Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. • Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. • Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. • ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. • Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje.• Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. • Në Lezhë situata është më pranë normales. • Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. • Probleme me motin ka edhe në Durrës, ku në zonën e njohur si "Currilat" rruga është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. • Probleme ka edhe në aksin Shtyllë-Panarit ku reshjet e dëborës kanë sjellë ndërprerje të energjisë në Vithkuq dhe Lekas.
18 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR- Reshjet e denura të shiut dhe moti i keq në vend kanë shkaktuar fenomenin e rrëshqitjes së tokës duke dëtuar jo vetëm akset rrugore ku si pasojë e inerteve krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve, por edhe në banesa. E tillë është situata në Këlcyrë, ku disa banesa rrezikohet të dëmtohen si pasojë e rrëshqitjes masive të tokës. Sakaq mësohet se 5 familje kanë marrë masa duke u larguar nga shtëpitë e tyre, për t'u strehuar tek bashkëfshatarët pasi rrëshqitja e tokës ka sjellë plasaritje në muret e banesave të tyre.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita.
FIER- Ndryshe nga zonat në veri, situata e motit në qarkun e Fierit është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë mbrëmjes ka patur reshje me intensitet të ulët dhe nuk ka patur situata problematike në qarkullimin e automjeteve.
Mësohet se furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka probleme, si dhe akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita.
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Robert Hysenllari ka dalë ditën e sotme duke bërë një bilanc të motit, që nga përkeqësimi i tij, kërcënimet nga reshjet e larta dhe bora e ngricat në vijim si dhe masat e ndërmarra. Emergjencat Civile paralajmërojnë se shiu do të jetë prezent në të gjithë vendin por reshjet më të dendura rrezikojnë të sjellin vërshime të lumenjve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
SITUATA AKTUALE:
I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në zonat malore në lartësitë 700 - 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.
Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.
Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik.
Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.
Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik.
Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman - Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s.
Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.
Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës.
Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.
Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha.
Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.
Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale.
Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm.
Ne aksin rrugor Korçë - Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm.
Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë - Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.
Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të "Përroit të Thatë" duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj - Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative.
Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve.
Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht.
Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.
Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër.
Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për menaxhimin e çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e kushteve të motit.
I bëjmë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje./Dosja.al
PERMET- 5 banesa në fshatin Katundisht në Këlcyrë rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes së dherave. Banorët e këtyre objekteve kanë ngelur të bllokuar duke mos hyrë dot në shtëpi ndërsa ankohen për mungesë të shërbimeve. Për gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj ata thonë: “Rrezikshmëria është tepër e lartë, rëndësi ka që shpëtuan njerëzit. Nuk e dimë se cfarë masash do të merren nga bashkia. Përkohësisht mund të shkojmë në hotel. Komisioni për vlerësimin ka ardhur por unë nuk isha”.
“Unë kam ngritur një shtëpi dhe gjithë muajt e verës dhe dimër jetoj këtu por kam një jave që nuk shkoj dot. 10 vjet bashkia nuk ka bërë asgjë për këtë komunitet”– tha një tjetër./Dosja.al
KORÇË- Situata me motin vazhdon të jetë problematike në disa qytete të vendit tonë. Për shkak të reshjeve të dëborës, rruga 'Shtyllë-Panarit' është bllokuar, ashtu siç ndodhi edhe herën e shkuar duke lënë të izoluar fshatin Panarit. Në pjesë të caktuara të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.
Gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.
Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.
DIBËR- Moti i keq ka lënë për disa orë spitalin e Bulqizës dhe lagjen e vjetër pa energji elektrike. Për pasojë, janë paralizuar dhe disa akse në qarkun e Dibrës.
Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren dhe në Kalanë e Dodës. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.
Ditën e sotme makinat kanë mbetur të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.
Sipas meterologes Ladja Porja, dita e sotme është e fundit me reshje shiu. Pritet që nga dita e nesërme, qytetarët t'i gëzohen ditëve me diell. Në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celsius ndërsa ngricat do të jenë prezente.
SHKODER- Situata me motin e keq që ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh po sjell një bilanc gjithnjë e më problematik për lëvizjen e banorëve dhe makinave, kryesisht në veri. Deri më tani, zona e nënshkodrës dhe Mbishkodrës janë më problematike dhe me ndërprerje të energjisë elektrike. Nga të dhënat rezulton se aksi Bogë-Theth është i pakalueshëm nga dëbora që ka rënë.
Situata me përmbytjet është edhe më e rëndë pasi 1400 hektarë në Shkodër janë nën ujë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023
Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.
Bashkia Vau Dejes:
Njesia Admin.Vau Dejes pa probleme.
Njes.Admin.Bushat nuk ka probleme deri ne kete moment.
Ne Njes.Admin.Hajmel ka probleme te 2 rrugeve rurale (Hajmel-Nenshat) dhe Qender Pacram deri tek shkolla.
Njesia Admin.Vig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike (Mnele e madhe dhe Vig).Jane demtuar 2 ura qe kane bere pothuajse te pakalueshme te gjitha akset rrugore ne kete njesi.
Njesia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra.
Rruget rurale te bllokuara me perjashtim te rruges Komanit.
Njesia Admin Shllak pa Energji elektrike e disa rruge komunale te bllokuara.
Per bashkine Malesi e Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk rraportohen probleme.
OSHEE:
Stakuar Fideri i Zagores
Te pjesshem kemi nje kabine ne Vermosh me 15 abonenta.
Segmenti i Hajmelit me 80 ab.
Qafe Mali me 30 ab dhe nje kabine te 4 e Sh 2 me 2 ab
Ekipet jane ne terren.
Autoriteti Verior Rrugor:
Rruget jane te qarkullueshme me perjashtim te aksit te Qafe Thores tek pjesa e tuneleve per shkak te ortekeve./Dosja.al
SHKODËR- Drejtor i Bujqësisë në bashkinë e Shkodrës, Alban Sekja ka bërë të ditur se dëmet nga përmbytjet kanë qënë të mëdha. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Sekja tha se mbrëmjen e kaluar ka pasur një tendencë rritje të përmbytjeve të tokës prej 60 ha. Ai shtoi se vetëm në 3 muaj në qytetin e Shkodrës ka pasur 3 përmbytje, e shton se pa u tharë uji nuk mund të bëhet një evidentim i dëmeve bujqësore.
‘1400 ha tokë bujqësore nën ujë. Po shohim tendencë rritje. Natën e mbrëmje ka pasur një tendencë rritje prej 60 ha. Mbrëmë ka pasur rreth 70 cm ujë, duke filluar përmbytjet graduale në Dajç. Ndalimi i shkaktimit të hidrocentralit dhe përmirësimi i motit që të ulim nivelin e ujit. Dëmet janë grupet e punës gati, por siç e dini kjo për 3 muaj është përmbytja e tretë. Është akoma e njëjta situata, pa kaluar uji nuk mund të bëjmë dot evidentim të dëmeve.’- tha Sekja.
Shkak për pëmbytjet thotë Sekja, janë bërë shkakrimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.
‘Këto përmbytje vijnë nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, se shirat por të shohësh vitin e kaluar kanë rënë shira më të mëdha dhe nuk ka pasur kështu përmbytjesh. Ne jemi të mendimit që të bëhet një draft ligjor dhe të dëmshpërblehet ai që shkakton dëmet. Rrjeti i kanaleve kulluese kanë inventarin e vet bordi i kullimit në Lezhë, ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe bashkia Shkodër ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Në këtë situatë kur uji ka një nivel 1m dhe 1.50 m mbi tokë nuk ka funksion kanalet kulluese, këtu duhet të bëhet një studim nga qeveria shqiptare për reduktimin përgjithmonë të këtyre dëmeve.’- u shpreh Sekja.
Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video nga zona e Astirit në kryeqytet. Në video duket trafiku i rënduar në këtë zonë, duke pamundësuar lëvizjen e makinave. Berisha thotë se kjo është gjendja e përditshme e makinave në Tiranë, një nga qytetet sipas tij, më të ndotura në planet.
POSTIMI I PLOTE:
Ky është sot, por dhe çdo ditë tjetër, trafiku në Tiranë!
Ndaj Tirana e lal “betonit,” renditet në 10 qytetet më të ndotura të planetit. sb/Dosja.al
TIRANË- Dëbora ka arritur mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve. Në këtë aks është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.
ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
NJOFTIMI I ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm dendësia e dëborës. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
TIRANË- Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së sotme. Sipas meteorologes Lajda Porja, këto reshje do të shtojnë problematikat në zonat të cilat tanimë janë nën pushtetin e ujit. Nga dita e nesërme do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.
Reshjet e shiut do të jenë të pakta, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave. Si pasojë e uljes së temperaturave dhe motit të lagësht problem do të jetë ngrica në disa akse rrugore.
“Kam dy lajme. Lajmi jo i mir është se reshjet do të vijojnë deri sonte vonë, duke sjellë probleme në zonat që janë prekur tanimë nga përmbytjet. Zonat jugore kanë probleme, shpejtësia e erës është e lartë dhe përbën problem për mjetet lundruese. Dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Nga nesër pritet përmirësim, do të ketë reshje të pakta. Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme. Veriu dhe Veriperëndimi ka pasur dyfishin e reshjeve që do të bien këto ditë. Janari ishte parashikuar i ngrohtë.
Janari futet në muajt i lagësht. Muaji dhjetor është ai që ka numrin me të lartë të reshjeve. Ky janar ka qenë me temperatura shumë më të larta se vitet më parë. Kemi pasur një janar shumë më të ftohtë, që sillte dëborë dhe jo reshje shiu. Këtë herë kemi pasur reshje shiu dhe temperatura të larta duke sjellë edhe probleme. Theksoj se kemi kaluar normat mujore, shumë zona i kanë dyfish reshjet e shiut, pa mbledhur edhe reshjet e sotme. Këto reshje në kohë kaq të shkurtës është normale që do shkaktojë përmbytje.'-tha ajo.
KOSOVË- Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur si pasojë e borës së madhe që ka rënë gjatë natës. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër.
KORÇË- Reshjet e shiut dhe të borës kanë qënë prezente në qarkun e Korçë gjatë gjithë natës. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe.
Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.
KORÇË- Situata me motin vazhdon të jetë problematike në disa qytete të vendit tonë. Rruga 'Shtyllë-Panarit' është bllokuar për shkak të prezencës së borës. Nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit. Në pjesë të caktuara të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër. Gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.
Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore.
Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.
DURRËS- Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave. Për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje masive dherash te zona e njohur si Kodra e Currilave. Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave, të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave.
Që prej orëve të para të mëngjesit ka vijuar puna për zhbllokimin e rrugës.
LEZHË- Moti i keq ka prekur të gjithë qarkun e Lezhës. Sipas përditësimeve të fundit të Bashkisë, deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Aktualisht kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike ndërsa hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark janë rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët, probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen. Sipas Bashkisë, gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive ndërsa deri tani nuk raportohen problem.
NJOFTIMI I BASHKISË:
Në territori i Qarkut Lezhë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afër normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të këtë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme. Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota - 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga - 0.5 m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet: Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem. Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të ndjekur situatën dhe problematikat. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
VLORË- Reshjet e shiut kanë prekur shumë qarqe në vend duke shkaktuar përmbytje. Mirëpo në Vlorë, situata duket më e qetë.
Në disa fshatra të Selenicës ka mungesë energjie, ndërsa Lumi Vjosë është në nivelin 4.7 metra, brenda shtratit të tij. Po ashtu, mësohet se ka mbetur i pezulluar lundrimi deri në mbrëmjen e sotme për anijet e peshkimit.
SHKODËR- Bashkia Shkodër ka ndarë përditësimin e fundit mbi situatën nga moti i keq. Sipas njoftimit, sipërfaqja totale e përmbytur është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha. Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur, rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Sipas Bashkisë, në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.
NJOFTIMI:
Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023 Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore . Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.