LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv, dorëzohen pengjet e para! Trump mbërrin në Izrael, Netanyahu mesazh: Ju përqafojmë

• Gjatë gjithë natës, shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve. • Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, të 20 pengjet e gjalla duhet t’i lirohen Kryqit të Kuq. • Ata do të çohen më pas në një bazë ushtarake për t’u ribashkuar me familjet e tyre, ose, nëse është e nevojshme, do të dërgohen menjëherë në spital. • Mediat izraelite raportojnë se shtatë pengjet e para i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza. • Lajmi për lirimin e tyre u prit me brohoritje nga qytetarët e mbledhur në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv, ku që prej muajsh familjarët dhe mbështetësit kanë kërkuar kthimin e të afërmve të rrëmbyer nga Hamasi. • Sipas mediave të huaja, automjetet e Kryqit të Kuq do të kalojnë në zonat e kontrolluara nga Izraeli brenda Gazës, ku pengjet do t’u dorëzohen forcave izraelite. • Nga ana e tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një mesazh të shkruar me dorë për të gjithë pengjet që po kthehen në Izrael. • Ai dhe gruaja e tij, Sara Netanyahu, mirëpritën kthimin e pengjeve të liruara përmes shënimeve personale të shkruara me dorë. • Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur tashmë në Tel Aviv. • Presidenti do t’i drejtohet Knessetit, ku do të takohet me Kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, dhe më pas do të udhëtojë për në Egjipt, ku përgatitjet për takimin historik me liderët arabë.

6 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momente historike në Izrael! IDF dorëzon shtatë pengjet e para të Hamasit, Trump mbërrin në Tel Aviv

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Foto ilustruese

IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur tashmë në Tel Aviv. Presidenti do t’i drejtohet Knessetit, ku do të takohet me Kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, dhe më pas do të udhëtojë për në Egjipt, ku përgatitjet për takimin historik me liderët arabë.

9 MUAJ ME PARE

Trump niset drejt Izraelit! Gjest mirënjohjeje në breg të detit, vizatohet skica e profilit të presidentit amerikan: FALEMINDERIT

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Foto ilustruese

HAMAS- Në një tjetër gjest mirënjohjeje ndaj Donald Trump pas marrëveshjes që ai arriti për Gazën dhe kthimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, persona të panjohur u nisën për në Tel Aviv. Siç mund të shihet në videon më poshtë, ata shkruan me shkronja të mëdha "faleminderit" në anglisht, si dhe fjalën "shtëpi", duke e shoqëruar mesazhin me një skicë të profilit të presidentit amerikan.

Sipas mediave izraelite, qëllimi ishte që presidenti amerikan ta shihte këtë mesazh kur të mbërrinte në Izrael me Air Force One./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Lirimi i pengjeve izraelite/ Gazetarja mezi mban lotët në transmetim LIVE: Lajmi më i bukur që kam dhënë ndonjëherë

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Sari Markson

AUSTRALI- Gazetarja e Sky News Australia, Sari Markson, shpërtheu në emocione në transmetim kur u thirr për të dhënë lajmin e fundit për lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi të hënën në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes së Trumpit për Gazën.

"Ky është lajmi më i mrekullueshëm që kam dhënë ndonjëherë", tha Markson, mezi duke mbajtur lotët.

"Shtatë pengjet që kanë qenë në tunelet e Gazës për dy vitet e fundit, 738 ditë, tani janë në automjete të Kryqit të Kuq, në rrugën e tyre për në IDF, në sigurinë e Izraelit, për të qenë në krahët e të dashurve të tyre. Shtatë pengjet tani janë dorëzuar", shtoi gazetarja, dukshëm e prekur.

Markson më pas lexoi emrat e pengjeve të liruara, të cilat u konfirmuan më vonë nga Kryqi i Kuq./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

'Shpërthejnë' lotët e gëzimit në Tel Aviv, nis lirimi i pengjeve! Netanyahu mesazh: Mirë se vini në shtëpitë tuaja, ju kemi pritur dhe ju përqafojmë

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Foto ilustruese

IZRAEL- Sot 13 tetor është realizuar lirimi i shtatë pengjeve izraelitë nga Hamasi. BBC raporton ushtria izraelite ka konfirmuar se shtatë pengjet e para janë pranuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF). Me publikimin e lajmit të shumëpritur në Tel Aviv shpërthyen lotët e gëzimit nga lumturia për lirimin e pengjeve, që u realizua pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim sipas propozimit të bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pengjet janë mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023.

Në këmbim të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe më shumë se 1,700 të ndaluar. Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në Izrael gjatë ditës sot. Ai do të shkojë në Egjipt për të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë rreth 20 liderë botërorë, shkruan BBC

Gjatë rrugës për në rajon, Trump deklaroi se “lufta ka mbaruar” në Gaza – megjithëse fazat e ardhshme në marrëveshjen Izrael-Hamas ende duhet të negociohen.

Nga ana e tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një mesazh të shkruar me dorë për të gjithë pengjet që po kthehen në Izrael. Ai dhe gruaja e tij, Sara Netanyahu, mirëpritën kthimin e pengjeve të liruara përmes shënimeve personale të shkruara me dorë.

“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri! Ju kemi pritur dhe ju përqafojmë”, shkruhej në shënime.

“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri!”, thuhet në shënim.

“Ne po ju prisnim, ju përqafojmë. Sarah dhe Benjamin Netanyahu.”/ Dosja.al

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,

9 MUAJ ME PARE

Marrëveshja e paqes në Gaza! Hamasi dorëzon 7 pengjet e para izraelite, lot dhe brohoritje në Tel Aviv

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Foto ilustruese

GAZA- Shtatë pengje janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, sipas raportimeve nga mediat izraelite, raporton Sky News.

Të liruarit janë identifikuar si:

Gali Berman
Ziv Berman
Matan Angrest
Alon Ohel
Omri Miran
Eitan Mor
Guy Gilboa-Dalal

Lajmi për lirimin e tyre u prit me brohoritje nga qytetarët e mbledhur në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv, ku që prej muajsh familjarët dhe mbështetësit kanë kërkuar kthimin e të afërmve të rrëmbyer nga Hamasi. Sipas mediave të huaja, automjetet e Kryqit të Kuq do të kalojnë në zonat e kontrolluara nga Izraeli brenda Gazës, ku pengjet do t’u dorëzohen forcave izraelite.

Më pas, të liruarit do të transportohen në bazën ushtarake Rei’im, në jug të Izraelit, ku pritet të ribashkohen me familjarët e tyre. Ky është lirimi i parë në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar për paqe dhe shkëmbim të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit. Në orët në vijim, pritet që Hamasi të lirojë gjithsej 20 pengje që ende mbahen në Gaza./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Lufta mbaroi", Donald Trump niset drejt Izraelit: Të gjithë janë dakord me marrëveshjen

Momente HISTORIKE/ Shpërthejnë lotët në Tel Aviv,
Donald Trump

IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur me avionin Air Force One drejt Lindjes së Mesme. Ai do ta vizitojë fillimisht Izraelin e më pas do të shkojë në Egjipt për një samit të liderëve botërorë mbi luftën në Gazë.

“Lufta mbaroi”, tha Trump, raportoi “BBC”.

Trump tha se “të gjithë janë dakord me marrëveshjen” e tij për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

“Të gjithë janë të lumtur dhe mendoj se do të mbetet kështu”, tha presidenti amerikan./ Dosja.al

lirimi i pengjeve hamas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet