LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6 të arrestuarit, avokati: S'ka prova

•Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita u lanë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ndaj tyre rëndojnë 12 vepra penale, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave. •Seanca u ndërpre për 2 orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t'u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. •Masa u konfirmua në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato. •Të gjithë janë të përfshirë tek vrasja e Gjin Ndojit. • Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit. •Kontrollet u ushtruan në 26 banesa dhe në ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Biznesmeni Gjoka u la në burg, Manjani: Informacioni nga Franca me probleme, Prokuroria e papjekur, po futen njerëzit në sherr

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6
Yll Manjani

TIRANË- Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Manjanit, Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar.

“E para e punës dua t’iu them që s’ka asnjë akuze zyrtare në çastet që flasim. Statusi legal dh procedural i Gjokës është se asnjëri i atyre është i pandehur. Duke mos qenë i pandehur s’ka as akuza. Në kor aty mendojmë që gjithë kjo ka nisur mbi incident policore, nuk janë përgjime. Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca, e cila kishte probleme.

Mos merrni njerëzit më qafë, janë të gjitha spekulime. Prokuroria në pikëpamjen time, është treguar premtuare dhe e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte kërkon prova shtesë për ato që thotë. Mos spekuloni, po futen njerëzit në sherr.”- tha Manjani.

2 VITE ME PARE

Të përfshirë në ngjarje kriminale, lihen në burg 6 të arrestuarit e SPAK

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6
SPAK

TIRANË- GJKKO ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve janë ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri, por edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.

6 personat e arrestuar pas operacionit të SPAK janë të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, por edhe të përfshirë në paligjshmëri, pra përfaqësues të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal, i cili përmban akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar. Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit. Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit  dhe Gent Tafilit dhe se ka siguruar kushtet për vrasje. Ish-drejtuesi i Operacionales akuzohet për “shpërdorim detyre” deh nxjerrje të akteve sekre dhe prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit "Metamofoza" dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Në kërkim nga SPAK/ Mes tyre edhe 'Leksi i Druve', i shpëtoi atentati me dron, përplasja me ish-deputetin e PS

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6
Aleks Ndreka

TIRANË- Detaje të tjera nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.

‘Leksi i Druve’ është një biznesmen, të cilit iu bë atentat në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse mori disa plumba, ai arriti që të shpëtonte nga atentati që iu bë nga një makinë ‘Audi’. I plagosur, ai mundi të udhëtojë për disa kilometra deri te spitali i Lezhës. Më pas u dërgua për në Tiranë për mjekim më të specializuar./Dosja.al

2 VITE ME PARE

DETAJE nga ekzekutimet- Pëllumb Gjoka porositi vrasjet, shoferi i tij ndihmoi në realizimin e tyre: Kam gjetur arab, kosovar dhe serb

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6
Pellumb Gjoka

TIRANË- Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shënjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.

Atentati dështoi në rrethana të paqartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb.

Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Arrestimet e SPAK, ndërpritet për 2 orë seanca për Gjokën dhe 5 të arrestuarit e tjerë

Nga biznesmeni Gjoka, prokurori Lita, Martinaj dhe Bilali! Lihen në burg 6
Te ndaluarit

TIRANË- Është ndërprerë për dy orë seanca në GJKKO për të arrestuarit nga aksioni i SPAK. Avokatët kërkojnë dy orë kohë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.

Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave. Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë./Dosja.al

aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet