LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun e Elbasanit dhe Gjirokastrës, ndërprerje energjie dhe bllokim rrugësh

• Moti i keq ka prekur disa qarqe të vendit edhe ditën e sotme. • Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e motit të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. • Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash. • Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. • Nga moti i keq është prekur dhe qarku i Gjirokastrës, ku disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike. • Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. • Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike.

8 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Reshjet intensive/ Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
pamje nga vendngjarja

Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.

Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Ndërkohë pritet që firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Shembet ura në Jezull, bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës! Fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë

 

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
foto nga vendngjarja

MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kanë shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës. Bëhet me dije se disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.

Madje në fshatin Jezull është shembur edhe ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve. Ndërkohë Njësia Administrative Fan bën me dije se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës.

Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës. Të izoluar janë edhe fshatrat Shëngjin dhe Klos, ndërsa Njësia Administrative Kurbnesh po përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Përmbytet tregu industrial/ Tregtarët: Na dëmtohet malli, bashkia të ndërhyjë

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në tregun industrial në Pogradec. Mësohet se uji ka depërtuar brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.

Si pasojë, tregtarët janë detyruar të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin. Ato kanë deklaruar se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet. Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Lezhës më i prekuri, dëmtohen rrugë dhe ura

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
Foto Ilustruese

LEZHË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku më i prekur nga situata me rreshjet në vend, është qarku i Lezhës. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka thënë se në këtë qark raportohet për dëmtime të urave dhe rrugëve. Në njoftim thuhet se po vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras.

Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet. Qarqet e tjera si Korçë, Kukës apo Durrës mbeten më të stabilizuar, pasi gjendja e tyre është nën kontroll. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.

Njoftimi i Plotë:

Gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.

SITUATA SIPAS QARQEVE

Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin. Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.

Qarku Durrës
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Qarku Kukës
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Qarku Shkodër
Është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet. Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.

Qarku Elbasan
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.

SITUATA ENERGJETIKE

Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji
-në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës
- në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit
- Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës. Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq prek edhe Korçën, shkakton rënie inertesh në disa rrugë dhe ndërpreje energji elektrike për 770 abonentë

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun

KORÇË- Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduar dhe intensive. Si pasojë e kësaj situatë, janë raportuar disa problematika. Kjo ka bërë që rreshjet të sjellin prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore. Por, ARRSH njofton se kjo nuk përbën problem për qarkullim, pasi të gjitha akset janë të hapura.

Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera: Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë; Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë; Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë; si dhe Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë. Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekuara./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq sjellë problematika në qarkun e Elbasanit, raportohet për rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie në zonat malore

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
Foto ilustruse

ELBASAN- Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. Si pasojë e kësaj situate, ka pasur ndërprerje energjie elektrike në disa zona malore dhe rrëshqitje dherash pranë rrugëve. Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash. 

Firmat kontraktuese kanë ndërhynë menjëherë dhe të gjitha rrugët, në mënyrë që të bëjnë zhbllokimin e tyre dhe qarkullimin e lirë për automjetet. Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. Ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë në terren, në mënyrë që të riparojnë difektet dhe të kthejnë e furnizimin me energji elektrike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike në Gjirokastër! Dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
Foto ilustruse

GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.

Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Moti i keq 'pushton' vendin! Probleme të theksuara në qarkun
Foto ilustruse

TIRANË- Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesata. Ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek./Dosja.al

moti i keq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet