Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nesër në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, megjithatë përgatitjet kanë nisur që sot. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi me funksion rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj të vitit 2023. Parimisht, Balla u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten. Ndërsa Alibeaj pret nga demokratët që të sjellin me shkrim: (i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku; (ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe (iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj. Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Ndërsa ende nuk ka një datë për nisjen e punimeve për “Zgjedhoren”. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Reforma Territoriale është diçka që e kanë kërkuar vetë shqiptarët. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me deputetët e PD-së, Alibeaj tha se në qendër të vetë reformës duhet të jetë njeriu. I pyetur për mungesën e një përfaqësuesi nga grupi i kryedemokratit Sali Berisha, Alibeaj tha se mbledhjet zhvillohen me dyer të hapura dhe se çdokush mund të shkojë. I pyetur edhe për një propozim konkret, Alibeaj tha se gjithçka do të shihet në fundt të afatit që është përcaktuar.
“Synojmë një reformë që të jetë në qendër individi. Mbledhjet e deputetëve janë me dyer të haoura, secili ka të drejtë të marrë pjesë. Qasja për rëndësinë e komisionit është ajo se çfarë ka në diskutim, deputetët duhet të kenë të drejtë të diskutojnë, e kuptoj pyetjen tuaj. Ju e dini që komisioni ka 9 anëtarë, 6 nga PD. Numri i madh i deputetëve, janë përfshirë ata që kanë një ekspertizë në pushtetin lokal, kjo gjë është e domosdoshme. Andia Ulliri ka qenë shumë afër, Merita Bakiu ka 30 vite që jep kontributin e saj. kështu që tu japim mundësinë edhe të rinjve. Kriteret duhet të respektohen hap pas hapi. Ka një afat të përcaktuar edhe në vendimi. Është e udhës serioziteti i një veprimtarie politike, i një procesi, e kërkon që të ecet me hapat e kujdesshëm për atë çfarë njerëzit duan. Ne e kemi bërë të qartë që kjo reformë me këtë numër është e dështuar. Por për ne e rëndësishme është që qytetari të jetë në qendër dhe shërbimi të jetë në qendër, të respektohen kriteret ekonomike, kulturore dhe historik. T’ia lëmë hap pas hapi komisionit dhe ekspertizës,”- tha Alibeaj.
Nesër në orën 12:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj të vitit 2023.
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhjen për Reformën e re Territoriale. Nga takimi në selinë e PD, po zbardhen edhe diskutimet e para. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha në mbledhje se këtë muaj do të evidentohen të gjitha problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, për të dalë më pas në propozime deri në fund të korrikut sesi duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.
“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri ne fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyren sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë,”-tha Enkelejd Alibeaj.
Nga ana tjetër, deputeti Ferdinant Xhaferraj është shprehur se nga takimet e zhvilluara me qytetarët, ka pasur dakordësi për rritjen e nurmit të bashkive në vend. Ndërsa Dhurata Çupi është shprehur se deri më tani janë miratuar dy ekspertë, ku faza e parë do t’i kushtohet komunikimit me opinionin publik. Sipas saj, reforma aktuale territoriale është e dështuar.
Xhaferraj: Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive.
Dhurata Çupi: Ne jemi mbledhur anëtarët e komisionit që përfaqësojmë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua në 2014. Një reforme që premtoi shumë por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ne duhet te komunikojmë me qytetarët mbi ate çka ndodhur deri sot me reformën.
Si ekspertë janë përcaktuar Agron Haxhimali dhe Roland Bejko, që do të nisin punën për t’u bërë gati për Komisionin e parë që do të mbahet nesër.
TIRANË- Numri i deputetëve që ka shkuar në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike, ka pësuar sërish tkurrje. Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30, ndërsa në mbledhje marrin pjesë 16 prej tyre.
Në mbledhje marrin pjesë: Kastriot Piroli, Flamur Hoxha, Emilia Koliqi, Andia Ulliri, Dhurata Çupi, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Eralda Tase Bano, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Orjola Pampuri, Xhelal Mziu.
Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla deklaroi nga selia e Kuvendit këtë të martë opinionin e tij personal në lidhje me ndarjen e re territoriale të vendit. Në një fjalë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se në optikën e tij 61 bashki janë shumë, pasi bashki të vogla shumë afër njëra-tjetrës, e si rezultat duhet që të pagujanë 2 administrata kot.
“Nëse më pyesni mua jo si Kryetar i Grupit Parlamentar, por si deputet dhe qytetar për mua edhe 61 janë shumë. Bashki të vogla shumë afër njëra tjetrës që mbajnë dy administrata kot, por ky është mendimi im personal,"- tha Balla.
Balla zbuloi gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme lokale mund të mbahen mes datave 15 prill dhe 15 maj.
“Të mos harrojmë se zgjedhjet e qeverisjes vendore nuk kemi asnjë lloj problematike. Që do të thotë se çdo gjë është gati, në kuptimin e kuadrit zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjes së qeverisjes vendore në pranverën e ardhshme. Nëse përllogaritim afatet kur është konstatuat Këshilli i fundit Bashkiak, unë besoj se mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale vitin tjetër,”-shtoi ai.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se misioni i reformës territoriale ka të bëjë me hulumtimin. Për gazetarët, Balla u shpreh se qarqet kanë humbur peshën e tyre e se duhet bërë një organizim më funksional rajonal.
'Mbajtja nesër e mbledhjes së parë që quhet mbledhja e konstituimit do të biem dakord për hartimin e një objekti të punës së komisionit. Besoj se edhe opozita do i përmbahet objektit për ngritjen e komisionit. Komisioni i Territoriales duhet të bëjë një hulumtim të reformës së miratua në vitin 2014. Për të parë edhe eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë. Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal do të jetë sfida jonë e përbashkët. Edhe komisioni do të shohë eksperiencat e vendeve të tjera që janë të ngjashme me Shqipërinë. Puna do të jetë në komision. Secili anëtar do e shohë vendin si përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë të reformës administrative territoriale. Në një vend të vogël si Shqipëria nga 384 bashki dhe komuna kemi ardhur në një reformë të thellë duke shkuar në 61 bashki. Ndarja e re ka konfirmuar një përmirësimi të shërbimit ndaj qytetarëve. A ka vend për të përmirësuar?
Kryeministri ka qenë i qartë në kërkesën për llogaridhënie të kryetarëve të bashkive. I bashkohem këtij apeli. Ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Deputetët nuk duhet ta shohin si detyrë partiake por ndaj qytetarëve. Ndarja në blloqe politike nuk duhet të jetë në pjesën e vlerësimit. Ne do të shohim si është zbatuar reforma territoriale. Të gjitha këto duhen vlerësuar. Vlerësimi është se qarqet kanë humbur peshën e tyre. Duhet të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal”, deklaroi Balla.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhje me deputetët për Reformën Territoriale. Grupi i PD-së pritet të mblidhet sot në orën 15:30 dhe zhvillohet një ditë para se në Kuvend të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.
Dje u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, ku u ra dakord që t’i kërkohet çdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim: (i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku; (ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe (iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.
Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale. Mirëpo, bie në sy fakti se në këtë Komision nuk ka asnjë përfaqësues, apo mbështetes së kryedemokratit Sali Berisha.