LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e njeh ligjin! Hoxha: Katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për drejtor të policisë (EMRAT)

• Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore, ku ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha po raporton lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. • Sipas Hoxhës, numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë është ulur. Ai tha se në periudhën Janar-Gusht 2024, janë 28 vrasje nga 35 që kanë ndodhur vitin e kaluar. • Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri u shpreh se krimi nuk ka më frikë as policinë e shtetit dhe as ligjin. • Në përgjigje të kësaj, ministri Hoxha tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e deritansihme të policisë por, sipas tij, kjo do të përmirësohet në vazhdim. • Deputeti demokrat Ervin Salianji duke ironizuar kandidimin për drejtor policie të një personi të shpallur në kërkim, tha se policia sot nuk është e aftë të kapë një "karagjoz tik-toku". • Gjatë raportimit të tij, Hoxha tha se nga gara për drejtor të policisë së Shtetit janë skualifikuar 4 kandidatë. • Gjithashtu bëri me dije, se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë. • Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara, të cilët janë: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. • Në garë vijojnë ende 11 emra të tjerë, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Siguria"/ Vrasja e Egli Progës, ministri Hoxha: Këmbanë alarmi për shoqërinë, ngjarja u kthye në krizë! Përgjigja për policët që përdorin Sky ECC

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha komentoi edhe rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, duke thënë se është një kambanë alarmi për shoqërinë, pasi nga një ngjarje u kthye në krizë. 

“Rasti i Pogradecit, kjo është kambana më e madhe e alarmit për shoqërinë shqiptare sesi një ngjarje kthehet në një krizë. U manipuluan të gjitha faktet, u hodh baltë mbi policinë, u shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Unë jam ministër i Brendshëm, veprimet e policisë ishin të qarta në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit atë ditë ishte në detyrë dhe do të jetë në detyre”, tha ministri. 

Hoxha u pyet po ashtu nga deputeti demokrat Ervin Salianji, në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë. Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.

“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo. Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë”, tha ministri.

1 VITE ME PARE

Zbardhen EMRAT e 4 kandidatëve të skualifikuar/ SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda ende në garë për drejtor të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha njoftoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare se katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për drejtor të Policisë së Shtetit. Hoxha tha se procesi i përzgjedhjes vazhdon, ndërsa tregoi se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara, të cilët janë: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia pasi theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Gjykata i kishte caktuar këtë masë sigurie pasi urinoi në dyert e Gjykatës së Lartë. 

Në garë vijojnë ende 11 emra të tjerë, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.

Kandidatët ende në garë:

1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
7- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
7- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
9- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
10- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
11- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës

1 VITE ME PARE

Gara për drejtor të Policisë së Shtetit, ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë 

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha po iu përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Deputeti Ervin Salianji duke ironizuar kandidimin për drejtor policie të një personi të shpallur në kërkim, tha se policia sot nuk është e aftë të kapë një "karagjoz tik-toku". Në përgjigje të kësaj, Hoxha tha se nga gara për drejtor të policisë së Shtetit janë skualifikuar 4 kandidatë. Gjithashtu bëri me dije, se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

"Unë ju bëra me dije procedurën. Aktualisht janë skualifikuar katër kandidatë dhe procedura e përzgjedhjes do të vijojë në ditët në vazhdim. Gjithashtu i është dërguar inistitucioneve të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara.”, u shpreh ministri.

1 VITE ME PARE

"Bëhuni deputetë euroatlantikë", Salianji-Naços: Në situatën që jeni mund të mbani një derë hapur edhe tek komunistët, dhe tek...

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
pamje nga komisioni

TIRANË- Në seancën e Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë munguar diskutimet dhe ironitë mes kryetarit të komisionit, Nasip Naços dhe deputetit demokrat Ervin Salianjit. 

Teksa po iu kërkonte të linin ministrin të fliste, Naço me ironi iu është drejtuar me fjalë "bëhuni deputet euroatlantik". Deputeti Salianji nuk e ka kursyer përgjigjen ndaj tij, ku i tha se në situatën e vështirë që është PS, iu duhet të mbajnë hapur një derë hapur "tek euroatlantikët, tek komunistët dhe tek çdo parti tjetër".

DISKUTIMI: 

Nasip NaçoJu lutem bëhuni deputet euroatlantik.

Ervin Salianji: E di që në situatën e vështirë politike që ju ka futur kryetari i PS, mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët edhe tek komunistët dhe cdo parti tjetër. E falënderoj sekretarin e partisë, Qefalinë për ndërtimin e vijës së partisë dhe ruajtjes që i bën kryetarit të komisionit në vijën e partisë.

Nasip Naço: E tërheq, bëhuni deputet europian.

Ervin Salianji: Në ato që lexoi ministri në këndvështrimin tim, e vërtetë ishte fjalia që tha se nuk ishte i kënaqur me punën e Ballës, Cucit dhe Xhafës. Më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë ne në këto vite. Vetë ministri i Brendshëm thotë se është i pakënaqur. Meqe është i pakënaqur, tek cila pjesë është i pakënaqur?

1 VITE ME PARE

Kandidatët për drejtor policie/ "Nuk kapni dot karagjozët e TikTok-ut", Salianji- ministrit: Para se ta gjeni ju atë në kërkim, ju gjen ai ju, jeni bërë gaz i botës

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, ku po raporton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, komentoi edhe kandidaturat për drejtor të Policisë së Shtetit. Salianji tha se në vend që policia të gjejë të shpallurin në kërkim, vjen ai dhe i gjen ato. 

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite. Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave? Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY. Thatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri. Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.

1 VITE ME PARE

Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Deputeti i PD: Krimi nuk ka frikë policinë dhe ligjin! Ministri Hoxha: Rezultatet e policisë do të përmirësohen në ditët në vijim

Ministri i Brendshëm raporton te "Siguria"/ Opozita: Krimi nuk e
ervin hoxha

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Në seancën e sotme po raporton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri u shpreh se krimi nuk ka më frikë as policinë e shtetit dhe as ligjin. Nga ana tjetër, ministri Hoxha tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e deritansihme të policisë por, sipas tij, kjo do të përmirësohet në vazhdim.

DISKUTIMI 

Ferdinand Xhaferri: Në një seancë maratonë kaluam ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë seancë i kërkuam ministrit të atëhershëm, zotit Balla dhe problemet e vitit të kaluar gjatë sezonit veror, të merreshin masa e të mos përsëriteshin më. Krimi nuk ka frikë policinë, ekzekuton në Tiranë e Shkodër, sepse nuk e ka frikë ligjin. Vetëm në gusht kemi 12 viktima.

Ervin Hoxha: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale. Kam 50 ditë në detyrë. Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve. E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar.

komisioni i sigurise kombetare ervin hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet