Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama. • Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja janë miratuar për çdo ndryshim me votim. Këto ndryshime, u votuan pas dekretit të presidentit Bajram Begaj një ditë më parë. • Gjatë votimi, deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk morën pjesë në votimin elektronik. Gjatë votimi, Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar fjalën e tij edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ia mohoi fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme, teksa po votoheshin ndryshimet qeveritare. • Berisha u fut 'Live' në Facebook dhe i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti. • Replikë pati edhe mes Berishës dhe Elisa Spiropalit. • Elisa Spiropali e cila u largua nga posti i ministres së Jashtme ka thënë se është ndjerë e habitur për këtë vendim të kryeministrit Edi Rama, për faktin se një lëvizje e tillë ishteparalajmëruar nga Sali Berisha në Kuvend. • Ndërsa kreu i PD Sali Berisha, ka treguar edhe arsyen, pse sipas tij Spiropali u la jashtë kabinetit qeveritar. • Berisha gjatë një replike me deputeten Spiropali deklaroi se, shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Belinda Ballukut. • Gjithashtu Berisha i kujtoi Spiropalit se në vend të saj Rama zgjodhi klonin e Ballukut, Albana Koçiun. • Një përplasje e rëndë ka ndodhur gjatë seancës plenare, e cila çoi dhe në mbylljen e Kuvendit. • Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka fyer deputeten demokrate Albana Vokshi. • Pas kësaj, Balla përgjigjen e ka marrë nga Gazment Bardhi, i cili e ka quajtur burrë legen. • Deputetët demokratë kanë kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, gjë që e cila nuk ndodhi nga Peleshi.
36 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër pas gjuhës fyese që Balla përdori ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Më herët Balla tha se për Vokshin ka numrin 0900, për të cilin më vonë tha se u keqkuptua pasi ai përdoret në BE për të marrë informacione rreth Bashkimit Europian.
Në lidhje me këtë, Bardhi i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshiu duke e akuzuar se është përgjegjës për situatën e krijuar në Parlament. Kjo pasi, ai duhet t'i kishte treguar vendin Ballës.
Gazmend Bardhi: Zoti kryetar, së pari njëherë dënoj jo sjelljen e atij rrugaçi, se me të jemi mësuar, dhe e rivijoj, fjalorin për të cilin i kërkoni llogari kolegëve. Po i kam thënë që me këtë gjuhë është mësuar në partinë e vet dhe në shtëpinë e vet. Dhe e ripërsëris. Po nuk kam guxuar kurrë dhe nuk do guxoja kurrë t'i thoja një kolegeje të Partisë Socialiste që numri juaj i telefonit është 0900. Nuk ja kam thënë askujt dhe nuk do guxoja.
Dhe nuk e kam fare për të dënuar me... ato, se ai, atë e njohim kush është, dhe çfarë morali ka dhe gjithçka tjetër, po s'është sot dita për t'ia kujtuar, po e kam me ju, zoti Peleshi. Kur ai i drejtohet një gruaje me ‘numri jot i telefonit është 0900’, ti ul kokën, ul sytë dhe bën se kur t'i ka bllokuar me dy tapa veshët dhe nuk e dëgjon çfarë ai po thotë. Dhe jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare dhe që do të ndodhë në seancat vijuese plenare.
Sepse për mungesë të guximit tuaj për t'i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t'i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t'i vinte vajzës tuaj?/Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Besart Xhaferri, ka kërkuar përjashimin e Ballës. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Xhaferri tha se Balla po mashtron pasi numri telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian është 0800. Deputeti demokrat tha se 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik.
Më herët Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar fajle deputetes demokrate, Albana Vokshi për gjuhën fyese të përdorur ndaj saj. Sipas tij ai ishte një keqinformim, i cili u përdor për të prishur rendin e ditës në Kuvend.
“Në shtator në seancën e dytë, ju keni përjashtuar Bardhin se ju drejtua juve me një epitet i paburrë. E përjashtuat, u mor vendimi për 5 minuta. Kreu i grupit të PS që unë tu numrin Albana ta kam me 0900! Balla tha që është numër i BE, mashtroi, është 0800. 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik dhe ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni”, tha Xhaferri./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar fajle deputetes demokrate, Albana Vokshi për gjuhën fyese të përdorur ndaj saj. Gjatë fjalës së tij, Balla sqaroi deklaratën e thënë më para, e cila krijoi përplasjen në Kuvend dhe më pas kërkoi ndjesë nëse dikush është ndiher i fyer.
Sipas Ballës, bëhet fjalët për një numër telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Balla deklaroi se ky ishte një keqinformim, i cili po përdoret për të prishur rendin e ditës në Kuvend.
'Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë.
Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer,' tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është mbyllur pas përplasjeve në Kuvend. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka mbyllur seancën deri në qetësim të situatës pas përplasjeve mes deputetëve.
Ndërkohë që përplasja ka nisur pasi Taulant Balla ka fyer deputeten Albana Vokshi. Në këtë moment, deputetët demokratë kanë kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka degraduar dhe demokratët janë përplasur fizikisht me Ballën pas fyerjes që ai bëri ndaj deputetes Vokshi. Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka tentuar t’i mbyllë mikrofonin Ballës.
Kjo situatë erdhi si pasojë e fjalëve të Ballës drejtuar deputetes demokrate Albana Vokshi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se për Vokshin kishte numrin 0900.
Pas kësaj, Gazmend Bardhi është ai që ka reaguar i pari dhe më pas deputetët e tjerë demokraatë kanë shkuar drejt foltores. Situata është tensionuar dhe ka ndërhyrë Garda, me qëllim neutralizimin e situatës./Dosja.al
TIRANË- Një përplasje e rëndë ka ndodhur gjatë seancës plenare. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka fyer deputeten demokrate Albana Vokshi.
Pas kësaj, Balla përgjigjen e ka marrë nga Gazment Bardhi, i cili e ka quajtur burrë legen. Deputetët demokratë i janë afruar foltores ku qëndronte Balla dhe janë përplasur me të.
Balla: Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim.
Bardhi: Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë. Burrë legen./Dosja.al

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione. Gjatë fajlës së tij në Kuvend, Balla tha disa fjalë që nxitën reagimin e deputetëve demokratë.
“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, kjo ishte fraza që solli fillimisht reagimin e Gazmend Bardhit.
Pas kësja, deputëtët shkuan drejt Foltores së Kuvendit, gjë e cila solli edhe ndërhyrejn e menjëherëshme të Gardës.
“Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde”, iu drejtua Bardhi-Ballës me tone të ashpra në Kuvend.
Pas kësaj situatë, seanca plenare u ndërpre , në mënyrë që situata të qetësohej./Dosja.al

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën për të mbrojtur ministrat dhe zyrtarët e saj. Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dhënë përgjigje edhe çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vetëm të verifikojë nëse ka motivim politik në kërkesat e drejtësisë.
“Sa kohë në sallë nuk është as propozuesi i këtij projektligji dhe as ministri i Arsimit, unë do e shfrytëzojë këtë kohë për t’ju ribërë edhe njëherë thirrje për të kërkuar ndjesë zoti kryetar i Kuvendit, për shkeljen e Kushtetutës. Sot po ju sjell një rast të dytë, duke nënvijëzuar edhe distancimin e plotë të opozitës në Parlament, nga qëndrimi që Kuvendi mbajti në mënyrë antikushtetuese në padinë që kryeministri depozitoi si zyrë avokatie e Ballukut në Kushtetuese.
Qëndrimi i Kuvendit, i padiskutuar në asnjë organ të Kuvendit, unë nuk e di kush e ma miratuar këtë qëndrim të Kuvendit, ka mbajtur një qëndrim që është rrëzuar njëzëri 8 me 0 nga Gjykata Kushtetuese. Dhe qëndrimi juaj zoti kryetar se pezullimi i ministrave është pjesë e imunitetit kushtetues të ministrit, nëse nuk e keni marrë vesh është rrëzuar si qëndrim antikushtetues. Kjo është shkelja e dytë që ne ju evidentojmë sot. Ju zoti Peleshi duhet të gjeni kurajon të kërkoni ndjesë.
Nxirreni Ulsiun nga biblioteka, sepse i ka dhënë përgjigje çështjes së dytë që ka të bëjë me heqjen e imunitetit të Ballukut. I ka dhënë përgjigje në mënyrë shteruese. Ka përcaktuar që imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë, prandaj nuk është privilegj i Ballukut. Ulsiu ka lexuar kot, po lodhet por nuk ka gjetur një argument për atë qëndrim pa qëndrim”, tha Bardhi./Dosja.al

TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur Kryedemokratit Sali Berisha dhe Flamur Nokës, të cilët i thanë gjatë fjalës së tyre, se shkonte në Parlament e veshur si nuse, me idenë se do i zinte vendin si zv.kryeministre Belinda Ballukut.
Në përgjigje, Spiropali tha se është veshur me të bardha dhe do vijojë të vishet, teksa shtoi se nuk ka bërë asnjë turp, por sipas saj ka bërë vetëm ndere për Shqipërinë, brenda dhe jashtë.
"Flamur fytyra dhe veshja është e jona dhe po përfitoj nga fakti se si ti dhe Saliu përmendët fustanet dhe ngjyrat. Për tu thënë se unë jam veshur me të bardha dhe do vishem me të bardha, se nuk kam bërë turp, vetëm nderë i kam bërë Shqipërise, brenda dhe jashtë. Secili duhet ti bejë llogaritë me turpin dhe nderin," tha Spiropali.
Më herët Berisha i tha Spiropalit, se shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Belinda Ballukut, ndërkohë që Berisha i kujtoi se në vend të saj Rama Albana Koçiun. Gjatë fjalës së tij, Berisha i thotë se dikur Spiropali shkonte si nuse në Parlament, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
"Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe teksa mori fjalën në Kuvend, vuri në dukje mungesën e ministrave dhe deputetëve gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin. Braçe theksoi se mungon edhe vetë Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ky është problem akoma dhe më i madh. Braçe nënvizoi se ky problem që kemi me arsimin mbërrin edhe në parlament.
“Natyrisht që ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, i gjithi me thënë të drejtën se të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme që salla të jetë bosh në shumicën dërrmuese apo gjithë kohës, reflekton. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma dhe më i madh. Ky problem që kemi ne me arsimin mbërrin edhe në parlament”, tha Braçe./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë fjalës së tij në parlament tha se, qeveria po mbron vetëm lëkurën e kreut të saj dhe jo interesat e qytetarëve. Nga foltorja, Noka theksoi se Parlamenti është kthyer në noter të aferave korruptive. Ndër të tjera, Noka theksoi se problemi i Shqipërisë nuk është çështja e një zëvendësimi të një ministri apo të një zëvendëskryeministri, apo të 7 ministrave, por sipas tij, çështja është tek Rama.
Fjala e Nokës:
Të dashur kolegë, të nderuar zonja e zotërinj që na ndiqni nëpërmjet ekranit, këtu po diskutohet një projektligj për arsimin parauniversitar. Në fakt, unë nuk do të përqendrohem shumë aty, pasi arsimin këta e kanë shkatërruar. Ajo që tha znj. Topalli, nga 650 mijë nxënës, sot janë 250 mijë. Që këtu kuptohet se çfarë sjellje kanë pasur me arsimin. Më keq se barbarët, më keq se çdo pushtues që ka kaluar në këtë vend. Por ka një gjë tjetër sot, me të cilën duhet të merremi ne. 4 muaj kacavjerrje proceduriale, 4 muaj bllokim i ligjit dhe i kërkesave të drejtësisë. 4 muaj, ditë pas dite, shkelmim i shtetit ligjor dhe i shtetit të së drejtës. 4 muaj, pengmarrje e shtetit dhe çdo qelize të tij nga një njeri i vetëm, Ajetollah Surreli. 4 muaj.
Dhe, çfarë ka ndodhur? Sot na vijnë dhe bëjnë sikur kanë gjetur zgjidhje, kanë sjellë një qeveri të re për ta formatuar, por nuk kanë harruar dhe do ta përsëris. Deri dje, këta këtu, duke përfshirë dhe organizatën kriminale që është këtu prapa, flisnin nga mëngjesi në darkë për fundin e pandëshkueshmërisë. E mbani mend, apo jo?
Fundi i mori me radhë, për të treguar që do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë, ia futi me radhë. E nisi me Lefterin, që ishte lojtar i huazuar nga një ekip tjetër, e vazhdoi tek Lali Vjedhësi. Të gjithëve me radhë ua futi, sepse donte të tregonte që t’i japim fund pandëshkueshmërisë.
Por kur erdhi tek vetja. Tani, tha stop. Tani, ju do të bëheni kamikazët e mi për të më mbrojtur mua nga ndëshkueshmëria. Se nuk është Belinda, jo. Është vetja e vet. Është kreu i narkosit, që e ndjen lagështirën. Se për Belindën, ai e lëshonte përditë. Po është vetë brenda. Dhe përpiqet sot me këtë riformatim kozmetik për të rregulluar imazhin e një pushteti të degraduar totalisht dhe të rrënuar plotësisht. Problemi i Shqipërisë, të dashur qytetarë të këtij vendi, nuk është çështja e një zëvendësimi të një ministri apo të një zëvendëskryeministri, apo të 7 ministrave. Jo. Ata janë figurantë në lojërat politike të narkosit.
Por tani, çështja është tek ai. Sepse e patë ju? Për sa kohë figurantët shkonin te vendi, dilte dhe fliste për drejtësinë e re. Tani që po i shtrëngohet laku te ajo e paprekshmja e tij, por në fakt është vetja e vet. Tani turret nga frika e prangave, turret siç e ka zakon, futet nëpër fustanin e grave, tani edhe te fustani i Belindës. Siç është futur gjithmonë nëpër fustane grash për t’u mbrojtur. Tani, mund t’ju them një gjë. A e ndjeni se e keni çuar këtë vend në skaj? A e ndjeni se jeni duke u përdorur thjesht si kamikazë për të mbrojtur, jo ligjin, as kushtetutën, por lëkurën e kreut tuaj? A e ndjeni se kjo që po bëni prej 4 muajsh ka ngjallur një revoltë të fortë tek qytetarët? A e ndjeni se kësaj radhe nuk ia hedh dot ai, dhe sigurisht as ju? A e ndjeni se kjo revoltë po zien dhe do t’ju marrë përpara?
Opozita ka detyrë t’i prijë revoltës qytetare, megjithëse ju, me drona e vari-Karlos përpiqeni t’i numëroni 2 orë para se të fillojë protesta. Por tani jo. Tani ju siguroj që nuk do t’ia dilni. Sepse është zemërimi i qytetarëve për aferat e rrugëve, për tenderat e AKSHI-t, për koncesionet që kanë kushtuar miliarda euro, për inceneratorët, për të gjitha. Është zemërimi. Dhe çfarë bën Rama tani që e ndien këtë zemërim? Nga një timonier i madh, nga një lider global, u zvogëlua, u rrudh dhe u shndërrua në një drejtues naiv, i paaftë për të kuptuar se i hanë dardha, i hanë kumbulla. I paaftë, nuk e kupton ky lideri global.
Dhe përpiqet të lajë fytyrën e zbardhur nga kokaina dhe të nxirë në anën tjetër nga korrupsioni, me disa burokratë që i quan qeveri. Jo. Këta nuk kanë legjitimitet, dhe ju e dini më mirë se kushdo që nuk ka legjitimitet kjo bandë plaçkitësish, sikurse nuk keni as ju legjitimitet më, se jeni shndërruar në kartona që votoni vetëm të zezën e këtij vendi. Nuk janë zgjedhje e qytetarëve, nuk jeni as ju, nuk janë as këta më. Jo. Përpjekjet për t’i mbijetuar fundit politik dhe hetimeve që po i afrohen kreut të narkosit janë dhe do të jenë të dështuara. Hakmarrjet brenda jush janë çështje e çorbës suaj.
E hëngri Elisa. E hëngre ti, ike ti. E mbaje mend se sa me zell këtu e sulmoje opozitën, me shumë zell. Të pata thënë unë, Elisë: do ta hash, me radhë, siç e kanë ngrënë pararendësit tuaj. Ja ku re viktimë. Ike, Elisë! Sepse ai nuk fal asnjë. Ai është gati t’ua hajë të gjithëve. Për kë? Vetëm për lëkurën e tij. Dhe prandaj sot nuk na paraqet asnjë ministër. 7 oborrtarë të tij.
Po prap do të themi: ore kjo qeveri, a është ajo qeveria e kanabizimit? A është ajo qeveria e laboratorëve të kokainës? A është qeveria e karteleve të drogës? A është qeveria e Gysit, e Belindës dhe e Mirlindës? A është qeveria e rrugëve të florinjta që po ju shemben? Se ju ndodh edhe kjo ju: rrugët tuaja me 10-fishin e çmimit të europianëve janë shembur të gjitha. Ore, si shpjegohet që të gjitha rrugët që keni ndërtuar ju shemben? Ne ishim para jush. Po nuk shemben rrugët që ka ndërtuar qeveria e Sali Berishës. Rrugët tuaja shemben. Pse? Sepse është korrupsioni, është krimi juaj.
Tani, mos vallë ka ndryshuar gjë sot që mundoheni të votoni 7 figurantët? Jo. Ju sot keni ngritur në karrige, në karrierë, 7 anëtarë të rrezikshëm të sektit tuaj kriminal dhe nuk keni bërë asgjë tjetër. Dhe sot, përsëri pas kësaj çdo shqiptar është i bindur që ky narkoregjim është lejuar i tillë që në 2013 dhe Shqipëria do të shpëtojë vetëm kur të largohet ky narkoregjim. Tatëpjeta ka nisur, nuk e ndalni ju dot tatëpjetën. Edhe ky kuvend, absolutisht. Ky kuvend çfarë tregon? Që jo vetëm tatëpjeta e pushtetit, por ky kuvend, për fat të keq, është në tatëpjetë edhe shteti. Sepse parlamenti është katandisur në një noter të akteve korruptive kriminale që kreu i narkosit ju sjell këtu ju. Ligjvënësi është bërë liliput i ekzekutivit, dhe nuk ndodh kund në botë, përveçse në narkoregjime. Të gjitha pushtetet janë në shërbim të Ajetollah Surrelit. Nuk merr frymë asgjë tjetër në këtë tokë jashtë Ajetollahut dhe vullnetit të tij.
Jeni në ilegjitimitet të plotë, ilegjitimitet total. Ju e lidhni fatin tuaj me lëkurën e kreut të narkosit. E kujtoni kur filluat fushatën, fliste për integrimin kreu i narkos. Ku e keni integrimin? Sot e harroi integrimin. Dua bashkim ekonomik tha, integrim nuk dua. Ju premtoi, i mashtroi shqiptarët, i bleu. Çfarë nuk bëri. I është mekur edhe goja, sepse Rama sot është në hall dhe ju ia zgjidhni dot hallin, pavarësisht kartonëve. Fasada juaj nuk mund të ndalohet dhe as nuk mund të ndalojë asgjë nga rrokullima që keni nisur. Por po ua them një gjë. Nuk keni të ardhme, as ju, as ky vend me Edi Ramën. Ai do të ikë. Në këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë standarde europiane, sepse nuk mund të rrijë kurrë standardi europian me standardin e drogës, me standardin e hajdutërisë suaj./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, kritikoi ndryshimet e propozuara për pagat e mësuesve, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme dhe të vonuara. Në fjalën e tij në seancë plenare, u shpreh se mazhoranca po korrigjon një gabim të bërë me vendimin e Këshillit të Ministrave në korrik 2024, ku u penalizuan pagat e mijëra mësuesve, ndërsa sot po përpiqet ta paraqesë rikthimin e tyre si dhuratë.
Sipas tij, projektligji aktual nuk përfshin disa kategori mësuesish dhe nuk garanton trajtim të barabartë për të gjithë. Deputeti kërkoi mbështetjen e amendamentit të opozitës për kthimin e të gjitha diferencave të pagave të mbajtura që nga viti 2024.
Baçi: "Ndryshimet që keni sjellë në këtë ligj, po i bëni nën presionin e sindikatave të arsimit, me propozimin e tyre, por jo të pasqyruara të plota sipas atyre që ata kanë sjellë. Ju po i bëni të detyruara nga iniciativa e deputetëve të opozitës, që i sollën më parë në parlament këto ndryshime, të kompletuara dhe të plota, duke u dhënë zgjidhje definitive dhe pa boshllëqe problemit. Ju po sillni vetëm një ndryshim, ose më saktë, ju po sillni një korrigjim të një faji të ndërgjegjshëm që ju e keni bërë në korrik të vitit 2024, ku me një vendim të Këshillit të Ministrave, keni penalizuar dhe grabitur pagën e mijëra mësuesve në mënyrë të padrejtë dhe sot kërkoni t'ua ktheni në formën e dhuratës. Këto ndryshime që i sillni, po konsiderohen edhe nga mësuesit, thjesht fasadë për të hedhur hir syve, siç e thamë pak më lart, sepse ato nuk realizojnë siç duhet të gjitha kërkesat e tyre. Opozita e solli në parlament një nismë shumë të plotë dhe të argumentuar me anë të deputetes së Partisë Demokratike, zonjës Ina Zhupa.
Dhe megjithëse ju nuk kishit asnjë argument për ta rrëzuar, e rrëzuat me arrogancën e votave. Madje, duke e pranuar me një kurajo që vetëm ju mund ta keni, se ju nuk mund të imagjinoni të votoni një nismë të opozitës, edhe kur është e pakundërshtueshme. Por e keni marrë, e vodhët dhe doni ta shisni si të tuajën. Por edhe pse e vodhët, e sillni të gjysmuar dhe sa për të hedhur hi syve, për sy e faqe. Hi syve, opinionit, edhe neve këtu në sallë. Ju qofshi se nuk di ç'të them tjetër në këtë drejtim. Ndërkohë, i lini të gjitha problemet e tjera të mësuesve të pazgjidhura. Ju kërkoni ta shisni si rritje page për mësuesit.
Në fakt jo. Jeni duke mashtruar. Ju thjesht tashmë nuk u ndaloni shumën që ju keni ndaluar që nga korriku i vitit 2024 dhe deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Mësuesit kërkojnë me të drejtë të gjitha paratë që ju ju keni mbajtur padrejtësisht, që nga grabitja që ju bëtë me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Dhe keni dhe një amendim nga opozita për këtë, që do ta bëjë zonja Xhixho në emër të opozitës. Kam një pyetje për ju të mazhorancës. A do ta votoni këtë amendament të opozitës për marrjen e diferencës së pagës që ua keni marrë në mënyrë të padrejtë prej afro dy vjetësh? Këtu do të duket serioziteti juaj dhe dhurata që doni t'u bëni mësuesve për arsimin parauniversitar. A siguron ky korrigjim i gabimit tuaj, i bërë me dashje në pagën e mësuesve, normalizimin e statusit të tyre si arsimtarë me diplomë baçelori? Absolutisht që jo.
Pra, ju nuk tregoheni të sinqertë dhe mundoheni të kurseni qindarka për mësuesit kur vidhni miliona nga eurot dhe nga tenderat dhe koncesionet. Pra, ky projektligj, ju e thoni qartë, është vetëm për efekt pagër, të diferencës së pagës të krijuar me VKM-në e korrikut 2024 nga ju. Projektligji garanton vetëm të punësuarit në marrëdhënie pune me kontratë me afat të pacaktuar, pra ata definitivët, me afat, me kohë të plotë. Kjo do të thotë që projektligji nuk përfshin kategorinë e mësuesve të punësuar me kontratë me afat provizor. Janë të përjashtuar. Mësuesit që janë të punësuar me kontratë, qoftë edhe me afat të pacaktuar dhe me kohë të plotë, pas datës 1.3.2017. Këtu ju sillni një argument absurd do ta quaja, se thoni që deri këtu se nuk ka më pas kësaj date mësues të tillë. Po atëherë, derisa nuk ka pas kësaj date mësues të tillë, përse po vini një kufi aty dhe e ndaloni që pas asaj date mos të ketë përfitues? Pra këtu duket hipokrizia juaj dhe është shumë e qartë dhe e lexueshme. Afati i punësimit vetëm me ata të para datës 1.3.2017, nuk përmbush kriterin e barazisë juridike. Pra ju bëni diferencime. Po mësuesit që u humbasin vendin e punës për shkak të mbylljes së vendit të punës, ose dhe nga shkaqe të tjera? Pasi nga largimi masiv i shqiptarëve dhe këtë ju e dini mirë, numri i nxënësve bie vazhdimisht dhe mësuesit humbasin vendin e punës. Pra ndryshon statusi i tyre nga me afat të pacaktuar në me afat të caktuar. Për pasojë, rrezikojnë të humbasin trajtimin e barabartë me pagë në momentin që marrëdhënia ndryshon. Pra këtë trajtim të barabartë me pagë që ju thoni se e rregulloni sot. Dhe për rrjedhojë më pas, humbasin edhe vendin e punës. Keni përgjigje për këtë? As që doni t’ia dini dhe vazhdoni të gënjeni, duke e shitur si dhuratë. Këta mësues në të ardhmen e afërt mund t'i konsideroni prapë si pa arsim përkatës dhe të jenë të parët që mund të largohen nga vendi i punës. Dhe këtë mekanizëm ju e vini në lëvizje sa herë që ka zgjedhje dhe përsëri do ta bëni me këtë projektligj që do ta ktheni në ligj."/Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e thirrur nga opozita më 12 mars para Kuvendit, duke theksuar se objektivi i vetëm është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati Berisha u shpreh se, jemi në stinën e përmbysjes së diktatorëve, dhe në Shqipëri opozita do ta kryej vetë. Ndër të tjera, kryedemokrati mohoi që të ketë votuar në Kuvend kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
"*Zoti Berisha, më 12 mars ju keni paralajmëruar protestë para parlamentit. Do ketë protestë edhe nga deputetët brenda në parlament?*
*Sali Berisha:* Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
U lutem ju, transmetoni, përcilleni objektin e protestës.
Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës.
Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm një motiv, largimin, dorëheqjen e Edi Ramës.
*Paradite apo pasdite?*
*Sali Berisha:* Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve.
Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.
T’i themi sa më shpejt, u krye.
*Zoti Berisha, një pyetje, në momentin e votimit për shkarkimin e Spiropalit, rezulton se keni votuar kundër?*
*Sali Berisha:* Absolutisht nuk e kam votuar fare, një mashtrim i paskrupullt. Ne nuk kemi votuar fare.
*Por del te sistemi?*
*Sali Berisha:* Se çfarë ka bërë sistemi, unë nuk di gjë, unë kam qenë gjithë kohën, siç e ke parë ti, merr kamerën tënde, unë kam qenë në platformë.
*Keni mandatuar zonjën Topalli?*
*Sali Berisha:* Jo, kategorikisht. As zonja Topalli nuk ka votuar. Nuk e ka shtypur, nuk ka qenë fare zonja Topalli aty. Është e tëra mekanizëm i Niko Peleshit.
*Zonja Topalli e ka pranuar këtë gabim?*
*Sali Berisha:* Unë nuk kam asnjë lloj, unë kam qenë në platformë zotëri, nuk kam votuar kurrë. Unë kam qenë në platformë duke kërkuar fjalën. Unë vazhdova në platformë sepse ai nuk më lejonte fjalën.
Kjo ishte gjithë puna.
Sa i përket Spiropalit, unë ia dhashë përgjigjen asaj si iku ajo.
*Ju thatë zoti Berisha se e shkarkoi zonja Balluku?*
*Sali Berisha:* Ajo e shkarkoi... pupupu ajo. Tani të themi të vërtetën, këta nuk e mbronin atë. Kur i sheh Rama, ata votojnë si dele. Por në takime të veçanta, absolutisht asnjëri asnjë mbrojtje, as Ramës, as Ballukut. Ua them unë, me dëshmitarë. Dhe këta e kuptuan. Nuk flisnin. Jo vetëm Spiropali, por edhe Taulanti. Asnjë fjalë, ky ul kokën, ul veshtë aty.:,tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj shteteve fqinje në rajon.
Në një prenoncim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha i bëri thirrje Azerbajxhanit që të çliroi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve. Sipas tij, regjimi i bazuar në teokraci është regjimi më i rrezikshmi sot.
"Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve. Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare. Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera. Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë. Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se, për të mbrojtur veten Rama vrapoi drejt Vuçiçit, njeriut që dënoi vrasjen e mizorit Khamenei.
Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha u shpreh se, në këtë seancë, u shkelmua publikisht Kushtetuta për shkak të interesave kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Sipas tij, raporti i kryeministrit Rama me Vuçiçin meriton 10 ndëshkime për tradhtinë më të lartë kombëtare.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, seancën më armiqësore ndaj qytetarëve shqiptarë që ka mbajtur ky parlament në tërë ekzistencën e tij. Seancën në të cilën Kushtetuta shkelmohet publikisht para jush. Seancën në të cilën interesat personale, idealet tuaja fisnike shkelmohen publikisht. Seancën në të cilën fati apo e ardhmja e Shqipërisë shkelmohet publikisht për shkak të interesave kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Kurrë ndojëherë në një seancë nuk është luajtur më shumë me fatin e shqiptarëve se sa sot.
Në vend që seanca, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, por të themi haptas këtu, në përputhje me përpjekjet më të fuqishme të atyre që i duan të mirën Shqipërisë dhe që duan që Shqipërinë dhe shqiptarët t’i shohin aty ku e kanë ëndrrën evropiane, shkelmohet gjithçka dhe bllokohet heqja e imunitetit të Lubi Ballukut, e faktuar me qindra dhe mijëra dokumente, së bashku me Edi Ramën për vjedhje të miliarda eurove në prokurimet publike, në pasuritë publike. Për bllokimin e sistemit të drejtësisë, që përbën një krim madhor kushtetues nga Edi Rama dhe Lubi Balluku.
Për presionin, shantazhin me bandat vrasës serialë të dëshmitarëve nga Edi Rama dhe Lubi Balluku. Por mbi të gjitha, të dashur qytetarë shqiptarë, loja në kurriz tuaj, në kurriz të ëndrrës evropiane të shqiptarëve, por edhe të fatit më të mirë të shqiptarëve që është integrimi në BE, drama zhvillohet sa në Tiranë dhe në Beograd. Njeriu që vrapoi nga sheshi në shesh duke nxjerrë nga xhepi një pasaportë, të cilën në dhjetëra qindra herë u paralajmërova se është kallp si pasaportë e BE, tani do u nxjerrë pasaportën e Vuçiçit, pasaportën e Serbisë duke kryer një akt madhor të tradhtisë kombëtare.
Duke dëshmuar se Edi Rama është një dhe i pazgjidhshëm me patronin e tij, Vuçiç. I thoshte bukur një mik i yni, Genc Pollo, si qeni biblik që kthehet tek të vjellat e tij, edhe ky u kthye në Beograd për t’i thënë Europës që unë kam Beogradin dhe ju rrofshi për vete. Nuk ka akt më antishqiptar se ky. Mos harroni se raporti i tij me Vuçiçin meriton 10 ndëshkime për tradhtinë më të lartë kombëtare. Mos harroni se ky kthehet sot tek Vuçiçi duke qenë njeriu që i kujtoi Kosovës kohën e bronzit. Lexoni pak kur thoshte se Kosova do të shkojë në kohën e bronzit. Kur bënte thirrje për protektoratin e KFOR.
Kur kërkonte konferencë ndërkombëtare vetëm e vetëm që të ishin rusët brenda. Ky shërbëtor, ky argat i Vuçiçit nuk është rastësi që shkon tani. A nuk ishte ky që nga samiti në samit kalonte si zëdhënës i Vuçiçit duke i bërë thirrje NATO-s, duke i bërë thirrje BE-së që të mos vendosni sanksione ndaj Serbisë, se Serbia nuk mundet kurrsesi t’i vendosë sanksione Rusisë. Ky argat i shpifur, kur u vra heroi në Banjskë nga sulmet terroriste, kur e gjithë Europa e dënoi si akt terrorist, foli për një ngjarje tragjike me humbje jete. Edi Rama u kthye me letrën e hapur që i dërgon BE-së, me Vuçiçin, u kthye tek padroni i tij.
T’u pyes ju o të dashur shqiptarë, po çfarë ngjashmërie kemi ne me Serbinë? Cilin shtet kemi sulmuar ne? Ne që jemi në të gjitha luftërat në anën e aleatëve tanë. Si mund të rreshtohemi ne me Serbinë? Çfarë gjenocidi kemi kryer ne, kundër kujt? Pse ky faqezi do me çdo kusht të na lidhë me ta? Çfarë shqiptari është ky që këtu nuk voton gjenocidin e serbëve në Kosovës? Dëgjoni, të dashur qytetarë, çfarë është ky moment. Lexoni pak çfarë thotë Vulin. Të sulmojmë Kosovën, të ndjekim Ajatollahët. U bën thirrje të sulmojnë Bondstillin. Po, po janë reale këtu. Dhe Vuçiçi dënon vrasjen e mizorit Khamenei. Kurse ky faqezi del me letër të hapur për BE-në së bashku me Vuçiçin.
A e kuptoni apo jo? A jeni shqiptarë apo jo? A jeni shtetas të këtij vendi? E doni këtë vend apo e urreni njëlloj si ai? E gjitha kjo për të mbrojtur krimet e tij. Për të mbrojtur Lubinë e tij. Kjo që po ndodh në Shqipëri është akt i pashembullt. Letër e hapur që ne jemi me Serbinë, nuk do jemi me ju. Na jepni atë tregtinë e lirë dhe të tjerat i zgjidhim vetë. Se do krijojmë me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur të ardhmen tonë. Nuk duam pasaportën tuaj, duam pasaportën serbe. A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Haram e keni çdo pikë të qumështit të nënës që keni pirë.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u është përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist, Erion Braçe. Ky i fundit e pyeti Sallën lidhur me grabitjen dhe tjetërsimin e tokave në lumenjtë Seman e Shkumbin, si në Lushnje, edhe në Divjakë.
Në përgjigje, Salla theksoi se Ministria ka identifikuar dokumentacionin dhe në vëmendje të saj është toka bujqësore, ndërsa rezulton se 79 hektarë u janë kthyer dy subjekteve. Ndërsa lidhur me pyetjen e dytë, Salla tha se janë identifikuar raste të tjera zaptimi ose tjetërsimi, tha se nuk rezulton të jetë administruar asnjë kërkesë e tillë.
Pjesë nga Fjala e Sallës:
Nisur nga shqetësimi i ngritur nga deputeti Braçe, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar dhe evidentuar dokumentacionin kadastral që disponon Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier, për pasuritë në zërin kadastral “pyll”, “arë” dhe “tokë e pafrytshme” përgjatë rrjedhës së lumenjve Seman dhe Shkumbin, në territorin administrativ të bashkive Lushnjë dhe Divjakë.
Dua të sjell në vëmendje se në fushën e veprimtarisë së MBZHR-së është vetëm toka bujqësore (me zërat ”arë, pemë drutore dhe vreshta”).
Pyetja - Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë?
Lidhur me pyetjen e parë, dëshiroj të bëj me dije se pranë fshatit Imshtë, Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë, referuar dokumentacionit kadastral, përgjatë lumit Seman rezulton pasuria në zërin kadastral pyll, me numër kadastral 187, me sipërfaqe 137,2 ha në administrim të bashkisë. Ndërsa me Vendimet nr. 49 dhe nr. 58, datë 3.11.1998, të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Rrethit Lushnjë, 79 ha nga kjo sipërfaqe ju është kthyer edhe fizikisht dy subjekteve.
Pyetja - A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin në territorin e bashkisë Lushnjë dhe Divjakë?
Për pyetjen e dytë, tokat bujqësore përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin në territorin administrativ të bashkive Lushnjë dhe Divjakë zënë një sipërfaqe prej rreth 230 hektarë, të ndara në 13 parcela. Këto toka janë në pronësi private, me vendndodhje në fshatrat Ngurrëz e Vogël, Çermë Shkumbin, Çermë e Vogël, Çermë Proshk, Çermë e Sipërme janë me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore dhe janë të ndara me Ligjin nr. 7501/1991 “Për tokën”.
Pranë MBZHR-së, si dhe në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier, nuk rezulton të jetë administruar asnjë kërkesë, nga asnjë subjekt privat apo shtetëror/njësitë e pushtetit vendor, për zaptim apo tjetërsim toke, në ngastrat tokë bujqësore që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumenjve Seman dhe Shkumbin, në territorin administrativ të bashkive Lushnjë dhe Divjakë.
Në mbyllje, dëshiroj të theksoj se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vlerëson çdo shqetësim që lidhet me mirë-administrimin e tokës bujqësore dhe ju garantoj se mbetet e anfgazhuar për zbatimin me përgjegjësinë e duhur të kuadrit ligjor për tokën bujqësore./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se seanca e sotme plenare nuk duhet të mbyllet pa u votuar për çështjen e Ballukut.
Në fjalën e tij në foltore, Berisha e cilësoi skandalin e AKSHI-t si një krim monstruoz që po hetohet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga palët ndërkombëtare të interesuara. Sipas tij, Kuvendi të japë autorizimin për prokurorinë që të veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës, duke theksuar se çdo vonesë është një tradhti ndaj qytetarëve dhe ligjit.
"Midis të gjitha krimeve, në hierarkinë e tyre, krimet ndaj Kushtetutës janë krime të tradhtisë së lartë të vendit.
Kjo që bëni ju është një krim në vazhdim duke mbrojtur një delinkuente, një kriminele të trefishtë.
Dhe nuk e mbroni atë ju, se po të qe puna sa për Lubinë, ju e flaknit në Lanë atë.
Ja atje e flaknit!
Po ju nuk ua mban sepse e dini se Lubia nuk është asgjë tjetër veçse një shërbëtore e Edi Ramës 25 vite, e cila ka zbatuar vetëm urdhrat e tij dhe ka përfituar, ka vjedhur nëpërmjet tij, por sa ka vjedhur Rama njeri në Shqipëri.
Faktikisht ju po mbroni vjedhjet e papërmbajtura, të pakufishme të Edi Ramës.
Në çdo vendim të saj është firma e Edi Ramës, është porosia e Edi Ramës, janë mesazhet e Edi Ramës.
Mos u keqpërdorni në këtë mënyrë kaq ekstreme sepse në fund të fundit ju do e shihni veten ashtu siç jeni, e keqja banale, njerëz pa vlerë.
Pra, unë nuk merrem këtu me avoketërit mjeranë, por merrem me Edi Ramën.
U garantoj se e keni të humbur këtë betejë.
E keni të humbur keq, dëgjojeni fjalën time.
Lubinë nuk ka forcë në botë që ta mbrojë.
Dosja e saj është dosja e Edi Ramës.
Mirlinda dhe Lindat e AKSHI-t janë krim monstruoz dhe nuk po hetohen vetëm në Shqipëri, ua them unë këtu.
Po hetohen nga të gjitha palët e interesuara.
Po ju ç’po tregoni?
Po zhvisheni lakuriq para shqiptarëve dhe botës si skllevër të Edi Ramës.
Ndaj dhe silleni këtu sot t’i heqim imunitetin, t’i japim autorizim prokurorisë së veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës.
Ky është i vetmi veprim.
Nuk duhet kjo seancë të mbyllet pa u paraqitur këtu raportet.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Deputeti Ardit Bido ka replikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Flamur Nokën, pasi ky i fundit i përmendi emrin gjatë fjalës në foltore. Bido deklaroi se në zyrën e Nokës ka shkuar si gazetar e jo si politikan, teksa shtoi se kuksianët i bëri zot me prona në Sarandë.
“Replika ishte ndaj zotit Noka. I dëgjoj me vëmendje kritikat tuaja, (Të Peleshit). Përvoja nuk është i vetmi tregues, dhe këtë te tregoi zoti Noka. Ai gënjeu. Kam qenë një herë te zoti Noka për ta marrë në intervistë. Skam qenë asnjëherë me politikanë. Madje i prish punë dhe zotit Dule, se nuk e kam takuar kurrë. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Më pas bëheshe me prona dhe apartamente. Kuksianët e tij dilnin zot me prona në Sarandë. Politika nuk bëhet me kalqe”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Deputetja demokrate, Jozefina Topalli ka sqaruar se teksa po votohej për shkarkimin nga detyra e ministrjes së Jashtme të Elisa Spiropalit ka ndodhur një gabim në momentin e votimit. Topalli bën me dije se në kohën kur foltorja ishte e bllokuar nga opozita, ka qenë ajo që ka shtypur gabimisht dy butona në sistem, për të marrë fjalën. Ajo sqaroi gjithashtu se në atë moment Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha Topalli./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës, pasi ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Kuvendi është zegjinizuar. Gjatë replikës, Çaushi akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër, motra dhe kunata.
"Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj," tha Zegjine Çaushi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend, i cilësoi socialistët si ‘eunuk në pallatin e Sulltanit', teksa ironizoi deputetët e PS, Zegjine Çaushin dhe Ardit Bidon. Me tone ironike, Noka tha se Kuvendi është zegjinizuar.
"E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament. Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi. Ka 4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani," tha Noka./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha akuzoi mazhorancën e se, po mohon gjenocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.
Sot në fillim të seancës plenare, parlamenti kujtoi luftën epike të Adem Jasharit dhe familjes së tij duke mbajtur një minutë heshtje. Berisha theksoi se vetëm në familjen Jashari u vranë 56 burra, gra dhe fëmijë, ndërsa kujtoi edhe rreth 2 mijë fëmijët e vrarë gjatë luftës.
Fjala e plotë:
"Së dyti, nderuat dhe bëtë shumë mirë që nderuam sot legjendën e guximit shqiptar, Adem Jasharin, kulmin e heroizmit.
Por ulni kokën se nuk pranoni gjenocidin serb në Kosovë.
Uleni kokën sot.
Janë vetëm në familjen Jashari 56 burra, gra dhe fëmijë.
Uleni kokën se nuk votoni genocidin serb.
Se mohoni genocidin serb në Kosovë.
Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë.
Çfarë jeni ju që nuk pranoni genocidin serb në Kosovë?
Vetëm fëmijë janë 2 mijë të vrarë.
Shko në Prishtinë dhe vizito muzeun e këpucëve të fëmijëve.
Janë 2 mijë fëmijë të vrarë.
Dhe pastaj mbani zi.
Të mbani zi për gjithë ata që kanë rënë, të dënoni gjenocidin në Kosovë të serbëve, por problemi është se ju jeni shndërruar në të keqen banale.
E keqja banale janë ata që as mendojnë, as mbajnë përgjegjësi, që sillen si automat, siç silleni ju.", tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë u larguan nga kabineti. Ajo që ra më së shumti në sy ishte vota kundër të dy deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.
Sipas votimit rezulton, se Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë votuar kundër shkarkimit të saj. Pro nuk dihet se kush e ka shtypur butonin e Liderit të opozitës, pasi vetë ai ndodhej në foltore së bashku me demokratët e tjerë në momentin që është hedhur dekreti në votim./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar fjalën e tij edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ia mohoi fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku po votohen ndryshimet qeveritare në kabinetin e Edi Ramës. Berisha u fut 'Live' në Facebook dhe i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti.
'Do e shihni, u them unë ju. Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët. A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni,' tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama. Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja janë miratuar për çdo ndryshim me votim.
Gjatë votimi, deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk morën pjesë në votimin elektronik. Këto ndryshime, u votuan pas dekretit të presidentit Bajram Begaj një ditë më parë.
Emërohen në detyrë:
Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Largohen nga qeveria
Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Pirro Vengu si Ministër i Mbrojtjes;
Dekreti për shkarkimin e zv. kryeministres Belinda Balluku- Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Dekreti për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 2 kundër
Dekreti për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu- Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Dekreti për shkarkimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Dekreti për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Dekret për shkarkimin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu- Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Dekret për emërimin e zv.kryeministres Albana Koçiu - Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi - Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 5 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër
Dekreti për emërimin e ministrit të marrëdhënieve me Parlamentin, Eriona Ismaili- Votimi 82 pro, 0 abstenim, 4 kundër
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka mbyllur për 5 minuta pushim seancën plenare. Kjo ka ardhur pas tensioneve në sallë, ku kryedemokratit Sali Berisha nuk i është dhënë fjala për procedurë.
Pas kësaj ai ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe deputetët e tjerë demokratë kanë dalë të protestojnë për të marrë fjalën./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se mazhoranca ka fobi nga fjala e opozitës. Në fjalën e saj në seancë plenare, ajo ngriti akuza ndaj qeverisë teksa thotë se po përgatit ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit me qëllim përgjysmimin e kohës së të folurit për deputetët.
Sipas Zhupës, kjo lëvizje vjen si një kundërpërgjigje ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë opozitës për kohën e nevojshme për diskutim.
Fjala e plotë:
"Zoti kryetar, keni fobi nga fjala e opozitës, e keni tmerr, keni numëruar ato minutat tona të sesionit të kaluar dhe ju ka hequr vërejtje kryeministri, se ju tha ju duhet të jeni vetëm kartona dhe mbasi kishit një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ju tregonte që ky kuvend ka shkelur të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës për t'u shprehur, për të diskutuar, për të marrë kohën e nevojshme për ndryshimet në rregullore, ju vazhdoni në mënyrë të njëanshme të propozoni ndryshime në rregullore, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara, jush që ndryshimet në rregullore të jenë të njëanshme, dhe kush është thelbi i ndryshimeve?
Thelbi i ndryshimeve është të godasësh pikërisht atë që ju tërhoqi vëmendje Gjykata Kushtetuese. Pikërisht atë që ju rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Lirinë e shprehjes së deputetit, hapësirën e deputetit për të thënë të vërtetën, për të thënë hallet e qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin qeveritar, për të kërkuar llogari juve. Po procedura këtu është që ju propozoni me vendimmarrje të grupit tuaj të Partisë Socialiste që koha e deputetëve të përgjysmohet. Te procedura jam dhe procedura është që të tërhiqini ato ndryshime.", tha Zhupa./Dosja.al
TIRANË- Përplasjet e para kanë nisur në Kuvend ditën e sotme. Teksa kryedemokrati ka kërkuar fjalën për procedurë, Peleshi e ka refuzuar këtë.
Në këto momente, deputetët e PD-së janë mbledhur gardh te foltorja, duke mos e liruar atë. Ndërkohë që Garda ka ndërhyrë, në mënyrë që të mos agravojë situata./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një replike me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali në sallën e parlamentit, deklaroi se, shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Berisha i kujtoi Spiropalit se në vend të saj Rama zgjodhi klonin e Ballukut, Albana Koçiun.
‘Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.
'Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove,' tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend pas shkarkimit si Ministre e Jashtme. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali ka hedhur kunja në lidhje me shkarkimin e saj. Ndërkohë që ka theksuar se është habitur që këtë shkarkim e ka paralajmëruar Berisha më para.
'Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër,' tha Spiropali./Dosja.al

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, katër kandidatët e propozuar për postet e ministriave janë paraqitur për të marrë votëbesimin e deputetëve. Secili prej emrave të rinj duhet të sigurojë një shumicë prej të paktën 71 votash për të vijuar më tej me procedurat zyrtare.
Emërimet vijojnë si më poshtë:
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin/Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po përpiqet të tejkalojë afatet përsa i përket raportit të dalë nga Këshilli i Mandateve përsa i përket çështjes së Belinda Ballukut. Gjatë replikave në Kuvend, Bardhi e ka quajtur Ballën si ushtar i Suel Çelës. Ndërkohë që Balla nga ana tjetër i ka thënë se po gënjen gjatë muajit të Ramazanit.
Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.
Bardhi: O ushtar i Suelit
Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.
Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme po pret përgjigje nga Kuvendi për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se Kuvendi po zvarrit dhe e ka çuar në limitet kohore të 3 muajve vendimin për imunitetin.
'Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin. Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente. Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin. Mos të mbrojë Ballukun,' tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend me një minutë heshtje. Deputetët mbajtën një minutë heshtje për familjen e Adem Jasharit si dhe për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Tomorr Dosti, i cili humbi jetën ditën e djeshme./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj është përjashtuar ditën e sotme nga Kuvendi. Mësohet se vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës, i cili ka vendosur që Shehajn ta përjashtojnë me 20 ditë.
Ditën e hënë, Shehaj është përplasur verbalisht me deputetët e maxhorancës për banorët e Rrjollit dhe protestën që ata po bëjnë, pasi po u marrin pronat për të ndërtuar një resort luksoz./Dosja.al
TIRANË- Mblidhet sot kuvendi për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutime dhe miratime të disa projektligjeve. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, do të përballen me seanca pyetje-përgjigje të kërkuara nga deputeti Erion Braçe. Sipas rendit të ditës, seanca pritet të mbyllet me diskutime jashtë rendit të ditës.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 16, datë 3.3.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
7. Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
10.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
11.Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/Dosja.al