LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/ Trashësia e dëborës në juglindje arrin në 50 cm, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit

• Moti i keq, reshjet e dëborës edhe shiut kanë pushtuar vendin që nga dita e djeshme. • Situata paraqitet më problematike në veri dhe në juglindje të vendit, ku janë bllokuar disa akse rrugore dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. • Ditën e sotme, reshjet e kanë ulur intensitetin duke i lënë vendin ngricave dhe temperaturave nën zero. • Në qarkun e Dibrës, në orët e para të mëngjesit termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë. • Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa njoftohet se është hapur qarkullimi në rrugën e Arbrit. • Në qarkun e Korçës, raportohet se trashësia mesatare e borës ka shkuar deri në 25-50 cm, konkretisht rruga e Dardhës shënon 50 cm, trashësi. • Në aksin Korçe-Ersekë kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçë-Dardhë 3 borëpastruese dhe në aksin Korçë -Voskopojë 2 borëpastruese. • Në Krujë situata vijon të jetë problematike, ku ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Ishëm doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetra hektarë tokë. • Lagjia fundore e fshatit Murqinë vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Si paraqitet situata në Theth? ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, temperaturat ende nën zero

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
foto nga thethi

SHKODËR- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një përditësim të situatës nga moti i keq në vend. Sipas njoftimit të ARSH, rruga për në Theth është pastruar dhe qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë minus.

Po ashtu i bëhet apel drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në akse rrugore  me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

NJOFTIMI:

Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Moti i keq, banorët në Pogradec hapin rrugët vullnetarisht

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
Foto ilustruese

POGRADEC- Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar mjaft probleme në disa qarqe të vendit. Vështirësi në qarkullim janë shfaqur dhe në zonën e Pogradecit pas bllokimit të disa akseve nga dëbora. Mësohet se në Lin, banorët kanë asistuar vet në hapjen e rrugëve. Kjo është parë me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga deputeti Endrit Braimllari.

"Në Lin të Pogradecit banorët në mënyrë vullnetare hapin rrugët e bllokuar nga bora. Instuticionet shtetërore në gjumë të thellë, fundja sot e dielë është e kanë pushim", shkaruan deputeti i Partisë së Lirisë krahas videos.

2 VITE ME PARE

U bllokua nga reshjet e dëborës/ Rihapet qarkullimi në aksin rrugor bypass-Qafë Murriz në rrugën e Arbrit

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
foto nga dibra

TIRANË- Segmenti rrugor i rrugës së Abrit, bypass-Qafë Murrizë, është rihapur për qarkullim pasi ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas njoftimit të policisë edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Klos- Ulëz, janë të hapura. Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës - Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë  me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i'u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

2 VITE ME PARE

Moti i keq/ Dje u shpall gjendje e jashtëzakonshme, nis puna për hapjen e rrugëve në Fushë-Arrëz

 

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
Foto ilustruese

 

FUSHË-ARRËZ- Vështirësitë e krijuara nga moti i keq bën që dje të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në Bashkinë e Fushë-Arrëzit. Një ditë më pas duket se gjendja paraqitet më e qetë në këtë Bashki pasi në territorin e saj ka nisur puna për hapjen e rrugëve të njësive administrative. Mësohet sr 2 mjete të Ministrisë së Brendshme kanë mbërritur në këtë atje për të bërë të mundur hapjen e rrugëve të bllokuara.

Fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe me pas do të fillojë puna për pastrimin e rrugëve rurale që lidhin qendrat e njësive me fshatrat.

Njoftimi: 

Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:

1. Bashkia Shkodër:
– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.
– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike

2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.

4. Bashkia Pukë:
– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.
– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.
– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.

6. DRV Shkodër:
– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.
– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.

7. OSHEE Shkodër:
F.2 nst/Ças i stakuar.
F.3 nst/Ças i stakuar.
F.4 nst/Ças i stakuar.
F.6 nst/Velipoj i stakuar
F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.
F.2 nst/Koman i stakuar.
F.3 nst/Koman i stakuar.
Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.
F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.
F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj.

2 VITE ME PARE

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/ Trashësia e dëborës në juglindje arrin në 50 cm, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit

2 VITE ME PARE

Lumi Ishëm doli nga shtrati, qindra hektarë tokë në Krujë nën pushtetin e ujit

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
pamje nga kruja

KRUJË- Situata nga moti i keq vijon të jetë problematike në Krujë, ku ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Ishëm doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetra hektarë tokë.

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmjen e kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijon të jenë nën ujë që dje. Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulkuese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm. Ndërkohë në zonat malore reshjet e dëborës kanë reshtur gjate natës, por niveli i saj ka shkuar deri në 30 cm. Ndërkohë kalimi në aksin nacional Krujë- Qafshtamë, por edhe në rrugët e fshatrave bëhet vetëm me zinxhirë. 

2 VITE ME PARE

Trashësia e dëborës në Korçë arrin deri në 50 cm, disa fshatra pa energji elektrike

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
foto ilustruese

KORÇË- Ashtu si u raportua edhe më herët, reshjet e dëborës kanë vijuar intensive në juglindje të vendit, ku kryesisht në qarkun e Korçës gjatë natës janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Trashësia mesatare e borës ka shkuar deri në 25-50 cm, konkretisht rruga e Dardhës shënon 50 cm tradhësi. Ndërkohë vlerat e termometrit gjatë natës kanë zbritur disa gradë nën zero.

Në aksin Korçe-Ersekë kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçë-Dardhë 3 borëpastruese dhe në aksin Korçë -Voskopojë 2 borëpastruese.

Momentalisht po punohet për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voksopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.  Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore, të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu  fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë dhe Novoselë.

2 VITE ME PARE

"Në zonat malore termometri shënon -11 gradë", ARRSH: Reshjet e dëborës ulen në veri, rriten në juglindje

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një përditësim të përgjithshëm për situatën nga moti i keq që ka përfshirë vendin që nga dita e djeshme.

Sipas njoftimit, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore. Në zonat malore temperaturat janë ulur deri në -11 gradë celsius, ndërkohë që qarkullimi vijon pa probleme.

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë.

Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

2 VITE ME PARE

Dëbora i lë vendin ngricave dhe temperaturave nën zero/ Rruga e Arbrit vijon e bllokuar, si paraqitet situata në qarkun e Dibrës

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
foto ilustruese

DIBËR-Në qarkun e Dibrës, reshjet e dëborës i kanë lënë vendin temperaturave të ulëta dhe ngricës. Në orët e para të mëngjesit termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë.

Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes së automjeteve. Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë kohë mjeteve borëpastruese të avancojnë në hapjen dhe kriposjen e tyre.

Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit, derisa kripa e hedhur të shkrijë akullin që ka shtresëzuar në asfalt.

Kalimi deri në një njoftim të dytë do të bëhet në rrugën e vjetër, nga Burreli. Ditën e djeshme janë shënuar dy aksidente, një në fshatin Shkallë, dhe një në baypasin e Mutrizit ku një veturë është përplasur me barrierat e rrugës dhe kishte mbetur i bllokuar.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë. Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë deri në Njësinë Administrative Ostren, më tej i bllokuar.

Janë hapur një pjesë e rrugëve të njësive Administrative, më të afërta me qytetin, ndërsa vijojnë të jenë të bllokuara shumë prej tyre Në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Klos të cilat kanë qenë më të goditura nga moti i keq, nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike. Nga spitali Rajonal Dibër bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë rast emergjence, apo thirrje për ndihmë nga zonat e thella.

2 VITE ME PARE

Ulen temperaturat dhe intensiteti i reshjeve, mësoni si pritet të jetë moti sot

Ngricat dhe temperaturat nën zero "mbërthejnë" vendin/
foto ilustruese

TIRANË- Pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës, në pjesën më të madhe të vendit tonë, dita e fundit javës mbyllet me mot të qëndrueshëm, reshjet do të jenë me intensitet të ulët  lokalisht në lindje-juglindje të vendit vetëm në orët e paradites. Sipas Shërbimi Metorologjik Ushtarak pas orëve të paradites, parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet