Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur ditwn e sotme në Hagë. • Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. • Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë. • Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar. • Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së. • Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim.
6 artikuj për këtë temë.
HAGË- Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm për shkak të etnisë së tyre. Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë ai tha se qëllimi i politikës së SHBA në atë kohë ishte që të parandalonin përsëritjen dhe krizën e Bosnjës. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon e pyeti dëshmitarin, James Rubin lidhur me ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Rubin tha se qëllim kishin mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.
“Na shqetësonin shumë raportet që merrnim, familje që vriteshin, që u digjeshin shtëpitë, dhe vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo filloi të ngjasonte me krizën e Bosnjës, ku u vranë njerëz e u masakruan thjeshtë për shkak të etnisë së tyre dhe jo për diçka që kishin bërë dhe filluam të shihnim që po shfaqej e njëjta politikë, e njëjta gjë, dhe kjo na bëri të vepronim, ata ishin viktima, jo vetëm se ishin të shtypur me dhjetra vite, por po masakroheshin nga forcat ushtarake serbe, dhe ne nuk donim që të përsëritej tmerri i Bosnjës në Kosovë, ky ishte qëllimi i politikës sonë – të parandalonim të përsëritej e njëjta gjë.
Pas Bosnjës ku menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante, të mos ishte kaotike, ne ishim krenarë për këtë që bëmë, dhe pamë situatë të re në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim të ishim në anën e engjëjve themi ne, në anën të mirëve, nuk nuk donim që ata të ishin viktima. Por s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte, as nuk do të ishin viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste islamiste.
Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi, donim të ishim në anën e viktimave …Ne nuk donim të bënim operacione ushtarake apo të harxhonim me miliarda dollarë për persona apo organizata që nuk shprehnin tolerancë të paktën publikisht. Këta janë persona pa pushtet, këta ishin viktima, ne takoheshim me ta, ndërkohë ata ishin viktimat e një shtypësi. Ishin persona që ishin në anën e kundërt të pushtet në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim që të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit”, shtoi ai gjatë dëshmisë në Hagë.
KosovaPress shkruan se James Rubin u intervistuar edhe nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç. Gjatë pyetjeve të Misetiç, Rubin u pyet nëse i kujtohet që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it. Në dëshminë e tij, Rubin tha se Albright në atë takim i kishte kërkuar Thaçit që të tregonte tolerancë dhe që populli të ishte tolerant.
Misetiç: A ju kujtohet se më pas atë ditë ajo u takua me zotëri Thaçi?
Rubin: Po.
Misetiç: Ju keni qenë i pranishëm në takimet me zotëri Thaçi.
Rubin: Absolutisht po.
Misetiç: A ju kujtohet gjatë këtij udhëtimi që sekretarja e shtetit t’i ketë thënë Hashim Thaçit se ai do të mbante përgjegjësi penale për krimet që do të kryheshin në Kosovë pas hyrjes së KFOR-it?
Rubin: Absolutisht jo.
Misetiç: A i tha ajo atij që ai do t’i hetonte dhe të ndiqte penalisht krimet që po kryheshin.
Rubin: Nuk më kujtohet, mund të ju them nëse më kujtohet mua, ajo mund të donte të ja jipte këtë mesazh, do të donte thoshte që do të ketë tolerancë, ju lutem të ketë parasysh të jeni tolerantë dhe jo në formën siç e thatë ju.
HAGË- Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë provë se drejtuesit e UÇK-së donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz. Duke vijuar dëshminë e tij në gjyqin që po mbahet Hagë ai nënvizoi se asnjë e dhënë dhe asnjë provë nuk është gjetur as për drejtuesit e tjerë UÇK-së.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime të tilla dhe vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotin Krasniqi as me zotin Thaçi. Rreth 25 vjet që jam larguar nga Qeveria kam pyetur të gjithë ata që kanë pasur informacion lidhur me ketë pretendim dhe jo vetëm në vitet 2000, por edhe dekada më vonë miqtë e mi që kishin informacione inteligjente kur kanë punuar ndonjë kohë, nuk më kanë dhënë informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjërin prej drejtuesve të UÇK-së”, tha ai.
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar. Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së.
"Nuk u thoshte Hshimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij", tha Rubin.
Rubin përshkroi gjithashtu tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.
"Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik", tha Rubin.
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin është pyetur për takimin e fundit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2019. Rubin tha se atëherë kishte një kontratë me Qeverinë e Kosovës për të përfaqësuar përpjekjet e Thaçit për të arritur paqe me Serbinë.
“Unë isha shumë i gëzuar që ta shoh”, tha Rubin, duke kujtuar momentin e takimit.
Ai shtoi se përpjekjet e tyre synonin të sillnin paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe të siguronin njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.
“Pikërisht këtë synova në punën time me të - t’i jepnim fund konfliktit, të sillnim paqe e stabilitet në rajon dhe të arrihej njohja e Kosovës dhe njohja e Serbisë si dy shtete të pavarura, që jetojnë në paqe dhe siguri. Ky do të ishte një përfundim i bukur i një historie mjaft të dhimbshme”, tha Rubin.
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë viteve '90.
Rubin ka thënë se ka vizituar Bosnjën dhe Kroacinë dhe se para konflikteve ka zhvilluar takime edhe me politikanë nga Kosova, ndër ta dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në dëshminë e tij, Rubin ka thënë se ishte i vetëdijshëm që konflikti mund të zgjerohej edhe më shumë prandaj kishte vizituar Prishtinën 2-3 herë.
Pjesë nga dëshmia:
Misetiq: Më 8 shtator 2025, mbrojtja e Thaçit ka dërguar përmes emailit një përmbledhje të propozuar për këtë dëshmitar dhe tani ky dokument i është dorëzuar të gjithë palëve pjesëmarrëse. Në këtë kuadër z. Rubin, ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së. Kjo lejoi z. Rubin që z. Thaçi ishte i shqetësuar që të mos kishte autoritetin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë pa miratimin e anës ushtarake. Gjatë negociatave që çuan në transformimin e UÇK, z. Rubin vërejti se roli i z. Thaçi ishte i kufizuar. Z. Thaçi i ka shprehur atij personalisht që prej fillimi që të siguronte një Kosovë demokratike, të lirë dhe ndëretnike. Z. Rubin ju thoni në deklaratën e dëshmitarit se ju keni punuar senatorin amerikan Joe Biden deri 1993-ën.
Rubin: Po.
Misetiq: A ke pasur mundësi të vizitoni një vendet e ish-Jugosllavisë?
Rubin: Po kam vizituar më 1991, 1992 dhe 1993 para luftës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë së pari dhe më pas kam vizituar Sarajevën dhe rrethinën e saj gjatë sulmeve. Kam qenë në disa qytete.
Misetiq: A keni pasur mundësi që të takoheshit me udhëheqës të Kosovës?
Rubin: Gjatë luftërave në atë kohë… Megjithatë ka qenë e vetëdijshme se konfliktet e tjera mund të shtriheshin më tej. Kam vizituar Prishtinën atë kohë 2-3 herë. Jam takuar së paku dy herë me Ibrahim Rugovën dhe me shqiptarë të tjerë të Kosovës.
Misetiq: Ju thoni që më 1993-1996 gjatë mandatit të parë të presidentit Clinton, ju keni shërbyer si këshilltar i lartë i znj. Albright. Ju thoni që juve e keni njohur njëri-tjetrin, ju dhe znj. Albright, për çështjen e Bosnjës para zgjedhjes së 1992.
HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper ka deklaruar se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces. Pak para se të nis procesi gjyqësor ku do të dëshmojë ish-diplomati James Rubin në Hagë, Prosper tha se tani është koha që të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.
“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë. Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ai.