LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos në Tiranë, takime me Ramën, opozitën dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë

• Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri për të diksutuar procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. • Kos ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka në kryeministri. • Vizita ishte një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara. • Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.• Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces. • Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. • Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Reforma në Drejtësi/ Komisionerja e Bashkimit Europian, takim ‘kokë më kokë’ me Dumanin, Çelën dhe Metanin

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit
Takimi

TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Bëhet me dije se komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.

1 VITE ME PARE

Demokratët takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin: Po sumohet opozita! Mazhoranca po përdor drejtësinë

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit
Foto nga takimi

TIRANA- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces.

Ky proces sipas zyrtarëve demokrat duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian. Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet e opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces, sipas tyre.

"Demokratët e njohën Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë. Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e mazhorancës me krimin e organizuar", thuhet në njoftimin e PD-së.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Komisionerja e BE-së Marta Kos në Tiranë, zhvillon takim me kryeministrin Rama

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit
takimi

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Kos e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. 

Në takim ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e BashkimitNegociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit

Pas takimit në Kryeministri, Kos dhe Rama do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të opozitës, me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan. 

1 VITE ME PARE

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton sot për herë të parë Shqipërinë, zbardhet axhenda e takimeve

Negociatat e anëtarësimit në BE/ Komisionerja e Bashkimit
Marta Kos

TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë sot Shqipërinë për herë të parë. Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi proçesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore si ajo në drejtësi. Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara.

Komisionerja mësohet do të mbërrijë në Kryeministri në orën 09:30 ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Më pas në rreth orës 10:40 së bashku do të kenë një konferencë për mediat. Ajo do të takohet me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan. Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për në orën 10:10.

marta kos

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale