LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me gratë dhe vajzat dibrane: Altin Dumani që është prej këtej u bë më i fortë prej PS! Komenti për arrestimet e socialistëve

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Dibrës. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se takimi i parë me degën e PS në Dibër, ishte me të gjithë anëtarët, burra. • Ndërkohë për takimin e sotëm, kryeministri deklaroi nëse nuk e merrnin gratë komandën në këtë qark, PS nuk do fitonte kurrë. • Ai u shpreh se më 12 maj falë grave dhe vajzave, Dibra do të gdhihet rozë. • Rama shtoi se mbështetjen dhe themelin më të fortë, Partia Socialiste ka gratë dhe vajzat. • Kryesocialisti tha se Bulqiza dhe Klosi, me kryebashkiake gra, nuk njihen në krahasim me se si ishin këto qytete kur ato morën detyrën. • Ai e cilësoi Dibrën si jastëku i gjelbër i kryeqytetit. • Më tej, Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij në polici është trefishuar numri i vajzave. • Teksa fliste me shifra Rama tha se kur mori detyrën vajzat në policia ishin më pak se 5%. • Rama deklaroi se detyra e tij nuk mbaron derisa të hapet rruga Maqellarë- Peshkopi, ndërsa shtoi se po punohet që të mbyllet edhe rruga e Lurës. • Kryeministri Rama foli edhe lidhur me punën e prokurorëve të SPAK, ku mori si rast Altin Dumanin, kryeprokurorin e SPAK, i cili është nga Dibra, për të cilin tha se gjatë kohës që ishte prokuror nuk imagjinohej të merrte në pyetje një person të njohur. • Sipas tij, Dumani dhe SPAK u bënë më të fortë, sepse Partia Socialiste i dorëzoi shpatën e drejtësisë asaj që i takonte ta kishte. • Teksa po fliste për punën e drejtësisë, Rama nuk la pa përmendur edhe arrestimet brenda Partisë Socialiste, të cilat i quajti arsye për të qenë krenar dhe jo për të ulur kokën. • Sipas tij, demokratët duhet ta lënë opozitën në ajër dhe të votojnë për të.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur", Rama thirrje demokratëve: E votuat 2 herë, doni ta mbani akoma në qafë bufin?

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me
Rama

DIBËR- Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me gratë në Dibër u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste. Sipas Ramës, demokratët duhet ta lënë opozitën në ajër dhe të votojnë për të.

Ai theksoi se demokratët e votuan dy herë kreun e PD-së Sali Berisha të cilin e quajti buf dhe se të dy rastet i mori shqiptarët në qafë. Rama theksoi se herën e parë opozita vodhi dhe herën e dytë përpak sa nuk i çoi shqiptarët në greminë.

"Demokratët ta lënë në ajër bufin, del bufi thotë se do shkrijë SPAK-un në 12 maj. Po pse? Sepse ka hallin e vet. Shqipëria madhështore është vetëm një gjë. Meqë 2 herë shqiptarët e hëngrën dhe ja dhanë bufit, herën e parë jua thau xhepin dhe i la të vriten rrugëve. Herën e dytë gati sa nuk na coi në greminë me borxhe, prapë shqiptarët duhet tja japin bufit që ai tju rrijë në qafë? Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur me këtë histori," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Altin Dumanin e keni prej Dibre, u bë më i fortë nga ne", Rama për arrestimet e socialistëve: Goditjet e drejtësisë brenda shtëpisë tonë, arsye të jemi krenar...

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me
edi rama

PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Dibër ka folur edhe lidhur me punën e prokurorëve të SPAK. Rama tha se po merr si rast Altin Dumanin, kryeprokurorin e SPAK, i cili është nga Dibra, për të cilin tha se gjatë kohës që ishte prokuror nuk imagjinohej të merrte në pyetje një person të njohur.

Sipas tij, Dumani dhe SPAK u bënë më të fortë, sepse Partia Socialiste i dorëzoi shpatën e drejtësisë asaj që i takonte ta kishte. Teksa po fliste për punën e drejtësisë, Rama nuk la pa përmendur edhe arrestimet brenda Partisë Socialiste, të cilat i quajti arsye për të qenë krenar dhe jo për të ulur kokën. 

"Drejtuesin e SPAK e keni prej ktej. Po e përmend meqë jam këtu. Altin Dumani ka qenë prokuror shumë vitë. Ka qenë nga Dibra i ndershëm dhe i zoti, vetëm në punën e vet. Po e keni dëgju ndonjëherë Dumanin të merrte nëq pyetje një përson të njohur. Altin Dumani u bë i fortë se ne bëmë atë që se ka bo asnjë forcë politike. I dorëzuam drejtësisë shpatën që i takon drejtësisë. Nëse sot njerëzit shohin se ka barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri vetëm Partia Socialistë. Kur thoja që dua drejtësi të godasë majtas e djathtas dhe e kisha për në kur thoja majtas. Fuqia jonë për tu ngritur mbi veten dhe për të pranuar edhe goditjet e drejtësisë brenda shtëpisë tonë, është arsye që të jemi krenar, sepse po i japin Shqipërisë diçka që ka bërë askush kurrë.", u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

"Kemi trefishuar numrin e vajzave në policinë e shtetit," Rama: Dibra është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit! Detyra ime mbaron kur të hapet rruga Maqellarë- Peshkopi

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me
Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Dibër u shpreh se Dibra është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij në polici është trefishuar numri i vajzave. Teksa fliste me shifra Rama tha se kur mori detyrën vajzat në policia ishin më pak se 5%.

Ai theksoi se vajzat ishin lënë në cepa ndërsa tani janë një përfaqësim dinjitoz i punës së qeverisë. Rama shtoi se detyra e tij nuk mbaron derisa të hapet rruga Maqellarë- Peshkopi. Kryesocialisti tha se po punohet që të mbyllet edhe rruga e Lurës.

"Vajzat në polici jo vetëm ishin  më pak se 5 për qind, por ishin të lëna nëpër cepa. Sot ne e kemi tre fishuar numrin e grave dhe vajzave në policinë e shtetit, janë përfaqësimi më dinjitoz i yni. Në FA ishin më pak se 10 për qind, sot janë dy fishi dhe 22 për qind e tyre janë me gradën e oficerit. Është thyer akulli dhe tani është hapur rruga. Dua t’ju them, shikojeni sot Dibrën, ja një frymëmarrje tjetër e ndjen sapo hyn. Dibra sot ëshët cliruar dhe i ka ikur laku nga fyti që e mbante si tëzgjidhur nga trupi i vendit, është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit.

Për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe nga Tirana në Dibër është bërë e njëjta kohë. Detyra ime mbaron kur të hapet dhe rruga Maqellarë- Peshkopi. Ju jeni shembulli më ekstrem i fjalës Beso e Kontrollo. Dhe pak ditë dhe rruga Peshkopi Maqellarë do të jetë e hapur. Tani ju keni mundësi të dilni në Tiranë, Durrës ose në Pogradec duke i rënë nga Librazhdi. Po punojmë dhe për rrugën e Lurës që do mbyllet shumë shpejt. Ky vend od të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Burrat kur dalin në kafe bëjnë si të fortë, kur shkojnë në shtëpi ulin kokën", Rama në Dibër: Kur më thanë se kryebashkiakja e Bulqizës ishte e divorcuar...

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me
edi rama

PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat socialiste tha se në zgjedhjet për kryebashkiak në Bulqizë dhe Klos ishte hall të gjej kandidat. Rama tregoi më pas sesi kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri u caktua për kandidate në këtë qytet.

Kryesocialisti tha se Bulqiza dhe Klosi, me kryebashkiake gra, nuk njihen në krahasim me se si ishin këto qytete kur ato morën detyrën. 

"Nuk e keni idenë se ca halli ishte me gjet kandidat në Klos dhe Bulqizë. Ishin nje grusht burrash që mblidhenin e thonin o ne ose ne shkojmë më armikun. Atëherë një grua tjetër, para se tvinte Klosi këtu, i thashë po sikur me i ra nga krahu tjetër. është Festa më tha, po nuk e duan shumë se është nda nga burri, atë i thash merr. Si fitoi Festa në Bulqizë? Fitoi me gra. Siç thotë historia, Dine Hoxha ishte burrë më nam, po shifte ke gruaja kur duhet të jepte rrugët. Kur dalin në kafe bëjnë si të fortë, por kur vijnë të dera e shpisë ulin kokën. Bulqiza dhe Klosi nën drejtimin e grave nuk njihen në krahasim me kur kto morën detyrën.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Nëse gratë dhe vajzat dibrane nuk marrin komandën, PS nuk fiton kurrë në këtë qark", Rama: Më 12 maj, Dibra do gdhihet rozë

"Më 12 maj, Dibra do të gdhihet rozë", Rama takim me
edi rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Dibrës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se takimi i parë me degën e PS në Dibër, ishte me të gjithë anëtarët, burra. Ndërkohë për takimin e sotëm, kryeministri deklaroi nëse nuk e merrnin gratë komandën në këtë qark, PS nuk do fitonte kurrë. 

Ai u shpreh se më 12 maj falë grave dhe vajzave, Dibra do të gdhihet rozë. Rama shtoi se mbështetjen dhe themelin më të fortë, Partia Socialiste ka gratë dhe vajzat. 

"Kam ardhur që me gurët e poshtëm të lëvizim gjithë gurët e epërm. Nuk ka nevojë për fjalë të shkruar po dua tju them që sot kur sapo hyra më është kujtu takimi i parë me degën e Partisë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë ishte me gjithë burra. Njëri hudh tjetri prit. Nuk merrja vesh se ca thonin, me kë e kishin e ku donin me dal. Kuptova vetem që budallai jam unë. Sot isha ulur te bulevardi dhe i thashë Astrit Ademit, ti asnjëhere se ke besu se nëse ktu nuk e marrin gratë dibrane komandën, PS nuk fiton kurrë. Gjithë kjo pamje ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara. Kjo është pamja e fitores tonë. Dhe unë deri para se ta shifja nuk e besoja. Ajo që është se më 11 maj falë vajzave dhe grave të Dibrës, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë. Dibra dhe Shqipëria dhe Europa është grua. PS mbështetjen dhe themelin me të fortë ka gratë dhe vajzat.", tha Rama.

edi rama ne diber zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet