LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji, punonjësit dhe sindikatat në protesta: Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar

• Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. • Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë. • Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. • Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë. • Konfederata e Sindikatave organizoi një protestë në rrugën e Rinasit. • Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj. • Me pankarta dhe flamuj në duar ata i bëjnë thirrje të rinjve që të mos braktisin atdheun, por të kujdesen për të. • Po ashtu me pankartat e tyre, Konfederata i bën thirrje politikës të hartojnë plane për të mbajtur të rinjtë ne vend. • Ndërkohë punonjës të profesioneve të ndryshme po protestojnë këtë 1 Maj përpara Kryeministrisë. • Në pankartat e tyre lexohen mesazhe të ndryshme që kanë në thelb trajtimin me dinjitet për punëtorët.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

REL: Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji,
"Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju", shkruhet në një pankartë të shfaqur gjatë një proteste në Ditën Ndërkombëtare të Punës në Tiranë, më 1 maj 2024.

TIRANA- Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Tiranë u zhvilluan disa protesta. Në njërën prej tyre, një grup i njerëzve u grumbulluan në rrugën që lidh Tiranën me aeroportin e Rinasit. Në këtë protestë u bë thirrje që të rinjtë të luftojnë për të drejtat e tyre në punë dhe të mos largohen nga Shqipëria. Drejtues të Konfederatës së Sindikatave thanë se vendi ka nevojë për punëtorë, pasi që shumë biznese vuajnë nga ky problem, por shtoi se të rinjve nuk u ofrohen paga dhe kushte dinjitoze.

“Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju”, ishte një prej pankartave që mbanin protestuesit në këtë protestë.

“Të rinjtë nuk do të detyroheshin të emigronin nëse politikbërësit hartojnë politika për t’i mbajtur ata këtu, duke i motivuar dhe vlerësuar”, tha një prej protestuesve.

Në një tjetër protestë të mbajtur për të shënuar 1 Majin, punëtorët e arsimit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Me pankartat ku shkruhej “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, “zbatoni kontratën kolektive” e “shpërblim në fund të vitit për mësuesin”, punëtorët e arsimit shprehën pakënaqësitë e tyre.

Ata kërkuan dyfishim të pagave duke theksuar që vetëm kështu maturantët mund të zgjedhin të studiojnë për t’u bërë mësimdhënës, që gjë gjithnjë e më pak të rinj po zgjedhin ta bëjnë. Paga mesatare për një mësues në Shqipëri është 60 mijë lekë, apo rreth 600 euro, në muaj.

“Ne kërkojmë që kryeministri ta mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë laboratorë dhe as rritje pagash pa rritur buxhetin. Pa arsim cilësor nuk mund të ketë të ardhme ky vend”, tha Isa Halilaj, përfaqësues i Sindikatës së Arsimit.

Më pas, mësuesit iu bashkuan protestës që u mbajt para Kryeministrisë nga punëtorë të sektorëve të ndryshëm si minatorë, naftëtarë, e punonjës të qendrave të thirrjeve. Protesta u organizua nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë. Me thirrjet “Dinjitet për punëtorët” protestuesit kërkuan që qeveria të reflektojë duke paralajmëruar protesta më masive ditët në vijim. Gratë pjesëmarrëse në protestë ngritën zërin për hendekun e pagave mes burrave dhe grave dhë vështirësitë e tyre për të përballuar jetesën përballë cmimeve të larta.

“Flasim sot për drejtat e punëtoreve në fabrikat e këpucëve dhe veshjeve, a keni shkuar ndonjëherë aty? A i keni pyetur ato gra, a i keni pyetur nëse e marrin pagën minimale? Flasim për pagë minimale kur Evropa, madje edhe Ballkani flet për pagë cilësore, që të mundëson të paguash mjekun në fund të muajit, shportën me ushqime cilësore, jo ushqime të skaduara me ofertë nëpër markete”, tha një nga pjesëmarrëset në protestë.

E përderisa në Tiranë mbaheshin protestat e punëtorëve, kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një akvititeti në Elbasan tha se njerëzit e punës po e dëshmojnë cdo ditë se asgjë nuk është e pamundur./ REL

2 VITE ME PARE

"Shkolla Facebook-u! Dinjitet për punëtorët", punonjës nga profesione të ndyshme, protestë para Kryeministrisë

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji,
Foto nga protesta

TIRANA- Punonjës të profesioneve të ndryshme po protestojnë këtë 1 Maj përpara Kryeministrisë. Në pankartat e tyre lexohen mesazhe të ndryshme që kanë në thelb trajtimin me dinjitet për punëtorët.

“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator.

Një përfaqësuese e sindikatës së arsimit tha se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave. Ajo deklaroi se ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre.

“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!", Konfederata e Sindikatave protestë me thirrje për të rinjt në Rinas

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji,
Foto nga protesta

RINAS- Konfederata e Sindikatave organizoi një protestë në rrugën e Rinasit. Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj. Këtë 1 maj ky organizim synon të sensibilizojë me protestën e saj që të rinjt që të mos largohen nga vendi.

Me pankarta dhe flamuj në duar ata i bëjnë thirrje të rinjve që të mos braktisin atdheun, por të kujdesen për të. Po ashtu me pankartat e tyre, Konfederata i bën thirrje politikës të hartojnë plane për të mbajtur të rinjtë ne vend.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ “Nëse mund të lexosh këtë falëndero një mësues”, 1 Maji/ Mësuesit në protestë

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji,
Foto nga protesta

TIRANA- Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.  Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë.

Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë.

 

2 VITE ME PARE

“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar", 1 Maji/ Mësuesit në protestë, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

"Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!"/ 1 Maji,
Foto nga protesta

TIRANA- Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në të gjithë botën 1 Maji është një ditë proteste për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë.

Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë. Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë.

“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar.

Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta”, tha një përfaqësuesi sindikate.

1 maj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet