LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari: Mirënjohje Orban për mbështetjen! Kryeministri hungarez: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, por po shikojmë pengesa politike

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ndërsa është pritur sot nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban. • Ndërkohë Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka nxjerr detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Edi Rama. • Me anë të një postimi në 'X', Orban ka theksuar se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor,  për hapjen e negociatave. • Po ashtu kreu i Presidencës së BE-së, ka theksuar se po ofrojnë përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. • Rama dhe Orban kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. • Orban gjatë fjalës së tij në konferencë tha se Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Evropian. • Por gjithashtu ai theksoi se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.” • Më tej u bë me dije se javën e ardhshme do të zhvillohet konferenca e parë ndërmjet BE dhe Shqipërisë. • Rama tha se ishte i nderuar për mënyrën se si Orban, të cilin e cilësoi si mikun e tij, e prezantoi në konferencë. • Kreu i qeverisë shprehu po ashtu mirënjohjen që presidenca e Hungarisë, sipas tij bëri të mundur që pas disa ditësh të hapet një pjesë e madhe e negociatave me BE.•  Ai theksoi se marrëveshjet u nënshkruan në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike.• Po ashtu Rama ka shtuar se numri i kompanive hungareze që po investojnë në Shqipëri është i madh.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Janë të mërzitshme"/ Rama batuta me Viktor Orban: Na fal për këpucët që kam veshur

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
Edi Rama dhe Viktor Orban

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat as ditën e sotme me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Gjatë fjalës së tij, Rama i kërkoi falje me shaka, për këpucët që ka veshur, pasi sipas tij janë të mërzitshme.  

"Zoti kryeministër, i dashur mik, është gjithnjë një kënaqësi shumë e veçantë të jem këtu, më vjen keq që nuk erdhëm me këpucët që kërkon protokolli por kam veshur thjesht disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Mirënjohje Orban-it për mbështetjen e palëkundur"/ Rama: Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se me kryeministrin hungarez Viktor Orban ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë një konference për mediat, Rama theksoi se marrëveshjet u nënshkruan në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike. Po ashtu Rama ka shtuar se numri i kompanive hungareze që po investojnë në Shqipëri është i madh. 

“Është kënaqësi të falenderoj qeverinë hungareze. Është edhe një gjë tjetër. Ne e kemi ndjekur gjithmonë edhe e kemi parë Hungarinë si shembull, sa i përket reformave të brendshme, në administratë, qeveri si dhe sa i përket një shoqërie, që ka mirëqënie. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria dhe ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm. Biseduam sesi mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim tonin. Ne po mësojmë sa më shumë. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike.

Përvoja e Hungarisë për ne është shumë e rëndësishme. Folëm edhe për investimet. Ndihemi të inkurajuar që kompanitë hungareze po investojnë, por edhe nurmri i investimeve është i pazakontë, duke u krahasuar me vende që janë si Shqipëria në madhësi, bëhet fjalë për 350 milionë euro, shifër domethënëse për vendin tonë. Turizmi është një objektiv. Po shikojmë një rritje të turizmit në Shqipëri, 10 milionë turistë kishim vjet. Dëshirojmë të mos kemi vetëm turistë hungarezë. Duam që investimet në turizëm të pasojnë. Mirënjohje Orbanit për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Pres që shumë gjëra do të bëhet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Hungari: Orban është ndoshta më i lehti për ti hedhur fajet, për mua është një person për të folur për ato që ndodhin në botë

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
edi rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku ka mbajtur edhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun hungarez, Viktor Orban.

Rama tha se ishte i nderuar për mënyrën se si Orban, të cilin e cilësoi si mikun e tij, e prezantoi në konferencë. Kreu i qeverisë shprehu po ashtu mirënjohjen që presidenca e Hungarisë, sipas tij bëri të mundur që pas disa ditësh të hapet një pjesë e madhe e negociatave me BE. 

Edi Rama: Jam shumë i nderuar për mënyrë se si kryeministri, miku im më prezantoi. Se di nëse është e merituar por këto fjalë kanë rëndë i për mua. Orban është ndoshta më i lehti për ti hedhur fajet  për mua është një person i këndshëm për të folur për gjërat që kanë ndodhur në botë. Por edhe si një instrument për të analizuar të tashmen.

Është një kënaqësi që jam këtu. Shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë për ne duke nxitur dhe bashkërenduar dhe duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatash me BE. Në këtë mënyrë ne do të hymë në një fazë integrimi që do të jetë e përparuar. Sigurisht që është vendi për të falënderuar edhe dikë tjetër që është pjesë e qeverisjes evropiane.

1 VITE ME PARE

Takimi me Ramën, kryeministri i Hungarisë: Konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
Edi Rama dhe Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka nxjerr detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në X, Orban ka theksuar se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor,  për hapjen e negociatave. Po ashtu kreu i Presidencës së BE-së, ka theksuar se po ofrojnë përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. 

“Ishte një kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin Edi Rama në Budapest sot. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e grupit të parë të negociatave. Ne nuk flasim vetëm për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, ne e ofrojmë!” shkruan Orban.

1 VITE ME PARE

Kryeministri hungarez: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, por po shikojmë pengesa politike

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
viktor orban

HUNGARI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Orban gjatë fjalës së tij në konferencë tha se Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Evropian.

Por gjithashtu ai theksoi se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.” Më tej u bë me dije se javën e ardhshme do të zhvillohet konferenca e parë ndërmjet BE dhe Shqipërisë.

"Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.

Por kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërmjet BE dhe Shqipërisë ku do të hapet grupkapitulli i parë. Përgëzoj Ramën dhe Shqipërinë, jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE.", tha ai.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Rama vizitë zyrtare në Hungari, pritet nga kryeministri Viktor Orban

Nënshkruhen 2 marrëveshje/ Rama vizitë zyrtare në Hungari:
rama, orban

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare, ndërsa është pritur sot nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban. 

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka ndarë pamje nga takimi i tij me Orban. Ditën e sotme mes liderëve të dy vendeve pritet të nëshkruhet edhe një marrëveshje në sektorin e bujqësise.

Më parë, në vitin 2021 Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest  e cila u pasua dy vite më vonë nga vizita në Tiranë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Në atë kohë u nënshkruan disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Evropian, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Hungarisë.

edi rama ne hungari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet