Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. • 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. • Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë më një reagim zyrtar në lidhje me ndarjen nga jeta të 33-vjeçarit. • Sipas njoftimit Bregasi ka humbur jetën pas një arresti kardian në spitalin e Fushë Krujës. • Më tej bëhet me dije se viktima ka shfaqur shqetësime rreth orës 14:32 ndërsa është transportuar menjëherë me ambulancë drejt qendrës shëndetësore. • Drejtoria e burgjeve njoftoi se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. • Sipas tyre ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. • 33-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. • Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. • Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. • Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pasditen e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë më një reagim zyrtar në lidhje me ndarjen nga jeta të 33-vjeçarit, Andrea Bregasi. Sipas njoftimit 33-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardian në spitalin e Fushë Krujës.
Më tej bëhet me dije se viktima ka shfaqur shqetësime rreth orës 14:32 ndërsa është transportuar menjëherë me ambulancë drejt qendrës shëndetësore. Drejtoria e burgjeve njoftoi se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Sipas tyre ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
33-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.
Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.
Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.
Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

TIRANË- Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Dyshohet se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.
Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.
Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.
Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.