LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara në Lezhë, Peleshi: Reshjet zhvendosen në Jug

•Shkodra dhe Lezha janë në ditën e katërt të përmbytjeve. •Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. •Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se reshjet do zhvendosen drejt Jugut, ndërsa theksoi se problematikë në vend mbeten rezervuaret. •Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1435 Ha. Rruga e Obotit ka prezencë uji 60 cm, është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, 43 persona janë te akomoduar në konvikte, ndërsa përmbytje ka vetëm në një banesë. •Në Lezhë ka pasur reshje gjatë gjithë natës. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Sot ka rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ALARM për banorët e fshatit Qafëmollë të Mirditës, diga e rezervuarit “Ura e Fanit” do të hapë portat për shkarkimin e ujërave

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Foto Ilustruese

LEZHË- Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë, do të hapen në orën 16:00 për të bërë të mundur shkarkimin e ujërave. Lajmi është bërë i ditur nga “AYEN AS ENERGJI” SHA, e cila përmes një njoftimi ka lajmëruar qytetarët. Kjo bëhet për shkak të arritjes ë kuotës maksimale të nivelit të ujit. Gjithashtu bëhet e ditur se 30 minuta para se kjo të ndodhë do të lëshohet një alarm akustik për të njoftuar banorët, të cilëve u kërkohet që të qëndrojnë vigjilentë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë. Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës “Ura e Fanit” do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat. Nga shoqëria “AYEN AS ENERGY” do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit. Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë,  bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Shkodër/ Angoni: Situata e qetë, disa familje po kthehen në banesat e tyre! Rrugët janë të aksesueshme

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Majlinda Angoni

SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka folur rreth situatës momentale të përmbytjeve në këtë qark. Angoni tha se sot situata paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut kanë pushuar. Sipas saj ka një tërheqje të ujit nga sipërfaqet e përmbytura ndërsa disa nga familjet e evakuuara po kthehen në banesat e tyre. Angoni tha se të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të aksesueshme. Prefektja tha se në orët e para të mëngjesit situata në Obot u paraqit problematike pasi pati një rritje të prezencës së ujit por momentalisht situata është përmirësuar.

“Situata në këto momente paraqitet e qetë. Reshjet e shiut sapo kanë pushuar. Kemi tërheqje të ujërave nga sipërfaqet e përmbytura. Familjet që janë evakuuar po kthehen në shtëpitë e tyre. Të gjitha akset rrugore janë të aksesueshme. Në orët e para të mëngjesit kishim një rritje të ujerave në Obot, por situata është përmirësuar”, tha Angoni.

Prefektja e Shkodrës u shpreh se ka pasur një rritje të nivelit të ujit në lumin e Bunës kjo për shkak të ujërave të ardhura nga Mali i Zi. Sa i përket situatës në Pukë dhe Fushë Arrëz, Angoni shprehet se ka pasur rrëshqitje dherash por situata është nën kontroll. Ndërkohë dy akset Tamarë dhe Bogë që më parë ishin të bllokuara tashmë janë të aksesueshme. 

“Kemi pasur një fryrje të lumit Kir që na ka shkaktuar përmbytjen e fshatit Kuç dhe Ajasmës. Më këto prurje është e pamundur që të mos kemi hapje të portave të HEC-eve”, shtoi Angoni.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

3 VITE ME PARE

Moti i keq/ Torovica 'nën pushtetin' e ujit, banori: 124 familje të izoluara! Detyrohemi të kalojmë nga mali

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Bonori duke folur për mediat

LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq që ka përfshirë vendin prej shtatë ditësh. Qindra hektarë tokë bujqësore, rrugë e banesa vijojnë të jenë 'nën pushtetin' e ujit. Torovica prej ditësh qëndron e rrethuar nga uji dhe banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatën. Një banor tha se për të marrë ushqimet dhe ilaçet detyrohen t'i bien nga mali pasi rruga Torovicë-Lezhë vijon të jetë e bllokuar. Në këtë zonë janë ende 124 familje të izoluara pasi uji që shkon deri në 1 metër u ka rrethuar banesat.

"Ka 7 ditë që jemi përmbytur, nuk kemi ku të marrim ushqimet. Duhet t’i bie nga mali, ju e shihni vetë. Mua më bëri përshtypje Rama dhe kryebashkiaku që tha se nuk ka probleme në zonën e Lezhës, desha t’i komentoja por ju i shihni vetë tani. Unë sot kam kaluar nga mali, dje shkova nga mali për të shkuar në Shkodër, është një metër ujë. 220 metra është rruga. Për ushqimet këtu i keni, ushqimet e kafshëve i keni në ujë. Kemi nevojë edhe për bukën tonë, për kafshët dhe për nxënësit për fëmijët, nuk po shkojnë në shkollë. Vit për vit, prej 7 vitesh ndodh e njëjta gjë. Ja fiks 124 familje që janë të izoluara", tha banori për Report Tv.

Në lidhje me situatën ka reaguar dhe deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, e cila ka shkuar sërish në zonat e përmbytura ditën e sotme. Ajo ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të nisë dëmshpërblimi i banorëve të prekur. Ajo tha se zona është tërësisht e bllokuar dhe se banorët kanë nevojë për medikamente dhe ushqime.

“Situata është më e rëndë seç duket. Jemi në ditën e 4 kjo zonë është totalisht e bllokuar. Qytetarët janë pa asnjë lloj mbështetje, kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Moti është ftohur. Dhe ditën e djeshme, për të kryer ritet e fundit mortore të një zonje, ishte e nevojshme të vinin forcat e ushtrisë. Unë shpresoj që shteti t’i vërë gishtin kokës dhe të shohë banorët dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Ata kanë nevojë më shumë se kurrë sot për shtetin dhe institucionet vendore dhe qendrore, tha Metaliaj.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Dhe në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në vend, Peleshi: Reshjet po zhvendosen drejt Jugut, problematikë mbeten rezervuaret

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Niko Peleshi

TIRANË-Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se reshjet janë duke u zhvendosur nga Veriu në Jug. Në daljen për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi bëri bilancin e deritanishëm për përmbytjet në vend. Ai pranoi se problematika e vetme janë rezervuaret. 

'Nuk ka lidhje me vendimarrjen, dua të informoj, reshjet kanë vazhduar me një intensitet mesatar. Problematika e përmbytjeve është ende prezente, ka akoma sipërfaqe nën ujë, në Shkodër zonat më të prekura janë Djac, Obot e të tjera, janë evakuuar 22 familje. Nuk ka asnjë banesë me prezencë uji. Në Lezhë, më te prekura janë 3 njësi, 4 banesa kanë prezencë uji. Po monitorojmë sitiatën dhe në jug, në lumin Vjosë, se reshjet po zhvendosen në Jug. Po punohet me intensitet. Kemi situatë drejt normalizimit të shpejtë në Durrës. Forcat e angazhuara është 640, 500 forca zjarrëfikëse. Nuk ka akse të bllokuara, ka pasur vetëm inerte në Kardhiq-Delvinë. Në akset dytësore sa kohë ka reshje ka dhe rrezikshmëri. Problematikë mbeten rezervuaret, janë rreth 600, pjesa dërrmuese u është transferuar bashkive, ka pasur pak fonde të alokuara. Bashkitë duhet të hartojnë buxhetete. Në hidrocentralin e Komanit nuk ka më shkarkime. '- tha Peleshi. 

 

3 VITE ME PARE

Përmbytja e tokave, PD denoncon, Vuksani: Buxheti i vitit 2023 ka planifikuar shpenzime luksi jo ndihmë për fermerët

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Gjok Vuksani

TIRANE- Partia Demokratike akuzon qeverinë shqiptare se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar bujqësinë dhe fermerët që janë duke u përballur me pasojat e motit të keq. Gjok Vuksani, drejtues i Departamentit të Bujqësisë në PD, në një deklaratë për mediat theksoi se në projektbuxhetin e vitit 2023, shpenzimet nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë. 

DEKLARATA E PLOTE:

Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari. Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj. Kështu, në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime qe s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët. Jo vetëm kaq, por harrohen dëmet ciklike që i vijnë fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, siç e pamë në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.

Më poshtë një listë harxhimesh që ministria e Bujqësisë nuk ka përtuar të fusë në buxhet për vitin që vjen:

1-Blerje pajisjesh kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR-7 milion lek

2-Rikonstruksion i sallës së mbledhjeve - 4 milion lek

3-Ndertim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te AKVMB - 51 milion lek

4-Ambiente të rikonstruktuara për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit….

5-Permiresimi i sistemit te menaxhimit te informacionit për skemat kombëtare AZHBR -187 milion lek lek

6-Sisteme online per skemat IPARD dhe sisteme te reja - 163 milion lek

6- Blerje Kondicioneresh - 1,2 milion lek

7-Blerje 7 Automjetesh - 3,3 milion lek

8-Pajisje për furnizim energjie te pandërprerë (bateri + inverter) - 9,6 milion lek

9-Rikonstruksion i Dhomës së Serverit - 20 milion lek

10-Pajisje kompjuterike në AREB - 4,2 milion lek

11-Blerje pajisjesh kompjuterike, Laboratorike dhe mekanike per disa QTTB- 15,8 milion lek

12-Rikonstruksione ne disa QTTB

Të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Të gjitha shpenzime, jo investime. Është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon, sepse i intereson xhepi i vet dhe jo mbarëvajtja e vendit. Për ato që mund të konsiderohen investime qeveria Rama ka një objektiv me qitje të largët. Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”. Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat. Me një qeveri të tillë Shqipëria e ka dhe do ta ketë kryet nën ujë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Kuç, banori: Qeveria të vërë dorën në zemër, dëmet në bujqësi të papërshkrueshme

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Ahmet Meti

SHKODËR- Bënorët e fshatit Kuç në Shkodër janë shprehur se qeveria duhet të vërë dorën në zemër dhe t'i ndihmojë për përmbytjet. Duke folur për Report Tv, banori Ahmet Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo ditë i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.

“Të vënë dorën në zemër dhe t’i shohin vetë. Sikur të ishte një përmbytje e parapritur do i bënim ballë por s’na premtoi koha të bënim asgjë. Shumë, familje janë përmbytur por dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme. Bagëtia nën ujë, çdo gjë. Duhet të jemi realist,” tha Meti.

Më probematike nga përmbytjet vijojnë të jenë qarku i Shkodrës edhe Lezhës ku ka ende të prezencë të ujit nëpër banesa. Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1435 Ha.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Reshjet e dendura të shiut në Kolonjë, tre banesa rrezikojnë përmbytjen nga përroi

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Përroi del nga shtrati

KOLONJË- Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme dhe në Kolonjë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në fshatin Qafzez të bashkisë Kolonjë 3 shtëpi rrezikonin të përmbyteshin pasi përroi që kalon në mes të fshatit doli nga shtrati. 

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Përroi del nga shtrati

Raportohet se pritet të ndërhyhet me fadromë për pastrimin e përroit. Reshjet e shiut për oak minuta janë shoqërua dhe me breshër të fortë.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Dhe në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

3 VITE ME PARE

Rrëshqitje dheu në Gjirokastër, bllokohet qarkullimi i automjeteve, specialisti: Shkak lëvizja e ujërave sipërfaqësore dhe ndërtimet

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Adem Draci

GJIROKASTËR- Moti i keq që ka përfshirë vendin dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme dhe në Gjirokastër. Raportohet se një masvi dheu ka rrëshqitur në vendin e quajtur 'Kodra e Stufit'. Sipas specialistëve gjeologjikë kjo ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një pallati aty pranë. Pas rrëshqitjes Policia ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i automjeteve në zonë ndërsa këmbësorët mund të lëvizin. Banorët e pallatit nuk janë evakuuar ende pasi eksopertet gjeologjikë po studiojnë situatën dhe nëse do të jetë e nevojshme ata do të largohen. 

Kryetari i bashkisë së Gjiroklastrës Flamur Golemi duke folur për mediat tha se menjëherë pas rrëshqitjes së masivit të dheut janë marra masa të menjëhershme. Sipas tij nuk paraqitet rrezikshmëri për banorët e pallatit aty pranë.

“Jemi së bashku me specialistin e shërbimit gjeologjik, pasi kemi bërë inspektimin në hotspotin e krijaur natën që kaloi. Ndihem keq sepse jemi sërish te Kodra e Shtufit, 200 metra nga rrëshqitja e katër viteve më parë. Kemi marrë masat e menjëhershme duke bllokuar kalimin, pasi të dalë raporti përfundimtar i specialistit, ndërrmarja e shërbimeve publike bashkë me emergjencat do të bëjnë ndërhyrjen në këtë aks. Për fat të mirë nuk rrezikohet jeta e banorëve dhe shëmbja e pallatit. Problematikë është pjesa e poshtme e rrugës”, tha ai.

Ndërsa specialisti i shërbimit gjeologjik Adem Daci tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të lëvizjes së ujërave sipërfaqësorë, të cilat ngacmojnë situatën për shkak të ndërtimit të mureve që janë ndërtuar aty pranë. Sipas tij nuk ka rrezikshmëri për pallatin por bllokimi i rrugës është i nevojshëm deri në riparimin e plotë të dëmit dhe normalizimit të situatës. 

"Është si pasojë e lëvizjes së ujërave në sipërfaqe dhe ndërtimeve të cilat ngacm,ojnë situatën nga ana e mureve që janë ndërtuar. Nuk paraqet probleme për godinën e banimit por është e nevojshme bllokimi i rrugës deri në riparimin e plotë. Kjo është Gjirokastra me këtë gjeologji, morfologji, njerëzit gërmojnë vend e pa vend", tha ai.

Kodra e Stufit është një nga zonat më problematike sa i përket rrëshqitjeve të dherave mnë Gjirokastër. Edhe më parë ka pasur rrëshqitje të dherave në zonë. Sipas eksperteve kjo vjen edhe si pasojë e ndërtime të bëra pa kriter në zonë por edhe për shkak të ndërtimit strukturor të tokës në zonë. Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme në të gjithë vendin. Vlora, Lezha, Shkodra dhe Durrësi janë qarkqet më të prekura.

3 VITE ME PARE

Banorja në Durrës: Mobiljet janë jashtë përdorimit, për pak desh vdiqa po mos të binte automati

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Qytetarja

DURRËS- Banorët e përmbytur të Durrësit kanë treguar hallet dhe problemet e tyre pas përmbytjeve të banesave nga reshjet e shiut. Një grua, ka treguar për Syri.tv se i duhet të ndërrojnë të gjitha mobiljet dhe pajisjet pasi kanë dalë jashtë përdorimit nga përmbytjet.

'Komplet gjithë mobiljet e shtëpisë kanë dalë jashtë përdorimit. Frigoriferi ishte në korrent dhe për pak desh vdiqa po mos të binte automati. Çdo gjë në shtëpi është ndërruar këto tre-katër vitet e fundit. Kryetarja e bashkisë na paska thënë që ne jemi pa leje ndërtimi. Unë kam 23 vjet që i fus letrat vit për vit dhe asnjëherë nuk ma japin atë dreq certifikate. Foto vijnë e marin çdo muaj, çdo vit dhe në fund certifikatën nuk ma japin, nuk është faji im, por i atyre që nuk ma japin. E gjithë lagjia është nën ujë. Çdo vit kemi blerë pajisje të reja. M'u dogj edhe televizori.'- tha qytetarja. 

3 VITE ME PARE

Vijon moti i keq në Kukës/ Po punohet për pastrimin e rrugëve, përbën rrezik rezervuari i fshatit Bytyq

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
foto ilustruese

KUKËS- Moti i keq në Kukës vijon, ndërsa deri më tani në këtë situata është paraqitur pa problematika. Disa akse rrugore janë lehtësisht të qarkullueshme, ndërsa disa të tjera janë bllokuar nga inerte dhe gurë ku po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e tyre. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç njësisë adimistrative Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Më probematike vijojnë të jenë qarku i Shkodrës edhe Lezhës ku ka ende të prezencë të ujit nëpër banesa. Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1435 Ha./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi i anijeve të vogla, dallgët shkojnë deri në 3.5 metra

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që lundrimi i anijeve të vogla  në Portin e Vlorës të anulohet, deri në përmirësimin e kushteve atmorsferike. Për shkak të motit të keq, dallgët arrijnë nga 1.8 deri në 3.5 metra e për këtë arsye është dhënë urdhër që lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të anulohet pasi përbën rrezik.

Kapiteneria e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23 nëntor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërkohë që përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës pritet këtë mbrëmje, pas orës 19:00./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Reshjet me intensitet të lartë, rëshqitje dheu në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Rruga

GJIROKASTËR- Në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër ka patur rëshqitje dheu pranë një pallati. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve me intensitet të lartë që kanë nisur nga mbrëmja e djeshme e kanë vijuar edhe sot.

Ky fenomen është i përsëritur në këtë zonë për shkak të terrenit, edhe pse janë marrë masa mbrojtëse duke përforcuar bordurat dhe muret anësore.

Rëshqitja e dheut është sipërfaqësore për shkak të intensitet të lartë të reshjeve. Autoritetet lokale kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin në këtë zonë deri në një moment të dytë. 

3 VITE ME PARE

Borë në Qafë Thore, ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me kujdes dhe respektoni sinjalistikën

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Rruga

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se reshjet e shiut shoqëruan gjatë natës rajonin verior. Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, mirëpo rruga është pastruar. Ndërkohë, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

POSTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend. Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shkodra nën ujë/ Si paraqitet situata sot: 16 familje të evakuuara, 1435 Ha tokë e përmbytur

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Permbytje

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1435 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit janë 16 familje të evakuuara ndërsa 1 banesë nën ujë.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona)

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në vend, Rama: Shteti ka bërë shumë, ishte në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve. Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

'Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.'- shkruan kryeministri në Facebook. 

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq/ Bashkia Lezhë: Rruga që lidh fshatin Blinisht vazhdon të jetë e pakalueshme

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Permbytje

LEZHË- Situata për shkak të reshjeve në Qarkun e Lezhës mëngjesin e sotëm paraqet me disa problematika. Në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. 

NJOFTIMI I BASHKISË:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites, në mbrëmje pritet përmirësim i motit (HARTA)

MOTI/ 70 persona të evakuuar në Shkodër, akse të bllokuara
Reshje

TIRANË- Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi intensitet të lartë paradite, pasdite dhe në mbrëmje do të kemi përmiresim të motit. Temperaturat minimale do të luhaten 4-10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 8-11°C në veri , 15-18°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 12-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 -6 ballë në det të hapur.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë