Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, dy 19-vjeçarët Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. •Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. •Arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro. •Policia ka shpallur në kërkim Florian Gjini, pasi dyshohet se është bashkëpuntor i tre personave që zhvasnin institucionet në kryeqytet. • 21-vjeçari është shprehur se njihet me Gjinin, pasi ishte takuar me të rastëssisht para 4 muajve në Holandë. •Kur bizneset nuk bindeshin, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës. Ata thonin se Gers Kusi eshte nip i Bajrave nga Shkodra. •Policia ka sekuestruar edhe 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar pasi 3 gjobvënësit përdorën emrin e fisit Bajri nga Shkodra. Në një prononcim për ReportTv, avokati mbrojtës pretendon se e gjitha është mashtrim dhe nuk ka lidhje me klientët e tij. Sipas tij, e gjitha ka të bëjë me përdorimin e mbiemrit të familjes.
“Është një mashtrim i pastër, pasi nuk kanë lidhje shoqërore, farefisnore, apo asnjë lidhje tjetër. Po përbaltin dhe përdorin mbiemrin e tyre. Kjo pjesë i ngelet hetimit për t’u pasqyruar e vërteta”, tregon avokati.
Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të rinjtë kishin zhvatur 89 mijë euro. Në rastet që bizneset nuk bindeshin për të dhënë paratë e kërkuara, gjobat merreshin duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës.
TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim Florian Gjini, pasi dyshohet se është bashkëpuntor i tre personave që zhvasnin institucionet në kryeqytet. Gjini, së bashku me Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusin, tentuan të vidhnin në Kamzë Pëllumb Salilllarin. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, përmendet edhe nofka e Florian Gjinit, e cila ishte 'shkodrani'.
Në dëshminë e tij para Gjykatës, 21-vjeçari Ergys Ahmetaj është shprehur se njihet me Florian Gjinin, pasi ishte takuar me të rastëssisht para 4 muajve në Holandë. Para një javë, Floriani e merr në telefon Ergysin për tu takuar. E më pas ai i shkruan nëse do i gjente ndonjë “taksist” që do i kryente një porosi për llogari të tij dhe t’ja çonte atij aty ku do ishte ai. Floriani i kiste premtuar Ergysit 500 euro. Pas ofertës së Florianit, Ergysi ka pyetur mikun e tij (të arrestuar së bashku me të), Gëzim Kusin dhe e ka pyetur nëse njihte dikë që jetonte pranë zonës ku do gjobisnin në Tiranë. Gëzimi i sugjeron Andi Bashën (i arrestuar bashkë me ta).
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
TIRANË- Tre të rinjtë, të cilët shtireshin si persona të shtetit në disa biznese në Tiranë, përdornin emrat e drejtuesve të institucioneve. Ergys Ahmetaj, Andi Basha e Gëzim Kusi përdornin emrin e kreut të Kadastrës për të mashtruar bizneset. Të gjitha zhvatjet ndaj bizneseve e quanin “porosi” të Artan Lamës. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi 3 të rinjtë, u kapën pas denoncimit të E.Ç, të cilit tentuan t’i zhvatnin 40 mijë euro.
"Ajo porosi ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshoj dhe i ka thanë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit. Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin "Snap chat" dhe ka konstatuar bisedat "Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek Tajvani përballe". Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa shtetasi Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos.”- thuhet në dosje.
Kur bizneset nuk bindeshin, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës. Ata thonin se Gers Kusi eshte nip i Bajrave nga Shkodra.
“Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri. Në bisedë e sipër Andi i thotë po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi. Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi.”- vijon dosja.
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, dy 19-vjeçarët Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro.
Pas arrestimit të tyre, Policia ka sekuestruar edhe 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve./Dosja.al