LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari! Në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

• Orët e pasdites së sotme do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. • Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. • Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit  dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. • Situata meteorologjike detare pritet që të ndryshojë ditën e hënë. • Në portin Durrës  tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. •  Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht. • Në Portin e Vlorës linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht. • Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë normalisht. • Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. • Në Vlorë është ndaluar dhënia e lejes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë. • Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. • Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kukësi zbardhet nga dëbora, priten ulje të temperaturave nën 0 gradë

MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet
Kukës

KUKËS- Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e para të dëborës. Temperaturat në këtë zonë pritet të ulen ndjeshëm në ditët në vijim. Reshjet e borës kanë nisur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Sishtavec, Borje e Topojan, por në orët në vijim ka zbardhur dhe qendrën e qytetit. 

Deri tani nuk raportohen për problematika në sistemin e qarkullimti të energjisë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve dhe rrugët janë të lira. Por në orët në vijim pritet që moti të përkeqësohet. Meterologët parashikojnë që termometri do të zbresë nën 0 gradë, duke krijuar ngrica dhe reshje të dendura bore.

3 VITE ME PARE

Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet
Vlorë

VLORË- Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë do të ndalohet për këtë fundjavë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike për të kryer aktivitet në bregdet. Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

NJOFTIM DATË 04 SHKURT 2023: 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04 – 06 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 14:00 datë 04 shkurt 2023 në drejtimin Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 04-06 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

3 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq/ Anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari, cilat linja do të vijojnë lundrimin normalisht

MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet
Porti i Durrësit

DURRËS- Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet, për shkak të motit të keq. Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit  dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Situata meteorologjike detare pritet që të ndryshojë ditën e hënë.

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.  Linja  Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë.

Situata në portet dhe radat për datën 04.02.2023 paraqitet si më poshtë
Në portin Durrës  tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës  nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht.
Në Portin e Vlorës linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht.
Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë normalisht .
Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.

3 VITE ME PARE

Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira të shpeshta, në zonat malore reshje bore

MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet
Foto Ilustruese

TIRANË- I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 1-10m/s nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë