Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot po zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. • PS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE të caktuara për fermerët shqiptarë. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ashpër ku tha se rrëzimi i kërkesës së tyre nuk ishte kompetencë as e Konferencës së Kryetarëve as kryetares së Kuvendit. • Ai tha se raporti i OLAF e ka shpallur ministrinë e Bujqësisë "skenë krimi", pas abuzimeve me fondet për bujqësinë. • Në rendin e ditës sot ishte dhe diskutimi lidhur me projektdeklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. • Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre dhe deklarata e sjellë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është miratuar me 96 vota pro. • Asnjë deputet nuk ka votuar kundër projekt-deklaratës. • Ndërkohë është zhvilluar interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. • Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka renditur disa nga skandalet që kanë ndodhur me arsimin në vend. • Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Xhixho ka theksuar se nga pedofilat në shkollë në vitin 2021 ne kemi ardhur në vitin 2024 te profesorat e artit që shpërndajnë drogë. • Po ashtu Erisa ka kërkuar nga Ministria një analizë se përse kemi rënë në rezultatet e PISA-s. • Pas fjalës së Xhixhos Manastirliu i është përgjigjur asaj duke u shprehur se të gjitha çështjet qe ajo preku janë duke u bërë në rritjen e cilësisë. • Ministria Manastirliu shtoi se ata premtuan se do rrisnin rrogat e mësuesve dhe këtë e bën realitet në këtë mandat.• Ajo më tej u shpreh se ata kanë ndërtuar një sistem të ri dhe kjo skemë parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër. • Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se nga fondet e Bashkimit Evropian për fermerët janë vjedhur 33 milion euro. • Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehaj ka theksuar se sipas raportit të OLAF, këto para në vend që të shkonin te fermerët, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. • Shehaj ka deklaruar se qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët dhe se në dijeni të kësaj kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se raporti i zyrës së OLAF për abuzimet me fondet e bujqësië ka shkuar në organet e drejtësisë. • Duke folur nga Kuvendi, Denaj ka deklaruar se nga IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug dhe janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. • Po ashtu Denaj, ka theksuar se është miratuar struktura e re për AZHBR, që sipas saj forcon mekanizmat parandalues. • Deputeti Agron Shehaj ka nxjerr disa nga emrat që sipas tij kanë abuzuar me fondet e IPARD. • Duke folur në interperlancën me Ministren Anila Denaj, Shehaj ka deklaruar se fondet nuk kanë shkuar te fermerët që kanë nevojë, por te ish-deputeti i PS-së, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Taulant Tusha. • Shehaj ka theksuar se këta kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për tu mbështetur në prodhimet e tyre. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot në Kuvend raportimin e saj për vitin 2023. • Ballanca u pyet nga deputetët lidhur me rastin e arrestimit të Fredi Belerit se përse institucioni i saj nuk është prononcuar. • Ajo tha se ka patur një raport nga institucioni i saj që i është drejtuar policisë së shtetit dhe prokurorisë. • Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend lidhur me ligjin e legalizimeve të Kadastrës ku sipas saj ky i fundit lexohet gabim. • Gjithashtu Ballanca foli edhe për rastin e 5 majit, ku tha se është bërë një raport përgjysmues, dhe se vlerëson të bëhen ndryshime në ligj. • Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në Kuvend theksoi rolin thelbësor të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke paraqitur raportin për gjendjen e të drejtave për vitin 2023.• Ballanca vlerësoi progresin e bërë, por gjithashtu evidentoi sfidat ende të pranishme. • Raporti vjetor përfshin analiza të detajuara dhe histori njerëzore, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të atyre që kanë përjetuar pengesa në jetën e tyre të përditshme. • Avokatja e Popullit kërkoi ndjekjen e rekomandimeve të saj me përgjegjshmëri, duke theksuar nevojën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. • Ajo përmendi sfidat e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit dhe emërimin e komisionerëve të rinj. Institucioni trajtoi gjithsej 7056 raste dhe kërkesa gjatë vitit 2023, duke ofruar këshillime dhe orientime për qytetarët.
39 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka folur pas raportimit të guvernatorit Gent Sejko mbi ecurinë e institucionit që ai drejton për vitin 2023. Mes batutash Korreshi foli për kredinë e tij për të cilën tha se nga viti në vit po paguan më shumë.
"Se erdhën dhe këta të turnit të tretë, u lanë u shpërlanë. I nderuar guvernator unë nuk jam i mirë për të folur për SEPAN realisht, as për sepje, as për kallamar, por realisht për atë kredinë time që kam prej 18 vitesh për tu pagur, me pak fjalë sa herë fillon viti që kam për tu marrë kësti i radhës, po ta shumojnë atë që ka ngelur, e provova vitin e parë dhe doli më shumë se ç'kisha paguar një vit më parë. Edhe sivjet i njëjti muhabet", tha Koreshi.
TIRANA- Deputeti Socialist Erion Braçe ka deklaruar pas raportimit në Kuvend të Guveranatorit Gent Sejko, se Banka e Shqipërsë është institucion jetik për vendin dhe ekonominë. Ai solli në vëmendje raportin e FMN teksa kërkoi të vinte theksin te pavarësia e Bankës së Shqipërisë si institucion.
"Banka e Shqipërisë është një institucion kushtetues e ku pavarësia e saj është jetike për vendin dhe për ekonominë kombëtare e sistemin financiar gjithashtu. Dua ta theksoj këtë çështjen e pavarësisë sepse ka ndodhur gjatë muajve të fundit që gjithkush nuk bën punën e vet, por ndërhyn në sektorin, në kompetencat e tjetrit. Thënë këtë do të doja të sillja në vëmendje deklaratn e fundit të FMN nën dritën e gjithë këtyre debateve që janë bërë muajt e fundit në këtë vend me në fokus BSH.
Deklarata e FMN që ishte javës që shkoi në këtë vend vë theksin shumë qartë te BSH, te pavarësia e BSH. Nëndritën e saj ç'ka janë detyrat e BSH do të doja të theksoja stabilitetin financiar, stabiliteti i sistemit financiar, politika monetare, janë atribute jo vetëm të BSH, por mbi të gjithanga ushtrimi i tyre kuptohet qartë nëse institucion qendror si banka e një vendi është i pavarur apo jo. Politikën monetare dhe rregullatore të BSH me ligj i kontrollon me ligj vetëm Parlamenti i Republikës së Shqipërisë", tha ndër të tjera Braçe.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha pas raportimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se emri i të ndjerit Pal Trashaj u përdor sot në Kuvend politikisht. Tabaku tha se duhet të ekzistojnë limite për jetën. Ajo shtoi se sot ishte një mundësi shumë e mirë që parlamenti të diskutonte për problemin e mikrokredive.
"Së pari më lejoni që t'i kërkojmë ndjesë familjes së të ndjerit Trashaj që ka humbur jetën. Emri i tij sot këtu në parlament është keqpërdorur në fakt nga shumë kolgë të gjithë kemi qenë të shqetësuar, ashtu siç e tha zoti Manja, se në fakt vetëm me këtë pjesë të fjalë së tij isha dakort, ne nuk duhet ta përdorim atë për politikë. Është fatkesësi që sot emri i tij dhe i familje së tij u keqpërdor dhe unë shpresoj shumë që kjo mos të ndodhë në të ardhmen limiti duhet të ekzistojë, duhet të kemi limite për jetën, limite për disa gjëra që në këtë rast kanë qenë tragjike. Së dyti sot ishte një mundësi shumë e mirë që parlamenti të diskutonte për problemin e mikrokredive për të cilin është diskutuar dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave", tha ndër të tjera Tabaku.
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka marrë fjalën në kuvend për të të drejtuar pyetjet e tij për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë pas raportimit të punës së këtij institucioni për vitin 2023. Me të marrë fjalën Shehja ka folur për skemën e mikrokredive teksa ka bërë përgjegjës drejpërdrejt Sejkon për mosndërhyrjen.
Mbetur në këto "ujëra" Shehaj ka përmendur dhe rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: "Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?"
Kjo pyetje e Shehajt erdhi pasi ai tha se Pal Trashaj kreu aktin e rëndë pasi kishte sedër. Ndërkohë Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike u ka sqaruar socialistëve, pasi iu përmend disa herë, rolin e tij si ministër teknik dhe lidhjen me miratimin e tarifës për për përmbaruesit. Bardhi veç renditjes së hapave tha se si ministër teknik ku ka patur as kompetencën për të caktuar tarifa dhe as për të bërë politika. Sqarimi i Bardhit vjen në një kohë kur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko po jep përgjigje për pyetjet e deputetëve pas raportit vjetor të prezantuar në Kuvend.
"Kam një replikë me një zonjë që më përmendi kur s'isha. Së pari zonjë kur ke guximin të përmendësh ministrin teknik, përmendi dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë. Po është e vërtetë që unë kam nëshkruar së bashku me ministrin e financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria por e ngatërroi me çështjen pa patur lidhje me çështjen dhe bëhet fjalë pë tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit. Kishte një luftë të hapur mes shoqatës së bankave dhe dhomave të përmbarimit, luftë që është zhvendosur apo zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, drejtuar nga zoti Xhafaj.
Shoqatat e Bankave pretendonin se çshtja e tarifave nuk do të duhej të ndahje në dy faza, pra ajo që tha Guvernatori, parapagim dhe tarifë suksesi. Dhoma e përmbarimit privat kishte propozuar me mbështetjen e ministrisë së drejtësisë së kohës që tarifa e përmbarimit të ndahej në dy faza parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si mazhorancë, jo opozita, i dhatë të drejtë dhomës së përmbaruesve privatë dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza në parapagim, se këtë e cakton ligji, por e shmangu zoti guvernator, një pjesë e tarifës parapaguhej, ishte detyrim i vendosur nga ligji, votuar nga ju, jo nga ne dhe një pjesë e tarisës si "suksesi" dhe ngarkonte ministrinë e drejtësisë dhe ministrinë e financave që brenda një muaji, që i binte shkurti i vitit 2017 të miratonin udhëzimin bazuar mbi ligjin e ri.
Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin (ndërhyn Felaj) do më lejosh vetëm një moment të lutem se ma përmende dhe ti....Të dy paraardhësit e mi kishin depozituar në ministritë përkatëse draftin për bashkëfirmosje. Drejtuesi i shoqatës së bankave që ishte drejtuesi i kabinetit të ministrit të finacave të kohës, në një lobim te ministri i finacave, shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumenti që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju që tarifa nuk duhej të ndahej në dy faza. Në momentin që u ndryshua ministri i financave, ministria e finacave ktheu përgjigje për për draftin që kishin miratuar të dy paraardhësit e mi. Unë nuk kisha as kompetencë të caktoja tarifa, as të bëja politika se isha ministër teknik", tha Bardhi.
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i është përgjigjur pyetjes së deputetes demokrate, Elda Hoti, në lidhje me vetëvrasjen e Pal Trashajt i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Sejko tha se ata janë interesuar për kredinë e të ndjerit. Ai ka shtuar se para disa kohësh ka patur dhe ai një humbje për të cilën tha se kur i përdorej nga politika ndjente dhe më të madhe.
"Po e marr nga pika tre ku ju thatë a është anashkalimi i ligjit nga ana e Bankës së Shqipërisë për këtë situatë të krijuar që po zhvaten 100 mijë shqiptarë. E kam theksuar disa herë shifrën që është një manipulim me shifrën 100 mijë shqiptarë, është hedhur si tezë është e gabuar. Ne patjetër që jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, ptjetër që do të interesoheshim, një dhimbje e madhe për një qytetar.
Kemi ndjerë një dhimbje të madhe, keqardhje shumë e madhe për qytetari jo vetëm nga unë, pasi rast të tilla kur shihen krijojnë një dhimbje dhe më të madhe. Patjetër unë gjej rastin t'i shpreh ngushëllimet dhe familjes se është hera e parë. Natyrisht që çdo përmendje e qytetarit është një dhimbje për familjen. Unë kam patur vetë një humbje para disa kohësh dhe kur politika e përdorte ndjeja një dhimbje shumë të madhe se s'kishte lidhje humbja ime me politikën. Normalisht për qytetarin ne kemi bërë verifikime", tha Sejko ndër të tjera.
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023. Sejko tha se mbiçmimi i lekut kontribuar në kontrollin e inflacioni dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Ai shtoi se portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023 duke arritur në 14%.
“Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet”, tha Sejko.
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj teksa i drejtonte pyetjen Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj Felaj.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë
Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq
Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat
Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?
Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime
Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj
Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.
Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë
Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin
Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë fjalën për procedurë teksa deputeti demokrat Gazment Bardhi po parashtronte pyetjet pas raportimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Braçe pyeti drejtuesen e seanës, Ermonela Felaj se sa është koha për të shtruar pyetjet. Ai shtoi se kërkon që seanca të zhvillohet sipas rregullores së Kuvendit dhe se personat që sipas tij janë në konflikt intersi me 'bandën e përmbaruesve' të dalin nga salla.
"Kam një pyetje, ka kohë për parqijen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t'i bëj? S'ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje paraimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës.
Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetë është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve", tha Braçe.
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka raportuar sot për ecurinë e vitit 2023. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Shqipëria ka pasur rritje ekonomike 3.4% në vitin 2023. Gjatë prezantimit të raportit vjetor, nga Kuvendi, Sejko u shpreh se inflacioni ka rënë.
“Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, i eksportit të shërbimeve të turizmit, politika fiskale në kah konsolidues, zgjerimi i kredisë bankare, inflacioni në rënie dhe rritja e shpejtë të të ardhurave nga turizmi. Ekonomia u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7% në fund të vitit.
Inflacioni zbriti nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo ecuri u ndikua nga rënia e inflacionit në tregjet e huaja, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës sonë monetare. Rënia e inflacionit u përqendrua fillimisht tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, por ajo u zgjerua më tej edhe tek komponentët e tjerë të shportës.
Kemi punuar për përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe të edukimit financiar të publikut, ku gjej me vend të veçoj miratimin e strategjisë së Bankës së Shqipërisë për edukimin dhe përfshirjen financiare, në fillim të vitit 2024, si dokumenti i parë institucional që promovon edukimin financiar në Kuvend. Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet i orientuar në 3 shtylla kryesore. Në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, në përmbushjen e angazhimeve tona institucionale, si dhe në respektimin e të gjithë rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë. Këto parime do të vijojnë të udhëheqin punën tonë edhe gjatë vitit 2024”, tha Sejko.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa komentoi raportin vjetor të Avokatit të Popullit. Zhupa tha se raporti i këtij institucioni është më i miri pasi nis me rezolutën e miratuar në Kuvend. Ajo shtoi se Kuvendi ka dy vite e gjysmë që mban peng këtë institucion lidhur me zgjedhjen e avokatit të popullit.
"Institucioni i Avokatit të Popullit pa asnjë dyshim ka raportet më të mira që sjellin raportet e pavarura, është i vetmi raport që nis me rezolutën që ka miratuar Kuvendi dhe i merr një e nga një pikat e rezolutës për të thënë se çfarë ka bërë institucioni i pavarur. Kjo në fakt është një model dhe pë institucionet e tjera që ta kenë rezolutë, jo si një letër që ka lënë Kuvendi thjesht për ta mbajtu në sirtarë, por si një dokument pune me të cilin do të duhet të raportojnë në vitin pasardhës. Zonja Ballanca ka dhe një meritë të veçantë pasi është duke mbajtur një pozicion i cili është lënë në ngërç nga Kuvendi i Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka që më datë 30 mars 2022, pra ka 2 vite e gjysmë që mban peng procesin e zgjedhje së avokatit të popullit", tha Zhupa.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratikee, Oerd Bylykbashi ka komentuar raportin vjetor të avokatit të popullit. Bylykbashi tha se ky raport është i pamjaftueshëm pasi ka kufizime në ligj që prodh klima politike mbi institucionet e pavarura.
"Raporti i Avokatit të popullit më duhet të them që është i pamjaftueshë sepse ka kufizimet e tij në ligj, është kufizimi që prodhon e gjithë klima politike mbi institucionet e pavaruara qoftë dhe kushtetuese për t'i nxjerrë të gjitha ato shkelje me të cilat përballen çdo ditë shqiptarët. Këtu u tha më herët se na nxorri këshilli i Evropës nga monitorimi mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri. Sigurisht që kanë probleme dhe me fondet ata do të duhet dhe të racionalizojnë sepse ata e shohin dhe e dinë shumë mirë se si po përkeqësohet kurba e respektimit të të drejtave të njeriut", tha Bylykbashi.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në seancën e sotme parlamentare ka ngritur si shqetësim përpara Avokates së Popullit Erinda Ballanca, një rast në kufijtë e një skandali, ku një 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim. Gjithashtu Tabaku shtroi një pyetje duke iu drejtuaar avokates së Avokates së Popullit, se si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, lidhur me aksesis në drejtësi për qytetarët.
“A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të drejtave të njeriut përsa i përket këtij aspekti” pyeti tabaku Avokaten e Popullit.
Deputetja e PD-së më tej u ndal edhe tek situata me emrat e KLP dhe KLGJ duke evidentuar problemet që ka krijuar artificialisht kuvendi Shqipërisë. Sakaq ajo ngriti një sërë shqetësimesh në lidhje me kapjen e KLP dhe KLGJ që duhet ndaluar. Në fund ajo ngriti shqetësimin dhe pyetjen ndaj avokates së popullit në lidhje me arrestimin e një të miture që policia e kishte arrestuar gjatë protestës për ndërtimet në lagjen e 5 Majit.
Replika e deputetes së PD, Jorida Tabaku :
E nderuar zonja avokate e popullit. Në fakt unë kisha depozituar një sërë pyetjesh, disa prej të cilave juve edhe i dhatë përgjigje gjatë prezantimit tuaj. Unë dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur bashkë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, edhe për faktin që jeni një nga zyrtarët më seriozë në fakt që paraqitet atje, dhe bashkëpunimi që kemi pasur për të drejtat e njeriut dhe dua të fokusohem vetëm në dy tema të cilat ju i prekët por shpresoj që të kem pak më shumë informacion:
Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët.
A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;
Së dyti, ju e sqaruat shumë qartë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së dhe besoj që ishte shumë i qartë qëndrimi juaj për këtë, përsa i përket vlerësimit me meritë dhe sistemit që është ndjekur nga parlamenti dhe vonesave që ka pasur parlament. Unë dua t’ju përgëzoj që me gjithë vështirësitë, institucioni juaj e ka kaluar fazën që këtij institucioni i përket dhe gjitha problemet kanë rezultuar nga parlamenti.
Ashtu siç thotë edhe raporti ‘Rule of Law’, vonesat në emërimin e anëtarëvë të KLP-së dhe KLGJ-së kanë zgjatur mandatin e drejtuesve aktualë dhe kanë krijuar mundësinë dhe predispozitat për kapjen e këtyre dy organeve nga ana e mazhorancës, çështje për të cilën ju ishit e qartë dhe nuk kam pyetje tjetër.
Ndërkohë doja që të fokusoheshim pak në lidhje me problemet përsa i përket proçesit të legalizimeve, ndërtimeve, lejeve të kartelave për pasuritë e paluajtshme. Bashkë kemi pasur një komunikim shumë të gjatë për ngjarjen e 5 Majit, për prishjen e ndërtimeve atje, por parë edhe në aspektin e të drejtave të njeriut ju kam ngritur shqetësimin që një vajzë 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe doja një koment tuajin për këtë proces.
TIRANË- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në Kuvend theksoi rolin thelbësor të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke paraqitur raportin për gjendjen e të drejtave për vitin 2023. Ballanca vlerësoi progresin e bërë, por gjithashtu evidentoi sfidat ende të pranishme.
Raporti vjetor përfshin analiza të detajuara dhe histori njerëzore, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të atyre që kanë përjetuar pengesa në jetën e tyre të përditshme. Avokatja e Popullit kërkoi ndjekjen e rekomandimeve të saj me përgjegjshmëri, duke theksuar nevojën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Ajo përmendi sfidat e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit dhe emërimin e komisionerëve të rinj. Institucioni trajtoi gjithsej 7056 raste dhe kërkesa gjatë vitit 2023, duke ofruar këshillime dhe orientime për qytetarët. Sfidat e përmendura përfshijnë trajtimin e të paraburgosurve, mungesën e një institucioni forensik, kapacitetet e ulëta të institucioneve rezidenciale për të moshuarit, dhe nevojën për të miratuar minimumin jetik në vend.
Fjala e plotë:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka njohur një rol thelbësor institucionit të Avokatit të Popullit duke e bërë atë ruajtësin, kontrolluesin, garantin dhe promovuesin e të drejtave të njeriut në vend me kompetenca vertikale dhe horizontale për të përmbushur pikerisht këtë qëllim të rëndësishëm kushtutues,përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë sëgëzimit të të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, jam e nderuar të paraqes para këtij Kuvedi raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2023. Ky raport dëshmon punën e dedikimin e shumë individëve e institucioneve për përmbushjen e mandatit tonë kushtetues.
Në vlerësimin tim, vit pas viti, adresimi që bën Avokati i Popullit në këtë foltore tërëndësishme, ka shërbyer si një moment për të reflektuar mbi progresin e të drejtave të njeriut dhe për të evidentuar sfidat që ende na presin përpara.
Por sot këtu nuk jam thjesht dhe vetëm për të bërë nje adresim formal e zyrtar. Ndonëse Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit është njëmaterial voluminoz, me analiza e të dhëna tëshumta, ai duhet lexuar patjetër si një tërësi historish njerëzore, që lidhet me të drejtat dhe liritë e tyre dhe nga ana tjetër është edhe gjurma e rrugëtimit tonë si shtet, për një shoqëri të drejtë dhe më të barabartë.
Përtej shifrave të punës njëvjeçare, duhet të marrim kohë për të dëgjuar historitë që qëndrojnë pas tyre. Këto histori nuk janë thjesht statistika, por shpesh herë janë zërat e atyre që kanë përjetuar pengesa në jetën e tyre tëpërditshme. Ndaj, rekomandimet e Avokatit të Popullit duhet të trajtohen jo vetëm si dokumenta zyrtare, por si dëshmi të çdokujt që ka nevojë për më shumë mbrojtje dhe më shumëdrejtësi sociale.
Ndjekja e këtyre rekomandimeve me përgjegjshmëri është treguesi se sa një shoqëri është e aftë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.
Ndërkohë, sfidat nuk kanë munguar.
Institucioni prej dy vitesh përballet ndër të tjeraedhe me sfidën e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit i cili të çojë përpara institucionin me mandat të plotë. Ndërkohë, siç tregohet edhe nga statistikat, pjesë e raportit vjetor, por edhe tëdërguara veçmas për secilin prej jush ditën e djeshme me postë elektronike, puna ka vazhduar me përkushtim dhe pa ndërprerje, çka ështëtregues se institucioni ynë është i fortë dhe i qëndrueshëm. Këtë vit po ashtu u bë i mundur edhe emërimi i të tërë komisionereve tëAvokatit të Popullit, çka zgjidhi edhe problemin e vakancës së gjatë të Komisionerit nëSeksionin e Administratës.
Në vitin 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar gjithsej 7056 raste dhe kërkesa, me një rritje prej 792 raste më shumë se vitin 2022.
5722 raste janë trajtuar në formën e këshillimeve dhe orientimeve, duke u ofruar qytetarëve udhëzime të qarta mbi rrugët ligjore që duhet të ndjekin për trajtimin e rasteve të tyre. Kjo shifër e lartë thekson rolin tonë të rëndësishëm në edukimin ligjor dhe orientimin e qytetarëve drejt zgjidhjeve të drejta.
Gjatë vitit kemi adresuar 266 rekomandime dhe kemi zgjidhur pa pasur nevojën e rekomandimit 572 raste.
Ndërkohë kemi rritur edhe efikasitetin e trajtimitmë të shpejtë të ankesave duke vendosur objektiva gjithnjë e më të qartë, e duke i matur ato në mënyrë rigoroze.
Përpjekjet e Avokatit të Popullit do të vijojnëpër t’a luftuar sa më fortë paradoksin epërhershëm, ku deklaratat e lartësimit të tëdrejtave të njeriut dhe realiteti i vështirë i jetës së përditshme janë dy anë të një monedhe që rrallë herë përputhen.
Në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, respektimi dhe promovimi i të drejtave të njeriut përfaqësojnë një pjesë të pandarë të procesit integrues për Shqipërinë. Si një vend i cili është duke përjetuar një fazë të rëndësishme të zhvillimit, Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në fushën e të drejtave të njeriut, por ka ende sfida dhe detyra për të përmbushur dhe për të arritur standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Gjej rastin të sjell në vëmendje se, në vitin 2023, BE paraqiti raportin e vlerësimit tëthelluar për institucionin e Avokatit të Popullit, nga ku rezultoi se institucioni përmbushplotësisht standardet e BE-së, ndërsa nevojat për përmirësim të vazdueshëm lidhen me zgjerimin e mandatit të institucionit edhe në sektorin privat, në kuadër të konceptit të ri të të drejtave të njeriut si një nocion holistik që shtrihet gjithnjë e më shumë në çdo aspekt të jetës dhejo vetëm në të drejtat politike e civile. Gjithnjë e më tepër theksi po vihet tek të drejtat social-ekonomike, e për rrjedhojë ka nevojë dhe për shtrirjen e mandatit të institucionit tonë nësektorin privat.
Po evidentoj edhe disa problematika të tjera shumë përmbledhtas në përputhje me kohën qëkemi për të raportuar, por të cilat në mënyrë tëzgjeruar do t’i gjeni në raportin e paraqitur.
1. Në vitin 2023 Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) paraqiti raportin për Shqipërinë. Raporti ishte në linjë me gjetjet e mëhershme të Avokatit të Popullit, por me rëndësi vlerësoj të theksoj problemin e numrit tejet të lartë të të paraburgosurve nëpopullatën e burgjeve në Shqipëri. Ne kemi mesatarisht në vitin e kaluar 60% tëpopullatës së burgjeve, të paraburgosur. Çka është në mënyrën më abosulte një nga shifrat më të larta të cilido vend të Këshillit të Evropës. Mesatarja evropiane është 25% dhe praktikat më të mira kanë 10% tëpopullatës së burgjeve të paraburgosur. Avokati i Popullit vlerëson gjithashtu se ka nevojë për ndryshim thelbësor në qasjen ndaj parimit të prezumimit të pafajësisë por edhe me faktin se ka një kosto financiare shumë të madhe mbajtja e personave nëparaburgim, dhe për këtë ka nevojë për ndryshime strukturore për të ndryshuar qasjen e zbatimit të politikës penale nëvendin tonë. Masat arrest me burg duhet tëjenë masa e fundit e përdorur dhe atëherëkur asnjë masë tjetër nuk është e përshtatshme.
2. Mungesa e një institucioni forensik në vendpër të trajtuar personat që kanë nevojë për mjekim të detyruar apo që kanë kryer njëvepër penale në kushtet e papërgjegjshmërisë. Ky është, në vlerësimin tonë, dështimi më flagrant i të drejtave tënjeriut në vend, dhe përmirësimet në këtëfushë ndër vite kanë qënë minimale, pavarësisht edhe disa vendimeve tëGJEDNJ-së kundër Shqipërisë për këtëçështje. Ky institucion në këtë moment ka mbipopullim absolut, me hapësira jetësore që janë në kushtet e shkeljes, e parashikuar nga neni 3 i Konvetës Evropiane të tëDrejtave të Njeriut. Avokati i Popullit vlerëson se është e pajustifikuar vonesa ndër vite që këta persona të trajtohen me kujdesin e duhur shëndetësor, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërputhje me ligjin për shëndetin mendor, ka dymbëdhjetë vite që ky ligj është miratuar, nuk zbatohet dhe nuk është i ndërtuar institucioni forensik nga ana e ministrisëpëraktëse, duke vijuar të mbeten në sistemin penitenciar ku trajtimi i tyre do të jetëgjithnjë në kushtet e shkeljes së Nenin 3 tëKonventës.
3. Moshimi i shoqërisë dhe masat e marra për adresimin e kësaj çështjeje kanë qënëgjithashtu në vëmendjen e Avokatit tëPopullit. Ne vlerësojmë se kapacitetet e insitutucioneve rezidenciale të përkujdesit social për të moshuarit janë shumë të ulëta dhe të pamjaftueshme për të adresuar problematikën e moshimit të shoqërisë. Numri aktual i të moshuarve në 6 Institucionet Rezidenciale të Përkujdesit Social për të Moshuarit, është 329. Me kapacitete të ndara në vende të ndryshme, nëTiranë ka 47 përfitues, në Shkodër ka 65 përfitues, në Kavajë ka 61 përfitues, në Fier ka 53, në Gjirokastër ka 57 përfitues,nëPoliçan ka 46. Gjatë vitit 2023 nëKomisionin Qendror pranë Sherbimit Social Shteteror, janë paraqitur 103 kërkesa të reja,çka do të thotë kërkesa për 1/3 e kapciteteve të të gjithë sistemit që ne kemi për përkujdesjen rezidenciale të personave tëmoshuar. Vetëm 89 kërkesa janë adresuar, kjo tregon se ka nevojë urgjente për shtimin e kapaciteteve.
4. Përkujdesja sociale po ashtu ka marrëvemendjen dhe energjitë tona gjatë këtyre viteve. Ne kemi advokuar në mënyrë tëvazhdueshme në lidhje me nevojën për tëmiratuar minimumin jetik në vend. Raporti i hartuar prej nesh në vitin 2019 nuk ështëadresuar dhe nuk kemi pasur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Madje, edhe në Kuvend raporti nuk u diskutua asnjëherë në mënyrë të posaçme. Ky ka qënë raporti i dytë i bërë nga ne për tëevidentuar në mënyrë strukturore nevojënpër të përcaktuar këtë vlerë dhe për tëformësuar politikat sociale në bazë të kësaj mase. Bazuar në analizën e dedikuar, vlera e minimumit jetik për vitin 2019 ka qënëpërafërsisht 17, 875 Lekë për person.
Vlera e mimimumit jetik nëse vetëm do tëtrajtonim indeksimin e çmimeve sipas indeksimeve zyrtare apo raportit të rritjes sëçmimeve të përcaktuar nga INSTAT në vitin 2024 do të duhej të ishte 21,039 lekë për person. Ndërkohë, kemi ndjekur edhe ecurinë e vlerës së ndihmës ekonomike edhe indeksimin e pensioneve të cilat mbeten ende në një vlerë të ulët, veçanërisht pensioni social i cili sot është në masën 9,327 lek, ndërkohë që vlerat e pensioneve janë indeksuar çdo vit: 2018- 2.8%; 2019- 2.8%; 2020- 2.4%; 2021- 2.7%; 2022- 3.3%; 2023- 8.6%.
5. Një nga angazhimet e Avokatit të Popullitpër periudhën raportuese, ka qënë dhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky proces shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ka pasur sfidat dhe problematikat e veta në të gjitha fazat e zhvillimit. Vlerësimi i kritereve tëintegritetit, për shkak të rëndësisë së tij, ishte dhe më sfiduesi.Fatekeqësisht në ligj ka dhe një parashikim i cili nuk është nëpërputhje me ligjin për dekriminalizimin, kompetencat e institucioneve që bëjnë këtëvlerësim qoftë Këshilli i Emërimeve nëDrejtësi qoftë Avokati i Popullit, nuk janë nëtë njëjtën linjë me kompentencat e Prokurorisë së Përgjithshme. Në këto kushte Prokuroria e Përgjithshme nuk kryen këtëproces, por u kërkon komisioneve tëpërkohëshme ta kryejnë ata vlerësimin dhe hartimin të të gjithë raportin për dekriminalizmin për këta persona. Ndëkohëqë ligji e përcakton që dokumentacioni duhet të dërgohet drejtëpërsëdrejti nëProkurorinë e Përgjithshme. Për këtë arsye është e nevojshme që puna të vendoset mbi baza të qarta dhe të harmonizuara e të bëhen ndryshimet përkatëse në ligj,pasi është e qartë që këto komisione nuk kanëkapacitetet e duhura dhe kuptimin e duhur tëligjit sikurse Prokuroria e Përgjithshme.
Për shkak të rëndësisë që kishte verifikimi në kuadër të vlerësimit të integritetit të kandidatëve, Komisioni i Pavarur Ad-Hoc, vlerësoi që ta realizojë vetë këtë proces, pavarësisht se u desh një kohë shumë e gjatëpër ta bërë atë dhe duke çuar edhe nëproblematika që nuk kanë qënë të vogla, edhe me kërkesa të shumta nga ana e publikut se përse ky proces po zgjaste kaq shumë, por ne vendosëm të bindur që mëmirë bënim një proces të vërtetë meritor dhe të drejtë sesa të mos e bënim procesin dhe më pas të dilnin problematika me kandidatët.
Duhet të theksohet se, gjatë këtij procesi, pati edhe ankimime pranë Gjykatës Administrative të Apelit nga disa kandidatë dhe në asnjë rast procesi nuk përfundoi brenda afateve të parashikuara ligjore, pasi është e pamundur që një proces të bëhet brenda një afati aq të shkurtër sa është ai i përcaktuar në ligj, afati 7 ditor.
Në përfundim të këtij procesi, nisur dhe nga angazhimi dhe eksperienca e deritanishme, gjykojmë se është e nevojshme ndërmarrja e iniciatives ligjore për ndryshimin e dispozitave të ligjit nr.115/2016, që kanë të bëjnë me përgjegjësinë institucionale për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore, afateve kohore të realizimit të këtij procesi, cilësinë e përzgjedhjes së kandidatëve, nevojën e mbështetjes financiare të institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nëvlerësimin tonë rishikimin e disa prej kritereve dhe karateristikave të cilat duhet tëkënë këta kandidatë.
Gjithashtu, vlerësojmë se konsiderohet i nevojshëm edhe ndryshimi i dispozitave, qëlidhen me funksionimin e Komisionit tëShoqërisë Civile për përzgjdhjen e anëtarëvetë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëvetë Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e shoqërisë civile. Vlerësojmë se përfshirja e Avokatit të Popullit, duhet të jetëjo vetëm në fazën e vlerësimit paraprak tëdokumentacionit, por edhe si pjesë e ketij Komisioni për të siguruar standarde të njëjta për të gjithë anëtarët që janë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë tëProkurorisë. Nuk kemi as dhe një mundësi për të garantuar që e njëjta procedurë dhe tënjëjtat standarte do të aplikohen edhe nga anëtarët e shoqërisë civile në organizimin e këtij komisioni, të cilat janë të hartuara apo të ndjekura nga ana e Komisonit ad hoc për anëtarët e tjerë. Rezulton që disa anëtarë tëzgjidhen me procedura më të thelluara dhe disa anëtarë zgjidhen me procedura më pak të thelluara dhe kjo është një prej çështjeve që konsiderojmë problematike. Më tej vlerësojmë se duhet rregulluar edhe procesi pas përfundimit të kësaj faze, vendimmarrja administrative e cila i nënshtrohet edhe hetimit gjyqsor dhe procesi që ndodh nëKuvend, në mënyrë të veçantë me përjashtimet e mëtejshme. Ajo që ne kemi verifkuar fatkeqësisht në këtë rast, është se ka pasur institucione shtetërore të cilat kanëdërguar përgjigje të ndryshme institucionit tonë dhe përgjigje të ndryshme sekretarisë sëKuvendit dhe unë besoj se për këtë do tëduhet të ketë një vlerësim të rëndësishëm, pasi ky proces vërtetë kryhet nga disa grupe dhe institucione por në fund është Kuvendi ai i cili merr produktin dhe për këtë produkti duhet të jetë më i miri.
Avokati i Popullit vlerëson se qëllimi i procesit duhet të vlerësohet nga të gjithë aktorët dhe të kontribuohet maksimalisht për të zgjedhur më të mirët. Zgjedhja me gogla nuk përbën proces të bazuar në meritë, dhe duhet të shmanget.
Në një shoqëri demokratike dhe të drejtë, respektimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit është dëshmi e përkushtimittuaj ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së qytetarëve, që është e duhet të jetë qëllimi i secilit prej pushteteve, ne kemi vetëm fuqi rekomanduese.
Në të gjitha rastet Avokati i Popullit ka komoditetin të përfaqojë standardin më të mirëtë të drejtave të njeriut dhe është vetëm fuqia e argumentit dhe e seriozitetit të punës sëinstitucionit që i jep një atij minimum force detyruese që ka nga ana e autoriteteve shtetërore.
Për këtë arsye unë besoj se është detyra jonë për ta bërë punën me cilësi shumë herë më të lartëdhe të kemi sa më pak përgjigje negative nga ana e organeve shtetërore. Vlerësoj se standardi që kërkohet në bazë të rekomandimit të Këshillit i Evropës që në rastet e përgjigjeve negative apo moszbatimit të rekomandimeve të institucineve të pavarura të jepen përgjigje të arsyetuara, duhet të jetë një qasje dhe një pjesë që Kuvendi duhet të marri nismën të ndryshojë ligjin në përputhje me kërkesat e Këshillit të Evropës për Shqipërinë.
Për të punuar në mënyrë efektive për të drejtat e njeriut, është e rëndësishme të përdorim si zemrën ashtu edhe mendjen. Zemra na jep motivimin dhe empatinë e nevojshme për të luftuar për drejtësi, ndërsa mendja na jep mjetet dhe strategjitë për të realizuar këtë luftë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.
Për këtë arsye, si unë dhe ashtu dhe gjithë stafi i institucionit të Avokatit të Popullit, lajtmotiv të punës së tyre kemi të bëjmë punën me zemër dhe sigurisht ta bëjmë me mendje.
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në kuevnd pas deklaratës së deputetes Albana Vokshi e cila tha se në kuvend nuk mund të flitet për dhunë pasi kjo ushtrohet nga vetë gratë. Balla tha se opozita ka bërë të hënën sjellje të turpshme në raport me rregulloren e Kuvendit prandaj ata nuk mund të flasin për këtë.
"Unë mendoj se nuk i takon Kuvendit kjo qasje. Unë mendoj se është keqardhje e madhe që në këtë Kuvend, një deputete merr fjalën dhe në vend të merret me përpjekjet e aktorëve të tjerë (institucioneve) mos t'i qajë hallin respektimit të rregullores së Kuvendit se kur bie fjala pë rregulloren e Kuvendit, ajo që keni bërë ju të hënën është një turp i madh që duhen muaj dhe fillimi i sesionit të ri parlamentar që ju t'ia nxirrni "zgjyrë", në raport me rregulloren e Kuvendit", tha Balla.
TIRANË- Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend lidhur me ligjin e legalizimeve të Kadastrës ku sipas saj ky i fundit lexohet gabim. Gjithashtu Ballanca foli edhe për rastin e 5 majit, ku tha se është bërë një raport përgjysmues, dhe se vlerëson të bëhen ndryshime në ligj.
Avokatja e popullit nuk la pa përmendur edhe rrugën Thumanë-Kashar ku sipas saj po përfundohet raporti i thelluar dhe se do të dalë me këtë raport së shpejti.
Fjala e plotë:
Ballanca: Sa i përket ligjit për legalizimet e Kadastrës mendoj se lexohet gabim, nuk ka një kuptim të drejtë në rastin e shpronësimit duhet të përfitojë vlerën e plotë e drejtë, që është e ndryshme nga vlera e tregut. Personi përfiton edhe nga objekti social. Ka raste që qytetarët nuk e pranojnë shpronësimin. Në rastin e 5 majit kemi bërë një raport përgjysmues. Duhet të përdoret së pari prona shtetërore më pas ajo private. Vlerësimi që u bëhet pronave të qytetarëve, shkohet me vlerësim që shkohet në bazë të një harte me zëra kadastral, por jo një vlerësim të vërtetë individual. Shpronësimet publike bëhen shumë më vonë. Vlerësoj se është e rëndësishme të bëhen ndryshime në ligj. Në lidhje me rrugën Thuman-Kashar jemi duke përfunduar raportin e thelluar, pasi është rasi i parë që një pjesë e shpenzimeve duhej të bëhej nga koncensionari. Nuk kemi mandate në sektorin privat. Do dal me këtë raport shumë shpejt, koha është deri në fund të vitit 2023. Sot nuk mund të dal me shkelje pa përfunduar hetimi i plotë dhe përfundimet në raportin e avokatit të popullit.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar sot nga Kuvendi se në këtë institucion janë vetë gratë që ushtrojnë dhunë ndaj nuk mund të flitet për dhunë. Vokshi mori si shembull gratë drejtuese të kuvendit për të cilat tha se thërrasin gardën për të ushtruar dhunë.
"Doja t'i referohesha fjalës së koleges Gjonaj, më duket hipokrizi e madhe të flasësh për dhunë ndaj grave në këtë Parlament kur dhuna më e madhe vjen po nga gratë. E mbani mend kur gratë nuk lejoheshin të hynin në këtë sallë Parlamenti sepse urhdërohej garda nga një grua, Lindita Nikolla, që të ndaleshin nga gardistët, të dhunoheshin nga gardistët. Gjithashtu ju kujtoj këtu se sa herë gratë e opozitës janë dënuar nga sekretariati i etikës që kryesohet nga po një grua duke ju hequr jo vetëm ditën, por duke ju hequr dhe pagën, pra për të mos çuar dhe pagën në familje. Dhe dua tu kujtoj se në krye të këtij parlamenti janë po dy gra që që ushtrojnë dhunë sistematike...", tha ndër të tjera Vokshi.
TIRANA- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot në Kuvend raportimin e saj për vitin 2023. Ballanca u pyet nga deputetët lidhur me rastin e arrestimit të Fredi Belerit se përse institucioni i saj nuk është prononcuar. Ajo tha se ka patur një raport nga institucioni i saj që i është drejtuar policisë së shtetit dhe prokurorisë.
"Në rastin e zotit Belerit ne kemi dalë me një rekomandim në lidhje me veprimet e policisë së shtetit mbi një numër personash të cilët u kërkuan në mes të natës dhe u thirrën për tu marrë në pyetje pa pasur komunikim, pa pasur njoftim, duke i marrë nga Himara dhe duke i lënë në Vlorë për tu kthyer në pikë të mëngjesit, dhe ky rekomandim i është drejtuar si policisë së shtetit ashtu edhe prokurorisë për të zbatuar proceduart dhe për tu garantuar të drejtat personave për tu marrë në pyetje. Por për rastin e zoti Beleri ka një vendim gjyqësor që deri më tani e konsideruar fajtor dhe asnjë prej nesh nuk ka asgjë tjetër ç'të bëjë veç se të zbatojë vendimin e gjykatës", tha Ballanca.
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka nxjerr disa nga emrat që sipas tij kanë abuzuar me fondet e IPARD. Duke folur në interperlancën me Ministren Anila Denaj, Shehaj ka deklaruar se fondet nuk kanë shkuar te fermerët që kanë nevojë, por te ish-deputeti i PS-së, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Taulant Tusha. Shehaj ka theksuar se këta kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për tu mbështetur në prodhimet e tyre.
"Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë.
Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin," tha ai.
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se raporti i zyrës së OLAF për abuzimet me fondet e bujqësië ka shkuar në organet e drejtësisë. Duke folur nga Kuvendi, Denaj ka deklaruar se nga IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug dhe janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Po ashtu Denaj, ka theksuar se është miratuar struktura e re për AZHBR, që sipas saj forcon mekanizmat parandalues.
"Me keqardhje shoh që salla është bosh me ata që folën me terma të gabuar me referencë të gabuara me ulërima për të kërkuar mocion. Dhe këtu mungojnë të dëgjojnë përgjigje sot nesër e sa herë thirrem. Kontributi i BE në bujqësi i një rëndësie të veçantë. Është për qeverinë shqiptare, për të vijuar më tej progresin e nisur. Para 5vitesh filloi IPARD 2 pas një procesi akreditimi. Dua të rikujtoj një program me fonde të BE-së në masën 75%, 25% të qeverisë, 96 milion euro në total. Ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare, në vlerën e shtuar të produktit shqiptar. Pa këtë mbështetje, kjo ekonomi bujqësore nuk do ishte kjo që shohim. Para 5 vitesh në mungesë të pikave të grumbullimit, bëhej në shesh. Malli shkonte nga fushat në kontejnerë. Sot është e domosdoshme temperatura 6, 7 gradë celcius. Investimet në sera, është transformuar nga plasmasi në sera moderne. Mundëson rritje me 20% të prodhimit. Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug. Janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Eksporte në mbi 80 tregje elitare. Janë 73 investime në sera, Divjakë Lushnje, Berat, Fier. Sipërfaqja në sera nga 1 mijë hektar në 2 200 hektar, janë realizuar 1307 investime në produkte bujqësore. Kanë lehtësuar punën e krahut. Por kanë ndihmuar në daljen në treg. 72 pika grumbullimi. Kanë ndikuar në cilësinë e produktit në eksport. Ngritje agro-turizmesh dhe kanë dhënë turizmi rural shtyllë kurrizore 80 investime në agro turizëm.
Ushtrojnë presion në prodhimin e brendshëm ushqimor. Agro turizëm angazhon 11 ha. 46 investime në kantina vere dhe nuk më thotë njeri këtu që nuk është krenuar me verën shqiptare dhe na bën krenar me eksporte. 34 investime në ferma dhe stallë. 40 fabrika përpunimi agro ushqimor, 31 investime për energjinë e rinovueshme, çdo mbështetje nga IPARD është evidentuar dhe e prekshme në çdo cep të vendit. Faktet nuk mund të mohohen. Sipas INSTAT në 5 vitet e fundi, bujqësi është rritur 1.3 miliard euro, nga 2.5 më 3.8 miliard. Bujqësia është drejt rritjes. Ky është një proces, i cili si për çdo vend ka si objektiv përmirësimin institucional. Ka një qasje të raporteve që ju i bën referencës. Në përfundim të hetimit u përcoll autoriteteve shqiptare përmes digji agri, ekstrati i raportit nga zyra e tij në tetor të 2023. U dorëzua në qeverinë shqiptare. E rëndësishme të theksoj rolin e komisionit, digji agrit. Raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Është kërkuar plan draft veprimi. Të dy komitet e IPARD i bëjnë referencë gjithë kësaj punë që kemi bërë. puna për të cilin kemi marrë angazhim ka filluar në janar të këtij viti. Është miratuar struktura e re për AZHBR, forcon mekanizmat parandalues. Mbështetur në procedura ligjore po evidentohet roli i konsulentit. Konsulenti që zgjidhet nga përfituesi, të jetë informacion publik për këdo. Të gjitha strukturat tona po ndërmarrin masat për standardet e menaxhimit. Përgjatë këtyre muajve kemi punuar fort dhe kemi marrë vlerësime. Ato letra nuk erdhët të na i sillni. Kemi shumë punë ende.
Nuk kemi dalë të bëjmë politikë me këtë raport. Kemi ulur kokën për disa çështje që duhet të punojmë. Pse nuk erdhët vjet në tetor kur progres raporti evidentoi janë 72 parregullësi nga strukturat tona të auditimit, që raportuan parregullsi. Ne në ministri nuk kemi zgjedhur të bëjmë diskurs politik, por nuk i trembemi. IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon institucion më të fortë dhe plotësimin e më shumë dokumentacioneve. Përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike nuk e ndihmon procesin aq më pak fermerin. Kemi treguar se ia kemi dalë kur ka pasur nevojë për ndryshime institucionale. Do ia dalim në një kohë optimale për një plan veprimi," tha Denaj.
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se nga fondet e Bashkimit Evropian për fermerët janë vjedhur 33 milion euro. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehaj ka theksuar se sipas raportit të OLAF, këto para në vend që të shkonin te fermerët, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. Shehaj ka deklaruar se qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët dhe se në dijeni të kësaj kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj.
"Kam kërkuar këtë interpelancë se kjo ministri kishte për detyrë të shpërndante rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë të programit IPARD të BE. Janë 200 mln euro që BE kishte vendosur t’ia falte fermerëve shqiptarë. 200 mln euro nga taksa paguesit europian te fermerët shqiptarë, për të ndërtuar një serë, të ndërtonin një bujtinë, të rrisnin bizneset e tyre në Shqipëri. Pothuajse 5 vite nga nisja e procesit të ndarjes së fondeve, BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndare, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve. Qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët. Në dijeni kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj, koordinatori i IPARD, sot në burg për korrupsion. Kaloi një vit nga paralajmërimi dhe zbulimi i skandalit dhe para pak muajsh BE njoftoi bllokimin e programit. BE i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa, të hetojë mekanizmat e vjedhjes dhe të identifikojnë dhe ndëshkojnë vjedhësit e fondeve. Sipas Olaf janë vjedhur 33 mln euro, ju e keni marrë raportin ku janë gjetjet dhe abuzimet e vjedhjeve", tha Shehaj.
TIRANË- Deputetja Erisa Xhixho në seancën plenare të ditës së sotme ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Gjatë kësaj interpelance ajo i listuar disa nga problemet që sipas saj, ka sot sistemi shëndetësor. Pas fjalës së Xhixhos Manastirliu i është përgjigjur asaj duke u shprehur se të gjitha çështjet qe ajo preku janë duke u bërë në rritjen e cilësisë.
Ministria Manastirliu shtoi se ata premtuan se do rrisnin rrogat e mësueve dhe këtë e bën realitet në këtë mandat. Ajo më tej u shpreh se ata kanë ndërtuar një sistem të ri dhe kjo skemë parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër.
Minstria theksoi se ngjarjet që Xhixho i përmendi i dënojnë dhe se kanë marrë masat konkrete. Sipas saj mund të ketë drurë të shtrembër por kjo i bën ata të reflektojnë, për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Manastirliu shtoi se ata jo vetëm që kanë marrë masë, por kanë ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi. Ajo theksoi se këtë vit janë regjistruar në portal 1969 mësues, lista e pritjes së mësuesve në portal është rreth 9000.
Fjala e Manastirliut:
Të gjitha çështjet që ju parashtruat doja t’i prekja dhe të përmendja atë që ne jemi duke bërë për rritjen e cilësisë, mbështetjen e mësuesve, gjithëpërfshirjen e nxënësve në çdo skaj të vendit dhe masat që jemi duke marrë në reflektim të vlerësimeve ndërkombëtare. Një ndër çështjet që ju më ftuat nuk e cekët, se nuk ju pëlqejnë të vërtetat, sepse ajo që bëni është kapja e një rasti dhe përgjithësimi i tij, por dua të ndalem te trajtimi financiar i mësuesve që kulmoi këtë muaj me pagën mesatare të mësuesve që arriti 950 euro.
Premtuam se do t’i rrisnim pagat e mësuesve me 40 për qind dhe këtë mandat e kemi bërë realitet. Do të vazhdojmë me mbështetjen. Përfitojnë mësuesit dhe edukatorët. Rritja e mësuesve do të jetë mesatarisht 18 mijë lekë në muaj. Kemi ndërtuar një sistem të ri. Kjo skemë e re parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër. Kjo skemë e re, që vjen në kuadër të zhvillimit profesional, krijon mbështetje në karrierën e tyre, që bën të mundur një përmirësim cilësor dhe realizon rritje në shkallët e kualifikimit, duke nxitur dhe zhvillimin profesional të mësuesve.
Kjo do të ndikojë në orientimin efikas të nxënësve drejt karrierës. Skema ka bërë të mundur përfshirjen e universiteteve. Ndërtuam si një reagim ndaj vlerësimi i Pisa-s një plan për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. Të mos harrojmë që Shqipëria u prek nga tërmeti në 2019 që shkaktoi dëme të mëdha në disa shkolla dhe 50 për qind e nxënësve që morën pjesë në Pisa vijnë pikërisht nga këto zona të prekura. Në uljen e performancës ndikoi edhe pandemia, duke dhënë rezultatet për të gjitha vendet. Pisa është pasqyruese momentale, ndaj ne reaguam menjëherë përmes masave konkrete.
Folët edhe për disa tekste, ne po vlerësojmë efektet e kurrikulave të reja, po bëjmë modernizimin e kurrikulës, me qëllim nxitjen e mendimit kritik. Integrimi i teknologjisë dhe informacionit po ashtu është prioritet yni, kemi mundësuar që 300 shkolla të sigurojnë marrjen e njohurive digjitale për fëmijët që në klasë të parë.
Fakt që sot pagat e mësuesve janë më të larta, kushtet e punës po ashtu, mësuesit futen në punë nëpërmjet një portali, ku mësuesit aplikojnë direkt. Përmendët edhe disa ngjarje që ne i dënojnë. Ndaj, kemi përcaktuar masa konkrete, ku është vendosur që asnjë i dënuar nuk mund të rivendoset në arsim. Por, që mund të ketë drurë të shtrembër, na bën jo vetëm të reflektojmë, por për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Jo vetëm kemi marrë masë, por kemi ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi. Këtë vit janë regjistruar në portal 1969 mësues, lista e pritjes së mësuesve në portal është rreth 9000. Nuk mund të flasim për braktisje.

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka renditur disa nga skandalet që kanë ndodhur me arsimin në vend. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Xhixho ka theksuar se nga pedofilat në shkollë në vitin 2021 ne kemi ardhur në vitin 2024 te profesorat e artit që shpërndajnë drogë. Po ashtu Erisa ka kërkuar nga Ministria një analizë se përse kemi rënë në rezultatet e PISA-s.
"A ka ministria një analizë të thelluar se përse erdhëm në këtë seancë. Përcjell këtu shqetësimin e mijërave prindërve që nuk kanë besim te shkolla. Është skandaloze si abuzohet me besimin e prindërve që përditë u flitet në tv për paketën në shkolla. Në 2021 na futet pedofilët në shkolla, me skandalin në Berat dhe drejtorin e Lushnjës. Tani shkollës ia besojmë njerëzve të drogës. Ne atëherë propozuam regjistrin e abuzuesve seksualë, sot nuk është funksional, duke lënë të pambrojtur fëmijët tanë. Qershia mbi tortë, ku profesori i artit shpërndante drogë, është alarmant. Asnjë masë ndëshkuese, ku në një vend evropian dorëheqja juaj duhet të ishte akti më normal. Sot mësuesit janë kthyer në burokratë letrash. Sukseset reale i treguan shumë qartë rezultatet e PISA-s," tha Xhixho.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Mësohet se deklarata e sjell nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është miratuar me 96 vota pro.
Ndërkohë që nuk ka votuar asnjë deputet kundër projekt-deklaratës. Me kaq vota, PD-ja dhe PS-ja kanë bashkuar votat për të hequr këtë këtë ligj.
TIRANË- Në diskutimet e zhvilluara sot në Kuvend, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj mbajti gjithashtu fjalën e tij.
Gjekmarkaj tha se Shqipëria do traktat miqësie me Greqinë, duke shtuar se kryeministri Rama keqësoi raportet me Athinën. Ai tha marrëdhëniet me Greqinë janë në nivele të ulëta për shkak të kësaj qeverie.
PJESË NGA FJALA E GJEKMARKAJT:
Heqja e ligjit të luftës, emancipon jo vetëm marrëdhënien mes Greqisë e Shqipërisë por vetë shoqërinë dhe politikën e vendit fqinj.
Ne duhet të kemi kurajo si Parlament i Shqipërisë, të hapim një proçes dialogu për adresimin e të gjitha problemeve të mbetura pezull me Greqinë. Ne duhet të bëhemi strategjikë e jo emocionalë, duhet të jeni bashkëpunues me opozitën për çështje madhore e jo përjashtues.Ne duhet të zgjidhim çështjen e detit për të cilën nuk kemi më asnjë të dhënë nga Qeveria jonë.
A i rri ende Qeveria jonë Gjyqit të Hagës apo ka ndryshuar opinion ? Ku jemi me çështjen e njohur si çështja e detit ? Pse mbeti e papërfunduar negociata e 2017-2018 dhe a jemi tërhequr apo jo zyrtarisht nga kjo negociatë? Është thënë se do ta zgjidhim në Hagë, kur do të shkojmë? Pse nuk e lëshon plotfuqishmërinë Presidenti i Republikës? A është e vërtetë se ekspertiza e huaj (Studio Ligjore e Gruas së Tony Blair), iu ka paralajmëruar përmes një analize se nëse shkojmë në Hagë do të merrnim rezultatin më minimal të mundshëm? Ne me Greqinë duam dialog për çdo gjë e gjithçka, zgjidhje totale të problemeve, një traktat të ri miqësie pa ligjin e luftës në sfond.
Traktati formalisht i bie që është shfuqizuar me 2023, mbasi u zgjat afati 5 vite në heshtje. Më tej duhet ribërë teorikisht, ose së paku rimiratuar ashtu siç ishte. Kryeministri Rama e la në heshtje megjithë kërkesat tona duke e bërë nul.
Ne e pranojmë deklaratën e sotme, duke ju referuar traktatit në princip, por nuk shfajësojmë Ramën, apo shuajmë përgjegjësinë e tij, që nulifikoi traktatin aq pozitiv e të domosdoshëm.
Kemi vite që kërkojmë një rezolutë për të dënuar krimet serbe në Kosovë por Kryeministri dhe mazhoranca nuk lëvizin ndërkohë artificialisht përkeqësojnë raportet me fqinjin jugor.
Tashti sic duket dicka i duhet Ramës, por po bëjmë sikur nuk po e kuptojmë!
Çështjet dy palëshe të pazgjidhura me Greqinë kanë një gamë më të gjërë se kaq dhe duket që pas një vrulli disavjeçar që prodhoi rezultate të kufizuara ka vite që nuk bëhet asgjë në këtë drejtim.
Dhë së fundi i drejtohem iniciuesit të kësaj deklarate Zotit Idrizi duke e falenderuar për objektin dhe formulimin e saj me shpresën që kjo nuk u fut në kalendarin e punimeve për të ushqyer nacionalizmin folklorik, në suazën e sagës së zgjedhjeve në Himarë.
Ju kujtoj, se çdo qeveri nga ajo e Enver Hoxhës e këtej ka folur kundër ligjit të luftës, pra këtu skemi risi të jemi të vetëdijshëm.
Kuvendi po investohet nga grupi parlamentar ‘Demokraci dhe Integrim’ për të diskutuar një çështje për të cilën askush nuk ka asnjë dilemë në Shqipëri.Heqjen e ligjit të luftës Shqipëria e ka kërkuar pas përfundimit të luftës së dytë botërore në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1947.
Dhe në planin dypalësh me Greqinë menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 e deri në ditët e sotme, marrëdhëniet me Greqinë kanë rënë në nivelin më të ulët falë politikës diletante të Edi Ramës.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar 15 minuta pushim në Kuvend. Pas diskutimeve në Kuvend për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Bardhi kërkoi pushim për një mbledhje të grupit parlamentar.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Zonja kryetare kërkojmë 15 minuta pushim për mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Nikolla: Para votimit?
Bardhi: Para votimit.
TIRANË- Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend gjatë diskutimeve që po zhvillohen për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Doda tha se është relikë e të kaluarës së errët dhe nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Sipas saj heqja e ligjit hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes Greqisë dhe Shqipërisë.
"Ky ligj është relike e të kaluarës së errët nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Është e një kohë kur marrëdhëniet me Greqinë ishin të bazuara në dhunë. Për shqiptarët e Çamërisë përfaqëson luftë të padrejtë me trauma të mëdha. Nuk ka një komunitet më shumë se shqiptarët e Çamërisë që të kërkojnë zgjidhjen e këtij konflikti. Është akti që sjell pasoja juridike në marrëdhëniet reale. Është atavizëm i së kaluarës. E keqja nuk mund të rrijë kurrë aty.
Hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes nesh, askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik. Diplomacia parlamentare ka pasur pasoja shumë të mira. Heqja e ligjit jo thjesht si dëshirë por ta shtrojmë në çdo tryezë dy palëshe dhe të informojmë organizmat ku bëjmë pjesë. Kërkon heqjen e pasojave juridike që ky akt ka sjellë për mohimin e pronave të komunitetit shqiptar. Pronat e grabitur nuk janë argument i mirë në respektimin e të drejtave njerëzore. Askush nga qeveritë shqiptare nuk mund të thonë ia thamë për ligjin e luftës dhe do bëjnë diçka, por shtrohet si detyrim edhe në institucionet e tjera.", tha Doda.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se mazhoranca është pro heqjes së ligjit të luftës me Greqinë. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se mbajtja ende në fuqi e këtij ligji është budallallëk që po vijon prej 84 vitesh. Po ashtu Çuçi theksoi se sot ka një realitet të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe nuk është nevoja të priten ende 84 vite të tjera për ta shfuqizuar Ligjin e Luftës. Më tej Çuçi shtoi se iniciativa që ka ardhur në Kuvend është një tjetër përpjekje domethënëse, krejt e përligjur dhe e mirëpritur.
“Kur po i afrohemi dekadës së tretë të shekullit XXI e teksa Shqipëria dhe Greqia kanë një Traktat Miqësie, si dhe janë anëtare e aleate në aleancën politike e ushtarake më të fuqishme që ka sot bota, në NATO, mbajtja ende formalisht në fuqi e këtij ligji e për rrjedhojë pasojave që ai sjell, është një absurditet i madh. Një atavizëm që nuk i bën nder fqinjëve tanë jugor dhe as nuk reflekton kontekstin e sotëm të miqësisë e partneritetit që ne kemi. Do ishte dashur që ky ligj të shfuqizohej po njësoj siç Greqia bëri edhe me Italinë në vitin 1947. Kemi kërkuar përmes dialogut e mirëkuptimit që ky ligj të shfuqizohet, për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë që ne kemi. Pavarësisht pajtimit, herë më shumë e herë më pak, të qeverive greke për absurditetin e këtij ligji, deri më tani nuk është arritur në finalizimin e një vendimi të parlamentit grek për shfuqizimin e ligjit. Unë besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë një shembull i shkëlqyer edhe për popuj të tjerë në rajonin e Ballkanit, se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, siguri, mirëqënie dhe ardhmëri.
Shqiptarët dhe grekët përveçse janë dy nga popujt më të vjetër të Ballkanit, kanë edhe një miqësi me rrënjë të thella në histori që vijon sot e kësaj dite dhe besoj do të jetë kështu për sa të ketë jetë. Pavarësisht plagëve të së shkuarës për ngjarje historike, lojërave politike tipike ballkanike apo keqkuptimeve krejt të zakonta në këtë anë të Evropës, dy popujt tanë janë të ndërlidhur fort me njëri-tjetrin. Greqia është sot atdheu i dytë i qindra mijëra shqiptarëve, të cilët përbëjnë aty komunitetin e huaj më të madh në numër dhe janë kontributorë të rëndësishëm në jëtën ekonomike e sociale të vendit. Nga ana tjetër minoriteti grek në vendin tonë është për ne një vlerë e shtuar dhe asnjëherë nuk iu janë mohuar të drejtat për shkak të origjinës së tyre etnike. Përkundrazi, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer në rajon dhe gjithë Evropën për integrimin e minoriteteve dhe bashkëjetesën etnike. Shqiptarët në Greqi dhe grekët minoritarë në Shqipëri janë gjithmonë fokusi i përhershëm i veprimtarisë së Qeverisë dhe orientues i axhendës dypalëshe të bashkëpunimit. Pavarësisht përshtypjes së krijuar se ka një ngërç në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe në fusha të tjera, si dhe kontaktet njerëzore, kanë vazhduar dhe janë zgjeruar më tej”, tha Çuçi.
TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, përshëndeti nismën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Shehi tha se shqiptarëve nuk iu duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik. Ai u shpreh se të dy vendet duhet të sheshojnë problematikat, ndërsa sytë e Shqipërisë duhet të jenë nga Brukseli.
“Greqia nuk i shpalli luftë Shqipërisë, por Çamërisë. Ka ardhur koha që ky ligj të hiqet, por mos të keqpërdoret. Zoti Rama i bën një koncesion patriotizmash shqiptare, në mënyrë që të rreshtohemi pak nga krahu tjetër. Por nuk duhet të jetë kjo filozofia. Kemi pasur me Greqinë të gjithë zigzaket tona. Ka mbetur çështja e detit. Kemi pasur ligjin e luftës dhe çështje e pronave çame. Këtë çështje duhet ta përmendim. Ka shumë shqiptarë që janë integruar në Greqi, pasi janë garancia që marrëdhënies mes dy vendeve do të përmirësohet. Këto probleme kanë qenë dhe 30 vjet më parë. Edhe mua më pëlqen ajo fryma e deklaratës Nuk na duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik, për ta kujtuar të kaluarën duke qarë, pasi nuk ka vlerë në politikë. Duhet të bëjmë një real politik me Greqinë. Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë. Ne duhet të bindin veten dhe ta ushqejmë me rrugëtimin drejt Brukselit, pasi është e vetmja alternativë e Shqipërisë më e mirë. Duhet të kemi kurajon që t’i sheshojmë problemet me Greqinë. Rruga që kemi bërë sot, është që të sheshojmë këto pengesa. Në Shqipëri ka një shprehje; do me shku mirë me komshiun, ngrejë pak gardhin.”, tha ai.
TIRANË- Në kuvend po diskutohet projektdeklarata “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.
Deputeti Ferdinand Xhaferraj, gjatë fjalës së tij e cilësoi lajthitje kërkesën e PDIU-së për ta bërë ligjin e luftës çështje dy palëshe, pasi sipas tij, i takon Greqisë që ta heqë.
Një përgjigje ndaj tij erdhi nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ku tha se parlamenti grek duhet të marrë në konsideratë dhe të miratojë çdo instrument ligjor që do të sjellë qeveria grek.
REPLIKAT:
Xhaferaj: Nuk jam dakord që duhet të ngremë grupe të përbashkët pune mes dy Kuvendi. Kuvendi nuk duhet të bjerë dakord që heqja e ligjit të luftës është çështje dypalëshe. Kjo është lajthitje, të bësh çështje dypalëshe që ligj të ndërmarrë totalisht nga Greqia. Me Italinë, ligji i luftës u hoq në mënyrë të njëanshme, parlamenti i Italisë nuk ngriti grup pune për bashkëpunim.
Idrizi: Ose nuk e keni lexuar, ose nuk e keni kuptuar. Po ta lexoni deklaratën thotë: fton parlamentin e Republikës së Greqisë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre, në mënyrë të përsëritur nga ministrat e jashtëm të Greqisë për abrogimin e ligjit të luftës. Dhe në frymë pozitive, parlamenti të marrë në konsideratë çdo institucion që do t’i shërbente korrigjimit të kësaj situate. Nuk bëhet fjalë për grupe pune të përbashkëta. Kjo është rezolutë për një gamë më të gjerë, sigurisht që për çështje të tjera si ajo e shqiptarëve të Greqisë, padyshim që parlamenti i Shqipërisë tregon vullnet të mirë. Ne kemi çfarë të dialogojmë me Greqisë, por nuk mund ta lemë këtë çështje pa shprehur vullnetin si sovran. Kjo është ajo që thashë.
TIRANË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka lexuar projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Idrizi ka theksuar se ky ligj është absurd juridik, që prodhon vetëm pasoja negative.
Po ashtu ka deklaruar se nga ana tjetër kemi një traktat miqësie me Greqinë prej më shumë se 30 vjetësh. Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.
Deklarata e Plotë:
Deklarata është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur një zgjidhje pas 84 vitesh, në lidhje me një absurd juridik të mbështetur mbi një absurd historik, siç është Ligji i Luftës që Greqia mban me Shqipërinë. Ajo konfirmon dhe qëndrimin e këtij Parlamenti për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë; Që në krye kjo Deklaratë Kuvendi i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë, si dhe vullnetin e dyanshëm për t’i përmirësuar e thelluar ato në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin tonë;
Duke mbajtur parasysh se dy vendet tona janë anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe në këtë kuadër bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes tonë të përbashkët; Duke mbajtur shënim kontributet e përbashkëta të vendeve tona në organizatat e bashkëpunimit për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut, në rradhë të parë OSBE dhe KiE; Duke vlerësuar kontributin e Greqisë për ecjen përpara të proceseve integruese në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe bashkëpunimin në organizatat rajonale përkatëse; Duke mbajtur parasysh se midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë është nënshkruar “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”;
Duke mbajtur shënim se marrëdhëniet mes vendeve tona kanë ecuri pozitive dhe se të dy vendet, në frymën e mirëkuptimit dhe në të mirë të dy popujve tanë, kanë bashkëpunuar për të zgjidhur çështjet e hapura mes vendeve tona; Vëren se: Ndryshe nga fryma e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”, si dhe nga vullneti politik i dyanshëm i shprehur në mënyrë të përsëritur, Ligji i Luftës Nr.2636/40 mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative, që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte. Megjithë vullnetin politik të shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të lartë të Greqisë, për ta shfuqizuar atë dhe adresuar pasojat ligjore të tij; Më 28 tetor 1940, Mbretëria e Greqisë shpalli Ligjin e Luftës me dekretin 2636, të pasuara nga një sërë ligjesh të tjera, pjesë e sistemit juridik grek.
Bazuar në Dekretin 10 Nëntor 1940 “Rreth përcaktimit si shtete armike, sipas ligjit 2636/40, të Italisë dhe Shqipërisë, shkruhet: “Shtetet e përcaktuara si armike në kuptimin e 2636/40, janë Italia së bashku me tokat perandorake dhe kolonitë e saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë”; Në 28 Tetor 1940 Shqipëria nuk ka qenë shtet sovran që të sulmonte fqinjin e vet, e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik dhe të vendoste gjendjen e luftës me vendin tonë. Shqipëria ishte shtet i pushtuar, pa sovranitet, pa subjektivitet ndërkombëtar, pa liri veprimi dhe këtë fakt në akte të tjera e ka pranuar dhe vetë Greqia. Dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtetet e mësipërme që nga 28 tetori 1940. Por ndërsa me Italinë çështja, u zgjidh përfundimisht në vitin 1947 me Traktatin e Paqes në Paris, konform rregullave të së drejtës ndërkombëtare, që përfshin heqjen e gjendjes së luftës dhe mbulon dhe procedurën e heqjes së sekuestrove dhe fatin juridik të pronave të sekuestruara. Kjo pasohet me një vendim të Kryetarit të Qeverisë, Ministrit të Jashtëm, të Ekonomisë dhe Drejtësisë ( 1949).
Por po kaq interesante është rasti me Gjermaninë, kur në mënyrë të njëanshme u hoq me ligj Gjendja e Luftës, nëpërmjet Ligjit 2023 / 1952 “Rreth skadencës së gjendjes së Luftës me Gjermaninë”, po në këtë ligj parashikohet se cila procedurë do të ndiqet për pronat e sekuestruara. Po me Shqipërinë, e cila është pjesa e mbetur e po të njëjtit Ligj Lufte me Italinë ?!!!! mesa duket kemi mbetur pezull. Pavarësisht nga “idiotët e dobishëm” të Tiranës, që për vite e vite na thonin se që nga vitit 1971 kemi “marrëdhënie dipllomatike”, dhe në vitin 1996 e në vazhdim një Traktat Miqësie, me Shqipërinë nuk ka asnjë akt nga ato të mësipërmit që Greqia kishte bërë me Italinë dhe Gjermaninë. Ligji në fjalë padyshim është një absurd dhe për sa thashë më sipër, pra Greqia mban me ne dhe Ligj Lufte, Gjendje Lufte, dhe Sekuetro për pronat, por ndërkohë kemi dhe Traktat Miqësie ?!!
Por ndërsa ne hallakateshim në hamendësimet tona pa kuptim e vinim vërdallë për vite e vite me radhë. Në vitin 1999, ministria e jashtme greke pohon me shkresën zyrtare për ministrinë e jashtme të Republikës së Shqipërisë F.237/269, dt.28/06/1999 se ligji 2636/40 është në fuqi. Më 02/01/2018 ministri i jashtëm i Greqisë Kotzias shprehej se: Ligji i Luftës “është një budallallëk historik, i cili duhet të mbarojë”. Ai vazhdon…. “Nuk duhet të ketë as edhe një dyshim formal se të dy vendet mund të jenë në gjendje lufte. Kjo është çëshja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht”. Më 20 Tetor / 2020 ministri i jashtëm Dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron: “Sa i përket ligjit të luftës… Kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurtë se edhe këtë do ta zgjidhim së bashku. Dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të Kryeministrit Mitsotakis”. Në vizitën e tij në Tiranë, më 22/Tetor/2022, ministri i jashtëm Dendias deklaroi se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940.
Sipas ministrit të jashtëm grek: “dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Të nderuar Deputetë! Ky ligj ushtron implikime të rëndësishme në Kufizimin e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë; Planin e rivendikimeve territoriale ndaj vendit tonë; Ky është akt që mban gjallë irredentizmin e qarqeve të caktuara ekstremiste greke; Kufizimet e të drejtave themelore të individëve, të trashëgimtarëve të tyre janë të qarta; Përse kjo deklaratë parlamentare? Deklarata është një instrument i qëndrimeve politike nga ana e parlamentit, duke u shprehur për një çështje me interes të lartë kombëtar siç është Ligji i Luftës që Greqia mban me ne. Mbajtja në këmbë e këtij Ligji edhe pas 84 vitesh është një fyerje e integritetit, sovranitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar dhe nuk ka vend në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
I takon këtij Parlamenti si mbajtësi i sovranit të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës e i pamvarur. Ne kemi autoritetin dhe përgjegjësinë për ta ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Kjo deklaratë kërkon zyrtarisht nga parlamenti i Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës, Gjendjes së Luftës dhe të gjithë pasojave juridiko- pronësore. Heqja e ligjit të luftës do të na lejonte të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjelltë dhe klimë më të mirë bashkëpunimi dhe zhvillimi në të mirë të të dy vendeve. Këtë Ligj Lufte absurd, budallallëk historik, anakronizëm, etj, e kanë quajtur me të drejtë ministrat e jashtëm të Greqisë, ngjan mo tamam me ato minat e fshehura e të ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia e rastësia mund të shpërthejnë në çdo çast. Prandaj duhet çaktivizuar ky ligj ashtu si minat e Luftës së dytë Botërore.
Çfarë synohet? Së pari, në planin e marrëdhënieve dypalëshe, synohet ta sjellim dialogun mes dy vendeve tona në një terren konkret dhe për ta nxjerrë kësisoj nga çështje të sforcuara me natyrë propagandistike të ditëve tona. Së dyti, përfshirja e parlamentit, nëpërmjet diplomacisë parlamentare është nxitje në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për t’i dhënë fund sa më shpejt një situate absurde që vazhdon prej 84 vitesh, me abrogimin e Ligjit Nr. 2636/40 dhe pasojave juridike që burojnë nga ky ligj. Edhe kërkesat që paraqiten kanë bazament juridik, jo territorial. Të avancuara me rrugë demokratike ato janë tërësisht legjitime. Nuk është Rezolutë, sepse nuk i drejtohet vetëm institucioneve të brendshme me kërkesën për të raportuar për zhvillimet në lidhje me çështjen e Ligjit të luftës, por dhe atyre të vendit fqinj, në formën e një ftese për bashkëpunim, që mund të nënkuptojë dhe themelimin e një grupi ndërparlamentar mes dy vendeve, për të adresuar problemin e abrogimit të Ligjit të Luftës Nr. 2636/40 dhe pasojave juridike që burojnë nga ky ligj, apo çështje të ngjashme. Në Traktatin e Miqësisë, në paragrafin 3 të nenit 17, pohohet rëndësia e kontakteve midis parlamenteve dhe grupeve ndërparlamentare.
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë. Duke folur në Kuvend Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët. Po ashtu Zhupa ka deklaruar se ata po kërkojnë që të merren masa që kjo vjedhje mos të ndodh më jo ti bëjnë gjyq publik ish-ministres Frida Krifca.
"Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim pubklik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish-ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çliorohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujqësinë', tha Zhupa.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend ata nuk po kërkojnë që të bëjnë hetim për fondet e vjedhura nga BE-ja,pasi këtë po e bën SPAK. Gjatë fjalës në Kuvend,Tabaku ka deklaruar se ata po kërkojnë që të bëjnë debat dhe të diskutojnë mekanizmat për të parandaluar vjedhjen e fondeve për bujqësinë.
"Ne nuk po kërkojmë të kryhet hetim tjetër, SPAK po heton. Ne kërkojmë që parlamenti të bëjë këtë debat. Nuk mund të thoni se deklarata e Komisionit Europian është shpifje. Të diskutojmë mekanizmat që parandalojnë vjedhjen e fondeve për bujqësinë në të ardhmen. Të diskutojmë për raportin e OLAF. Ne duam të diskutojmë për vjedhjen e fondeve për bujqësinë, që siç thotë OLAF është vjedhja më e madhe jashtë BE-së," tha Tabaku.
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga radhët e maxhorancës Erion Braçe për bujqësinë. Duke folur nga vendi i tij në Kuvend, Korreshi thekson se nuk ka lënë seanceplënare pa folur për bujqësinë dhe se nuk ka pse të heshtë dhe sot. Po ashtu ai ka shtuar se sot duhet të ishte debat dhe jo ai votimi i turpshëm.
"Mender muhabeti nuk kam lënë fjali pa përmendur bujqësinë. Dhe nuk kam pse të heshtë sot. Ca është më e shëmtuara sot është se nuk kuptoj Ministrinë e Bujqësinë se AZHBR-ja ka raportin dhe provat për abuzimet. Sot duhet të ishte debat dhe jo ai votimi i turpshëm," Korreshi.
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend është nxehur me opozitën. Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se kërkesa e opozitës për mocion me debat për bllokimin e fondeve të IPARD është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.
Ai tha se ata që janë zgjuar për bujqësinë duhet të flenë gjumë akoma, ndërsa shtoi se kur ai fliste për bujqësinë opozita tallte menderen.
Braçe: Kjo çështje u diskutua, u votua se kuptoj pse diskutohet më. Nëse ka rendi i ditës të vazhdojmë me pikën tjetër me qëllim që të ekonomizojmë kohën edhe të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka mes tyre pika që mund të flitet edhe për ekonominë edhe për bujqësinë, kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen por duhet të flejë akoma. Kur unë çohesha dhe flija për bujqësinë tallnin menderen andej matanë.
TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar sërish sot në Kuvend zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e OLAF për abzuimet me fondet e BE për bujqësinë.
Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e hodhi në votim, PS rrëzoi kërkesën, me pretendimin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje.
“Nuk po propozoj datë. Por po them deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial.”, tha Nikolla.
Bardhi u shpreh se mocioni me debat i kërkuar nga PD për gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE, nuk refuzohet dot nga Konferenca e Kryetarëve apo nga kryetarja e Kuvendit. Ai tha se rregullorja e Kuvendit, nuk jua jep këtë kompetencë, por i lejon vetëm të vendosin brenda 30 ditëve, datën e zhvillimit të debatit dhe miratimin e rezolutës që miratohet pas debati.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se debati për raportin e OLAF për bllokimin e fondeve nga BE-ja për bujqësinë, është i parakohshëm. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Çuçi ka deklaruar se raporti i OLAF është i konfidencial. Prandaj ai theksoi se për to, nuk mund të diskutohet, pa pasur një raport të plotë e transparent nga ana e OLAF-it.
"Kemi pasur një qëndrim shumë të qartë, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme për zhvillimin e një sektori kaq të rëndësishëm, në përpjekjen që po bën qeveria ato milionë euro, është i parakohshëm ky debat përderisa raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF për 2023, ku përmenden të gjitha shtetet ku ka shkelje të procedurave për fondet e BE. Është vetëm ky paragraf është publik. Prandaj ne propozuam që pasi ky proces të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë e sqaruar kjo situatë. Në jemi të hapur për ta bërë këtë debat. Ky është qëndrimi ynë. Na duhet cdo e dhënë për debatin, me qëllimin e mirë në interes të fermerëve. Ato pyetje që shtroi sot kreu i grupit të PD, kemi sot interpelancë me ministren e Bujqësisë," tha Çuçi.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend, se raporti i OLAF e ka shpallur ministrinë e Bujqësisë "skenë krimi", pas abuzimeve me fondet për bujqësinë.
Ai tha se mocioni me debat i kërkuar nga PD për gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE, nuk refuzohet dot nga Konferenca e Kryetarëve apo nga kryetarja e Kuvendit.
Bardhi tha se rregullorja e Kuvendit, nuk jua jep këtë kompetencë, por i lejon vetëm të vendosin brenda 30 ditëve, datën e zhvillimit të debatit dhe miratimin e rezolutës që miratohet pas debati.
Bardhi: Nuk e di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni ju, ministrja duhet ta ketë marrë raportin zyrtar të OLAF, nëse nuk jua kanë sjellë tregon se BE nuk ka besim tek institucionet zyrtare. Në raport theksohet se pas hetimeve të rasteve të denoncuara, institucionet shqiptare kanë abuzuar me fondin në vlerën 33 mln euro, fondi konsiderohet i papërshtatshëm dhe kërkohet pezullimi i fondit. Ministria e Bujqësisë është shpallur “Skenë krimi”.
Nuk ka asnjë procedurë të Kuvendit që Konferenca e Kryetarëve të refuzojë mocionin me debat. Por rregullorja thotë se brenda 30 ditëve duhet vendosur data e zhvillimit të mocionit dhe propozimin e miratimit të rezolutës. As kryetari i Kuvendit dhe KK nuk ka në kompetencë refuzimin e një mocioni me debat. Kompetenca e vetme është vendosja e një datë për zhvilllim. Doni ti mbani të bollkuara fondet 112 milionë euro të vendosura për fermerët shqiptarë? Nëse nuk e doni përgjegjësia është e juaja, pro ne do ta zhvillojmë debatin. Ju vazhdoni shërbeniu Klodian Zot dhe Mirel Mërtirit.
Do presim vite derisa SPAk të zbardhur përgjegjësi që të zhbllokojmë fondet? Kush ka abuzuar do të shkojë në burg, detyra jonë është të bëjmë fondin efektiv një orë e më parë. Fermerët na pyesin sot ç’po bëni ju që fondet të zhbllokohen. Ne do u themi kemi kohë? Do marrim njëherë pushimet, pastaj në shtator tetor flasim , të shohim çdo të bëjmë për ju. Ata nuk kanë kohë për të humbur.
TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend të ditës do të jetë diskutimi për Projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .
Gjithashu janë përfshirë dy interpelanca të kërkuara nga opozita, me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Më pas do të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të institucioneve, të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.
Pikat e rendit të ditës:
-Projektdeklarate “Per forcimin e bashkepunimit me Republiken e Greqise dhe heqjen e ligjit te luftes”.
-lnterpelance me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonja Ogerta Manastirliu, kerkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
-lnterpelance me ministren e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, zonjen Anila Denaj, kerkuar nga deputeti Agron Shehaj.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Avokatit te Populi it per vi tin 2023
-Raporti i veprimtarise vjetore te Bankes se Shqiperise per vitin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Kontliktit te lnteresave per vitin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Autoritetit te Konkurrences per vitin 2023
-Raporti i veprimtarise vjetore te Institutit te Statistikave (INSTA T) per vi tin 2023.
-Raporti i veprimtarise vjetore te Autoritetit per Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit per vitin 2023.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se Maqedonise se Veriut, perfaqesuar nga Sekretariati per Çeshtjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian per programin IPA te bashkepunimit nderkufitar Maqedonia e Veriut- Shqiperi 2021 -2027”.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se Frances dhe
Komisionit Evropian per program in e bashkepunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 202 I2027″.
-Projektligj ” Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se ltalise, perfaqesuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian per programin Interreg (lnterreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.
-Projektligji ” Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen per themelimin e Organizates Nderkombetare te Vreshtarise dhe Veres (OIV)”.
-Projektligji ” Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes Helene dhe Komisionit Evropian per programin e bashkepunimit nderkufitar (Jnterreg VI-A) IPA GreqiShqiperi 2021-2027′”.
-Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte Gjyqesor nga radhet e avokateve sipas ligjit nr. 115/2016 ” Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”” (raundi i trete).
-Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise nga radhet e avokateve sipas Iigjit nr. I 15/2016 ” Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise'”‘ (raundi i trete).
-Projektvendimi ·’Per ngritjen e Nenkomisionit per Auditimin e Sektorit Publik” .
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Prokurorit te Pergjithshem per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Struktures se Posa9me kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Inspektorit te Larte te Drejtesise (ILD) per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Keshillit te Larte Gjyqesor per vitin 2023.
-Miratimi i projektrezolutes per vleresimin e veprimtarise se Keshillit te Larte te Prokurorise per vitin 2023.