Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Një sherr për rrugën midis familjeve Nikolli dhe Kaçi në Hamallaj të Durrësit, u raportua paraditen e djeshme. •Të dyja palët e përfshira në konflikt mësohet të jenë kushërinj me njëri-tjetrin. •Midis burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi shfaqej Martin Nikolli, ish-punonjës i Gardës së Republikës. •Anëtarë të familjes Kaçi kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat. •80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familjes Nikolla, ka rrëfyer se me ta janë të afërm dhe se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur. •Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli, tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. •Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama se do të ketë përshkallëzim të konfliktit, nëse shteti nuk do të marrë masa. •Ish-gardisti Martin Nikolla ka treguar versionin e tij të ngjarjes. •Në dëshminë e tij në polici pas arrestimit, ai ka argumentuar momentin kur ka nxjerrë armën me të cilën shprehet se ka qëlluar vetëm në ajër, për të ndalur sherrin.
6 artikuj për këtë temë.
FUSHË KRUJË- Kryefamiljari Pjetër Kaçi, i cili u dhunua ditën e djeshme brutalisht së bashku me djemtë e tij nga shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla ka deklaruar se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur. Në një intervistë për News 24, Kaçi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla. Familja Nikolla dhe pse ka një rrugë para banesës, por kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.
“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua. Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime. I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.
Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. Ai theksoi se kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa.
“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.
Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një gentplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare. Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime. Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopa bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi. Pas ngjarjes, policia shoqëroi të gjithë pjesëmarrësit në sherr. Më tej, Ministria e Brendshme vendosi shkarkimin nga detyra të 50-vjeçarit Martin Nikolli, ndërsa në orët e vona të pasdites iu komunikua arrestimi.
Në media është publikuar fotoja e Martin Nikollës, i cili ishte shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla. Ai dhunoi dje anëtarët e familjes Kaçi. Martin Nikolla përdori edhe armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pas ngjarjes ai u përjashtua nga Garda dhe u vendos në prangat e policisë. Në dëshminë e tij të dhënë për policinë, ai u shpreh se ka qëlluar me armë në ajër, por ka patur për qëllim që të ndalte sherrin e nisur.
“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim, nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravua situata, kam qëlluar me armë në ajër që të shmang një përplasje më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provokuar në çdo rast, dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër, kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familjeve”, ka treguar Nikolla.
Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes se çfarë ndodhi dje në Hamallaj. Ai fajëson familjen Kaçi si “mollë sherri”, ku sipas tij, gjithçka ka nisur nga ta dhe gjërat më tej janë agravuar. Ndër të tjera Nikolla thotë se ka qëlluar me armë në ajër, që të përfundonte konflikti. Ai thotë se babai i familjes Kaçi ka shkuar dhe i ka ofenduar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopa bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij.
Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi. Pas ngjarjes, policia shoqëroi të gjithë pjesëmarrësit në sherr. Më tej, Ministria e Brendshme vendosi shkarkimin nga detyra të 50-vjeçarit Martin Nikolli, ndërsa në orët e vona të pasdites iu komunikua arrestimi.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e djeshëm mes familjes Nikolla dhe Kaçi në Hamallaj. Familja Nikolla ka dhunuar edhe fëmijë minoren dhe gra të familjes Kaçi.
Me shkop bejsbolli është qëlluar bashkëshortja e Altin Kaçit dhe djali i tij, 16-vjeç. Altin Kaçi është vëllai i Kastriot Kaçit.

Sipas dëshmive të anëtarëve të familjes Kaçi, Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi, duke qëlluar pesë herë në drejtim të tyre. Si pasojë e dhunës janë plagosur tre djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë.
Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia të gjithë personat e përfshirë në ngjarje. Të dyja palët e përfshira në konflikt mësohet të jenë kushërinj me njëri tjetrin. Midis burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi, shfaqej Martin Nikolli, punonjës i Gardës së Republikës.
Një ditë masakrës në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për "News24" lidhur me atë se çfarë ndodhi, ndërsa kanë lëshuar paralajmërimin se nëse shteti nuk reagon, konflikti do përshkallëzohet. 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familjes Nikolla, ka rrëfyer se me ta janë të afërm dhe se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur.
Shkak për ngjarjen e djeshme është bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla. Kjo e fundit dhe pse ka një rrugë para banesës, kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.
“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vetë, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua. Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime. I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.
Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë.
“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.
Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një gentplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare. Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime. Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi dje arrestimin e gardistit Martin Nikolli. 50-vjeçari sipas AMP, është përfshirë në konflikt duke dëmtuar me sende të forta disa persona, dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor Martin Nikolla, pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme”.
“Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolla, 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e AMP.
Pas shkarkimit nga detyra si pjesë e Gardës, Martin Nikolli u vu në pranga pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku u dhunuan anëtarë të familjes Kaçi. Gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës u përfshi në një konflikt të dhunshëm. 50-vjeçarit iu komunikua masa e ndalimit për sherrin mes familjes së tij me familjen Kaçi në fshatin Hamallaj në Durrës. Ndaj Nikollit rëndojnë tre akuza, ajo e "kanosjes", "plagosjes së rëndë me dashje" dhe "prishjes së qetësisë publike". Pas ngjarjes së rëndë, që sa nuk përfundoi me viktima, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra. Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kush është Martin Nikolli? Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i Gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.
Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në Gardë.
Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.
Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.
Konfliti mes dy familjeve
Familja Kaçi dhe Nikolli, banorë të lagjes Hidrovor në Hamallaj janë në konflikt me njëra-tjetrën prej kohësh për çështje prone. Situata mes tyre agravoi gjatë fundjavës, teksa ata u përplasën fizikisht. Gjithçka ndodhi teksa 80-vjeçari Pjetër Kaçi, po kalonte rrugën kur katër vëllezërit Nikolli i dolën para dhe nisën debatin mes tyre. Pas ofendimeve, Alfred, Petrit, Arben, dhe Martin Nikolli goditën të moshuarin me sende të forta. Më pas në konflikt u përfshinë dhe djemtë e të moshuarit Kaçi, tre vëllezërit Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi.