LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

• Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar ditën sotme se si duhet vepruar për konstituimin e Kuvendit, pasi deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë dështuan 54 herë ta konstituojnë atë. • Kushtetuesja tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. • Konstituimi i Kuvendit duhet të permbyllet brenda 30-ditësh. • Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”. • Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës lonstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të "ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë". • Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë. • Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, e cila u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës. • Pas kësaj, Gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lëndë për të cilat shpalli aktvendimin të premten, më 8 gusht.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë/ BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.

BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.

Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Ajo e urdhëroi kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, pra emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri - hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re - pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./REL

9 MUAJ ME PARE

REL: Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi
foto ilustruese

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

Këto ishin reagimet e para ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kryetarin e ri përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat mund të votohet vetëm deri në tri herë. Sipas Kushtetueses, konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Hekuran Murati, deputet i LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Financave, e cilësoi si të padrejtë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se në aktgjykimin e vitit 2014, Kushtetuesja “për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet”, vendosi se Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe kryekuvendari i takonte vetëm partisë së parë. Ndërkaq, kësaj radhe Kushtetuesja “thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesja është Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, shkroi ai në Facebook.

Saranda Bogujevci, deputete e LVV-së, tha se “demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Sipas tij, ky vendim është fitore për rendin kushtetues.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me këtë vendim u vërtetua se LVV-ja shkeli Kushtetutën, për shkak se ndryshoi rendin e ditës dhe insistoi në votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë - gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje”, shkroi ai.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozimin e vetëm një kandidati.

“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, shkroi ai.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit - kur votimi ishte i hapur - e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si "figurë përçarëse", ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit./REL

9 MUAJ ME PARE

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi
Foto ilustruese

KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të permbyllet brenda 30-ditësh. Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës lonstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të "ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë".

Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë. Pas shpalljes së aktgjykimit, deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami, tha se aktgjykimin e sotëm, Kushtetuesja vërtetoi se udhëheqësi i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka “detyruar Deharin të shkelë Kushtetutën”.

“I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë - Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, shkroi ajo në Facebook.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, e cila u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës. Pas kësaj, Gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lëndë për të cilat shpalli aktvendimin të premten, më 8 gusht. Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar. Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit - kur votimi ishte i hapur - e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme. Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si "figurë përçarëse", ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit./ REL

9 MUAJ ME PARE

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi
Albin Kurti

KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të sqarojë sot se si duhet vepruar për konstituimin e Kuvendit, pasi deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë dështuan 54 herë ta konstituojnë atë. Deputetët nuk arritën ta bëjnë këtë as brenda afatit 30-ditor të dhënë nga Kushtetuesja, i cili skadoi më 26 korrik. Muajin e kaluar, Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim apo veprim deri më 8 gusht në lidhje me themelimin e organit ligjvënës, derisa po shqyrton dy lëndë për këtë çështje.

Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjatë 8 gushtit, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u pyet nëse është i gatshëm të arrijë kompromis për konstituimin e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim.

Por, ai përsëriti qëndrimin se partia e tij, që doli e para në zgjedhje, ka ofruar dy kompromise: nëse në tentimin e parë përmes votimit të fshehtë kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk zgjidhet, atëherë do të ndryshohet emri dhe kompromisi i dytë të arrihet një pajtim që kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët të votohen në pako dhe më pas të kthehen në votim të hapur.

Kurti tha se në aktgjykimin e Kushtetueses ishte thënë se partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për zgjidhje sepse “mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata”.

“Menjëherë, dy partitë politike kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë uluni dhe merruni vesh, ju nuk shkoni sërish në Gjykatë për të dërguar raste të reja. Ne nuk e kemi bërë këtë si LVV. Ndërkaq, PDK dhe LDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë thua se nuk ekziston një aktgjykim paraprak. Ne e kemi respektuar aktgjykimin dhe jam unë që kam shkruar letra për t’u takuar, bashkëbiseduar në frymë bashkëpunimi dhe me konsulta konstruktive, mirëpo deri më tani nuk kemi pasur sukses. Është dëm që nuk është konstituuar Kuvendi, në mënyrë që të themelohet qeveria e re.

Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik - afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi - pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj.

Gjykata Kushtetuese tha se ajo “trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara” dhe se është e “drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se paraliza institucionale është duke e cenuar edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, deklaroi ai.

Për shkak të krizës politike, sipas Gëzim Visokës, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Kosovës i kanosen dy rreziqe të mëdha. E para, sipas tij, është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale. Sipas Visokës, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë pas takimeve me liderë politikë të Kosovës se ata kanë fituar vota për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti, andaj duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin e dhënë nga populli. Ambasada Britanike në Kosovë tha të enjten se “pavarësia e funksionimit të Gjykatës është thelbësore për demokracinë e Kosovës".

"Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, ndërsa vendimet e Gjykatës duhet të respektohen dhe të zbatohen".

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët dështuan që ta konstituonin Kuvendin e ri - hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re - pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ka ngulur këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e kanë cilësuar atë si figurë “përçarëse”. Deputetët kanë mosmarrëveshje gjithashtu edhe për mënyrën e votimit, me LVV-në që nuk ka hequr dorë nga votimi i fshehtë me gjithë kundërshtimet nga partitë e tjera./ REL

9 MUAJ ME PARE

Ngërçi me konstituimin, Kushtetuesja në Kosovë pritet të dalë sot me një vendim për Kuvendin

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi
Foto ilustruese

KOSOVA- Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ky vendim pritet të publikohet, pasi muajin e kaluar Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht në lidhje me konstituimin e Kuvendit, derisa po i shqyrton dy lëndë.

Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik - afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi - pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj. Po ashtu, Kushtetuesja nuk sqaroi nëse do ta shqyrtojë apo jo kërkesën e presidentes pasi ajo e tërhoqi atë, por tha se ajo “trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara” dhe se është e “drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se paraliza institucionale është duke e cenuar edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, deklaroi ai.

Për shkak të krizës politike, sipas Gëzim Visokës, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Kosovës i kanosen dy rreziqe të mëdha. E para, sipas tij, është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale. Sipas Visokës, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Deputetët kanë dështuar në 54 përpjekje që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri - hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re - pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ka ngulur këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e kanë cilësuar atë si figurë “përçarëse”. Deputetët kanë mosmarrëveshje gjithashtu edhe për mënyrën e votimit, me LVV-në që nuk ka hequr dorë nga votimi i fshehtë me gjithë kundërshtimet nga partitë e tjera./ REL

gjykata kushtetuese e kosoves

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje