LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën, Kurti: Një hap më afër Bashkimit Evropian (REAGIMET)

•Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. •Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. •Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së. •Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. •Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. •Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024. •Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. •Zyra e kryeministrit ka përshëndetur vendimin, duke u shprehur se është rezultat i punës së qeverisë për të zhbollkuar procesin. •Vendimi për miratimin e liberalizimit të vizave, sipas Kurtit nënkupton një hap më pranë Bashkimit Evropian. •Sipas presidentes, Vjosa Osmani, vendimi i sotëm final është fitore jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. •Sveçla thotë se meritat për këtë fitore i shkojnë qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë një punë të palodhshme për të finalizuar këtë proces të rëndësishëm për vendin. •Haradinaj ka përshëndetur vendimin ndërsa ka falenderuar eurodeputetët që kontribuan në përmbylljen me sukses të këtij procesi. •Ai u shpreh se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Varehliy: Moment historik!

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Oliver Varheliy

KOSOVË- Parlamenti Evropian sot ka marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën. Lidhur me këtë vendim të PE-së, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në BE, Oliver Várhelyi, e ka vlerësuar si moment historik.

Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm, pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian.Sukses i madh! Urime!”, ka shkruar, mes tjerash, në Twitter, komisioneri evropian Oliver Varhelyi. 

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Postimi

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

3 VITE ME PARE

Von Cramon uron liberalizimin e vizave për Kosovën: Që nga viti 2024 qytetarët më në fund do të udhëtojnë të lirë në Evropë

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Viola von Cramon

KOSOVË- Pas votimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës.

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për Liberalizimin e vizave për Kosovës të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t'ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo në Twitter. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

3 VITE ME PARE

'Meritë e popullit!'/ Liberalizimi i vizave për Kosovën, Osmani: Fitore për demokracinë dhe unitetin në Evropë

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka reaguar edhe kryetarja, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', ajo thekson se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave është fitore jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Duke vënë në pah datën se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza, e para e vendit shtoi se që nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës më në fund do të ndihen të barabartë me popujt e tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

“Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka shkruar presidentja Osmani. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

3 VITE ME PARE

PE miraton vendimin për liberalizimin e vizave/ Kurti: Një hap më afër Bashkimit Evropian

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit nga Parlamenti Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave në Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti falenderon eurodeputetët që miratuan vendimin, e cila sipas tij, nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.


Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave.

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Sveçla: Fitorja jonë e radhës! Kemi ende shumë punë për të bërë

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Xhelal Sveçla

KOSOVË-  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Sveçla thotë se meritat për këtë fitore i shkojnë qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë një punë të paldhshme për të finalizuar këtë proces të rëndësishëm për vendin. 

Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.  Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar. Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Sveçla. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

3 VITE ME PARE

Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE/ Haradinaj: Lajm i mrekullueshëm! Tani është radha që të anëtarësohemi në KiE

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian. Haradinaj ka përshëndetur vendimin ndërsa ka falenderuar eurodeputetët që kontribuan në përmbylljen me sukses të këtij procesi. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale 'Facebook', Haradinaj thekson se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot mori vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuuan që ky proces të përmbyllet me sukses. ani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola deklaroi se miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Ndërkohë nesër do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten. 

3 VITE ME PARE

PE jep dritën jeshile për miratimin e vizave për Kosovën/ Eurodeputeti holandez: Tani hapim kapitullin për të ardhmen tonë të përbashkët europiane!

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Thjis Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për miratimin e dosjes për liberalizimin e vizave. Ai përshëndeti vendimin, ndërsa u shpreh se më në fund u realizua premtimi për Kosovën. 

Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”

Në seancën e sotme, kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se s’ka patur kundërshtime për këtë çështje. Ndërkohë nesër do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. 

3 VITE ME PARE

PE miraton vendimin për liberalizimin e vizave/ Kurti: Rezultat i punës sonë! Nga 1 janari lëvizja pa viza

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Albin Kurti

KOSOVË-  Zyra e kryeministrit ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një njoftim zyrtar, zyra e kryeministrit deklaron seky vendim vjen si rezultat i punës së qeverisë ndërsa ka njoftuar se nënshkrimi pritet të bëhet nesër, ku të pranishëm do të jetë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Për këtë zyra e kryeministrit ka dhënë detaje për procedurën pas miratimit nga Parlamenti Evropian.

”Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit.

Zyra e kryeministrit po ashtu thotë se vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante”, thuhet në reagimin zyrtar. 

Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, përmbyllet njoftimi.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave. 

3 VITE ME PARE

Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Parlamenti Evropian

KOSOVË-  Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka asnjë kundërshtim për vendimin.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë.

Nesër do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten, raporton Gazeta Express.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

3 VITE ME PARE

Parlamenti Europian voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, Kramon: Spanja nuk do të merret me të

PE jep dritën jeshile/ Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për
Viola von Kramon

EUROPË- Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon është shprehur në ditën e votimit për liberalizimin e vizave se Spanja nuk dëshiron të merret me çështjen e Kosovës. Mediat e huaja raportojnë se vendimi për lëvizjen e lirë në zonën Shengen pretendohej se do të zbatohej nga 1 korriku.

"Më vjen keq sepse ishte vendim i gabuar, por më mirë vonë se kurrë. Kështu që shpresojmë që 1 janari të jetë data kur edhe qytetarët e Kosovës do të gëzojnë regjimin pa viza për në Evropë”, -tha Von Cramon.

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nesër, në 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje