LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngritja e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimi i normalitetit në Kuvend/ BE dhe SHBA reagojnë për marrëveshjen PD-PS: Thelbësore për çdo demokraci

• Ditën e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u arrit një marëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare dhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. • Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore. • Ndërkohë lidhur me marrëveshjen e arritur me dy forcave partiake më të mëdha në vend, nuk kanë munguar edhe reagimet. • Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në reagimin e saj thekson se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit. • Pas ambasadës një reagim ka pasur edhe nga delegacioni i BE-së, ku thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. • Nga ana tjetër një reagim ka pasur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se marrëveshja e sotme, ka si qëllim të godasë Reformën Zgjedhore, sepse, sipas tij, as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dakordësia për komisionet, ambasada italiane në Tiranë: Mirëpresim rikthimin e funksionimit normal të Parlamentit

Ngritja e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimi i normalitetit në Kuvend/ BE
Abasada italiane në Tiranë

TIRANA- Lidhur me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në për ngritjen e komisioneve hetimore, ka reaguar dhe ambasada italian në Tiranë. Në reagim, ambasada italiane shkruan se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.

Po ashtu ambasada shkruan se Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të vendit dhe qytetarëve. Ky reagim vjen pas komenteve të dhëna dhe nga ambasada amerikane, e ajo britanike në vendin tonë. 

Reagimi i Ambasadës italiane:

Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit. Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.

 

2 VITE ME PARE

Alibeaj pas marrëveshjes mes maxhorancës e opozitës: Gjithçka për interes personal, qëllimi ësht të goditet Reforma Zgjedhore

Ngritja e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimi i normalitetit në Kuvend/ BE
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes maxhorancës dhe grupit të PD-së së Rithemelimit, për të ngritur Komisionet Hetimore për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Alibeaj tha se sot është vërtetuar se retorika për revolucion është thjesht një gënjeshtër.

Ai shtoi se tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008. Alibeaj tha se ashtu siç e kishin paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zgjedhore, sepse, sipas tij, as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE BASHKËKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

Përshëndetje!

Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe që publiku u njoh, mund të thuhet me gojën plotë se, asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra! Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. E gjithë nëpëkëmbja e demokratëve për muaj me radhë nuk ka pasur asgjë në interes të tyre dhe të familjeve të tyre, por gjithçka ka qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur fort njëri-tjetrin në lojë, sepse rënia e njërit i hap rrugë automatikisht dhe rënies së tjetrit.

Tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, ai në pushtet dhe ata në një opozitë gjithmonë dhe më të paktë. Gjithashtu, të godasë SPAK-un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë. Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes.

Asnjë prej aktorëve të politikës së vjetër nuk e duan Shqipërinë një Zonë Zgjedhore, sepse vetëm duke e fragmentarizuar e kontrollojnë dhe e manipulojnë më lehtë. Asnjë prej tyre nuk e do barazinë e votës së çdo shqiptari, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në domenë, ku secili e quan pronë të tijën pjesë të caktuara të saj. Asnjë prej politikanëve që duhet t’i përkisnin së shkuarës, nuk e duan heqjen e hersit zgjedhor, sepse e gjithë lufta këto kohë është bërë me premtimin për të qenë në vende të sigurta në listat e vitit të ardhshëm.

Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarët më të mëdhenj të votës së diasporës, sepse herë njëri dhe herë tjetri, janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të shqiptarëve, ndaj ata do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar një gjë të tillë. Ndaj jam sot këtu për të denoncuar këtë pazar në kuriz të njerëzve dhe për interesa të ngushta vetjake Shqiptarëve ju duhet një reformë zgjedhore që i jep fuqi votës se tyre, dhe mundësi për të vendosur ata kush do ti përfaqësojë në kuvend e qeverisje. Ky ka qenë, është dhe do të jetë qëllimi i Partisë Demokratike.

2 VITE ME PARE

Kthimi i normalitetit në parlament, delegacioni i BE-së: Thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Ngritja e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimi i normalitetit në Kuvend/ BE
foto ilustruese

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe rikthimin e normalitetit në Parlament. Në reagimin e tyre thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. 

Më herët pati një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, ku thuhej se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE NË TIRANË:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

2 VITE ME PARE

Rikthimi i normalitetit në Parlament/ Ambasada amerikane: Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme

Ngritja e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimi i normalitetit në Kuvend/ BE
ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që sjell rikthmin e normalitetit në seancat plenare.

Në reagimin e tyre në Facebook, ambasada thekson se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

POSTIMI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

konferenca e kryetarëve 12 mars 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet