Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një telefonatë për bombë në rrugën "Ukraina e Lirë" ka alarmuar policinë e kryeqytetit. • Sipas informacioneve, rreth orës 15:38, është njoftuar policiase në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë. • Menjëherë, policia dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës. ku pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. • Pas përfundimit të kontrolleve dhe verifikimeve, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me alarmin për bombë që u dha sot në rrugën "Ukraina e Lirë" në kryeqytet.
Sipas informacioneve policore, rreth orës 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.
Pas njoftimit, policia dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës. Pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.
Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.
Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.
TIRANË - Policia e Tiranës u alarmua sot nga një telefonatë e cila paralajmëronte për një bombë në rrugën “Ukraina e Lirë”, ku ndodhen disa seli diplomatike.
Mësohet se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet ka rezultuar se alarmi për bombë ka qenë fals.
Pasi kanë përfunduar kontrollet në zonën ku ndodhet edhe ambasada e Ukrainës në vendin tonë, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë. Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.
TIRANË- Një alarm për bombë është dhënë nga një telefonatë në Policinë e Tiranës.
Sipas telefonatës, bëhet fjalë për rrugën “Ukraina e Lirë” që ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike.
Policia po bën verifikimet, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe njësia antieksploziv.