LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite! Investimi total 7 miliardë euro

•Nafta në Shpirag, ka cilësi të lartë, të njëjtë me atë premium të Arabisë Saudite. •Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama i cili tha se pas një punë 10-vjeçare shpimi për naftën ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës. •Sipas Ramës, taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran. •Rama njoftoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Nafta në Shpirag, VOA: Kompania Shell drejt testimit final

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
foto ilustruese

Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, ka mbyllur fazën e kërkimeve në vendburimin e Shpiragut, dhe pritet që në muajin tetor të nisë testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Kjo u bë e ditur sot nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit cilësia e naftës së zbuluar është e niveleve më të larta. Rama tha se nëse gjithshka do të shkojë pozitivisht, atëherë ky zbulim mund të ketë sipas tij, një ndikim historik në zhvillimin ekonomik por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Një ditë pas vizitës së tij në një nga puset e shpimit në zonën e Shpiragut ku prej disa vitesh shumëkombëshja britanike Shell po kryen kërkime për naftë dhe gas, kryeministri Edi Rama tha sot procesi është një hap larg konfirmimit për vijimin ose jo të operacioneve për nxjerrjen dhe më pas tregtimin. Në muajin tetor pritet të nisë testimi final për të vlerësuar qëndrueshmërinë presionit të fluksit të naftës e për pasojë leverdinë finaciare të të gjithë operacionit të mëtejshëm.

“Rezerva është aty në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva, pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, deklaroi Rama.

Kryeministri bëri të ditur, se analizat e bëra nga kompania kanë treguar se bëhet fjalë për një naftë të një cilësie shumë të lartë, të krahasusehme me atë premium të Arabisë Saudite, dhe nëse rezultatet e testimit që pritet të përfundojnë, maksimumi deri në dy javët e para të janarit, janë pozitive, atëherë, sipas kryeministrit bëhet fjalë për një “zbulim të rëndësishëm i cili mund të ketë një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, social, por jo vetëm kaq, edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë”.

Nga pikëpamja ekonomike, vetëm investimi i kompanisë për infrastrukturën dhe logjistikën llogaritet të nisë me 3 miliardë euro. E shtrirë në vite kjo vlerë, sipas vetë kompanisë mund të shkojë në 7 miliardë. Edhe përfitimet direkte të Shqipërisë pritet të jenë në nivele shumë të larta, aq sa qeveria, siç u bë e ditur sot, ka nisur përgatitjet për ngritjen e një Fondi sovran, sipas modelit të vendeve që kanë burime të konsiderueshme nafte.

"Nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga Fondi Sovran, ashti siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, me naftën në Arabinë Saudite, në Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, shpjegoi zëvendëkryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

2 VITE ME PARE

'Bëni sikur nuk kuptoni?'/ Gazetarët e pyesin për korrupsionin, Rama: Shpresoj mos të jetë një protestë për lirinë e shtypit

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Edi Rama

TIRANË- Në konferencën e sotme në lidhje me naftën në Shpirag, kryeministri Edi Rama nuk u përgjigj pyetjeve që kishin të bënin me çështje të ndryshme. Edhe pse i tha gazetarëve se nuk do përgjigjet për temat e tjera, gazetarët, sa herë që merrnin mikrofonin, pyesnin për inceneratorët, sterlizimin apo dhe marrëdhënien me Greqinë. 

Kreu i Qeverisë u tha se nuk do përgjigjet asnjë pyetje e se për këto çështje do dalë të flasë një radhë tjetër. Në fund, ai shtoi se shpreson që ky koordinim mes gazetarëve të mos jetë protestë për lirinë e shtypit.

 “Po mirë tani. Juve, më falni tani se ka edhe një etikë. Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani? Ju thashë në fillim që kjo konferencë nuk është për asgjë tjetër. Është vetëm për këtë zbulim të rëndësishëm, historik për Shqipërinë. Jemi këtu, që me ndihmën tuaj dhe me pyetjet tuaja, njerëzit të mësojnë sa më shumë nga kjo gjë. Tani, këtë mund ta bëjë një parti politike që të marrë mikrofonin dhe të fillojë… Unë nuk i shmangem asnjë pyetjeje. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë pyetje të re nga këto.

Të gjitha janë pyetje që i jam përgjigjur 1 mijë herë. Po ju them edhe një herë. Shumë kollaj për pyetjen që keni drejtojuni zyrës së komunikimit. I japim përgjigje. S’ka asnjë problem. Sot dua të fokusohemi tek kjo gjë. Kur të kemi konferencë shtypi, i përgjigjem se nuk jam shmangur ndonjëherë. Pak etikë. Pak pak pak, minimum etik. Se kjo është sikur po bëjmë miting këtu. Merr mikrofonin, fillon prap. Muhabet kot. Nesër. Nëse pyetja nuk pret, e do sot, bëje me shkrim siç i merr përgjigjet, pavarësisht se nuk vlejnë shumë me sa kuptoj. Po të lutem mos e vazhdo më.

Shpresoj shumë që kjo të mos jetë një protestë për lirinë e shtypit'- tha Rama në fund.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kadastra online “makth”, Rama: Është një sistem që noterët dhe “hienat” i nervozon

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme në lidhje me mosfunksionimin e Kadastrës e cila është kthyer online. Ai u shpreh se ky sistem i ri po nervozon noterët, por shtoi se do duhet pak punë derisa të mësohet nga njerëzit. 

Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një  makth për qytetarët, nuk marrin dot shërbime dhe ju janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksionin

Edi Rama: Faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin nga Kadastra krahasuar më parë është më i lartë, shërbime të dhëna. Është një sistem që noterët i nervozon, shumë të tjerë që kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem do pak punë në fillim kur ta përdoresh.

2 VITE ME PARE

'Do punësohen 5 mijë persona'/ Nafta në Shpirag, Balluku: Fitimet mund të arrijnë deri në 1.5 mln dollarë

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në vijim kur të filloj puna për nxjerrjen e naftës, kompania pritet të punësojë 5 mijë punonjës shqiptarë.

“Unë së bashku me drejtuesit e kompanisë do të tregojmë publikisht disa nga projektet që kemi bërë në ditët në vijim. Vlen të theksohet se në përfundim të eksplorimit dhe në nisjen e prodhimit, kontratat 2 dhe 3 parashikojnë që të kenë një angazhim prej 5 mijë punonjësish. Edhe ditën e djeshme ne kemi takuar shumë punonjës shqiptarë, disa prej tyre ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë një ekspertizë në fushën e naftës dhe të gazit. Por kishte dhe shumë të rinj që kanë marë dije në akademinë e Shell për më shumë se 18 muaj dhe tashmë janë duke kontribuar në pusin 5 dhe 4 siteknikë nafte dhe disa prej tyre janë duke u përgatitur për inxhinier. Numri i punonjësve do të arrijë mbi 5 mijë, kjo ëhstë e rëndësishme”, tha Balluku.

Ajo tha se fitimet mund të arrijnë deri në 1.5 mln dollarë.

“Do të jetë 10% renta minerare, tatim fitimi në masën 50%, bonsui i prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë kur prodhimi arrin 15 mijë fuqi, 1.5 mln dollarë kur arrihet 30 mijë fuqi”, tha Balluku.

2 VITE ME PARE

'Mbështetje për pensionistët'/ Rama: Taksat e naftës do të administrohen nga fondi sovran

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Edi Rama

TIRANË- Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran. Kështu bëri të ditur ditën e sotme kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat.

Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre.

Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me pergjegjesi të madhe”

2 VITE ME PARE

"Koncesionet në të shkuarën kanë qenë skandaloze"/ Nafta, Rama: Pasuria do jetë mbështetje për çdo njërin

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag tha se do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai tha se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. 

"Kemi angazhuar kontaktet dhe me fondet e tjera të Arabisë Saudite, Emirateve dhe me radhë. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, i shumëpritur, por nuk është gjithcka. 

Ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm. Nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi është i konsiderueshëm, është burim i ri masiv investimi dhe financimi në ekonominë shqiptare. 

Për shkak të keqadministrimit, keqqeverisjes dhe abuzimit historik i dimë mirë e mos ti kthehemi historive me Albpetrolin, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptare është bërë sinonim i fjalës vjedhje. Ne nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion, burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë modeste, të keqpërdorura. 

Koncesionet në të shkuarën kanë qenë skandaloze. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar. Ne e kemi luftuar me të gjitha ato që kemi pasur. Kjo pasuri do të jetë mbështetje për cdo njërin, jo se do marrin kovë me naftë apo lek. Përfitimi ekonomik dhe financiar do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave, nuk diskutohet sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqënien e fëmijëve tanë'

2 VITE ME PARE

Nafta e zbuluar në Shpirag, Rama: Investimi në total 7 miliardë euro

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se investimi për nxjerrjen e naftës në Shpirag do të nisë me 3 miliardë euro, por në total, investimi do të jetë 7 miliardë. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se puna do të nisë me një seri shpimesh për të krijuar kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e pasurisë. 

'Investimi, nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi do të nisë puna për një sërë shpimesh për të krijuar kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë investim në vendin tonë.

Parashikon ndërtimin  e infrastrukturës .. ndarjen në gaz, naftë e sulfur'

2 VITE ME PARE

'E njëjtë si ajo premium e Arabisë Saudite'/ Nafta në Shpirag, Rama: Është e cilësisë më të lartë, s'flasim dot me shifra

Nafta në Shpirag/ Rama: Ka cilësi si ajo e Arabisë Saudite!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nafta e gjetur në Shpirag është e cilësisë së lartë. Madje, kreu i Qeverisë shtoi se cilësia është e njëjtë me atë të naftës premium të Arabisë Saudite.

"Informacionet janë konfidenciale. Nuk flasim dot me shifra. Pa marrë rezultatin e testit final që përcakton se nëse nxjerrja është e arsyeshme nga pikëpamja financiare, se do ishte më i kushtueshëm, rezerva është aty, mbetet aty në një kohë kur tekonologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. 

Po përgatitemi për testin që do fillojë në tetor. Rezultati bazohet në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe. 

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, është hera e parë që ndodh në vendin tonë. Naftë me cilësinë e naftës premium e Arabisë Saudite. Projekti do realizohet nga kompania me vlerë 3 mld euro, deri në përfundim të infrastrukturës së nevojshme, vlera e investimit është 7 mld euro në vendin tonë. Investim që parashikon të gjithë infrastrukurën e depozitimit të rezervës, ndarjen në gaz, naftë dhe në sulfur"

nafte ne shpirag edi rama

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi