LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë, përmbyten rrugët në disa qytete! 20 persona paraqiten te Trauma

• Vendi ynë është goditur ditën e sotme nga një stuhi e fortë ere dhe shiu. • Në fundjavë është parashikuar në të gjithë vendin për reshje shiu ndërsa ndryshimet kanë ndodhur menjëherë. • Në pak sekonda moti mori kthesë ndërsa gjithçka nisi me një erë të fortë. • Më pas u pasua me shkarkime të reshjeve të shiut të cilat janë më intensitet të lartë. • Moti i keq ka prekur gati të gjitha qytetet e vendit, duke shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve, bllokimin e rrugëve, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rradhë kilometrike trafikur. • Në rrugët e Lezhës, trafiku vijon prej më shumë se 6 orësh. • Largimi i numrit të madh të automjeteve të pushuesve që largohen plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës ka sjellë kaos nga Balldreni deri në Rrugën e Kombit. • Trafiku i rënduar që vijon që prej orës 14:00 ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dytësore. • Në Vlorë, disa nga akset janë përballur me probleme të trafikut të rënduar dhe përmbytje e dëmtime të rrugëve. • Raportohet se një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë. • Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda. • Ndërkohë në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte. • Lidhur me situatën e motit të keq Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë.• Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. • Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie. • Stuhia e sotme ka kapur në befasi edhe një traget turistik të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit. • Mjeti lundrues për shkak të motit të keq, është afruar dhe ka udhëtuar afër bregut shqiptar. • Deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm apo probleme, ndërsa autoritetet doganorë shqiptare kanë bërë me dije se janë njoftuar për këtë paraprakisht nga pala maqedonase. • Moti i keq ka sjellë lëndime të disa personave në Tiranë. • Sipas raportimeve, 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësorë te urgjenca e spitalit të Traumës. • 10 prej tyre po vijojnë të marrin shërbim mjekësor në spital. • Bëhet me dije se lëndimet e tyre janë shkaktuar nga goditja e sendeve të forta që era fluturoi në ajër. • Në qytetin e Durrësit, më herët ka pasur dëmtimë të linjës së energjisë elektrike. • Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës.

20 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Radhë kilometrike e automjeteve që largohen nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës, vijon prej më shumë se 6 orësh trafiku i rënduar

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
trafiku

LEZHË- Trafiku në rrugët e Lezhës vijon prej më shumë se 6 orësh. Largimi i numrit të madh të automjeteve të pushuesve që largohen plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës ka sjellë kaos nga Balldreni deri në Rrugën e Kombit. 

Trafiku i rënduar që vijon që prej orës 14:00 ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dytësore. Prania e policisë në këto akse nuk ka mjaftuar për zhbllokimin e trafikut. 

9 MUAJ ME PARE

Moti i keq në Vlorë, hapet një gropë në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
gropa

VLORË- Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme të shumta në të gjithë qytetet e vendit. Në Vlorë, disa nga akset janë përballur më probleme të trafikut të rënduar dhe përmbytje e dëmtime të rrugëve. 

Raportohet se një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë.

Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda. Ndërkohë në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte.

9 MUAJ ME PARE

Era e fortë "hedh" parashutistin e Maqedonisë së Veriut në Pogradec, sportisti shpëton pa lëndime

 

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
pamje pas shpetimit

 

POGRADEC- Një parashutist i Maqedonisë së Veriut ka shpwtuar ditwn e sotme pa lwndime, pasi era e fortë e hodhi në Pogradec. 

Komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar autoritetet shqiptare se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec. 

Policia ka shkuar në adresën e dhënë dhe kanë gjetur sportistin, i cili fatmirësisht ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Parashutisti u dërgua në pikën kufitare të Qafë Thanës, i cili më pas ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec

Policia Kufitare i shkoi në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, që fluturonte me paraglajder.
Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Qafë Thanë, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i rënduar në akset Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
trafik

LEZHË- Moti i keq ka larguar pushuesit dhe turistët nga plazhet dhe bregdeti. Raportohet se prej gati dy orësh, në akset rrugorë Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot ka trafik të rënduar.

Raportohet se situata paraqitet më e vështirë në Shëngjin, ku dalja nga qyteti mbetet problem. Trafiku i rënduar ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dytësore. Policia ndodhet në terren dhe po punon për zhbllokimin e trafikut në këto akse. 

 

9 MUAJ ME PARE

IGJEUM njoftim për motin e keq: Ja cilat qarqe do të përballen me reshje intensive shiu, temperaturat shënojnë rënie

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë vendin. 

Në njoftim thuhet se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. 

Bëhet me dije më tej se në qarkun e Kukësit dhe Fierit priten reshje të mesme, ndërsa në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie. 

POSTIMI I PLOTË: 

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 18 / 26 °C
në vendet malore: 14 / 24 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e diel, dt. 31) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet.

9 MUAJ ME PARE

Stuhia bllokon tragetin turistik nga Maqedonia e Veriut, mjeti lundrues i afrohet bregut shqiptar

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
trageti

TIRANË- Stuhia ka kapur në befasi një traget turistik të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit. Sipas raportimeve, mjeti lundrues për shkak të motit të keq, është afruar dhe ka udhëtuar afër bregut shqiptar. 

Deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm apo probleme, ndërsa autoritete doganorë shqiptare kanë bërë me dije se janë njoftuar për këtë paraprakisht nga pala maqedonase.

9 MUAJ ME PARE

Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
foto ilustruese

DURRËS- Moti i keq dhe stuhia që përfshiu vendin prej disa orësh ka sjellë probleme në vend. Raportohet se në qytetin e Durrësit ka pasur dëmtimë të linjës së energjisë elektrike. 

Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës. Edhe në qytetet e tjera të vendin janë raportuar probleme të shumta. 

Në Tiranë ka pasur edhe njerëz të lënduar, ku raportohet se 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësorë te spitali i Traumës.

9 MUAJ ME PARE

Stuhia dhe era e fortë shkaktojnë lëndime tek njerëzit, 20 persona paraqiten te spitali i Traumës

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
stuhia ne tirane

TIRANË- Një stuhi e fortë ka përfshirë prej disa orësh gjithë vendin me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Stuhia ka sjellë lëndime të disa persona në Tiranë përveç rrugëve të bllokuara dhe pemëve të rrëzuara. 

Sipas raportimeve, 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësorë te urgjenca e spitalit të Traumës. 10 prej tyre po vijojnë të marrin shërbim mjekësor në spital. Bëhet me dije se lëndimet e tyre janë shkaktuar nga goditja e sendeve të forta që era fluturoi në ajër.

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Stuhia në Tiranë, era e fortë rrëzon pemën te stadiumi "Dinamo", zë poshtë makinën

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
pamje nga stadiumi dinamo

TIRANË- Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme kryeqytetin me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Në një video të ardhur në redaksinë e Dosja.al, era e fortë ka rrëzuar pemët te zona e stadiumit Dinamo, pas tribuna.

Pema e rrëzuar sic shihet në videon e mëposhtme ka zënë poshtë një makinë.  Nuk dihet nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo jo. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

9 MUAJ ME PARE

Bllokohet çifti ukrainas në Zvërnec, era e fortë rrëzoi pemën, po ndërhyet për lirimin e rrugës

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

ZVËRNEC- Një çifti ukrainas është bllokuar ditën e sotme rreth orës 13:00 në Zvërnec. Ata janë bllokuar për shkak të motit të keq. Raportohet se një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, e cila e bën të pamundur lëvzijen e mjetit.

Reshjet e shiut mësohet se kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësorë. Çifti ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët janë duke shkuar në vendin e ngjarje për hapjen e rrugës.

9 MUAJ ME PARE

Era e fortë shkund edhe Beratin, pamje para stuhisë (VIDEO)

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Berat

BERAT- Qyteti i Berat është goditur nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu. Siç shihet edhe nga pamjet era e forte ka ngritur pluhurin ë qytetit në ajër ndërsa mjegulla ka mbuluar vendin.

Në pak sekonda moti mori kthesë dhe nga mesi i ditës pëshkak të vranësirave dukej sikur po errësohej. Deri më tani nuk raportime për të lënduar ndërsa dëme materiale ka pasi era ka marrë përpara çdo që ka qenë jashtë dhe jo e siguruar mirë.

9 MUAJ ME PARE

Moti i keq, aeroporti Nënë Tereza pezullon operacionet në pistë për 30 minuta

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Foto

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë ditën e sotme me një njoftim për pasagjerët. Në njoftim bëhet dije se për 30 minuta janë pezulluar operacionet në pistë për të garantuar sigurinë maksimale të pasagjerëve.

Në njoftim theksohet se puna po vijon normalisht dhe se në Tiranë po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e tjera fqinje. Pas mesditës, situata meterologjike në vend ka ndryshuar në mënyrë drastike me erëra të forta dhe stuhi shiu që kanë sjellë përmbytje në disa qytete.

“Për shkak të motit dhe kushteve të rënduara atmosferike, skuadra e aeoportit ka pezulluar operacionet në pistë për rreth 30 minuta. Kjo është për të garantuar siguri maksimale të pasagjerëve. Ndërkohë puna vijon normalisht. Madje në aeroportin e Tiranës po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e vendeve fqinje.”, thuhet në njoftim.

 

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,

9 MUAJ ME PARE

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbyten disa rrugë, niveli i ujit deri në 30 centimetra

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Lezhë

LEZHË- Një stuhi e madhe shiu dhe erëra të forta ka goditur ditën e sotme qytetin e Lezhës. Pas reshjeve të shiut të cilat ranë për disa minuta me intensitet të lartë, qytetarët e Lezhës po përballen me rrugë të përmbytura.

Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja janë gjithmonë zona të cilat vuajnë pasojate përmbytjeve sikur edhe një shi i lehtë të bjerë. Në këto zona uji ka pushtuar vendin dhe raportohet se niveli i ujit shkon deri në 30 centimetra. Përmbytje të rrugëve ka edhe në Shëngjin ku niveli i ujit shkon deri në trotuar.

 

9 MUAJ ME PARE

Stuhia godet edhe Vlorën/ Në pak minuta boshatiset plazhi, pushuesit vrapojnë drejt banesave, rrugët mbushen me uji pas reshjeve

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Vlore

VLORË- Vlora është  një tjetër qytet që është goditur mesditën e sotme nga reshjet e shiut dhe era e fortë. Pavarësisht parashikimeve për reshje shiu shumë përsona kanë vendosur të kalojnë këtë të shtunë në plazh dhe stuhia i ka kapur buzë detit. 

Sapo ka nisur një erë e fortë pushuesit janë larguar me shpejtësi ndërsa më pas situata u pasua me reshje të shumta shiu. Siç shihet edhe nga fotot rrugët u "pushtuan" nga pluhuri dhe objekte që era po i lëvzite. Pas reshjeve të shiut janë regjistruar problematika me përmbytjet e rrugëve të cilat janë mbushur plot me ujë duke vështirësuar qarkullimin.

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,

 

9 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut përmbysin rrugët në Durrës (FOTO)

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Durrës

DURRËS- Qyteti i Durrësit gjithashtu është goditur nga stuhia e fortë ndërsa reshjet e shiut kanë lënë pas rrugë të mbushuar me ujë. Moti pritet të jetë i keq gjatë fundjavës ndërsa shumë qytete kanë hasur probleme me përmbytjetet e rrugëve të cilat u mbushën brenda pak minutash.

Siç shihet edhe nga pamjet, rrugët janë mbushur me uji ndërsa kalimtarët kalojnë mes për mes për të shkuar drejt banesave të tyre. Niveli i ujit arrin deri në trotuar. 

 

9 MUAJ ME PARE

Era e fortë shkund teleferikun e Dajtit, ngec në mes të rrugës

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Tirane

TIRANË- Moti i keq ka "pushtuar" të gjithë vendin ndërsa problematika të shumta janë raportuar përshkak të erës së fortë. Një rast i rrezikshëm është regjistruar në Tiranë. Një teleferik mbeti i bllokuar në mes të rrugëve dhe siç shihet nga pamjet tundet nga forca e erës.

JOQ ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ndërsa nuk dihet nëse ka persona brenda saj. Në rast se ka patur pasagjerë e sigurt se kjo do të jetë eksperienca më e frikshmë në jetë, në ajër në mes të një stuhie.

9 MUAJ ME PARE

Era e fortë në kryeqytet merr para karriget dhe çadrat e lokaleve (FOTO)

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Tirane

TIRANË- Në Tiranë era e fortë dhe stuhia kanë dëmtuar disa objekte ndërsa siç shihen në foto karriget dhe çadrat e lokaleve për rreth stadiumit kanë "flutuaruar". Era ka qenë shumë e fortë dhe ka rrëzuar pemë në kryeqytet.

Banorët që janë gjendur jashtë kanë vrapuar të futen në vende të sigurta pasi era e fortë ka lëvizur shumë objekte të cilat mund të plagosin kalimtarët. Deri më tani nuk ka raportime për të lenduar në njerëz, ndërsa ndryshimet klimatike pritet të zgjasin gjatë fundjavës.

9 MUAJ ME PARE

Niveli i ujit deri në trotuar, përmbyten rrugët e Shëngjinit në pak minuta reshje shiu (VIDEO)

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Shengjin

SHËNGJIN- Reshjet e shiut kanë goditur Lezhën ndërsa siç shihet edhe nga pamjet rrugët janë përmbytur. Niveli i ujit në rrugët e Shëngjinit ka arrritur deri në trotuar ndërsa shihen qytetarët që vrapojnë për të shkuar në banesat e tyre para se një stuhi tjetër ti gjejë jashtë.

Reshjet e shiut kanë pushuar ndërsa në disa minuta shi rrugët janë kthyer në lumë. Ndryshimet meterologjike pritet të zgjasin në fundjavë ndërsa intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë në Lezhë, Tiranë, Durrës e shumë qytete të tjera.

 

 

9 MUAJ ME PARE

Stuhia godet edhe Lezhën, rrugët në Shëngjin kthehen në rrjedhë lumi (VIDEO)

 

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Shengjin

 

LEZHË- Moti në të gjithë territorin e vendit ka marrë kthesë ndërsa stuhitë kanë goditur qytete të ndryshme. Në qytetin e Lezhës raportohet se ka patur shkarkime të shumte të shiut të cilat kanë përmbytur rrugët.

Shiu mësohet se ka rënë për disa minuta me intensitet të lartë e cila ëshrë shoqëruar me erë të fortë. Pas disa minutash situata është me e qetë me reshje më të pakta ndërsa rrugët mbeten me ujë.

 

9 MUAJ ME PARE

Ndryshimi i kushteve atmosferike, Tirana goditet nga stuhia, reshje shiu dhe erë e fortë

Ndryshimi i kushteve atmosferike/ Vendi goditet nga stuhia dhe era e fortë,
Tiranë

TIRANË- Kryeqyteti është goditur mesditën e sotme nga një stuhie e fortë ere dhe shiu. Në fundjavë është parashikuar në të gjithë vendin për reshje shiu ndërsa ndryshimet kanë ndodhur menjëherë.


Në pak sekonda moti mori kthesë ndërsa gjithçka nisi me një erë të fortë. Më pas u pasua me shkarkime të reshjeve të shiut të cilat janë më intensitet të lartë. Siç shihet edhe nga pamjet menjhëre rrugët janë mbushur me ujë dhe njerëzit kanë boshatisur rrugët. 

ndryshimi i motit moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë