Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dy nga autorët e vrasjes së 22-vjeçarit, Renis Dobra janë vënë në pranga. • Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur në Lekbibaj të Tropojës si dhe Fatjon Bushgjoka i cili u arrestua në Tiranë. • Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim edhe dy persona. • Ata janë identifikuar si Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka. • Mësohet se gjithashtu është shoqëruar në polici e dashura e një prej autorëve të arrestuar. • Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës. • Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës. • Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij. • Raportohet se tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj së bashku Petrit Çakrrin kanë përdorur makina me qira për kryer çdo lëvizje para se të kryenin krimin. • Autorët kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht. • Ata i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët pasi kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe e mbytën me litar dhe hodhën në Liqenin e Shkopetit. • Autorët rezulton se kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira por nuk ia kanë arritur. • Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë 2 vëllezërit e tjerë pas ngjarjes. • 2 të tjerët akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit. • Policia e Shtetit ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje të reja. • Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka u shpreh se 23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. • Sipas policisë dyshohet se 4 autorët e dyshuar kanë patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. • Nga operacioni i zhvilluar janë 20 celularë, 7 automjete dhe lënde narkotike.
13 artikuj për këtë temë.
MAT- Njëri nga personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës, Petrit Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës. Ai raportohet se pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Bëhet me dije se Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës. Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari.
MAT- Babai i Renis Dobrës është shprehur se nuk i njeh 4 autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, Petrit Çakrri, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” Rifat Dobra tregoi se emrat e tyre i ka dëgjuar në media. Ai theksoi se djali i tij ra në burg në Gjermani pasi ka thyer ekspuls, duke shtuar se nuk e di me çfarë merrej atje.
“Autorët nuk i njoh më parë, emrat e tyre i kam dëgjuar vetëm nga mediat. Jo, fare. Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim, si ditët e zakonshme. Nga Gjermania kishte një vit e pak muaj që ishte kthyer. Ai nuk kishte shqetësime, lëvizte vetëm, me makinë, pa makinë. Bënte rrugën edhe në këmbë, vinte tek shtëpia. Nuk ruhej.
Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls, 20 ditë që i ka rënë të qëndrojë jashtë. Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin. Nuk e dimë me çfarë merrej djali në Gjermani. Nuk kam asnjë dyshim çfarë mund të ketë ndodhur pasi nuk kam parë asgjë të dyshimtë tek djali”, tha ai.
TIRANË- Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës i cilu u vra mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat, ka deklaruar se është personi i fundit i cili ka komunikuar me djalin e tij. Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” babai i viktimës u shpreh se i biri shkoi në Burrel pasditen e krimit për të pirë kafe dhe në orën 21:36 minuta e kishte telefonuar duke i thënë që do niset për në shtëpi.
I pyetur lidhur me deklarata e policisë se vrasje ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Gjermani, Rifat Dobra u shpreh se “Nuk më mbushet mendja fare që vrasja e djalit tim ka ndodhur për probleme në shtetin gjerman. Ne si prindërit nuk kemi asnjë dyshim.”
“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Ai është larguar në orën 17:00, shkoi në Burrel për xhiro, për kafe. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha ‘Babi po nisem për në shtëpi’.
I thash “Mirë babi, mirë ardhsh”. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi. Nuk më mbushet mendja fare që vrasja e djalit tim ka ndodhur për probleme në shtetin gjerman. Ne si prindërit nuk kemi asnjë dyshim,” tha babai i Renisit.
MAT- Personi në foto është 55-vjeçari Petrit Çakrri alias Petrit Hoxha, i cili është arrestuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës. Petrit Çakrri u arrestua pak pas mesnatës së të martës (16 Korrik) në Lekbibaj të Tropojës.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, Fatjon Bushgjokaj, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Duka u shpreh i riu pasi u mor peng u vra nga autorët nëpërmjet strangulimit, mbytjes me litar.
Ai shtoi se autorët pas vrasjes kanë tentuar të humbin gjurmët duke hedhur mjetin dhe viktimën në liqenin e Ulzës. Mjeti ka rënë në ujë kurse trupi i viktimës mbeti pranë sektorit "C" ku dhe u gjet nga autoritetet.
"Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 08.07.2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi R. D. është marrë peng dhe me pas është vrarë, nëpërmjet strangulimit (mbytjes me litar).
Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë," tha policia.
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Duka u shpreh se autorët e vrasjes nukkanë përdorur asnjë logo apo automjet të Policisë.
Ai më tej bëri me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
"Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve," tha policia.
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Duka u shpreh se dy personat e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen janë vëllezër të njërit prej autorëve të arrestuar.
Policia ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar dy persona ndërsa janë shoqëruar disa të tjerë për të zbardhur detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë shkak dyshohet konflikti mes autorëve dhe viktimës për drogë në Gjermani. Viktima rezulton i dënuar në këtë vend për drogë.
"Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e drejtorive vendore të Policisë Tiranë dhe Kukës, në zbatim të urdhrit të prokurorit, vunë në pranga shtetasit:
P. H. alias P. C., 55 vjeç, banues në Tropojë, i cili u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”; F. B., 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. B. dhe A. B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar F. B.. Vijojnë kontrollet dhe kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 08.07.2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi R. D. është marrë peng dhe me pas është vrarë, nëpërmjet strangulimit (mbytjes me litar).
Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve," tha policia.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka u shpreh se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e njërit prej të arrestuarve.
Duka shtoi se 23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas policisë dyshohet se 4 autorët e dyshuar kanë patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga operacioni i zhvilluar janë 20 celularë, 7 automjete dhe lënde narkotike.
"Jam këtu, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë, z. Abaz Muçaj dhe me prokuroren e çështjes zj. Alisa Spahja, për t’ju bërë prezente rezultatet e hetimit intensiv dhe kompleks, i cili u finalizua me zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet nga shërbimet e Policisë, në afërsi të liqenit të Ulzës, më datë 9 korrik 2025, pas kallëzimit të babait të tij, për largimin e 23-vjeçarit, nga banesa.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, të asistuara nga ekspertë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, kreu një hetim intensiv njëjavor, me metoda speciale, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Dibrës, për këtë rast.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar hetimore, fiksimit dhe analizimit të provave nga vendngjarja, administrimit të shpejtë të informacioneve dhe pamjeve filmike të siguruara nga Policia në lidhje me autorësinë e rastit, si dhe i veprimeve të tjera profesionale policore, u bë e mundur zbardhja e autorësisë së vrasjes së shtetasit R. D..
Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e drejtorive vendore të Policisë Tiranë dhe Kukës, në zbatim të urdhrit të prokurorit, vunë në pranga shtetasit:
P. H. alias P. C., 55 vjeç, banues në Tropojë, i cili u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”; F. B., 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. B. dhe A. B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar F. B.. Vijojnë kontrollet dhe kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 08.07.2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi R. D. është marrë peng dhe me pas është vrarë, nëpërmjet strangulimit (mbytjes me litar).
Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve.
Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, 4 shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime intensive për të përcaktuar dhe individualizuar përgjegjësinë penale. Në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, grupi i posaçëm hetimor i DVP Dibër po vijon intensivisht hetimin, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër siguron qytetarët e qarkut Dibër, se po punon maksimalisht për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve.
Gjithashtu, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po punohet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushat e narkotikeve dhe trafiqeve të paligjshme. Përfitoj nga rasti që t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut Dibër, që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, duke denoncuar çdo paligjshmëri.
Parandalimi dhe goditja e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, armëmbajtes pa leje, vjedhjes së pronës, ndërtimeve pa leje, si dhe garantimi në tërësi i sigurisë përgjatë sezonit turistik, janë prioritet i punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër," tha ai.
MAT- Personat në foto janë tre vëllezërit Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat. Dyshohet se të tre vëllezërit nga Kamza janë përfshirë në vrasjen makabër të të riut.
Gjithashtu ditën e sotme policia kanë vënë në pranga njërin prej tyre, Fatjon Bushgjokajn, ndërsa dy të tjerët, Kristi dhe Aleksandër, janë ende në kërkim. Po ashtu tre vëllezërit kanë precedentë penalë të mëparshëm, duke përfshirë vepra si vjedhje, shpërndarje të lëndëve narkotike dhe arratisje nga burgu.
MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra. Së fundmi janë publikuar edhe foto e dy prej makinave me qira që kanë përdorur autorët e dyshuar për vrasjen e të riut në Mat. Bëhet me dije se tre vëllezërit Bushgjokaj disa ditë para kryerjes se krimit kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht.
Gjithashtu raportohet se vëllezërit i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët. Po ashtu ata kanë tentuar t'i hiqnin GPS për të zhdukur gjurmët Ata fillimisht kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel për rreth tre ditë, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e autorëve të vrasjes së Renis Dobrës para se ata të kryenin aktin e rëndë. Dy prej autorëve janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
Mësohet se tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj së bashku Petrit Çakrrin kanë përdorur makina me qira për kryer çdo lëvzije para se të kryenin krimin. Autorët kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit.
Ata i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët pasi kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
Autorët rezulton se kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira por nuk ia kanë arritur. Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë bërë për llogari edhe të personave të tjerë, po për drogën në Gjermani.
Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë 2 vëllezërit e tjerë pas ngjarjes. 2 të tjerët akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.
TIRANË- Dy autorët të vrasjes së Renis Dobrës janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se gjithashtu është shoqëruar në polici e dashura e një prej autorëve të arrestuar.
Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij. Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.
Si ndodhi ngjarja
Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.
TIRANË- Dy nga autorët e vrasjes së 22-vjeçarit, Renis Dobra janë vënë në pranga. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur në Lekbibaj të Tropojës edhe Fatjon Bushgjoka i cili u arrestua në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Madhesh të Ulzës janë shpallur në kërkim edhe dy persona. Ata janë identifikuar si Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.
Si ndodhi ngjarja
Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.