LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton kundër! Berisha: Asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët! Balluku: Energjia elektrike do të ulet

• Në seancën e sotme plenare është diskutuar nen për nen buxheti i vitit 2025. • Në seancën e sotme, pas 11 muajsh ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. • Kryedemokrati ka prezantuar amendamentet e PD-së për projektbuxhetin, ndërsa komentoi edhe rikthimin e tij në parlament. • Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës. • Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance. • Gjatë seancës janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita që kishte sjellë amendamente lidhur me pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë. • Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

18 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Miratimi i Buxhetit vetëm me votat e mazhorancës dhe refuzimi i amendamenteve të PD, Bardhi: Thellim i varfërisë për qytetarët shqiptar

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit të Buxhetit të vitit 2025 vetëm me votat e mazhorancës dhe refuzimi i amendamenteve të PD-së. Bardhi shkruan se Buxheti është i mirëqenies personale të kryeministrit Edi Rama dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar. 

Ai shton se vota e Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë kundër pensionistëve, kundër fermerëve, kundër të rinjëve, kundër studentëve, kundër bizneseve, kundër ish- të përndjekurve, kundër pronarëve, kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor, kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme, kundër minatorëve dhe kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Sipas tij në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Rama provoi edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. 

Reagimi i Kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi:

Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:
kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.

1 MUAJ ME PARE

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton kundër

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Votimi

TIRANA- Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës. Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Gjatë seancës janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita që kishte sjellë amendamente lidhur me pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë.

Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

 

1 MUAJ ME PARE

Buxheti 2025 në Kuvend/ Mazhoranca rrëzon amendamentet e radhës të opozitës

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Kuvendi

TIRANA- Ditën e sotme në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025 dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara.

Aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe 14 të diskutuara për propozimet e PD-së dhe ato të Komisioneve. Konkretisht u rrëzuan amendamentet e deputetes Sorina Koti, në të dy propozimet, me 17 vota pro dhe 57 kundër, sikurse edhe ai i deputetesz Jorida Tabakut me 69 vota kundër, si dhe një i katërt me 62 vota kundër dhe 22 pro, i propozuar po nga PD.

Mazhoranca vlerëson se buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë. Ndërkohë, PS miratoi vendimin e Komisioneve për të tre rastet në fjalë me shumicë votash, proces i kryer në votim me kartonë.

 

1 MUAJ ME PARE

Buxheti 2025/ Leskaj në Kuvend: Nuk kemi përmbushur detyrimin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Bujar Leskaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj paraqiti në Kuvend amendamentin për të përdorur një pjesë të të ardhurave nga privatizimi për financimin e skemës së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë. Leskaj tha se ligji për dëmshpërblimin është miratuar në 2007 dhe sipas tij janë 17 vite që ata ende nuk e kanë përmbushur detyrimin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurit politikë. Amendamenti i deputetit Leskajt u hodh për votim dhe u rrëzua me 61 vota kundër.

“Të ardhurat nga privatizimi në vite ndahen 50% për financimin e borxhit dhe pjesa tjetër për investime publike. 50% të shkojnë për borxhin dhe 50% për skemën e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Në këto vite, ligji për dëmshpërblimin është miratuar në 2007 janë 17 vite dhe ende ne nuk e kemi përmbushur detyrimin për dëmshpërblimin e tyre dhe ky është detyrim, ligjor, moral dhe kushtetues.

Po ta marrim nga viti 1991 që ata kanë përfituar pafajësinë nga Kuvendi i parë pluralist, janë 34 vite. Me ritmet aktuale, 10 milionë euro në vit, ky proces përfundon pas 20 vite, shkon në 54 vite. Të dy ndryshimet e mia përpiqen që skemën për dëmshpërblimin ta fuqizojnë.

Të ardhurat nga privatizimi në këto dy vite nuk kanë qenë të konsiderueshme, por nëse do ishte zbatuar në tre buxhetet që keni miratuar i bie që do shtoheshin pesë milionë euro. Me përmirësimet që mund t’i bëhen politikave të privatizimit kjo është një shumë e konsiderueshme”, u shpreh ai.



1 MUAJ ME PARE

Debatet për Buxhetin 2025 në Kuvend, deputeti Frrok Gjini "bllokon" foltoren, Spiropali: Edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë?

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Kuvendi

TIRANA- Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka vijuar mes debatesh ku nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për nen Buxheti 2025 dhe u rrëzuan amendamentet e propozuara nga partitë opozitare. Në një moment deputeti Frrok Gjini shkoi në foltore  pa lejen e kryeparlamentares. Teksa ai kërkonte të fliste, Spiropali i është drejtuar duke i thënë:

“Zoti Gjini, për çfarë e kërkoni fjalën? Ju lutem! Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë... për çfarë?!”, i tha Spiropali deputetit.

 

1 MUAJ ME PARE

"Lërini fjalët dhe sloganet!" Vasili prezanton 5 amendamente: Buxheti për Shëndetësinë, transfuzion për sektorin në krizë

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shëndetësinë dhe bujqësinë. Vasili tha se njeh gjuhën e shifrave, duke shtuar se popullsia e Shqipërisë prej gati 2.4 milionë banorë është sa një rajon i Italisë. Ai foli edhe për një tjetër amendament të propozuar për barnat e rimbursueshme, një aspekt që ka shumë problematika sipas tij, sepse shumë mjekime nuk përfshihen për shkak të mungesës së parave.

“Buxheti vjetor i shëndetësisë në Emilia Romagna në Itali është 9.7 miliardë euro. Ne kemi propozuar një amendament që lidhet me sëmundjet onkologjike. 20 milionë euro në vit nuk janë asgjë, janë vetëm një transfuzion për një sektor në krizë. Shtohen gjashtë mijë pacientë të rinj me sëmundje kanceroze në vit, mesatarja është tre mijë euro për pacient vetëm nga kjo shtesë. Janë edhe mijëra të sëmurë të tjerë dhe shtesa e propozuar nga ne ka qenë më e arsyeshmja që mund të mendohet vetëm për të përballuar kurimin bazik dhe kapjen në kohë të sëmundjes

Një amendament tjetër është për bujqësinë, braktisja e fshatit, lënia e tokave djerrë dhe çmimet e pamundura me të cilët ata të konkurrojnë në treg, produktet që hidhen në kanale, kjo vjen se nuk mbështetet financiarisht. Lërini fjalët dhe sloganet, pa përmendur blegtorinë ku shifrat janë të frikshme. Rritje e mbështetjes së subvencioneve për bujqësinë, këtë kemi kërkuar ne”, tha Vasili.

1 MUAJ ME PARE

"Shëndetësia falas nuk ekziston"/ Xhixho: Rritje e buxhetit për pensionistët dhe arsimin!

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi sot në Kuvend pesë amendamente në buxhetin e vitit 2025 në mbështetje të pensionistëve dhe të rritjes së buxhetit për arsimin. Gjithashtu Xhixho tha një nga amendamentet ka të bëjë me pensionistët që janë kategoria më e diskriminuar që jeton në mjerim. Po ashtu ajo tha se duhet që të ketë rritje buxheti për pensionistët dhe arsimin. Më tej Xhixho u shpreh se pensionistët duhet ta kuptojnë se nuk kanë qenë kurrë prioritet. 

"Fakt është që shëndetësia falas nuk ekziston dhe sipas OBSH 60 % e kostos në shendetësi e paguajnë nga qytetarët. Dua atë propozojë disa amendamente një nga amendamentet është për pensionistët që është kategoria më e diskriminuar dhe jeton në mjerim dhe rritja e pandalshme e çmimeve kanë bërë që ushqimi bazë dhe trajtimi mjekësor të jetë i pamundur. Edhe pse pensionistët votojnë për ju në qendrat e votimit dhe në 12 vite zero rritje për pensionet. Ata duhet ta kuptojnë se nuk kanë qenë kurrë prioritet, ata kanë marr votat qyl dhe taksat i çojnë për PPP dhe koncensione. Ndaj ne kemi propozuar që shifra që keni propozuar të 10 fishohet në masën 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake juaj 1.6 miliradë. Propozojmë shtesë 1.5 miliardë lekë për Arsimin bazë, shtesë 1.2 miliardë lekë për Arsimin e Mesëm dhe 1 miliard lekë shtesë për Arsimin Universitar. Këtë vit kishte më pak studentë në universitete", tha ajo. 

1 MUAJ ME PARE

"Ju jeni tërësisht në shkelje të procedurës!" Debat mes Bardhit dhe Peleshit në Kuvend, socialisti: Kemi kulturë politike, nuk dimë t’ju fyejmë kur dëgjojmë broçkullat populiste

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

TIRANA- Teksa në Kuvend votohen sot amendamentet e buxhetit të vitit 2025, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë se po shkel rregulloren. Ndaj tij është përgjigjur kreu i Grupit Parlamentar Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i cili tha se nëse do të zbatohej rregullorja, amendamentet e opozitës duhej të ishin votuar në komisione dhe pasi të ishin rrëzuar do të kishin vetëm 5 minuta koha prezantimi në Kuvend. Gjithashtu Peleshi i kërkoi Bardhit se pas këtij “gjesti politik”, sipas tij, të mos ua shpërblente duke kërkuar akoma më shumë kohë.

Pjesë nga diskutimet në Kuvend:

Bardhi: Zonja kryetare ju jeni tërësisht në shkelje të procedurës. Nuk ka asnjë nen në këtë rregullore që i jep të drejtë pasi prezantohen amendamentet të flasin anëtarët e Këshillit të Ministrave apo dikush tjetër. Ne nuk kemi asnjë problem nga e drejta e fjalës e cilitdo në këtë sallë, veçanërisht ministrat që përsërisin vetëm 3 fjalë që i kanë të shkruara.

Peleshi: Bardhi ka shumë të drejtë. Sepse përderisa ne dëgjojmë me shumë durim 56 amendamente duke duruar ofendime dhe akuza, përsëri nuk reagojmë. Ka të drejtë të flasë kështu. E lejuam të sjellë 56 a 58 amendamente në seancë, ndërkohë që rregullorja është shumë e qartë. Rregullorja thotë se amendamentet paraqiten në komision. Nëse rrëzohen në komision, kanë të drejtë 5 minuta propozuesit të bëjnë prezantimin e amendamentit në seancë. Ne e fshimë atë rregull dhe e lamë gjithë ditën duke folur. Pas gjithë këtij gjesti politik, ju lutem mos na e shpërblemi duke kërkuar më shumë se kaq. Ne kemi kulturë politike, qytetari. Ne nuk dimë t’ju fyejmë e tu shajmë kur dëgjojmë broçkullat tuaja populiste. Ju jemi dëgjuar se edhe ju keni të drejtë të bëni opozitën tuaj.

1 MUAJ ME PARE

"Do ju dënojë historia që ia jepni privatit!" Sula debat me ministrin e Financave, Malaj: Gjuhën e shifrave e flas më mirë se sa recitimi politik

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Dashnor Sula dhe Petrit Malaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është përfshirë në një debat me ministrin e Financave Petrit Malaj sot në Kuvend. Sula tha se 8.2 mld euro, 7.6 mld euro janë taksa tatimet e aktivitetit privat që bëjnë të gjithë shqiptarët dhe se ato nuk mund të dërgohen sipas interesave të grupeve të caktuara. Deklaratës së Sulës iu përgjigj ministri i Financave Petrit Malaj i cili tha se gjuha e shifrave është një gjuhë që e flet më mirë se sa recitimi politik.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Sula: Pyetja është për të gjithë kolegët e maxhorancës dhe të gjithë qeverinë. Veçanërisht për ministrin e Financave 8.2 mld euro, 7.6 mld euro janë taksa tatimet e aktivitetit privat që bëjnë të gjithë shqiptarët. Borxhin e paguajmë ne prapë. Paratë duhet t’i çoni sipas interesave të grupeve të caktuara që keni ju si qeveritarë apo duhet t'i përdorni më mirë. Hajde tregoje kurajën tani, ti dhe maxhoranca jote. Si mund të jeni kaq shpirtkazmë që bëni para me të sëmurët. Si ju zë gjumi? A je nënë, a je grua, mos ta dhëntë zoti të kesh të sëmurë me tumor. Do ju dënojë historia që ia jepni privatit.

Malaj: I nderuar deputet, duke qenë se m’u drejtuar kryesisht mua në fjalën tuaj dhe duke qenë se m’u drejtuat me gjuhën e shifrave që është një gjuhë që e flas më mirë se sa recitimi politik, më lejo të të kthej përgjigje në lidhje me çështjet që përmende.

1 MUAJ ME PARE

Fondet nga buxheti 2025 për bujqësinë sjellin debat në Kuvend, Nallbati vendos mbi foltore posterin e krahasimit me Serbinë për IPARD

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare po zhvillohen prezantime dhe votime për amendamentet e propozuara nga opozita për projektbuxhetin e vitit 2025. Në seancë gjatë këtij procesi nuk kanë munguar as debatet dhe përplasjet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se për bujqësinë duhet të ishin ndarë më shumë fond nga buxheti 2025. Fjalës së tij i është përgjigjur ministrja e Bujqësisë e Zhvillimit Rural Anila Denaj.

Teksa Denaj ishte duke folur, Nallbati ka vendos mbi foltore posterin e krahasimit me Serbinë për fondet e IPARD. Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i akuzoi qeverinë për vjedhje të fondeve të BE.

"Hajdutë që vidhni dhe lekët e BE, i merrni i fusni në xhep.", tha Bardhi. 

1 MUAJ ME PARE

Korreshi përplaset me Ministren e Shëndetësisë: Minimum jetik kombëtar; Koçiu: Utopi t’i japësh 200 euro çdo të papuni

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi propozoi sot një amendament për buxhetin e vitit 2025 ku minimumi jetik kombëtar të përcaktohet 200 euro. Në fjalën e tij për amendamentin e paraqitur për buxhetin e vitit 2025 ku propozohet vendosja e minimumit jetik kombëtar, Koreshi tha se duhet që të vendoset minimumi 200 euro.

"Vërtetë që ky propozim im siç tha dhe ministrja e Shëndetësisë mund të duket pak si fshataresk, i mbetur në kohë po ndoshta mund të kemi një ndryshim me ministren e Shëndetësisë se unë rri atje fle përditë në Lushnjë dhe rri shumë me këta hallexhinjtë që mezi e presin këtë minimumin jetik. Atëherë zonja ministre meqë ju na thatë se jemi demode dhe ju se keni bërë kaq shumë për këtë vend dhe propozimet tuaja janë shumë më shumë, të lutem m’u përgjigj pse nuk është rregulluar grafia e Lushnjës ka këtu e 2 vjet?”, tha Koreshi.

Korreshi u shpreh se është 95% e shqiptarëve në hall.

“Unë nuk e di sepse ju besoj që keni filluar fushatën që të nesërmen, por ka mundësi të jetoni ju meqë ishte demode kjo 200 euro që ne propozojmë të jetojë secili nga ne me 300 euro apo 400 euro. A ka mundësi të bëjë secili nga ju një financë, një buxhet, një planifikim një 400 euro, meqë jemi elita dhe ta marrim dyfish ne, të provojmë të dalim në fund të muajit. Meqë qenkemi demode me 200 euro. Po lini djepat bosh o miq. Të dalësh në fshat nuk sheh më një grua shtatzënë. Nuk jep më njeri nuse në fshat, ka hall. Nuk sheh më një lopë në fshat. 70 mijë lekë merr ai fshatari që ka punuar në kooperativë”, tha Koreshi.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në përgjigje të deputetit Korreshi theksoi se, spitali i Lushnjës do të rikonstruktohet nga e para. Ndërkohë që më tej theksoi se të japësh 200 euro në muaj çdo njeriu që është i papunë është utopi dhe është e vjetruar. 

“Me votën tënde pro buxhetit 2025 do t’i japësh mundësi spitalit të Lushnjës të rikonstruktohet nga e para”, tha Koçiu. Në Peqin kemi një super projekt, i cili do të integrojë të gjithë fëmijët me aftësi speciale. Edhe Peqini edhe Lushnja ta votojnë buxhetin 2025 sepse do të kenë punë shumë të mira për komunitetin. Nëse shkon sot në spitalin e Lushnjës grafia punon, ashtu siç punon edhe në Poliklinikë. Edhe para një muaji punonte dhe e kam të konfirmuar tani meqë jeni duke ruajtur pajisjet orë e sekondë sa herë pësojnë nga një defekt, ikin dritat, çdo gjë që ndodh, ju me patjetër keni merakun që të nxirrni që grafia dhe pajisjet nuk punojnë.

E para e punës nuk ju quajta aspak demode, thjesht ju thashë që 200 euro nuk zgjidhin punë sepse ne besojmë fort që duhet të integrojmë forcën aktive të punës në tregun e punës. Vetëm kështu dalim nga ciklet e varfërisë të cilat prodhohen nëse ne do t’i mbajmë njerëzit me para kesh. Paratë kesh mund t’i ndihmosh familjet dhe qytetarët në një moment kritik, por nuk mund t’i mbash në çdo moment me një pagesë fikse, ashtu siç e propozoni. Paga minimale sot është dyfishi i propozimit që jepni ju. Biem dakord që do të duhet të bëhet një metodologji për të vlerësuar minimumin jetik, por të japësh 200 euro në muaj çdo njeriu që është i papunë është utopi dhe është e vjetruar”, tha Koçiu.

1 MUAJ ME PARE

"Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro", Bardhi-mazhorancës: Nuk iu intereson varfëria e qytetarëve, por luksi juaj personal

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka propozuar dy amendamentet të tjera për projektbuxhetin e vitit 2025. Ai tha gjatë fjalës së tij se maxhoranca nuk ka parashikuar rritje të pensioneve sepse e konsiderojnë, sipas tij, lëmoshë.  Më tej theksoi se minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Ai akuzoi mazhorancën se paratë e qytetarëve po shkojnë për luksin e qeveritarëve dhe jo për personat që kanë nevojë. 

"Ju e quani lëmoshë, sepse ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët janë lëmoshë. Sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja. Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero. Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju. Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët. Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta.", u shpreh Bardhi 

1 MUAJ ME PARE

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po përdoret foltorja e Kuvendit nga Opozita. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh se foltorja po përdoret nga deputetët demokratë për retorika boshe që i rilexojnë për tu bërë simpatik me liderin

"Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politikike. Juve e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dal në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mireqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh. Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni," tha Balluku.

Balluku shtoi se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur dhe nuk do të rritet, por do të ulet në janar të vitit 2025.

“Ju shitët hotel Dajtin për ët gjetur bonusin dhe për të blerë gjelin e detit. Ju jeni ata që shisni hotele për të paguar bonusin. Çmimi i energjisë elektrike as nuk është rritur po madje do të ulet siç ka parashikuar Edi Rama. Tani ka energji elektrike në çdo cep të Shqipërisë, shqiptarët paguajnë ata që harxhojnë. Ju na ndërprisni dritat dhe jetonim në errësirë. Ju keni kohë deri me 11 maj të vazhdoni narrativën tuaj, të gënjeni në çdo kamera, në facebbok. Ne jemi këtu për të udhëhequr pasi ne kemi marr votën e popullit shqiptar”, tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se ka alokuar buxhetin më të ulët për arsimin dhe kulturën, duke shkatërruar praktikat e mirëfillta të këtyre sektorëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha kritikoi ashpër mënyrën se si janë trajtuar pensionistët dhe qytetarët. Ndërkohë që është shprehur se qeveria ka zgjedhur të vjedhë dhe pasurohet duke lënë pas përkeqësimin e kushteve të jetesës.

"Ju caktoni buxhetin më të ulët për arsimin, në një kohë kur arsimi në vitet tuaja pësoi rrokullisjen më të madhe në botë. Ju caktoni një buxhet mizerabël për kulturën, në një kohë kur kulturën e keni asgjësuar pothuajse tërësisht në zbatim të doktrinës së monstrës së njerëzimit, Xhorxh Sorosit. I fshitë nga harta e Tiranës teatrot dhe të gjitha institucionet kulturore. A e kuptoni ju? Ju uleni në këtë sallë, t’u them alienë, ju nuk jeni, ju jeni çeta e Ali Babait.
Po, po! 8.2 miliardë euro, po si mund të votoni ju një buxhet të tillë dhe të mos i rrisni të paktën 20 përqind pensionet në Shqipëri.

Sepse ju zgjidhni midis vjedhjes dhe pasurimit tuaj dhe kafashatës së qytetarëve. Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët? Asnjë projekt nuk kërkoj të anulohet.
Çdo projekt mund të realizohet me buxhetin 8.2 miliardë. Por a e patë o qytetarë se si e bëjnë? A e dëgjuat atë Gjylametin që njëherë e sikterisni, njëherë e ktheni që numëronte sa do marrin ministrat dhe zëvendësit? A e dëgjuat që të thotë kaq do marrë i riu, kaq do marrë pensionisti, kaq do marrë fermeri? Asnjë prej tyre. Sepse ekziston vetëm parajsa juaj e ndërtuar mbi vjedhjen, krimin. Unë erdha këtu, u lashë me disa emra, u gjeta me emra të tjerë. Ishte Edvin Droga, gjej Edvin Metamorfozën," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Mazhoranca voton kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
votimi ne kuvend

TIRANË- Mazhoranca ka refuzuar me 72 vota kundër miratimin e dy amendanteve të propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për projektbuxhetin 2025. Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

1 MUAJ ME PARE

"Ju jeni të dështuar në mënyrë përfundimtare"/ Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për krimet e rënda të ndodhura në këto vite qeverisje, duke i bërë thirrje deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se ka një pasiguri të thellë për pensionistët, të rinjtë dhe shërbimet e shëndetësore, duke i cilësuar këto si dështime të pafalshme të qeverisë. Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë për abuzime të mëdha me pasuritë e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

"Po sot, ju jeni të dështuar në mënyrën më përfundimtare. Sot, ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që këtu nuk ngrihen për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk ngrihen për të nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm që u mor në gjirin e shkollës. Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të ekzekutuar biznesmenin. Sot ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 kilometra në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Sot ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet këtu pa asnjë qindarkë për të rinjtë shqiptarë, pa asnjë qindarkë pothuajse për 800 mijë pensionistë, në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 70 pensione. E kuptoni ku keni arritur ju?

Prandaj dhe reagimi juaj kolektiv si kope, si tufë, o burra të votojmë për shpëtuar. Po nuk shpëtoni dot. Këto janë krime që bëjnë së bashku të paktën 3 mijë vite burg, edhe me klemenca. Po si mund të sillni ju në parlament këtu një buxhet për 800 mijë njerëz, të cilët marrin një pension sa ç’merr gjermani për qenin e shtëpisë, dhe që marrin ushqimet, naftën, 30, 50 përqind më shtrenjtë se gjermani? Si mundet? Ju jeni të dështuar! A e kuptoni ju se të sëmurët në spitalin onkologjik dhe në spitalet tona nuk vdesin nga sëmundjet, por vdesin nga mungesa e ilaçeve sepse u vidhni atyre paratë e caktuara për të blerë ilaçe?

A e kuptoni ju se Shqipëria është vendi më i pasur në rajon, kurse pensionistët e saj janë njerëzit më të përçmuar, më të përbuzur të rajonit dhe të botës? Si mund të sillni të votohet këtu një buxhet 8.2 miliardë euro dhe të përcaktoni 16 milionë euro për 800 mijë vetë? Kush mund ta bëjë këtë? E bëjnë vetëm ata që kanë tmerr nga njerëzit. E bëjnë vetëm ata që janë kavërdisur në krimet e tyre dhe nuk mund të shohin gjë tjetër. Po Shals, ata pensionistë që marrin një të dyzetën e rrogës tënde, paguajnë TVSH për ushqime njëlloj sa ti? A e kupton ti apo jo? Nuk ke mëshirë ti. Nuk ke mëshirë ti se ti nuk numëron dot apartamentet e tua të vjedhura, kjo është e njohur dhe nuk je i vetëm. Kampion, padrino është Edi Rama. Pra, ju jeni të dështuar," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Sot Kuvend, Sula me pankartë në duar: Çmimet e produkteve të shportës u rritën me 79% në krahasim me 3 vite më parë

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
dashnor sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula para nisjes së seancës është paraqitur me një pankartë në duar. Në pankartë listohen disa produkte të shportës, ku po ashtu shkruhet se çmimet e tyre janë rritur me 79% në krahasim me 3 vite më parë. 

Ndërkohë në seancën e sotme pritet të ketë diskutimet të gjata, pasi do të miratohet nen për nen buxheti prej 8.2 miliardë dollarësh për vitin 2025. Ky buxhet është konsideruar nga opozita si buxheti i vjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

Votohet sot në Kuvendi buxheti prej 8.2 mld eurosh i vitit 2025, Berisha rikthehet në seancë plenare

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme do të zhvillohet votimi për buxhetin për vitin 2025, ndërsa po ashtu pritet të ketë shumë diskutime.  

Miratohet me 75 vota pro të mazhorancës buxheti 2025, opozita voton
rendi i dites

Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, buxheti 8.2 mld eurosh do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Ndërkohë sot në parlament rikthehet pas 11 muajsh nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi", kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjithashtu PD depoziton sot edhe 34 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm.

seance plenare 3 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri