Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Procesi i numërimit te votave në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën sot ka nisur. • Kutitë e para në 5 bashkitë që ishin në zgjedhje janë numëruar në orën 22:00, rreth 4 orë pasi procesi i votimit u mbyll. • Në Vlorë numërimi i votave po vijon por deri më tani kandidatja socialiste Brunilda Mersini është në përparësi kundrejt kandidatëve Dionis Sota dhe Gjergji Nika. • Në qytetin e Beratiti është numëruar kutia e parë dhe sipas rezultateve te deri tanishme Ervin Ceca prin bindshëm ndaj kandidatit Pavllo Shkarpa. Partia Socialiste prin bindshëm dhe në Tepelenë, ku kandidati Gramoz Sako është dhjetra vota para ndaj kandiatit të pavarur Gabriel Guma.• Sakaq edhe rezultatet e para për Bashkinë e Cërrikut kanë nxjerr fitues kanidatin socialist Florenc Doka.
14 artikuj për këtë temë.
VLORA- Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët nga pesë bashkitë në zgjedhje, me vetëm 12.54%.
Deri tani, nga kutitë e numëruara, Brunilda Mersini ka marrë 713 vota, Dionis Sota 92 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gjergji Nika ka siguruar 85 vota.
CËRRIK- Ka filluar numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut. Deri më tani është numëruar një kuti, ku kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, prin me 70 vota.
Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima, ka siguruar 13 vota, ndërsa kandidati i pavarur, Amarildo Hoxha, ka marrë 15 vota.
BERAT- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit, ku qytetarët morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Në total janë 116 kuti që do të hapen për të regjistruar vullnetin e votuesve.
Deri më tani janë numëruar 7 kuti, ku kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, prin me 748 vota, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka marrë 142 vota.
VLORA- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ. Sipas raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora shënoi numrin më të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në proces.
Nga kutitë e para të numëruara, rezultati i votave është si vijon: Brunilda Mersini 219 vota, Dionis Sota 35 vota dhe kandidati i pavarur Gjergji Nika 21 vota.
BERAT- Ka nisur numërimi i votave në një nga dy vendvotimet e numërimit në Bashkinë e Beratit, ku janë gjithsej 116 kuti për t’u numëruar. Në VNV-66 procesi ende nuk ka nisur, ndërsa sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, numërimi zyrtarisht pritet të fillojë në orën 22:00.
Nga 116 kutitë në total, janë numëruar 3 kuti deri tani, me rezultat: Ervin Ceca nga Partia Socialiste ka marrë 356 vota, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Shkrapa 55 vota.
VLORA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, shkoi sot në KZAZ-në nr.85, ku u numërua kutia e parë e votimit. Ai iu drejtua numëruesve, duke theksuar se Vlora nuk mund të qeveriset me një pjesëmarrje kaq të ulët të votuesve.
“Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, tha kandidati i pavarur.
Theksojmë se pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor në Vlorë ishte më e ulëta nga pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet, vetëm 12.54%.
MAT- Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Matit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mat ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë nga të pesë bashkitë, me 39.23% të votuesve që morën pjesë në zgjedhje. Në këtë garë kandidojnë tre persona: Altin Bojni nga Partia Socialiste, si dhe Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha, të dy kandidat të pavarur.
VLORA- Ka nisur numërimi i votave për Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ. Sipas raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora shënoi pjesëmarrjen më të ulët nga të gjitha bashkitë, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në zgjedhje.
Numërimi i kutisë së parë në KZAZ 85 tregon se Brunilda Mersini ka marrë 64 vota, Dionis Sota 12 vota, Gjergji Nika 8 vota, ndërsa 8 fletë votimi rezultuan të pavlefshme.
BERAT- Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në KZAZ nr. 67 në Berat, në Qendrën e Votimit të fshatit Bilçë. Rezultatet e para tregojnë një epërsi të dukshme për kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Ceca.
Sipas të dhënave zyrtare nga komisionerët në këtë qendër votimi, Ceca ka marrë 145 vota, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Pavllo Shkarpa, ka siguruar vetëm 8 vota. Gjithashtu, janë regjistruar 6 fletë votimi të pavlefshme.

CËRRIK- Numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut ka filluar tashmë, ku janë gjithsej 57 kuti votimi. Në këtë garë për kryetar bashkie konkurrojnë tre kandidatë: Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet, Amarildo Hoxha i pavarur dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
TEPELENA- Numërimi i votave në Bashkinë e Tepelenës ka nisur para një ore. Për herë të parë, në këtë proces po përdoret edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas tij, numërimi po vijon edhe manualisht.
Në qendrat e votimit 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj, procesi po shkon drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka epërsi të dukshme kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako, mbi kandidatin e pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga PD.
Nga 21 kuti në total, është numëruar kutia 1, (Nivica), me rezultat: 199 vota për Gramos Sakon dhe 6 vota për Gabriel Gumën.
VLORA- Në Bashkinë e Vlorës ka nisur procesi i numërimit të votave. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ, ku po zhvillohet numërimi. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këtë bashki ka qenë më e ulëta mes bashkive të tjera, me 12.54% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë marrë pjesë.
BERAT- Në Bashkinë e Beratit, numërimi i votave ka nisur në KZAZ 67, tre orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit. Pjesëmarrja në këtë bashki ka qenë më e ulëta krahasuar me bashkitë e tjera, me 19.98% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë marrë pjesë.

TEPELENA- Rreth tre orë pas mbylljes së procesit të votimit në pesë bashkitë e vendit, ka nisur edhe numërimi i votave. Sipas kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, procesi ishte parashikuar të startonte rreth orës 22:00, por në Tepelenë është hapur tashmë kutia e parë e votimit.
Në këtë bashki po zbatohet për herë të parë testi pilot i numërimit të votave me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, një risi që KQZ e konsideron si hap drejt dixhitalizimit të plotë të procesit zgjedhor. Megjithatë, krahas testit teknologjik, numërimi vijon edhe manualisht për verifikim dhe transparencë maksimale.
Në katër bashkitë e tjera, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Mat, numërimi pritet të nisë në orën 22:00, pasi materialet zgjedhore janë transportuar në qendrat përkatëse të numërimit.