinë peshën e historisë, duhet t’ju kujtoj dy-tre gjëra pastaj ta bëjnë vetë analizën.

Duhet t’ju kujtoj që Sali Berisha është themeluesi i pluralizmit, i shtetit të së drejtës, po nuk ju nderon kjo pas thirrmat për të qeshur se Edi Rama nuk po ju sheh sot, është në Uashington. Një ditë kalon Edi Rama, kalon dhe Sali Berisha, kaloj dhe unë, kalon dhe ti, po historia mbetet. Është njeriu që futi Shqipërinë në NATO, njeriu që bëri Shqipërinë pa viza, njeriu që ndërtoi infrastrukturën moderne, njeriu që bëri Shqipërinë pa banda dhe lejoi rotacionin demokratik të pushtetit. Pra, kini parasysh kur merrni guximin për ta revokuar me të drejtë dhe të padrejtë orë e çast.

Tani shoh që kolegu Taulant Balla nuk është në sallë, por ai na ftoi që të ndiznim celularët dhe televizorët dhe ne e bëmë këtë në fakt. Dhe për fat të keq, duhet të them diçka që nuk më pëlqen ta them, por që është e vërtetë. Më afër e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi, Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve, se kryeministri ynë sot në bordin e paqes, që është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në bordin e paqes. Prit.

Tani përsëri duhet të kthehem tek historia që është mësuese e jetës siç thonë latinët dhe duhet t’ju kujtoj që i vetmi president që është pritur në zyrën ovale edhe me oshtimë topash është Sali Berisha në vitin 1992 nga presidenti George Bush dhe po kaq në vitin 1995 nga presidenti Bill Clinton. Dhe po kaq është kryeministri që ka pritur një president në detyrë, George Bushin në Shqipëri.

Është një këngëtar italian, Califano, ka një këngë të famshme thotë, ‘Tutto il resto è noia’, çdo gjë tjetër pastaj është bezdi. Dhe pjesa tjetër është paradoks, që ngjizet rastësisht dhe shbëhet nga arsyeja. Tani le të kthehemi tek projektligji i koleges ëh Zhupa. Ndonjëherë duhet folur për trishtimin dhe absurdin që ka mbërthyer trashëgiminë tonë kulturore. Për atë që duhet të ishte krenaria jonë kombëtare, por që sot shpesh duket si robinjë në duar kopukësh dhe matrapazësh.

Trashëgimia kulturore po shndërrohet në mall privat, për të pasuruar shumë miq të qeverisë dhe për të zbukuruar bizneset e tyre nga njerëz që dinë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje. Rilindja Kombëtare, një lëvizje që na formoi si komb, na dha identitet, histori dhe kulturë. Sot emrin e saj e ka rrëmbyer Edi Rama dhe Partia Socialiste. Është guxim vërtet shumë i madh. Po ju pyes, kush nga ju ndihet rilindas në këtë sallë? Cili është Naim Veçilharxhi prej jush? Kristoforidhi, Naim Frashëri?

Në qoftë se ndonjëri ndihet le të ngrejë dorën dhe t’ia njohim këtë meritë. Sevasti Qiriazi, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mjeda apo ndonjë tjetër. Braçe ngjan pak me Migjenin në fakt. Jo jo, ishte gjë serioze, të bëra kompliment. Thashë që ngjan pak me Krikrinë. Shumë nuk e dinë, ti mund t’ia shpjegosh, po mund ta kërkojnë në ChatGPT kush ka qenë.

Tani le të kthehemi pak tek disa çështje kulturore. Shikoni pak shtëpitë e Tiranës. Më përpara shumë vila shpalleshin monumente kulture, dhe më pas, besoj fort në njohjen e korrupsionit, statusi u hiqej, disa digjeshin dhe ndërtoheshin kulla, sigurisht duke lënë mënjanë gjithë historinë dhe identitetin e kryeqytetit. Po flitet shumë që edhe kjo ndërtesa që kemi përballë ne, ish-legata italiane, ndërtesë me status historik, dhe Instituti për të ndjekurit politikë, mendohet që mund t’ia shembë së shpejti dhe vendin e saj ta zërë një kullë gjigande.

Muzemet në rrethe, bosh, në degradim, me fotografi të zverdhura, me minj që brejnë kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, ndërsa pushtetarët brejnë paratë publike. Dhe sigurisht nuk ka mirëmbajtje për muzumet. Por e kam një propozim konkret. Ju si mazhorancë keni arritur një standard të jashtëzakonshëm në nivelin e korrupsionit dhe krenoheni me shumë turista që vijnë në Shqipëri. Është mirë të bëni një muzeum për korrupsionin. Keni shumë eksponentë dhe eksponate në Durrës, tek burgu i Durrësit, dhe shumë të tjera mund të shtohen këtu nga salla ose nga qeveria, kështu që mund të dalë një muzeum shumë interesant që të joshë turistët nga e gjithë bota më shumë sesa shtëpia me gjethe./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Të kemi trupë diplomatike solide, jo që të përdoren si fotografë"/ Mediu: Interesi kombëtar mos të përdoret si aneks i pavlefshëm

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se për interesin kombëtar me rëndësi është që të kemi një trupë diplomatike solide dhe jo që mos të përdoren si fotografë. Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Mediu u shpreh se duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-së.

Ndër të tjera, Kreu i Republikanëve nënvizoi se, shumica e gjërave të artikuluara nga ana e tij janë në raportin e OSBE-së, standarde dhe qëllime që parlamenti duhet t'i ketë të përbashkëta.

"Zoti ministër, në të gjithë udhëtimin tim, ajo që më prin është interesi kombëtar, as mashtrimi. Kjo vlen më shumë se ti dhe Edi Rama, interesi kombëtar. Për interesin kombëtar, me rendësi është që të ketë një trupë diplomatike solide, që mos të shkojë në interesa politike, dhe mos të përdoret si aneks i pavlefshëm. Shumica e gjërave që thashë janë në raportin e OSBE-së, standarde dhe qëllime që t’i kemi të përbashkëta.”, tha Mediu./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni”, Topalli: Nuk është thjeshtë vjedhje, po minohet shteti!

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jozefina Topalli ka deklaruar se korrupsioni mbetet sfida kryesore për vendin. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, për projektligjin për për Shërbimin e Jashtëm, Topalli u shpreh se korrupsioni është pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian. Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij.

Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Nuk ke burrëri të kërkosh falje"/ Balla-Bardhit: Rama do të jetë një nga folësit kryesorë, të shkretët këta për ty...

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Gazment Bardhi, të cilin e akuzoi se nuk ka guximin të kërkojë falje, në lidhje me deklaratat e mëparshme kur tha se kreu i qeverisë nuk do të ishte në mbledhje në Bordin e Paqes.

Seancën e sotme plenare,  Balla e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmet në politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e mbledhjes së Bordit të Paqes. Gjithashtu ai theksoi se kryeminsitri Edi Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në Bord.

"Nuk ka raport në PE është rezolutë e përvitshme mbi bazën e gjetjeve të Komisionit Europian.
Drafti i paraqitur është në vlerësimin tim, më i miri ndër shumë vite. Sot është një ditë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme. Duhet të kërkonit programit e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington. Rama do të jetë një nga folësit kryesorë. Ti i shkreti unë për ty dhe të shkretët këta për ty, por do të ta jap programin. Ato që the atë ditë janari këtu t’i falëm, por ti s’ke burrëri të kërkosh falje. Rama do të flasë mes krerëve të vendeve të përfshirë në procesin e paqes.", tha Balla./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Integrimi në BE po pengohet.../ Bardhi akuza nga foltorja: Autoritetet gjermane kanë shqetësim për dosjen e AKSHI-t!

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Gazmend Bardhi

TIRANË-  Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se po pengon procesin e integrimit evropian të Shqipërisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Në fjalën e tij në foltore, Bardhi deklaroi se Shqipërisë i është bërë e qartë nga partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit nëse Kuvendi shndërrohet në 'bunker për zyrtarët e korruptuar'. Sipas tij, janë ngritur shqtësime edhe nga autoritetet gjermane lidhur me një dosje që përfshin Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Deklarata e plotë:

"Nëse sot hap listën e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, do shikoni që 70% e tyre janë individë politikë që kanë qenë në këtë krah të sallës, deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Do ta kishim besuar realisht që kjo qeveri ka për qëllim të reformojë shërbimin e jashtëm, nëse nuk do kishim vërejtur që në zgjedhjet e 11 majit, ambasadat e Republikës së Shqipërisë në mbarë botën u kthyen në qendra elektorale të Partisë Socialiste.

Ku ambasadorët u ardhëdokisnin fjalimin e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, që kudo ku shkonte, fynte opozitën dhe popullin opozitar. Do ta kishim besuar reformën në shërbimin e jashtëm, nëse ju zonja ministre do të vinit këtu dhe nuk do të flisnit për suksese imagjinare të politikës suaj të jashtme me atletet e bardha të kryeministrit, po do të kishit informuar me seriozitetin që ju dikton detyra shtetërore që mbani, Kuvendin e Shqipërisë se si procesi i integrimit Europian është marrë peng nga rasti i korrupsionit të zëvendëskryeministres tuaj.

Pse na flisni për suksese imagjinare të hapjeve të kapitujve zonja ministre dhe nuk na informoni për mbledhjen e dy javëve më parë të grupit COELA, ku Shqipërisë i është bërë e qartë se nuk ka për të patur asnjë hap përpara në procesin e integrimit, nëse ky kuvend kthehet në strehë dhe bunker të zyrtarëve të lartë të korruptuar. Nuk ka për të pasur asnjë hap përpara nëse zv/kryeministres tuaj, ky kuvend nuk i heq imunitetin.

Pse e mbani të fshehur për kuvendin ju këtë informacion dhe na flisni se Shqipëria qenka  qendra e Europës se ka hapur kapitujt. Çfarë suksesi është hapja e kapitujve? Sukses është t'i mbyllësh kapitujt. Dhe meqënëse përmende themeloret, shteti ligjor është baza e atij procesi. Dhe ju keni vendosur që për një rast konkret, jo vetëm të shkelmoni shtetin ligjor në vend, po edhe të pengoni procesin e integrimit Europian të Shqipërisë.

Për çfarë suksese flisni ju? Serbia ka hapur kapituj e ka mbyllur kapituj. Mali i Zi ka hapur kapituj e ka mbyllur kapituj. Ku jemi ne? Ne jemi te Belinda Balluku. Nuk pyesim ne për procesin e integrimit Europian, ku bëhet fjalë për fatin politik të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut.

Ju integrimin Europian e keni propagandë të pastër. Në cilën tryezë vendimmarrëse na ka ulur qeveria juaj gjatë këtyre viteve? Në cilin organizëm na ka ulur? Në Këshillin e Europës na ka ulur qeverisja e Partisë Demokratike. Në OKB na keni futur ju.

Në cilën tryezë vendimmarrëse na ka ulur kjo qeveri? Askund. Vetëm ka zvarritur për interesa të veta politike dhe motive dhe arsye pushteti, të mbajtjes me dhunë të pushtetit prej 14 vitesh në një proces jetik dhe shumë të rëndësishëm", tha Bardhi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Skenari i protestës së nesërme/ Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme, duke e cilësuar atë si një kryengritje paqësore. I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë i pranishëm në shesh gjatë protestës së nesërme, Berisha u përgjigj se i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. 

Pyetje: Z.Berisha, a do qëndroni nesër në shesh?

Sali Berisha: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.

Pyetje: Z.Berisha, McAllister tha se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci?

Sali Berisha: Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?

Pyetje: Por kemi parë se në protesta ka pasur edhe molotovë?

Sali Berisha: Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te darka e Edi Ramës me delegacionin e Parlamentit Europian në Tiranë. I pyetur se përse nuk u takua me David McAllister, Berisha u shpreh se ai nuk ka funksione në komsionet parlamentare dhe se me të u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. 

'Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë nuk kam funksione në komisionet parlamentare, siç e dini. Ata vijnë për parlamentin dhe të gjitha takimet i bënë në selinë e parlamentit. Por në seli tek unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore, pra ai që përfaqëson grupin me të cilin është i afiluar PD. Dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari përfaqëson të gjithë të tjerët. Pra, e morët besoj përgjigjen. Kryetari i AFET është përfaqësues i të gjitha grupeve, kurse ai që është përfaqësues i PPE erdhi dhe zhvilloi një bisedë të zgjeruar, por ikën jashtëzakonisht të ndriçuar. Dhe mund t’u them domethënë se darka me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes së mikpritësit që ata kanë parë ndonjëherë. Detaje nuk u jap, por do mbahet mend prej atyre burrave dhe grave për shkallën ekstreme të legenosjes, nuk do ta harrojnë kurrë,' tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Durana Park, një skemë mashtrimi”/ Shehaj nxjerr foton në Kuvend: Nga 46 bizneset e regjistruara, 2/3 ishin të Ermal Beqirit

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se "Durana Tech Park" është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për të favorizuar biznesmenët e afërt me qeverinë. 

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Shehaj theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht. Gjatë seancës plenare, ai nxori një foto në Kuvend, duke thënë se nga një projekt me vizion i shumë reklamuar dhe shtoi se tani është një “fushë me lopë”. 

“Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk do të paguajnë taksa, zero taksa se kjo është mënyra  e vetme që ta të shkojnë të investojnë në Durana Park. Iu thatë shqiptarëve se ju do të paguani taksa, ata nuk do të paguajnë. Ky ishte projekti që ju reklamuat. Ky është realiteti (nxjerr foton), fushë me lopë. Ju nuk u dorëzuat, thatë nuk e bëmë dot këtë fizikisht por mund ta bëjë virtualisht, dhe më edhe kolegen tuaj drejtoreshën e Korporatës së Invëstimeve ratë dakord ta bënit virtualisht.

Rastësisht një muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, Ermal Beqiri krijoi një shoqatë me biznese në fushën e teknologjisë. Beqiri, i plotfuqishmi i tenderave të AKSHI. Dhe si për rastësisht pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara në këtë, u regjistruan në Durana park. U regjistruan 46 biznese virtualisht, dhe nga të cilat, 2/3 janë të Beqirit. E gjithë kjo skemë ishte një skemë mashtrimi, që t’u jepte mundësinë Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanajt që përveçse të merrte lekët nga arkat e shtetit, të kishte mundësinë të mos paguante asnjë taksë.”, tha Shehaj./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Gjykata Kushtetuese është në ditën e saj më të zezë, po shkelmojnë Kushtetutën vetëm pse Rama është në rreth të kuq

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese po kalon “ditën e saj më të zezë”, duke akuzuar se ndryshimet e fundit ligjore shkelmojnë Kushtetutën vetëm për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se ligji parashikon pezullimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryeinspektorin e ILD, kur hapen çështje penale ndaj tyre. Sipas Berishës, këto dispozita po anashkalohen nga udhëheqës të caktuar të gjykatës, duke krijuar një shkelje të hapur të parimeve kushtetuese.

'Tani, Gjykata Kushtetuese është në ditën e saj në më të zezë. Pse është në ditën e saj më të zezë? Po të lexoni ligjin, nenet e Gjykatës Kushtetuese në Kushtetutë, njëra nga nenet thotë se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra. Pseudogjykatës, me në krye Fiona Papajorgjin, vendosin të mos njohin të drejtën ligjore të prokurorit të SPAK për të pezulluar ministrin. Pra, Kushtetuta duke njohur, duke sanksionuar mundësinë kushtetuese të pezullimit të gjykatësit, dhe jo vetëm të gjykatësit, Kushtetuta parashikon pezullimin e Prokurorit të Përgjithshëm, të kryeinspektorit të ILD, të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Çka do të thotë, hapja e një çështje penale për Avokatin e Popullit e pezullon nga detyra. Hapja e një çështje penale për kryetarin e KLSH e pezullon nga detyra se është i barazuar me gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese. Shikoni se çfarë bëjnë këta? Shikoni se si e shkelmojnë Kushtetutën këta, sepse Edi Rama është në rreth të kuq,' tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po sillet si pushtues dhe ftoi qytetarët të protestojnë nesër në orën 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në një fjalim të mbajtur jashtë Kuvendit, Shehaj kritikoi ligjet e fundit të propozuara në parlament nga Edi Rama, duke i cilësuar si një mburojë për familjen dhe aleatët e tij.

Berisha veçoi “ligjin e Lindave”, i cili sipas tij do t’i jepte kontratat publike kompanive të afërta me zyrtarët e qeverisë.  Kryedemokrati paralajmëroi se pasojat e këtyre ligjeve do të jenë të jashtëzakonshme dhe qytetarët do të vidhen nga një grup që sillet me pamëshirësi. 

'Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën. Ligji është një mburojë për Edi Ramën dhe familjen e tij, për organizatën kriminale që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar ligjit, duke qëndruar mbi ligjin. Pasojat e këtij ligji janë të jashtëzakonshme. Sot e tutje, shqiptarët ditë e natë do vidhen nga një grup që sillet ndaj tyre me pamëshirësinë më të madhe. Nga një grup individësh që sillet në armiqësi më të thellë ndaj qytetarëve. Dhe do kenë mburojë ligjin Rama. Tani kishin çuar në parlament edhe ligjin e Lindave. E morët vesh ju ligjin e Lindave? Ligji i Lindave ishte ligji që tenderat e AKSHI-t do t’i bëjë kompania e baxhanakut. Ky është ligji i Lindave. Ka shkuar sot edhe ky në parlament.

Pra, në qoftë se u thashë se Edi Rama po sillet si lopë e çmendur, ky i ka bërë të gjithë këtë grup të inkriminuar gjer në palcë, që nuk mendon se në radhë të parë ka një përgjegjësi qytetare. Nuk mendon se aty janë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të përfaqësuar interesat e njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, të njerëzve që numërojnë kafshatën, të fëmijëve të tyre, të sëmurëve të tyre. Këta po e përdorin pushtetin njëlloj sikur të ishin pushtuesit më të egër ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta. Nuk ka, nuk rrihet në parlament. Ju i dëgjuat vetë. Dhe t’ua them një gjë ju, se kur janë me të huajt këta, që vijnë delegacionet nga ana e anës kundër këtyre ligjeve, këta e qepin gojën, rrinë si pula aty. Nuk thonë një fjalë, as për Lubinë, kurse këtu shikoni se çfarë bëjnë. Kurse atyre u lënë për të kuptuar se do ia heqim imunitetin, kurse brenda bëjnë rroftë heroina jonë, rroftë heroi ynë, Edi Rama,' tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

'Po bëni krim ndaj shtetit ligjor për të mbrojtur Ramën'/ Berisha: Keni sjellë këtu ligjin e Lindave që baxhanaku të marrë privatisht tenderat

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se po ndërmerr ndryshime ligjore për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi nismën si krim të madh ndaj Kushtetutës, duke shtuar se ajo përbën, goditje fatale ndaj interesave të çdo qytetari shqiptar.

Berisha tha se Kushtetuta parashikon pezullimin në disa raste të caktuara, por thekson se mazhoranca po tenton të bllokojë këto mekanizma për të mbrojtur Ramën. Berisha përmendi atë që e quajti “ligji i Lindave”, duke iu referuar bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, si edhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

'Edhe pushtuesi më i egër do bënte përpjekje të maskonte një veprimtari të tillë armiqësore, poshtëruese ndaj qytetarëve të një vendi, me të cilin ju zotoheni sot se do ta krijoni mburojën për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të vjedhë, të vjedhë dhe të vazhdojë të vjedhë. Kjo që bëni është një krim i madh ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Kjo që bëni ju është goditja fatale, mortale e shtetit ligjor në Shqipëri, e interesave të çdo qytetari shqiptar. Është jashtë çdo lloj konceptimi, në një kohë kur kjo Kushtetutë parashikon jo në një rast, por në katër-pesë raste pezullimin, dhe ju tani, ata të cilëve Kushtetuta u përcakton pezullimin për të mbrojtur Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët se ligjin nuk e keni vetëm për Edi Ramën, i fusni mburojën e anti-pezullimit.

A e kuptoni sa qesharakë bëheni? A e kuptoni se kjo është një gjë e paimagjinueshme apo jo? Të gjithë këta që keni futur ju, këta pezullohen me Kushtetutë, dhe ju kërkoni me procedurë t’u bllokoni atyre pezullimin. Pse? Sepse Edi Rama nuk ka të ngopur në vjedhjet e tij. Ja, sot keni prurë ligjin e Lindave. Po, po, i Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t. Po ajo e AKSHI-t është një dordolec para Lindës së Surrelit. Duhet që ta marrë tani privatisht baxhanaku tenderat, tani do i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t. A jeni çmendur apo jo? Unë i thashë atij dje lopë e çmendur. Ai njësoj si tek Popesku, u prek me feçkë dhe u bën si vetja. Edhe ju kështu jeni bërë. A jeni shqiptarë? Nuk jeni as shqiptarë,' tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Topalli: Kur hyra për herë të parë në Kuvend, PS përfaqësohej nga Nano e Agolli, sot nga Zegjineja

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka bërë një paralelizëm mes përfaqësuesve në Kuvend të PS-së para disa vitesh dhe tani. Nga Kuvendi, Topalli deklaroi se nuk do ia priste mendja kurrë që PS-ja të përfundonte me personazhe të tilla si Zegjine Çaushi.

Topalli tha se kur kishte hyrë për herë të parë në Kuvend, pjesë e PS ishin Nano, Dritëro Agolli apo dhe Namik Dokle.


“Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Siç është dhe ai për Kodin e Procedurës Penale, që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ju keni frikë dhe doni mbrojtje kur trokasin te dera. Hidheni si popcorn këtu dhe s’dini ça bëni!”, tha ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

'Trupin si purtekë domatesh'/ Përplasje mes Gaz Bardhit dhe Zegjine Çaushit në Kuvend: Erdhe për të pirë xhin e ngrën qofte

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Zegjine Çaushi

TIRANË- Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër në Kuvend. Çaushi shpërtheu me akuza dhe fyerje ndaj Bardhit në fjalën e saj, ndërkohë që i ka kujtuar dhe disfatën në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit. 

Sipas Caushi, Bardhi gjatë fushatës pinte xhin dhe hante qoftë pasi qytetarët nuk e takonin. Në fund Çaushi iu drejtua Bardhit duke i thënë se erdhi në Fier vetëm për tu përdredhur si purtekë domatesh.


”Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund. Kënaqësi që të përballesh këtu me ty. Të thashë atje tek deti i Fierit, por nuk më besove o xhan. Erdhe në Fier vetëm për të pirë xhin në 2 të natës e për të shkëlqyer sytë xixa. E për të ngrënë qoftë në lokalin e lagjes se nuk kishte lushnjar e Fierak që ta hapi derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk të panë fare. Ç’të bëri Roskoveci kur dole në pazar? Ike më parë se të vijë. Ti ylli i Fierit për këtë do të mbahesh mend në Fier. Ti duhet të ma dish për faleminderit, që doktori nuk të hoqi nga ai vend vetëm që mos më bënte qefin mua. Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”, tha ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Ndërkombëtarët presin heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës! Ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mazhoranca po tenton të mbrojë me ndryshime ligjore atë që ai e quan 'aferë e rëndë korruptive'. Në fjalën e tij në foltore, Berisha tha se komuniteti ndërkombëtar pret heqjen urgjente të imunitetit të kryeministrit Edi Rama.

Në seancën e sotme plenare, Berisha ngreu akuza ndaj deputetëve socialistë duke u shprehur se po veprojnë për të mbrojtur interesat e qeverisë.

"Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur.
Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë. Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.

Ai po u përdor ju si lolo, ai u po përdor ju jo si zare, por si kukulla të vërteta. Ai po u keqpërdor ju në shkallën më ekstreme. Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’u them unë, se këta avoketërit e Lubisë në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj. Hajde të jap regjistrimet po deshe. Nuk thonë një fjalë, rrinë si pula. Kurse këtu u nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, drejt një krimi në vazhdim. Ja këta që u dalin ju para, pyesni pak çfarë thanë dje e pardje, çfarë thonë në praninë e të huajve? Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpëritin në vesh se do ia heqim, do e bëjmë.", tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Nuk japin informacion”/ Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve dhe AKU: Tejkaluan çdo afat për të dhënë përgjigje

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sot padi ndaj ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe AKU-së për shkak se nuk japin informacion. Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe theksoi se këto institucione kanë tejkaluar çdo afat për të dhënë përgjigje. 

Po ashtu Braçe, ka kërkuar nga Kuvendi se përse nuk po mbahet seanca pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, të kërkuar prej më shumë se 2 javësh.

'Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla “Edit Durham” edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion. Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4. 1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë. Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion. Kam mnjë seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion,' tha Braçe./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Manja i përgjigjet Bardhit: GJK e pranoi që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti Ulsi Manja i është përgjigjur Gazment Bardhit në lidhje me interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë. Gjatë fjalës së tij në foltore, Manja ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka pranuar që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. 

“Meritonin një përgjigje se gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë pa krye. Edhe pse nuk e kemi vendimin e GJK të arsyetuar kemi një njoftim. Bardhi shkon aty ku i intereson dhe i vë pikën fjalisë. Në rastin e regjimit të imuniteteve, është rregulluar me nenin 73 të Kushtetutës. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa e pezullimit nga detyra. GJK e pranoi që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ata tuajën e thonë. Ne kemi depozituar në GJK, dhe ju e dini, për interpretimin e neni 103 të Kushtetues. Kur të vijë këtu nisma, ta bëjmë debatin kushtetues dhe juridik për ndryshimin tonë, jemi gati që t’u përgjigjemi juve se ndryshimi jonë është imuniteti iluziv. Është rregullim procedurial jo zgjerim i imunitetit. A ka të drejtë prokuroria të hetojë apo Gjykata të vendosë masa, po. E keni mbaruar juridikun në kohëra të tjera!”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Rama sot në Bordin e Paqes”/ Balla-Bardhit: Juve nuk ju erdhi as Mcallister tek partia, s’takoi Sali Berishën

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA duke deklaruar se sot do të takohet me Donald Trump për Bordin e Paqes.

Në fjalën e tij në foltore ai u bëri thirrje opozitës të mbajnë televizorët ndezur në orën 16:00 pasi Rama dhe Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Ndër të tjera, Balla iu drejtua Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke thënë se McAllister nuk takoi as Berishën duke shtuar se opozita nuk takon as aleatët e vet.

"Meqë më përmende një mik të vyer të Shqipërisë si David Mcallister. Një ndër gjerat që ai tha, është ajo që ua tha ju. Protestat e dhunshme janë të papranueshme për një demokraci funksionale. Thirrja ime ndaj jush dhe ndaj atij që nxit dhunën  është e papranueshme për një parti që është anëtare e PPE. Të besoj që ai tha edhe diçka tjetër, nuk e takoi Sali Berishën. Këta nuk i takojnë as aleatet e vetë.

Sa për akuza korrupsioni duhet të jemi të qartë, akuzë për korrupsion e keni aty mes jush, kryetarin tuaj. E mban mend ca bërtisje më 23 janar, Bordi i Paqes ta harrojë, Edi Rama nuk do të shkojë dot kurrë. Mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur në orën 16:00 Rama dhe Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes aty ku i takon Shqipërisë të jetë. Ju nuk ju erdhi Mcallister te partia, mirë që mori Jorida, Michael Gahler se do kishit mbetur bosh.", tha Balla./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

'E bëre gafën, mbaje'/ Balla i përgjigjet Bardhit: Të gënjesh është profesion sot, ju e ushtroni në mënyrë shembullore

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/

Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se në Kuvend ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi. 

Teksa, Balla po quante Bardhin gënjeshtar, ky i fundit ka ndërhyrë për ta kundërshtuar. Balla më tej kërkoi nga Peleshi që t'i bllokonte fjalën Bardhit, duke e quajtur zhurmues.  

Balla: Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet deputetët dhe ministrat. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. E bëre gafën, mbaje! Sqaroni ata me të cilët flisni. Nuk ka kërkesë për heqjen imuniteti. Sa i përket një kërkesë për dhënie autorizimi, zotërote, si anëtar i atij këshilli jeni njoftuar. Në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion sot dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim të GJK-së 8-0. A mund ta kem atë vendimin tënd?! Se unë di që nuk ka një vendim. Sa i përket 8-0, po ka një vendim të tillë në leximin pa jurisprudencë, që thotë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencën e kryeministrit. Të dyja palët…

Bardhi: Zero!

Balla: Zoti kryetar ka një zhurmues në sallë, që bllokon…A mund ta hiqni këtë zhurmues. Kjo ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit duhet të adresohet në GJK./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

'Fjalim patetik'/ Peleshi i kthehet Bardhit: Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka konsideruar fjalimin e Gazment Bardhit si patetik. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi iu përgjigj Bardhit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke theksuar se do të mblidhet ditën e hënë.    

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor. Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin. Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

'Mos provokoni Opozitën'/ Bardhi në Kuvend: Të mblidhet Këshilli i Mandateve

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandatëve. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi i ka kërkuar maxhorancës që të mos provokojë Opozitën. Më tej Bardhi deklaroi se ose Kuvendi do ta luftojë korrupsionin ose do të shndërrohet në bunker të korrupsionit. 

'Kuvendi i Shqipërisë në agjendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që keni 2 muaj qe e mbani zvarrë, duke e kthyer këtë institucion në shkelet të ligjit. Duhet të mbahet seanca për heqjen e imunitet për Belinda Ballukun. E shtytë mbledhjen pasi të fliste Kushtetuesja. Na thatë që do presim vendimin e Kushtetueses,. Për 2 muaj i mbushët kokën shqiptarëve se një zv.kryeministre nuk mund të pezullohet nga prokuroria. Pas vendimit të GJK thatë do presim. Për 2 muaj jeni bërë pengesë për heqjen e imunitetit. Ky Kuvend ka dështuar për 2 muaj që të përmbushë misionin për këtë çështje. Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten. Duhet të mblidhet me urgjencë heqja e imunitetit të Ballukut, t’i hapni rrugë SPAK-ut dhe çdo i akuzuar të jetë i barabartë para ligjit. Ishit ju që drejtësia e re do të duhet të bëjë punën e saj. Ditën që ju trokiti në derë, në paradhomën e Ramës, pastaj në oborrin e shtëpisë së tij me çështjen e AKSHIT, keni marrë sulm të paprecedentë, me veprime aktive për të penguar prokurorinë. Ose ky Kuvend do ta luftojë korrupsion, ose do ta shndërroni atë në bunker të korrupsionit. Mos provokoni opozitën, lejoni që Kuvendi të shqyrtojë në kohë misionin e vetë, për t’i hapu rrugë hetimit për akuzat që përfshijnë ¼ të buxhetit të shtetit', tha Bardhi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Seancë plenare/ Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, interpelanca me Ibrahimajn dhe ligji i ndryshuar për AKSHI-n, ja rendi i ditës

Përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës/
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Sot në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, në orën 10:00, do të zgjidhen pesë anëtarët mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga pesë anëtarët, tre emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa dy emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.

3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve, të cilat i paraqitën në Kuvend, janë:

1.  Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa

2.  Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama përmes aplikimeve që shkuan në qeveri janë:

1.   Ish-ministri Ervin Mete

2.  Jonida Prifti, teksa mbetet për të bërë edhe një propozim.

Gjithashtu seanca nis me një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t. Lidhur me ndryshimet ligjore në nenin 242 në Kodin e Procedurës Penale, pritet të ketë debate pasi nisma e kryeministrit Rama synon që gjykatat të mos pezullojnë më nga detyra ministrat dhe postet e tjera kushtetuese.

Me ndryshimet ligjore në kodin e procedurës penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj Presidentit, kryeministrit, Zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Për masa të tjera si marrja e pasaportës apo detyrim paraqitje SPAK nuk ka nevojë për asnjë autorizim nga parlamenti. Ndërsa për arrestin, qoftë me burg apo në shtëpi, do të duhet si gjithnjë autorizimi i Kuvendit.

Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun, për të cilën socialistët më 23 shkurt mbledhin Këshillin e Mandateve për arrestimin, ndërsa është thënë prej tyre se kjo nismë erdhi nga nevoja për plotësimin e një boshllëku ligjor.

Më poshtë gjendet axhenda e plotë e Kuvendit për seancën plenare:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.       Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.2.2026.

3.       Interpelancë me Ministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

4.       Projektligji "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

5.       Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018, "Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"".

6.       Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

7.       Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"".

8.       Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

9.       Projektligji "Për statusin e minatorit".

10.   Projektligji "Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë".

11.   Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023, "Për qeverisjen elektronike"".

12.   Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

13.   Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

14.   Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

15.   Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

16.   Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

17.   Projektvendimi "Për miratimin e planit vjetor 2026, "Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026".

18.   Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

seance plenare 19 shkurt 2026

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve