LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë Tiranës. Kapllanaj: Hiqni Fratarin nga Mallakastra

• Komisioni për Reformën Territoriale u mblodh sërish sot. •Takimi ka nisur sërish me debate tek dy bashkëkryetaret e Komisionit, Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. • Ndonëse ishte njoftuar të niste në orën 09:00, mbledhja nisi 30 minuta me vonesë dhe Denaj kritikoi opozitën që nuk ishte e pranishme. • Nga ana tjetër Çupi përmendi se në takimin e sotëm duhet të ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. •Edhe pse në sallë ishte zëvendësi i tij, Arbi Mazniku. •Ky i fundit gjithashtu bëri një propozim që ka marrë vëmendje. • Kërkoi zgjerimin e Bashkisë së Tiranës drejt Kamzës e Vorës. • Të kundërtën e kërkoi ish-kryebashkiaku të Mallakstrës. Agron Kapllanaj kërkoi largimin e Fratarit nga Mallakastra. • Ndërkohë që përfaqësuesit të lartë të Bashkive Tiranë, Mallakastër, Maliq e Lezhë, evidentuan probleme me burimet njerëzore dhe pavarësinë në vendimarrje. • Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës tha se institucionet e ngjashme, tha se kishin shkurtuar borxhet. Duke mohuar edhe faktin që ka pasur ndërhyrje në rritjen e numrit të punonjësve gjatë fushatës elektorale. • Por Dhurata Çupi iu përgjigj me tone të larta duke i thënë se e kupton shumë mirë informacionin që ka marrë. • Lidhur me financat, Agron Kapllanaj kërkoi që qeveria dhe kryeministri të mos ndërhyjnë më në financat e Bashkive, ndërsa Gëzim Topçiu ka marrë 6 mandate në Bashkinë e Maliqit tha se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe se duhen riparë pagat. •Një tjetër shqetësim që u ngrit është shpopullimi në fshatra. Sipas Vangjel Dules, është problematikë që ka nisur shumë vite para dhe nuk është bërë asnjë veprim për frenimin e këtij procesi. • Ndreu u përplas edhe me Xhelal Mziu. • Ndërkohë që në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, Kristaq Kume ka kërkuar që të bëhet ndërhyrje edhe në Kushtetuese për riorganizimin e pushtetit lokal. •Ai thotë se duhet të përcaktohen 2 rajone dhe më pas të merret vendimi për ndarjen e bashkive rurale. • Mirëpo seancat dëgjimore ende nuk kanë mbaruar, teksa pritet që në ditët në vijim të merren në pyetje edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Territorialja'/ Kume: Duhet ndërhyrë në Kushtetuese, të përcaktohen dy rajone

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Kristaq Kume

TIRANË- Për riorganizimin e pushtetit lokal, Kristaq Kume kërkon që të ketë ndërhyrje në Kushtetutë. I ftuar ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, Kume tha se reforma duhet të votohet me dakordësinë e të tërëve.

'Duhet ndërhyrje në Kushtetuese për riorganizim të pushtetit lokal, jo ndryshim vetëm në hartë. Nuk mjafton rindërtimi në hartë, duke u kushtëzuar nga gara politikë elektorale e ardhshme. Reforma të votohet me dakordësinë e të tërëve, jo vetëm me shumicë të cilësuar apo shumicë të thjeshtë. Kjo duket e vështirë po të shohësh kontekstin politik ku ndodhemi.

Të përcaktohen njësi vendore 2 ‘rajone’. Dhe më pas të vendoset si do ndahen bashkitë rurale apo urbane dhe të hiqet termi komunë dhe vetëm bashki, që mund të organizohen si të tilla. Problem i qarkut, s’ka patur asnjë të shprehet pozitivisht për efektin e prekshëm të qarkut në mirëqeverisje. Në këtë pikë është dhe rifutja e listave të hapura për zgjedhjet lokale për një përfaqësi direkte. Këtu hynë në lojë dhe komisioni tjetër”, tha Kume.

3 VITE ME PARE

'Rri te kanalet'/ Ndodh në Komision! Mziu ofendon Ndreun: O shoku polic, ku merr vesh nga shifrat, je drru fare

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti Xhelal Mziu iu drejtua me fjalë fyese kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut. E gjitha ndodhi sot, gjatë Komisionit për Reformën Territoriale. Duke e quajtur 'polic', Mziu i tha se duhet të ishte treguar më konkret kur foli për anët negative të reformës si dhe i sygjeroi që të rritej në nivel duke e krahasuar me kryebashkiakun e Maliqit. 

Po ashtu, Mziu deklaroi se Ndreu nuk ka asnjë informacion dhe nuk ia thotë kur bëhet fjalë për shifrat.

'Më vjen keq që në këtë panel këto kryebashkiakë ranë në kurthin e demonstrimin e sukseseve personale, dhe nuk thanë se cilat janë pikat e dobëta të reformës sot. U kthye në një arenë politike, aq më tepër zoti Ndreu e di që... unë nuk ndërhyra, shpresoj që të rritesh pak në nivel aq sa ai i Maliqit se ishte më konkret me gjërat. 

Dy janë shtyllat kryesore, autonomia dhe kompentenca, nuk të shkon ajo zgërdhimbja, mos kalo në rolin e policit ordiner. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ti, e ke provuar 7 mijë, nuk kalon nga Kamza nga frika o Pjerin. Mos më bëj mua si papagall. O shoku polic, shoku polic...Po ku merr vesh nga shifrat, je drru fare...'- deklaroi Mziu.

Këto akuza të Mziut u bënë pas ndërhyrjes së Ndreut, gjatë fjalës së tij. 

3 VITE ME PARE

Pagesat e personelit, Ndreu: Çfarë e pengon Qeverinë të hedh poshtë VKM-në e 98-ës? Absurde...

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Pjerin Ndreu

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi nga Qeveria që të ndryshojë VKM-në për pagesat e personelit. Ai u shpreh se duhet të zhbëhet VKM-ja e vitit 1998 pasi nuk po vijnë në Bashki për shkak të pagesave.

'Kur vjen puna për investime nuk prek dot gjë. Në zonat rurale kemi çuar të ardhurat tona. Nëse do marrim të gjitha punët që ne kemi bërë, me rehabilitimin e disa punëve, ne kemi hyrë me riparime të gjitha me fondet tona. Pastaj projektet me qeverinë, janë projekte që janë bërë nga e para, është vetëm një shkollë që është bërë problem, rrugët me qeverinë, sot kemi nisur një. Po bëhet Shëngjin-Velipoja, janë disa që po dalin jashtë qytetit, a ka më probleme, po ka. Ajo që duhet parë se si është ecuria, Bashkitë kanë ulur borxhet me 50%, unë e kam ulur më shumë. Janë ulur me performancë. Kjo është çështje e konceptit menaxherial. Në shpërndarjen e grantit duhet parë. Nëse një bashki mban 75% të peshës e një bashki tjetër bllokohet, nuk ka si të performojnë të dyja bashkë. 

Sot një inxhiner në urbanistikë nuk të vjen, nuk e di se cfarë e pengon Qeverinë të hedh poshtë VKM, se ne na privon nga marrja e personelit, duhet të zhbëhet VKM e 98-ës, ne operojmë me nivelin e pagave të 98-ës, është absurd.'- u shpreh Ndreu. 

3 VITE ME PARE

SHERR për ngatërresën/ Çupi kapet me kryebashkiakun e Lezhës. Ndreu: Kemi 450 punonjës, e di unë. Ministria ia fut kot

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Pjerin Ndreu

TIRANË- Shifrat e të punësuarve në bashkinë Lezhë kanë sjellë debat mes bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupit dhe kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Në takimin e sotëm, Çupi tha ka kërkuar informacion në lidhje numrin e punonjësve nga Ministria e Financave, ndërsa Ndreu e ka kundërshtuar duke i dhënë një shifër më të vogël. Debati nisi për numrin e punonjësve, për të cilën Çupi tha se janë 788, ndërsa kjo u kundërshtua nga Ndreu, i cili pretendoi se janë 450. Përplasja mes tyre vazhdoi derisa Anila Denaj ndërhyri për të kërkuar qetësimin e të dy palëve. 

PJESË NGA DEBATI MES TYRE: 

Çupi: Në datën 26.7.2022 jam drejtuar me shkresë për informacion. Keni 7887 punonjës

Ndreu: Është shifër që fut bashkë dhe ka 2 shtylla. Më vjen shumë keq. Duhet të kuptosh cfarë ka ardhur

Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu. Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive.

Ndreu: Ka 2 ndarje për numrin e punonjësve të bashkive.

Çupi: 2 po të citoj dhe unë. 659 dhe 129 në Bashkinë Lezhë.

Ndreu: Është e gabuar.

Çupi: Është shkresë zyrtare, është shkresa e ministrisë së Financave

Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.

Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.

Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria. Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.

Çupi: Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive, s’mund të më thuash ti mua nuk kupton.

Ndreu: Ka dy ndarje

Çupi: Dy ndarje pra po të citoj dhe unë

Çupi: Nuk të lejoj të më thuash s’e kupton

Ndreu: Po ta them prapë, nuk e kupton.

Denaj: Shifra do të vijë sërish me email dhe e diskutojmë.

3 VITE ME PARE

Mazniku: Nuk kemi mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që ndodh në territor

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Arbi Mazniku

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku deklaroi ditën e sotme se Bashkia nuk ka mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që po ndodh në vend. Ai u shpreh gjatë Komisionit për Reformën Territoriale se duhet ndërhyrë në ligj në mënyrë që Bashkia të ketë akses për të ndërhyrë. 

'Punët publike të bëra nga Bashkitë duhet të përjashtohen nga TVSH. Një element tjetër, totali i parave që janë paguar si TVSH nga bashkia e tiranës është më e madhe se qeveria shqiptare i kalon Bashkisë. 

Se më pa me inat ministrja e financave. është një shembull që ndodh dhe në vendet europiane. Në fushën e decintralizimit, është krijimi i një serie shkeljesh komunitare që ne nuk i kemi të rregulluara sot, që kanë të bëjnë me ndotjen me mbarëvajtjen me pemët. Një seri elementësh që janë kundravajtje penale, duhet të parashikohen e më pas të menaxhohen. 

Ka shumë raste që bëjnë zhurmë mirëpo nuk ka elementë shtrëngues. Elementi i fundit, sot nuk kemi asnjë mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që ndodh në territor. Kemi rastin, dikush hap një dyqan për mekanik, dikush bën një furrë bukë, dikush hap një zgarë qoftesh, ne nuk kemi mekanizëm sesi të kontrollojmë hapjen apo mos hapjen e këtyre aktiviteteve. Kemi shkuar në logjikën e një tregu të lirë ku çdo njeri bën çfarë të dojë por ne nuk kemi mundësi që të ndërhyjmë.'- u shpreh Mazniku.

3 VITE ME PARE

PROBLEMATIKAT e 4 Bashkive në vend! Nga Tirana deri në Maliq, financat 'halli' i kryebashkiakëve

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale u shpalosën problematikat e disa Bashkive. Tirana, Lezha, Mallakastra e Maliqi, problematikat e tyre u bënë të ditur nga përfaqësuesit e tyre në komision.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se kanë një problem pasi nuk kanë një supervizor në Bashki. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj deklaroi se kanë probleme për sa i përket konsolidimit financiar.

PROBLEMATIKAT:

Pjerin Ndreu: Një decentralizim më i fortë, në këtë drejtim nuk është aty ku duhen, Qeveria të jetë më pak prezent në disa problematika e më shumë në disa të tjera. Për pronat, vijnë investitorë, më pak burokraci me 

Në shpërndarjen e fondit të emergjencave nuk merren parasysh gjërat më kryesore. Na ka ndodhur një fenomen, nuk kemi supervizor në bashki, duhet që disa investime të çohen në Bashki dhe bashkia ti kontrollojë, se nëse vjen dhe bën në qytet një investim unë nuk e marr.

Agron Kapllanaj: Duhet rishikimi i ndarjen terroriale, ndarja e granteve nga pushteti qëndror duhet të ketë një përllogaritje, duhet decintralizim i mëtejshëm, ka disa kompetenca psh në arsim. Duhet koordinim mes pushtetit qëndror e vendor. 

Arbi Mazniku: Elementi i parë duhet të ishte lirshmëria e njësive administrative, Tirana ka 3 njësi të cilat kanë nga ana strukturore ndryshime. Reforma administrative ka të fiksuara nivelin e numrit të fshatrave, kemi fshatra që nuk ekzistojnë. Ne do kishim mundësi që ti riorganizonim. Elementi i dytë ka të bëjë me konsolidimin financiar. E fundit, besoj se padyshim për të përmirësuar ofrimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në terriorin i cili preket nga njëri tjetri, njësia administrative e Vorës dhe Kamzës do të bënin më shumë sens të bashkoheshin me Tiranën. 

Topçiu: Problematike kam njësimin e programeve financiare. Decentralizimi patjetër. Rasti i Postecit, ajo duhet të kishte status të veçantë, ose të bashkohet me Bashkitë e tjera. Regjistrimi i pronave është problem, shteti duhet ti regjistrojë falas, tjetra është dhënia e një fondi për investime në bazë të peshës që ka secila Bashki. 

Agron Kapllanaj: Një sygjerim, këshillat e qarqeve për mua janë inekzistent, duhet ndërhyrë dhe riformuar. Duhet të jenë të vlefshëm dhe të funksionojnë. 

3 VITE ME PARE

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë Tiranës. Kapllanaj: Hiqni Fratarin nga Mallakastra

 

3 VITE ME PARE

Topçiu: Bashkisë Maliq iu janë bashkuar 7 njësi administrative, reforma ka qënë sukses, ka nevojë për përmirësim

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Perfaqesuesi i Bashkise Maliq

TIRANË- Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topciu deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale se reforma ka qënë një sukses, mirëpo shtoi se ka nevojë ende për përmirësim. Gjatë fjalës së tij në Komision, ai u shpreh se përmirësimi duhet të bëhet në fushën e financave. 

'I janë bashkuar 7 njësi administrative, ka një rritje të financave vendore me 1.7 herë me transfertën. Në analizën që unë kam bërë dua të sqaroj se në 8 vjet janë realizuar 189 projekte. Ju bëni një pyetje, a i shërbehet çdo njësie administrative pavarësisht largësië?Unë them se po, ka rënë disa që nuk kanë 7 makina e kryetar por lekët kanë shkuar për qytetarët. Në këto 8 vite ne kemi realizuar shumë investime. Fusha e Maliqit nuk përmbytet më, falë qeverisë që na ka dhënë eskavator, nuk dua ta shikoj politikisht. 

A ka zona që nuk kemi investuar? Po ka, janë dy zona të thella që kemi dhe largim të qytetarëve por dhe këto nuk janë harruar në shërbimet bazë, ujë, shkolla. 

Si e shikoj unë reformën territoriale? Atë që shikoj se duhet përmirësuar ka të bëjë me financat. Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investime. Me vendim të këshillit bashkiak të vendosen prioritetet për ato që kemi nevojë më shumë. 

Kemi burime njerëzore që nuk i kemi të mjaftueshem. Unë jam i vetëdijshëm, duke marrë në konsideratë pagat, nuk të vjen inxhineri e arkitekti me paga 50 apo 60 mijë lekë në muaj.

Kryetarët e fshatrave duhet të kenë më shumë kompetenca. Këto janë problematika që duhen shikuar. Ndarja me financat, duhet ti jepen më shumë pushtetin lokal. Reforma ka qënë e sukseshme por do përmirësime ende, kam dëgjuar për Maliqin që nuk ka përfaqësi e kështu, nuk është e vërtetë.'- u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Reforma Territoriale, Mazniku propozon: Tirana të bashkohet me Vorën dhe Kamzën

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Arbjan Mazniku

TIRANE- Një propozim nga nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku është bërë në Komisionin e mbledhur për Reformën Territoriale në kryesinë e Kuvendit. Gjatë diskutimeve, Mazniku tha se reforma e re do të duhet të përfshinte një ndarje të re në kryeqytet, ku më konkretisht ai tha se Vora dhe Kamza duhet të jenë pjesë e Tiranës. Kjo do të mundësonte sipas tij jo një ndarje të qytetarëve me nivele. 

PJESË NGA BISEDA: 

Mazniku: Nuk mund të mos thuhet se reforma ka qënë një sukses i jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën. Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë.

Çupi: Të merrnit edhe Romën e Parisit...

Denaj: Kukësin edhe mundet zoti Mëziu.

3 VITE ME PARE

'Të marrin fund preferencat'/ Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës: Kam qënë i diskriminuar nga Rama

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Agron Kapllanaj

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka zbuluar ditën e sotme se ka qënë i diskriminuar nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, gjatë Komisionit për Reformën Territoriale. Me tonë të larta, Kapllanaj tha se kryeministri ka pasur preferenca të ndryshme kur vinte puna për ndarjen e financave.

'Sa i përket financave, duhet të marrë fund preferenca e një kryeministri apo një tjetër. Duhet një reformë, se nuk mundet që një bashki të ngelet në oreksin e një kryeministri, jap apo nuk jap financa. Unë kam qënë i diskriminuar nga Qeveria, ia kam thënë dhe kryeministrit, nëse projektet nuk janë cilësore më thuaj. Ky ishte oreksi i kryeministrit apo cilido qoftë tjetër ku lobojnë kundër zonës së tyre dhe qytetarëve që kanë zgjedhur. 

Dicka tjetër, njësitë vendore nuk duhen përdorur për fushata elektorale, duhet një ligj, numri i punonjësve të jetë i përcaktuar me ligj. Nuk mund që të shtohen, në vend që të shkojnë për rrugë e për financa shkojnë për militantë, bëhet një dëm i madh për këta persona të cilët i mësojmë si dembela e nuk gjejnë një punë për të ushqyer familjet e tyre. Dua t'ju bëj një thirrje ju si përfaqësues politik, le të mos marrim dhe të fillojmë debate se kush e ka kërkuar reformën e kush jo, të miratojmë një reformë të qëndrueshme për qytetarët.'- u shpreh Kapllanaj.

3 VITE ME PARE

Kapllanaj: Reforma territoriale ishte një gabim, të gjitha njësitë duhet të jenë të përfaqësuara

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Agron Kapllanaj

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, se refoma ishte gabim. Gjatë komisionit, ai u shpreh se ligjet janë bërë pasi ata kishin marrë detyrat si dhe sygjeroi se si fillim u duheshe bërë një referendum. Po ashtu, ai u shpreh se duhet një reformë që për çdo njësi administrative të ketë 2 këshilltarë. 

'Shumë ligje janë bërë pasi ne kemi marrë detyrën. Kishte nevoja për reformë territoriale, por u bë pa dëgjesa publike në atë kohë, pa marrë mendime e pa dëgjuar qytetare, mund të kishte dhe një referendum. Pavarësisht kërkesave tona, të opozitës në kohë nuk u mor asgjë parasysh, ndaj në atë kohë e bojkotum, sipas mendimit tim personal ishte gabim. Ja ku jemi tani me probleme. Ndreu foli për përfaqësimin, ai thotë se janë të përfaqësuar, nëse të gjithë janë të një force politke janë të përfaqësuar të gjithë. Po nëse do kemi ndarje të të gjitha forcave politike do e shikojë sesi do të jenë të përfaqësuara. Duhet një reformë, për cdo njësi administrative duhen 1 deri në 2 këshilltarë, ata të dy duhet të jenë përfaqësues të njësisë vendore. Pse të mos kenë dhe një stimul më tepër.

Nuk dua të bëj politikë, dua të prek ato probleme që unë kam hasur. Bashkia është dhe në popullsi, sa të marrësh disa bashki bashkë, ne i kemi 43 mijë banorë, mund të ishim objekt i një ndarje tjetër. '- u shpreh Kapllanaj.

3 VITE ME PARE

Reforma Territoriale, Pjerin Ndreu: Është çështje menaxhimi. Unë tek Bashkia ime e kam ulur borxhin

 

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Pjerin Ndreu

 

TIRANË- Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës ka dhënë mendimin e tij lidhur me Reformën Territoriale. I ftuar në Komisionin e sotëm, Ndreu tha se ka një përfaqësim të mjaftueshëm për çdo zonë rurale në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se bashkitë janë institucionet më produktive në vend. Për këtë ai përmendi borxhet, duke u shprehur se bashkinë Lezhë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë të vjetra.

PJESË NGA BISEDA: 

Pjerin Ndreu: Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një. Nuk ka as edhe një njësi administrative që nuk është e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak. Jo me një, por me dy. Kushdo mund të vijë dhe ta kontrollojë. Tani po u desh përfaqësim për çdo familje, eja dhe flasim.

Halli i ndarjes së territorit dhe lënia pas dore e elementëve të tjerë është jo efektive. Nuk po merremi me problematikën, por halli është si do parcelizohet vendi. Me reformën territoriale është krijuar një situatë e re, që ka grupuar të gjitha komunat e bashkitë në një njësi të madhe.

Në stilin e menaxhimin, nëse ka institucione produktive në këtë vend janë bashkitë. Bashkitë kanë ulur borxhin 50%. Jemi përballur me një situatë borxhi në shumicën e bashkive. Të paktën në Lezhë unë e kam marrë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 mld. 60% e buxhetit tonë shkon për investimet në zonat rurale. Kemi ardhur për të folur për shërbimet. Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të bashkisë. 300 km kanale kulluese në zonat rurale kemi bërë ne. Askush se kishte bërë më herët. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale 300 km, 60% e buxhetit për zonat rurale

Anila Denaj: Mundësisht e përmbledhur tani. Dhe më pas kalojmë tek përfaqësuesi tjetër.

Pjerin Ndreu: Nëse shton ujë e miell, nëse e kthen Bashkinë në një vend ku jepen rroga e jo shërbime, do ketë probleme. Është çështje menaxhimi.

3 VITE ME PARE

'Territorialja'/ Asnjë përfaqësues nga Bashkia Tiranë, ankohet Çupi: Këtu duhet të vinte vetë Veliaj

‘Territorialja’/ Mazniku: Vora e Kamza t'i kalojnë
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale' nuk kishte asnjë përfaqësues nga Bashkia Tiranë. Kjo u vu re në sallë si dhe u komentua nga bashkëkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi. Ajo u shpreh se në sallë duhet të kishte ardhur vetë Veliaj që t'i tregonte qytetarëve se nuk ka mundur të përbushë pritshmëritë e qytetarëve. 

'Duhet të vinte vetë kryetari i Bashkisë, ai duhet të ishte aty ti tregonte qytetarëve që nuk ka mundur dot të mbajë bashkinë. E rëndësishme është që nuk vjen ai. Kjo tregon se ju e keni paragjykuar këtë raport, dilni në media e thoni se si është kjo reformë e më pas jepni deklarata. Mos jepni deklarata deri sa të ketë përfundime. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk vjen tregon shumë.'- deklaroi Çupi. 

'Jam e kënaqur që kemi kourumin.'- tha bashkëkryetarja e Komisionit Anila Denaj e cila nuk komentoi as mungesën e djeshme në komision të përfaqësuesve nga Bashkia e Shkodrës.

reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër