LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër agjent në marrëveshje me Ramën, Berisha&Meta: Të hetohet! Kryeministri: Fantazi! (Kim hesht)

• Dosja e ish-agjentit Charles McGonigal vijon të trazojë ujërat në Shqipëri! Oleg Deripaska, rusi që doli në dosjen e ish-agjentit të FBI-së ka përfituar edhe 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave. Në vitin 2019 përmnes kompanisë “Trema Engieenering 2” ka marrë 10 mln euro për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas. Një vit më vonë, merr 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit. Në vitin 2021, merr rreth 8 milionë euro nga FSHZH për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës. • Një tjetër agjent në skenë! Në dosjen e FBI-së shihet se në një darkë të zhvilluar në Nju York ku ka marrë pjesë kryeministri Rama dhe McGonigal, ka qenë i pranishëm dhe një tjetër ish-agjent special, Louis Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në postin e lartë të kundërzbulimit të FBI. Muaj më vonë, Kryeministri Rama njoftoi se Ernst&Young, kompania e Louis Bladel, kishte marrë një kontratë të rëndësishme në Shqipëri. Kështu, miku i McGonigal u vu në krye të luftës kundër krimit e korrupsionit. • Reagimet kanë qenë të ashpra! Kryedemokrati Sali Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij për këtë skandal. Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bër thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj Ramës. Të njëjtën thirrje ka bërë dhe Edi Paloka. • Nga ana tjetër McGonigal nuk është pyetur ende në lidhje me takimet e zhvilluara me kryeministrin Rama. As ky i fundit nuk ka dhënë shpjegime se përse ‘Personi A’ (Agron Neza) dhe ‘Personi B’ (Dorian Duçka) ishin angazhuar për t’i dhënë informacion McGonigal, në mënyrë që ky i fundit të ndikonte në hapjen e hetimeve kundrejt biznesmenit Nick Muzin që po lobonte për Partinë Demokratike në SHBA, në 2017-n.

21 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Bardhi i nxjerr videon Ramës: Ja si gënjeve. Ndërmjetësi yt pagoi 225 mijë dollarë, të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet se akuzat në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal nuk kanë lidhje me të. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se këtë gjë e thotë mjaft qartë vendimi i drejtësisë amerikane. Sipas Bardhit, Rama duhet të ndalojë së gënjyeri.

Statusi i plotë:

Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjështra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Rama në dosjen e ish zyrtarit të FBI, Bardhi: SPAK e ka për detyrë të nisë hetimin

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nisë një hetim për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI. I ftuar në 'Real Story', Bardhi tha se Prokuroria ka nisur hetime për PD, pas një artikulli të publikuar në 'Mother Jones', referuar lobingut rus. Ai shtoi më tej se SPAK duhet të marrë të dhëna dhe dosjen, pastaj se cili do jetë rezultati i hetimit, mbetet për t’u parë.

“S’kam bërë padi në SPAK, por që të regjistroj procedim penal duke kërkuar bashkëpunim me autoritetet në SHBA. SPAK e ka për detyrë që të nisë një proces të tillë, hetimi i prokurorisë së Tiranës për çështjen e lobimit rus, nisi bazuar në një shkrim të Mother Jones, doli artikulli, jepeshin disa fakte të paprovuara dhe prokuroria nisi mbi bazën e kësaj dhe vetë PD kërkoi që të niste hetim. Rama me 2 personazhe të tjerë që janë thjesht zëdhënës të Ramës i kanë kërkuar një zyrtari të FB të niste hetim nga një lobisti për partinë kundërshtare të Ramës që është PD, gjatë kësaj periudhe, zoti Neza i jep 225 mijë dollarë zyrtarit të lartë të FBI dhe ky urdhëron strukturat vartëse të tij të nisin hetim. Dhe zyra e kryeministrit nëpërmjet Nezës i vendos agjentit të FBI, merr të dhëna për kundërshtarin politik dhe ia ka vënë në dispozicion zyrtarit të lartë të FBI dhe ky konsiderohet korrupsion dhe SPAK ka për detyrë të nis një hetim, se cili do të jetë rezultati mbetet, por e ka bërë detyrë që të marrë të dhënat dhe dosjen”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Dosja e McGonigal, Hoxha: Duhet të ketë një hetim nga autoritetet shqiptare

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se për çështjen e shumëpërfolur “McGonigal” duhet të hapet dhe një hetim në Shqipëri. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se kjo gjë duhet të ndodhë duke qenë se në dosjen hetimore flitet edhe për zyrtarë shqiptarë dhe takime të ish-zyrtarit të FBI-së në Shqipëri. Sipas tij, prokurorët shqiptarë të hapin një hetim dhe të provohet a kanë përfshirje apo jo emrat e zyrtarëve shqiptarë që dalin në këtë dosje hetimore.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Kjo është një çështje që për mua, të fashitet mjegulla, duhet të ketë një hetim nga autoritetet shqiptare. Nuk e di se çfarë e pengon një prokuror në këto momente. Kemi një ish-zyrtar të rëndësishëm të FBI-së që në një kohë të caktuar ka luajtur një rol të rëndësishëm në hetimin e influencës ruse në SHBA. Kemi një oligark rus të përfshirë në këtë histori. Kemi një sasi të konsiderueshme parash, por duke pasur parasysh se 500 mijë Euro iu gjetën pastrueses tek tubi, ajo 225-shja duket e vogël. Punokan shumë lirë në krahasim me standardet tona.

Blendi Fevziu: A është Neza dëshmitari kyç?

Artan Hoxha: Sigurisht që ai është në hetim nga lënda që kam parë, padiskutim që njeriu që ka bërë shumë identifikime për hetimin që po bëhet në SHBA që ka saktësuar shumë takime, udhëtime, patjetër që është Neza. Është fakt që deri tani nuk kemi një akuzë të ngritur për korrupsion. Atje nuk ka mbaruar as hetimi dhe as gjykimi. Neza, edhe pse është shtetas amerikan, nuk ka një masë sigurie ndaj tij. Ka shumë të dhëna që të japin se Neza ka bashkëpunuar. Hetimi amerikan ka hetuar më gjerë se çështja e parave. Ne na intereson përfshirja e Kryeministrit të Shqipërisë, të zyrtarëve shqiptarë dhe ky do të bëhet do të bëhet nga autoritetet tona. Me kaq sa kanë dalë tani, unë nuk shoh asnjë pengesë për asnjë prokuror të Shqipërisë që të niste një procedim. Ta thërrasin Personin A dhe B.  Pse të mos ketë një hetim dhe për këtë dhe çfarë të keqe ka qe të provojë a kanë përgjegjësi këta apo jo.

1 VITE ME PARE

Çështja “McGonigal”, gazetari Artan Hoxha: Agron Neza ka shërbyer si burim informacioni për FBI-në, lidhja me dosjen Muzin

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Agron Neza, shqiptaro-amerikani që përmendet si Personi A në dosjen e drejtësisë amerikane ku akuzohet ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal, ka shërbyer si informator i FBI-së për çështje të ndryshme. I ftuar në emisionin Opinion, Artan Hoxha u shpreh se Agron Neza ka qenë burim informacioni për FBI-në amerikane për çështje të ndryshme që ndodhnin në Shqipëri. Ai përmendi dhe dosjen 'Muzin' për lobingun rus në PD.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ai prezantonte veten si një person që punonte në FBI?

Artan Hoxha: Vitin e parë apo dy vitet e para vërtetë dhe unë kam menduar, sepse prezantimi ky ishte. Ky është një punonjës që ka punuar me FBI. Në fakt ai ka shërbyer si burim informacioni në disa çështje?

Blendi Fevziu: Për FBI?

Artan Hoxha: Për FBI.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë burim informacioni?

Artan Hoxha: Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI.

Blendi Fevziu: Ka çuar informacion për çështjen konkrete?

Artan Hoxha: Për çështjen Muzin, informacioni ka shkuar në këtë formë, ka ardhur nëpërmjet atij. Çështja pastaj në SHBA është nisur nëpërmjet kësaj rruge. Mënyra se si ai e ka marrë informacionin në Shqipëri, kjo është pjesa që ha diskutim. Por ai është një personazh i cili nuk është i panjohur në Shqipëri, përkundrazi, ka qenë i interesuar për disa çështje shumë specifike.

Sa i përket informacioneve që Nezaj mund t’i ketë dhënë FBI-së, Artan Hoxha përmend disa çështje.

Artan Hoxha: Ai ka qenë aktiv pas vitit 2016, në vitin 2017, ishim në momentin ku në Shqipëri po kalonte reforma për drejtësi, kemi shpërthimin e disa skandaleve, kemi disa çështje hetimore që kishte Prokuroria për Krimet e Rënda, kemi një konflikt të Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë me ambasadën amerikane për disa çështje biznesi në Republikën e Shqipërisë. Pastaj ishte momenti para se të shpalleshin “non gratat” e para, kemi momentin kur janë shpallur “non gratat” e para. Prokurori i Përgjithshëm ka qenë pjesë e të shpallurve “non gratat” e para. Nga takimet që kam pasur me të, nga informacioni që kam shkëmbyer me të, dukej një njeri që kishte shumë kontakte dhe informacione. Si e merrte dhe si e përdorte edhe unë jam habitur se si ka dalë. Mua çudia më e madhe më është dukur që aty është arrestuar një shef divizioni.

Blendi Fevziu: Sipas shtypit perëndimor amerikan është zyrtari më i lartë që nga viti 1992, pra në 31 vitet e fundit është zyrtari më i lartë i FBI-së që arrestohet.

Artan Hoxha: Është arrestuar personi në fjalë dhe deri tani nuk kemi parë një akuzë direkte ndaj Agron Nezaj, ai nuk është thjesht qytetar shqiptar, ai është qytetar amerikan.

1 VITE ME PARE

Salianji zbërthen skemën korruptive Rama-McGonigal: Afera është 300 mln USD vetëm te njëra kompani!

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji tha ajo që ekziston mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal është një aferë korruptive miliona dollarëshe. I ftuar në Çim Peka Live, Salianji tha se shuma e 225 mijë dollarëve që përmendet në aktakuzën amerikane është vetëm shuma e kapur. Ai tha se ish-zyrtari i FBI kishte interesa biznesi me rusët e sanksionuar nga perëndimi dhe Edi Ramën në Shqipëri. Salianji nxori edhe shifrën e aferës Rama-McGonigal, e cila sipas tij arrin në 300 mln dollarë, vetëm për njërën nga kompanitë. 

"Kjo është afera më e rëndë e kapur ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë në historinë botërore, atë që s'e bëjnë as rusët, as kinezët, kryeministri i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmave korruptive arrin të ndikojë, i kapur nga institucionet e drjetësisë amerikane, si njeri që ka ndikuar nëpërmjet personave të tretë për interesa politike te drejtuesi, zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar deri më sot dhe i nxjerrë për gjykim në të gjithë historinë e SHBA. Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë kthyer kryeministrin e Shqipërisë në targetin kryesor. 225 mijë dollarë janë të kapura, por këtu bëhet fjalë për miliona euro. Bëhet fjalë për minimalisht 300 milionë dollarë. Në aktakuzë thuhet se Personat A dhe B kishin interesa financiare. Unë si deputet shoh ça interesash mund të ketë, në biznesin e naftës. Sipas të dhënave të publikuara në media, McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare Law Office&Investigation aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar nga Dizdari në vitin 2018. Në 2019 i shet aksionet për 3 dollarë te McGonigal, Rosini dhe Agron Neza. Shefqet Dizdari rezulton të jetë administrator i kompanisë Trans Oil dhe Terra Oil Swiss, e kthyer tani. Kjo kompani rezulton që në 2018, pasi është bërë takimi në 9 shtator 2017, është shpallur fituese e koncesionit në tre fusha naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Këto tre fusha naftëmbajtëse, përzgjedhja e kësaj kompanie u bë në shkelje të barazisë në tendera nga Gjiknuri, duke rrezikuar t'i shkaktojë vendit një dëm 300 mln dollarë.  Edi Rama ka minuar demokracinë duke sulmuar kundërshtarët politikë. Jemi në kushtet kur Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet. Drejtësia nëse ka 1% drejtësi duhet të nisë hetim për të lidhur të gjithë elementët që mjafton me një kërkim të thjeshtë në rrjet që të kuptohet që bëhet për 300 mln dollarë minimalisht vetëm tek një kompani", u shpreh Salianji. 

1 VITE ME PARE

Dosja 'Mc Gonigal'/ Washington Post: Drejtori i FBI duhet të dorëhiqet! Ky skandal i dha goditjen e fundit (Pasardhësja e mundshme)

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Christopher A. Wray

Nga Jennifer Rubin, Washington Post

Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit të brendshëm që kur agjenti i FBI Robert Philip Hanssen u arrestua për spiunazh për Bashkimin Sovjetik në vitin 2001. Ky është të paktën rasti i tretë i keqmenaxhimit të madh gjatë mandatit të Wray.

Kjo ngre pyetjen: Pse është ende atje?

Ish-gjuetari kryesor i spiunëve të FBI-së në Nju Jork u akuzua të hënën për marrjen e pagesave sekrete në para prej më shumë se 225,000 dollarësh ndërsa mbikëqyrte rastet shumë të ndjeshme, dhe se kishte thyer ligjin duke u përpjekur të hiqte miliarderin rus Oleg Deripaska nga lista e sanksioneve të SHBA-së, akuza që tronditën botën e mbyllur të kolegëve të tij zyrtarë të lartë të inteligjencës.

Një aktakuzë e veçantë penale që lind nga D.C. akuzon Charles McGonigal për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh që ai dyshohet se ka marrë nga një burrë nga Nju Xhersi i punësuar dekada më parë nga një agjenci e inteligjencës shqiptare (Agron Neza). Aktakuza gjithashtu e akuzon atë se ka vepruar për të avancuar interesat e atij personi.

Ne duhet të mësojmë gjithçka mundemi për atë që bëri McGonigal në FBI nga gushti 2017 deri në daljen e tij në pension në shtator 2018, periudhë e mbuluar nga aktakuza e parë. Por pa diskutim përfshirja e një zyrtari të lartë të komprometuar që vepron në rastet më të ndjeshme kundër terrorizmit është një njollë e zezë për Wray.

Por ky, padyshim nuk ishte as gabimi më i keq i Wray. Raporti që komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, thoshte se kishin gjetur prova të shumta se FBI kishte informacion të rëndësishëm dhe të besueshëm për potencialin për dhunë në Kapitol.

“Para 6 janarit, shumë agjenci qeveritare morën informacione se ata që zbrisnin në The Mall për një tubim të organizuar nga Presidenti ishin të armatosur dhe se objektivi i tyre mund të ishte Kapitoli. Komuniteti i inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit zbuluan planifikimin për dhunë të mundshme të drejtuar në seancën e përbashkët të Kongresit,” thuhet në raport.

E megjithatë kjo inteligjencë nuk u mor parasysh kurrë nga FBI.

Konkluzioni dënues i raportit të komitetit të 6 janarit: Autoritetet federale dhe lokale të zbatimit të ligjit kishin në posedim raporte të shumta të inteligjencës që parashikonin dhunën e drejtuar në Kapitol përpara 6 janarit. Duhet të kishte qenë e mjaftueshme për të garantuar përgatitje shumë më të fuqishme për sigurinë. Dështimi për të ndarë dhe vepruar në mënyrë të mjaftueshme sipas asaj inteligjence rrezikoi jetën e oficerëve të policisë që mbronin Kapitolin dhe të gjithëve në të!

Çuditërisht, Wray nuk kreu një vlerësim dhe nuk ndau gjetjet dhe rekomandimet e tij specifike me publikun. Kjo gjë çoi në dështimin e FBI-së për t'u përgatitur dhe për të luftuar në mënyrë adekuate një akt të terrorizmit të brendshëm, duke fajësuar në thelb pamundësinë për të parashikuar "faktin që Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të ishte katalizatori i tërbimit të tyre dhe lehtësimi i sulmit ishte i paprecedentë në historinë amerikane.”

Vërtet? Duke pasur parasysh rrjedhat e informacionit, thirrjen për veprim të Trump, grupet e përfshira dhe fushatën disajavore për të përmbysur zgjedhjet, ky shpjegim në rastin më të mirë është i pamjaftueshëm.

Dikush do të mendonte se një dështim i kësaj përmase do të niste një vetë-hetim gjithëpërfshirës.

Ka më shumë. Siç kam shkruar, FBI ka dështuar të ndjekë kërkesat ligjore për të gjurmuar terrorizmin e brendshëm, sipas një raporti të Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit të publikuar vitin e kaluar. A ka një neveri institucionale ndaj mbledhjes së informacionit dhe ndjekjes së terrorizmit të dhunshëm të brendshëm, siç kanë argumentuar disa ish-zyrtarë të FBI-së?

Problemi nuk është i ri. Në vitin 2019, një qendër Brennan raportoi mangësi të rëndësishme në qasjen e departamentit ndaj terrorizmit të brendshëm, duke përfshirë dështimin për t'i dhënë përparësi krimeve të tilla, mungesën e burimeve dhe dështimin për të ndërtuar besimin e komunitetit.

Me pak fjalë, ka më shumë se një arsye të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Wray nuk është njeriu i duhur për këtë punë aktualisht. Përveç gabimeve të mëdha, atij duket se i mungon vullneti ose kapaciteti për të parë me kujdes departamentin e tij dhe për t'u përshtatur me një mjedis në ndryshim në të cilin terrorizmi vendas i krahut të djathtë përbën një kërcënim më të rëndë se terrorizmi i huaj.

Drejtorët e FBI-së marrin një mandat 10-vjeçar, por ata shërbejnë në diskrecionin e presidentit. (Donald Trump vendosi Wray në 2017 pasi shkarkoi James B. Comey.) Pyetja për Presidentin Biden është nëse amerikanët mund të përballojnë ta mbajnë atë për katër vjet të tjerë.

Sigurisht, ka kandidatë të kualifikuar, republikanë dhe demokratë, të cilët kanë treguar guxim në shqyrtimin e dështimeve të qeverisë dhe vlerësojnë plotësisht kërcënimin e terrorizmit të brendshëm. Ndoshta Liz Cheney është në dispozicion.

1 VITE ME PARE

Trump për dosjen e McGonigal: Djali i FBI të kalbet në ferr!

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi ish-Presidentin për lidhjet e dyshuara me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016. Në një postim në rrjetin e tij social Trump shkoi: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

NewsWeek shton se McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton. Në vitin 2019, hetimi i këshilltarit special Robert Mueller përcaktoi se nuk kishte prova që Trump dhe fushata e tij komplotuan ose u koordinuan me Rusinë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Dosja 'Mc Gonigal', Rama: Mal i madh i mbarsur me fantazi! Hetimet janë mbyllur dhe unë s'kam lidhje, paratë e rusëve në PD janë fakt (Shpjegimi për Deripaskën)

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Pas akuzave të Opozitës dhe kërkesës për dorëheqje, Rama shkruan se kjo dojse është hetuar nga drejtësia amerikane dhe se nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij. Kreu i qeverisë bën një paralelizëm duke e krahasuar me lobingun rus në PD dhe shton se këto janë fakte që presin drejtësi e jo teori konspirative, siç i quan ai akuzat e Opozitës pas publikimit të dosjes së FBI. Përsa u përket investimeve të rusit Oleg Deripaska që është i sanksionuar nga SHBA-të, Rama thotë se kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake dhe se bashkë me kompaninë Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. 

Zyra e Shtypit te Kryeministrit, deklarate e Kryeministrit

Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total. Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Dosja McGonigal/ Berisha: Pa u larguar Rama, paqe nuk ka! Të hetohet, emri i tij përmendet 7 herë në aktakuzë

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për lidhjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Open” tha se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet për takimet e kryera me ish-agjentin e FBI. Ai tha ndër të tjera se ky vend nuk do të gjejë paqe pa largimin e kryeministrit. Berisha përmendi faktin që Rama në dosje është përmendur të paktën 7 herë.

“Pa u larguar Rama, paqe nuk ka. Kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha pas luftës së dytë botërore. Ky njeri është njeriu që ka ditur çdo rrjet spiunazhi dhe çdo spiun që ka vepruar në territorin e SHBA. Ky ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit në atë vend. McGonigal! Ata do e hetojnë vetë, por në momente të caktuara ka pasur detyrat më sesnitive. Ky njeri ka pjesën shqiptare ndër  m të turpshme.ky njeri korruptohet nga kryeministri i Shqipërisë. Aktakuza e lidh me një veprimtari madhore kriminale, shndërrimin e FBI në një agjensi në dispozicion për lekë, në një institucion provat për Ramën për të hetuar opozitën. Nuk ka akt më të rëndë. Kjo është e shkruajtur dhe kryeministri është i cituar të paktën 7 herë në material. Më herët një juri ka vendosur të hetohet çdo gjë për kryeministrin, McGonigal, Neza dhe Duçkën. Kur lexon ndjen dhimbje kur sheh shefin e inteligjencës së FBI të kthehet në një ushtar të Agron Nezës që e sjell të Rama. Tirana, e para, nuk mundet kurrë t’i kërkonte aktivitete kriminale kundër opozitës. Kur një njeri të vjen fshehtas, pa njoftuar vendin e vet, absolutisht, ti gjënë e parë informon atë vend dhe i thua se ka një shkelje. McGonigal, ka ardhur disa herë dhe ka bërë takime intensive me të gjithë kupolën dhe ka kontrata pune të firmosura jo nga ky vetë tani, por nga paraardhësi i tij. E kupton çfarë lukunie e tmerrshme”, tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Një tjetër ish-agjent i FBI në skenë! Miku i McGonigal u vu në krye të luftës kundër krimit e korrupsionit në Shqipëri, marrëveshja me Ramën në vitin 2018

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Edi Rama dhe Louis Bladel.

TIRANË- Charles McGonigal nuk është ish-agjenti i vetëm që ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe ka përfituar nga qeveria shqiptare. Në dosjen e FBI-së shihet se në një darkë të zhvilluar në Nju York ku ka marrë pjesë kryeministri Rama dhe McGonigal, ka qenë i pranishëm dhe një tjetër ish-agjent special, Louis Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në postin e lartë të kundërzbulimit të FBI.

Emrin e Bladel e fut në lojë eEksperti kanadez, Stephen McIntyre.

“Disa javë pasi filloi hetimi penal i nxitur nga McGonigal, McGonigal darkoi me Kryeministrin e Shqipërisë dhe një "ish-agjent të FBI". Bazuar në të dhëna, ish-agjenti mund të identifikohet si Louis Bladel i Ernst&Young, paraardhësi i McGonigal si SAC, Counterintelligence, NYFO,”- shkruan McIntyre.

“Muaj më vonë, Kryeministri Rama njoftoi se Ernst&Young kishte marrë një kontratë të rëndësishme në Shqipëri, duke i bërë një nder të veçantë Lou Bladel, shokut të McGonigal,”- shton eksperti.

Dhe në fakt kështu ndodhi.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë jepen detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar në maj të vitit 2018. Bëhet fjalë një marrëveshje të përbashkët angazhimi mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe firmës së kontabilitetit Ernst & Young. Fokusi ishte për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal.

“Ekipi amerikan, ose amerikano-gjerman, ju e quani, i drejtuar nga z. Bladel (Louis) dhe z. Heissner (Stefan), i pari me një përvojë të njohur ndërkombëtarisht si një nga drejtuesit e FBI-së dhe ky i fundit gjithashtu si person me përvojë të çmuar, i cili ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në agjencitë gjermane kundër mashtrimit dhe luftimit të krimit ekonomik. Nga ana tjetër, vlen të theksohet se kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje konsulence, por një marrëveshje për veprime të përbashkëta në terren. Një ekip i madh ekspertësh gjermano-amerikanë do të vendoset këtu në Shqipëri për të punuar ngushtë me njësitë e hetimit të Ministrisë së Financave, hetimin tatimor, hetimin doganor dhe departamentin kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të mundësuar, nga njëra anë, nisjen e një proces i përbashkët pune duke përdorur një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar dhe, nga ana tjetër, për të rritur kapacitetet e këtyre agjencive për të luftuar një fenomen, ndërsa forcojmë përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal dhe krimin ekonomik pas një sërë arritjesh të rëndësishme në këtë fushë,”- thoshte Rama në atë kohë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Skandali i McGonigal, Yuri Kim duhet t'i kërkojë falje Partisë Demokratike

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Yuri Kim dhe Sali Berisha

TIRANË- Paratë ruse janë të papranueshme në çdo formë në Shqipëri, por ‘ndëshkimi’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshon në varësi të partivë që u jep aksesin. Në momentin që Zëri i Amerikës publikoi raportin e Inteligjencës Amerikan që dilte në përfundimin se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë euro nga Rusia për lobimin në SHBA, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, thirrje e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin të njëpasnjëshme. Yuri Kim bëri thirrje që të hetohej çështja dhe të mos kishte asnjë lloj tolerance për njerëzit që pranonin paratë ruse në një kohë që Vladimir Putin kishte nisur luftën në Ukrainë.

Ajo zhvilloi dhe një mbledhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bashkë me përfaqësues të partive politike dhe influencën ruse e konsideroi një kërcënim serioz dhe kanosje të për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve,”- thuhej në njoftimin e bërë në atë kohë nga Ambasada Amerikane.

Por, në një kohë që mediat e vendi ‘gëlon’ nga një skandal që ka përfshirë qeverinë e kryeministrin Edi Rama, ‘Rruga e Elbasanit’ hesht. Hetimet e nisura për Bashën përfshinë demokratët në një skandal që për kohën dhe mënyrën se si ndodhi ishte e pafalshme, por hetimet e ish-agjentit të FBI-së zbuluan se e gjitha ishte një 'flluskë' e përgatitur nga qeveria Rama.

McGonigal kishte marrë 225 mijë dollarë për të ndikuar për të hapur hetimin ndaj një personi që lobonte për PD-në në SHBA (Supozohet që është Nick Muzin). Paratë u morën përmes Agron Nezës, dhe pavarësisht mohimit nga ky i fundit, akuzat janë se urdhri për dërgimin e valixheve me para kanë dalë nga Rama. 

Kjo gjë zeron dhe deklaratën e bërë më herët nga Kim dhe gjëja e parë që duhet të bëjë ambasadorja është t'i kërkojë falje Partisë Demokratike!

1 VITE ME PARE

Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Charles McGonigal

FRANCË- Lakmia e Charles McGonigal ishte rënia e tij. Ky ish-hetues i rangut të lartë të FBI-së u arrestua më 21 janar pas mbërritjes së tij në Nju Jork nga Sri Lanka, për shkak të lidhjeve të tij me miliarderin rus Oleg Deripaska. Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin Jugor të Nju Jorkut lëshoi ​​një deklaratë të gjatë të hënën duke zbuluar këtë rast. Niveli i informacionit sensitiv në të cilin kishte akses i dyshuari dhe shkalla e dyshimeve të varura mbi të në dy hetime të veçanta i ka dhënë rrugëtimit të tij drejt kësaj situate një dimension të jashtëzakonshëm. Një person i dytë, Sergej Shestakov, një përkthyes i caktuar nga gjykata, u arrestua gjithashtu. Të dy u deklaruan të pafajshëm në gjykatë të hënën.

“Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune,”- tha Michael Driscoll, zëvendësdrejtor i zyrës së FBI-së në Nju Jork, ku McGonigal punoi për një kohë të gjatë.

Deripaska ka qenë në listën e rusëve nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Agjenti special McGonigal, 54 vjeç, ka punuar për FBI-në midis 1996 dhe 2018. Gjatë dy viteve të fundit, ai ishte në krye të divizionit të kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut. Në këtë cilësi, ai "mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaskan. Sergey Shestakov, 69 vjeç, është një ish-diplomat sovjetik dhe më pas rus, i cili më vonë u bë shtetas amerikan dhe u rikualifikua në përkthim. Ishte ai që e vuri McGonigal në kontakt me email me një përfaqësues të Deripaskas në Shtetet e Bashkuara. Agjenti special më pas mori në stazh vajzën e këtij përfaqësuesi në forcat e policisë së Nju Jorkut./LeMonde

1 VITE ME PARE

Doli në dosjen e agjentit të FBI-së, rusi mori 20 mln € nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfitoi tre tendera gjatë viteve 2019-2021 (DOKUMENTET)

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Oleg Deripaska

TIRANË- Oleg Deripaska, rusi që doli në dosjen e ish-agjentit të FBI-së dhe që kishte shtrirë investimet në Shqipoëri, nuk është ndalur vetëm me kaq. Nga dokumentet e mëposhtme shihet se Deripaska ka përfituar edhe 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave të dhëna mes viteve 2019-2021. FSHZH e drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019 ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas. Vlera e tenderit është afro 10 milionë euro.

Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender të njëjtën kompani. Këtë herë bëhet fjalë për 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit. Në vitin 2021, oligarku rus merr një tjetër tender me vlerë rreth 8 milionë euro nga FSHZH për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

PARALAJMËRIMI i Berishës: Rama mund të mos e japë dorëheqjen, por Shqipëria s'do ketë më paq

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgatitur demokratët për atë që e ka cilësuar si betejën finale ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se beteja finale ndalet vetëm pas largimit të Ramës nga pushteti me çdo formë të mosbindjes civile.

"Do kemi betejë me gjithë mjetet e mosbindjes civile. Ky ka kryer aktet më makabre dhe më të rënda. Këto janë mesazhet e mia, por jam i bindur se këto burojnë nga mendja e çdo demokrati. E panë qartë sesi një demon pushteti ka angazhuar nën petkun e FBI agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Pjesa tjetër e PD ka të njëjtin mendim dhe natyrisht forumet e PD do të konsultohen gjërësisht, por jeni dëshmitarë se unë kam shpallur Edi Ramën armik të ekzistencës së PD, apo nuk është kështu? Kam paralajmëruar se shqiptarët nuk mund të votojnë me një armik të votës së tyre. Kjo është beteja finale, unë i them ta japë (dorëheqjen), por Shqipëria nuk do të ketë më paq. Ka përdorur paratë, shërbimet, ka kontraktuar njëshin e kundërzbulimit të FBI për t'i futur thikën PD dhe për ta nxjerrë nga skena politike. PD do i japë reston, çdo demokrat është para aleternativës të ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me çdo çmim. Natyrisht do mblidhen forumet, do takohen aleatët, por Shqipëria nis betejën finale kundër këtij armiku,"-tha Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Cila është beteja finale?

Sali Berisha: Betejë finale është ajo e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër, veç largimi i tij.

Pyetje: Si do ta largoni?

Sali Berisha: Me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti. Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda. Këto janë mesazhet e mia dhe unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra dhe mendja e çdo demokrati dhe demokrateje. Demokratët dhe shqiptarët panë qartë se si një demon pushteti, ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Kam bindjen më të madhe se demokratët do ti japin atij përgjigjen e merituar.

Pjesa tjetër e PD-së ju siguroj se ka të njëjtin mendim. Natyrisht forumet e kësaj partie do të konsultohen gjerësisht. Ju jeni dëshmitarë se unë në mënyrë të përsëritur e kam shpallur Edi Ramën armik të PD-së, armik të votës së shqiptarëve. Kam paralajmëruar se shqiptarët nuk mund të votojnë me një armik të votës së tyre.

Por zhvillimet e fundit, për të cilat unë duhet të falënderoj Departamentin e Drejtësisë së SHBA, hetimet e FBI-së që faktojnë se Edi Rama pagoi  një killer, vrasës për të vrarë pluralizmin në Shqipëri, një agjent rus. Ky është një alarm, kushtrim, apel për çdo shqiptar, jo vetëm demokrat për të përzënë nga pushteti këtë aset rus influent, këtë armik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Pyetje: Z. Berisha Rama nuk e ka dhënë dorëheqjen pas asnjë skandali, pse mendoni se do ta japë tani?

Sali Berisha: Kjo është beteja finale. Unë i them ta japë, por absolutisht Shqipëria paqe nuk mund të ketë më pa largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. E kuptoni se çfarë ka ndodhur? Ka përdorur paratë, shërbimet, ka kontaktuar njëshin e kundëzbulimit të FBI-së për ti futur thikën PD-së dhe për ta nxjerrë nga skena politike. PD do ti japë atij reston. Çdo demokrat është para alternativës së ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me çdo çmim dhe kjo nënkupton largimin e Edi Ramës. Do të mblidhen forumet, do të takohen aleatët, faktorët e tjerë, por Shqipëria nis betejën finale, kundër këtij armiku të përçudnuar, i cili nuk ngurroi të kontraktojë agjenturën ruse kundër PD-së, qoftë dhe fuqinë e FBI-së të një njeriu i cili kishte shkelur mbi interesat jetike të vendit të tij dhe ishte shndërruar në jë aset të mikut të ngushtë të Vladimir Putinit, Oleg Deripaska. Të mos harrojmë se tentakula, se Deripaska është më i pranishëm se kudo tjetër, pavarësisht nga sanksionet që ka vendosur NATO dhe SHBA. Miqtë më të ngushtë të Ramës, janë ortakë në biznes me Deripaskën. Pra duhet të shkulim, përmbysim, heqim një minutë e më parë, këtë kalbësirë nga maja e ekzekutivit shqiptar. Ftoj socialistët e ndershëm, patriotë të bashkohen me këtë përpjekje për të ardhmen e Shqipërisë, jam i sigurtë se kjo betejë finale do të kurorëzohet me sukses të plotë.

Pyetje: Në seancën e ardhshme parlamentare ju nuk do të jeni në parlament, nga do ti bëni thirrje qytetarëve, nga selia apo …

Sali Berisha: Nuk ka më parlament. E patë sot, parlamenti do të jetë çdo ditë ashtu siç e patë sot, deri në largimin e Edi Ramës. Largimi i tij nga pushteti është objektivi absolut i PD-së dhe në besim të plotë i opozitës. Nuk ka më parlament, parlamenti është i Deripaskës, përsa kohë që Rama të rrijë, qeveria është e Deripaskës përsa kohë që Rama të jetë në krye të ekzekutivit.

Pyetje: A do ta çoni në SPAK?

Sali Berisha: Në skap, juristët do ta shqyrtojnë, por skapi ka punë të tjera. Mirënjohje të pakufishme që ka bërë FBI-ja për hetimin që ka bërë, publikimin që i bëri. Se edhe mund ta mbante në pjesën e rezervuar hetimin, por e bëri publik sepse e konsideronte një akt ndër më të rëndë në historinë e një vendi. Kjo është arsyeja që e bëri publike.

Pyetje: Z. Berisha, mosbindje civile dhe revolucion kemi që në shtator që flasim. Beteja e fundit kur do të nisë…

Sali Berisha: Nis shumë shpejt të jeni të sigurtë, por unë nuk mund të them se nis nesër. Forumet do të mblidhen, aleancat do të mblidhen, faktorët relevantë do të mblidhen, por beteja këtë herë do të jetë pa kthim deri në largimin e Edi Ramës. Nuk mund të pranohet në krye të ekzekutivit një kalbësirë që kontrakton kundër vendit të tij, kundër opozitës së vendit të tij, fuqira që kurrë nuk kanë atë detyrë, por që u shërbejnë rusëve dhe angazhohen. Po ju rikujtoj vetëm një moment. Ortaku i Charles McGonigal në vitin 2019, Rossini i cili ka një kompani bashkë me Charlsin në Tiranë, para mikrofonit të Edi Ramës lexo Blushit, në Madrid do të shpallte Sali Berishën kukull të Putinit. E keni me zë dhe figurë. Ky grup të korruptuarish, rusofilë, armiq të lirisë dhe vendit të tij, ishin në betejë me PD-në vetëm e vetëm se kjo parti qëndronte e palëkundur në mbrojtje të interesave kombëtare, perëndimore në këtë vend.

Vetëm 3 ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

225 mijë$ për ish-zyrtarin e FBI/ Sali Berisha: Kërkoj dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të dosjes me 9 pika nga FBI lidhur me ish-zyrtarin Charles GcGonigal. Duke i vendosur një sërë epitetesh, si; demon, mostër dhe kalbësirë, Berisha tha se demokratët duhet të përgatiteshin për atë që e quajti betejën finale për ekzistencën e Partisë Demokratike. 

"Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit. Edi Rama me aktin e tij ndaj PD me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner kundër PD, tregoi se ai meriton çdo dënim, ndëshkim. Tregon se demokratët dhe demokratet duhet të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës. E ardhmja e PD dhe e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësirë të pashoqe dhe të pashembullt që angazhoi në shkelmim të çdo parimi dhe interesi agjenturën dhe mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit. Ne pra hymë tani në finale, çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do nisi është beteja finale në të cilën iu siguroj se do të fitojmë. Edhe njëherë i kërkoj Edi Ramës, largohu nga pushteti. Jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty. Edhe tanket e Putinit nuk të mbajnë dot. Largohu! Kjo është thirrja. Demokratë, ora është e jona. Ora është e një beteje që ne do e bëjmë me vendosmëri guxim dhe përkushtim si asnjë betejë tjetër më parë,"-tha Berisha. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm.

Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj, parim mobilizoi kundër kësaj partie, agjenturën ruse nën petkun e FBI-së.

Edi Rama me aktin e tij, ndaj PD-së me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner, për falsifikim, manipulim dhe luftë të hapur ndaj PD-së, tregon se ai meriton çdo dënim, ndëshkim dhe tregon se demokratet dhe demokratët do të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës, në historinë e tyre.

Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën  e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh.

Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për ti dhënë opozitës goditjen e mëshirës.

Demokratet dhe demokratë, janë momentet më solemne, më kritike, më të rëndësishme të  jetës tuaj politike. E ardhmja e PD-së, e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashembullt, që angazhoi në shkelmim më të paimagjinueshëm, flagrant, parimi dhe interesi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

Ne pra hymë tani në finale. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se ne do të fitojmë.

Edhe njëherë i kërkoj Edi Ramës në mënyrë të prerë; largohu menjëherë nga pushteti. Jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty. Edhe tanket Putin të vijnë në Tiranë, nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë. Edhe njëherë, demokratë dhe demokrate, ora është e jona, e një beteje që në do ta bëjmë me vendosmëri, guxim dhe përkushtim si asnjë betejë tjetër më parë.

Vetëm 3 ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Ilir Meta thirrje SPAK: Nisni urgjent hetimet për Edi Ramën

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një thirrje për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të hetuar kryeministrin Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, Ilir Meta shkruan se SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me Ramën dhe ish-zyrtarin Charles Mcgonigal.

"Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të. Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t'ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve,"-shkruan Meta ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Përballë fakteve shokuese, që zbulohen çdo ditë, drejtësia shqiptare duhet të nisë urgjentisht hetimet për Kryeministrin e implikuar drejtpërdrejt në aferën shumë të rëndë korruptive shtetërore “Mc Gonigal”. SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetimet shumë të thelluara përballë këtij skandali, që e ka shndërruar institucionin e Kryeministrit në një çerdhe korrupsioni, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave duke korruptuar edhe zyrtarë të lartë si Mc Gonigal. SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane. Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të. Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t'ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Vetëm 3 ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Ish-kolegia e McGonigal ngre alarmin: Spiunët e SHBA janë në rrezik! Ish-agjenti kishte në dorë dosjen e nëndetëseve bërthamore dhe manipulimin e zgjedhjeve

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Tracy Walder

SHBA- Ish-kolegia e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Tracy Walder shprehet se vënia nën akuzë e tij po vë në rrezik dosje akoma më të mëdha se sa ajo e dhënies së ndihmës ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska e fshehja e takimeve të zhvilluara në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Në një intervistë për ScrippsNews, ku theksohet marrëdhënia e vazhdueshme me kryeministrin Rama dhe hetimit për të dëmtuar Partinë Demokratike, Walder tha se Charlie punoi me një nga rastet më të mëdha dhe më të ndjeshme të kundërzbulimit që kishte CIA, koha kur në vitin 2010 Kina po i vriste çdo të dërguar.

‘Spiuni’ rezultoi se ishte një punonjës i CIA-s i quajtur Jerry Lee dhe McGonigal duhej ta hetonte këtë të fundit. Por nga situatat e fundit, ish-kolegia e ish-agjentit të FBI-së thotë se dënimi i Jerry Lee dhe emrat e spiunëve dhe burimeve të SHBA-së jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu në rrezik. Walder ka të njëjtin shqetësim për rastet e tjera në të cilat ishte përfshirë McGonigal, si rasti i operativëve kinezë që kishin vjedhur sekretet e SHBA-së, si teknologjia e fshehjes për nëndetëset bërthamore apo hetimi i Robert Mueller për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të 2016-ës. 

Shkrimi i Plotë:

Tracy Walder, një ish-oficere e CIA-s dhe agjente speciale e FBI-së, nuk është e panjohur për kolegët problematikë. "Kur fillova për herë të parë në zyrë, në fakt zëvendësova agjentin që kishte një lidhje, në thelb, me asetin e tij, një grua kineze," tha Walder. Walder foli me Scripps News për atë që mund të jetë një nga rastet më të këqija të një zyrtari të FBI-së që minon byronë. Charles McGonigal vazhdoi të bëhej agjenti special i ngarkuar me kundërzbulimin në zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork, derisa doli në pension në vitin 2018.   Në aktakuzat e zbuluara në Nju Jork dhe Uashington këtë javë, prokurorët federalë akuzojnë 54-vjeçarin McGonigal për fshehjen e marrëdhënieve me të huajt dhe për përfitime të fshehta nga puna e tij. 

“Përgjigja ime ndaj akuzimit të Charlie McGonigal ishte tronditje, zemërim dhe më pas shqetësim”, tha Walder. Qeveria amerikane thotë se ndërkohë që ishte në FBI, Charles McGonigal dyshohet se ka punuar me një ish-oficer shqiptar të inteligjencës (Agron Neza) dhe një shqiptar të punësuar nga një konglomerat energjetik kinez (Dorian Duçka). Ai gjithashtu kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama) dhe bëri që FBI të hetonte një shtetas amerikan (Nick Muzi) që lobonte për partinë politike kundërshtare me kryeministrin. Prokurorët federalë thonë gjithashtu se pasi ai doli në pension, McGonigal dyshohet se ka punuar në emër të oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska, pavarësisht se e kishte hetuar atë në FBI. McGonigal dyshohet se takoi manjatin e aluminit jashtë vendit dhe hetoi një oligark rival. SACRIPS NEWS SASHA INGBER: Sa thellë besoni se shkon infiltrimi i Rusisë në komunitetin e inteligjencës amerikane? 

TRACY WALDER:  Besoj se infiltrimi i Rusisë në komunitetin e inteligjencës shkon jashtëzakonisht thellë. Ndjej të njëjtën gjë edhe për Kinën dhe disa organizata të tjera të inteligjencës së huaj. "Unë mendoj se në atë kohë, asgjë nuk më binte në sy. Siç e dini, si një person që blihet, në thelb, nga oligarkët rusë, asgjë nga këto nuk më binte në sy. A ishte ai një person i sjellshëm? Jo. A ishte i vështirë? Po. Por kjo nuk mu duk si e pazakontë në vetvete," tha Walder. Ajo thotë se Kina nuk ishte një prioritet i madh i SHBA-së në fillim të viteve 2000, kur McGonigal ishte drejtor i divizionit të kundërzbulimit të Azisë së Lindjes së Afërt. Ajo thotë se ai nuk dukej i investuar në atë që po bënte FBI.  "Unë mendoj se ai e pa atë pozicion si 'kjo është diçka që duhet të bëj për të kaluar në hapin tjetër brenda FBI'," tha Walder. Por ai përfundoi duke mbikëqyrur një hetim për të gjetur se çfarë qëndronte pas një vargu shkatërrues incidentesh, në të cilat informatorët e CIA-s u burgosën ose u vranë në Kinë. 

"Charlie punoi me një nga rastet më të mëdha dhe më të ndjeshme të kundërzbulimit që kishte CIA. Pra, rreth vitit 2010, CIA vuri re se disa nga asetet e tyre njerëzore në Kinë ose po zhdukeshin, po vriteshin, po thaheshin dhe ata dyshuan se kishte një spiun brenda agjencisë së tyre. Dhe kështu ata thirrën FBI-në për të kryer atë hetim," tha ajo. "Dhe kjo vazhdoi për rreth dy vjet. Dhe personi që ata gjetën ishte një punonjës i CIA-s i quajtur Jerry Lee. Ai po i jepte qeverisë kineze emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie ishte personi i ngarkuar për ta gjetur atë." Walder thotë se një vlerësim i dëmit, një rishikim i klasifikuar i karrierës së gjatë të McGonigal, mund të zgjasë muaj apo edhe vite. Kjo mund të vërë në rrezik dënimin e Jerry Lee. Lee u shpall fajtor në vitin 2019 për komplot me Kinën. Walder ka të njëjtin shqetësim për rastet e tjera në të cilat ishte përfshirë McGonigal, duke përfshirë një rast të hershëm të operativëve kinezë që kishin vjedhur sekretet e SHBA-së – si teknologjia e fshehjes për nëndetëset bërthamore. Dhe më pas ishte kontributi i McGonigal në  hetimin e Robert Mueller për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të 2016-ës. Walder ka frikë se emrat e spiunëve dhe burimeve të SHBA-së jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu në rrezik. 

1 VITE ME PARE

“Ka dalë vetëm maja e ajsbergut”, Edi Paloka për çështjen “McGonigal”: Skandali më i madh! Rama të japë dorëheqjen

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaron se nga akuza për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal ka dalë vetëm maja e ajsbergut. Në një lidhje me News24, Paloka komentoi zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, qëndrimin e opozitës dhe maxhorancës për hetimin amerikan. Ai tha se Rama është nën hetim dhe akuzohet indirekt për korrupsion dhe se SPAK duhet të nisë hetimet.

Nëse do ishin në kushtet e pafajësisë më të interesuarit për të folur për këtë skandal do ishin maxhoranca dhe Edi Rama. Çfarë ndodhi sot, kur Rama kishte programuar dhe për të diskutuar në seancën e dytë që do ishte seanca normale ne bëmë një kërkesë sipas rregullores, për të ndryshuar rendin e ditës. Kjo bëhet në rastet kur ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Bëmë kërkesën për futjen në rend të ditës për diskutimin e një skandali që ka plasur. Kërkesa u votua dhe u hodh poshtë nga maxhoranca.

Në këto kushte ne nuk mund të pranonim të diskutohej për ministrinë e kulturës dhe të bëhej sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe kryeministri as të mos denjonte të vinte në parlament. Është skandali më i madh. Kjo qeveri që skandali i zë skandali dhe ai i radhës është dhe më i madh se ai paraardhës bën këtë gjë. Ky është skandal i përmasave ndërkombëtare. Skandal politik, demokratik. Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë, shefin e kundërzbulimit e FBI-së, njeriu që presupozohet të jetë nga më të sigurtët”, tha Paloka.

Sipas tij, aktakuza e bërë nga FBI është e qartë, ajo pjesë që ka dalë që është vetëm maja e ajsbergut.

“Rama citohet me emër, sepse përmendet dhe qeveria e Kosovës, kurse Rama citohet me emër. Gjithë aktakuza përfshin Ramën dhe këta personazhet, por në faqen e fundit kërkohet që të gjitha kontaktet, emailet të vihen në dispozicion të grand jurisë. Kjo ndodh vetëm kur personi është nën hetim. Rama është i implikuar direkt dhe nuk mund të thotë ç’lidhje kam unë. Kemi një institucion këtu, SPAK-un i cili detyrimisht pas këtyre akteve të drejtësisë amerikane duhet të hyjë në veprim. Kryeministri i një vendi indirekt akuzohet për korrupsion sepse aty thuhet se janë përdorur informacionet e zyrtarit të FBI për të goditur opozitën shqiptare. Ky Neza i pagoi na xhepi këto para. Ky Duçka që e shëtiste dhe i paguante drekat e darkat për kë i bënte. Ajo që ka dalë në aktakuzë është maja e ajsbergut. Aty ka përgjime, emaile dhe e gjithë korrespodenca e kryeministrit është e kontrolluar. Ai s’mund të fshehë kokën si struci. Çfarë ka dalë është maja e ajsbergut”, tha Paloka.

Ai theksoi më tej se bëhet fjalë për hetime që nga 2017.

“Ky zotëria edhe zyrtarisht mund të ketë qenë nën hetim dhe nën përgjim. Ne kërkojmë që Rama të japë menjëherë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. SPAK-u nuk ka nevojë të presë akuza as nga opozita as nga ambasadorja. Kryeministri duhet të japë shpjegime para SPAK-ut sepse akuzohet drejtpërdrejt. Sipas PS, opozita shqiptare bashkë me FBI inskenoi këtë tymnajë. U përpoqën të sajojnë gjëra dhe të bëjnë zhurmë me 21 janarin me shpresën se do zvogëlonin zhurmën e skandalit që plasi me zyrtarin e FBI, McGonigal. Me këto që kanë ndodhur nuk mund të ketë jetë normale. Nëse nuk do ishte fajtor, duhet të ishte Rama i interesuar të vinte në parlament dhe t’iu thoshte shqiptarëve se kjo akuzë që ka dalë është kështu apo ashtu. Ka ngrënë ky dardha në kurriz të shqiptarëve dhe në këtë rast për fat të keq dhe në kurriz të SHBA-ve. Këtu kemi të bëjmë dhe me një akt tjetër moral”, tha Paloka.

Sipas tij, Rama e ka paguar McGonigal për të sajuar histori kundër opozitës shqiptare.

“Informacioni që kam unë, s’mund të kem informacion nga FBI, por ajo që kam unë, në daljet e para është përmendur dhe rasti kur ky zyrtar është përdorur për të sajuar histori kundër opozitës shqiptare jo vetëm në 2017, por edhe më pas. Kur thuhet kjo, kjo ka pas faktet e tjera. Duke ditur dhe si vepron FBI, kur çon një çështje në gjyq, çon aq material sa i duhet për të hapur çështjen. Nuk ka luajtur mendsh FBI të akuzojë një nga zyrtarët e saj më të lartë pa pasur prova”, tha Paloka.

Lidhur me përjashtimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga seanca e sotme plenare, ai theksoi se ky parlament tregoi dhe njëherë se është më se i turpshëm.

“Jo vetëm nuk i vë faj drejtueses së parlamentit, por ndiej keqardhje për të. Ka një fajtor këtu, është Edi Rama. Ata sot votuan kundër dhe një komision hetimor për udhëtimet e Ramës. Dhe aty do të dalin çështje të tjera”, u shpreh Paloka.

1 VITE ME PARE

‘Mcgonigal’, të pavërtetat e Edi Ramës për ‘mikun’, Nezën dhe drejtësinë amerikane

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Edi Rama

TIRANE- Kur pa se sqarimi i bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri për “McGonigal” nuk ngjiti dhe se krahasimi i Sami Amenit me Daniel Craig nuk bëri askënd për të qeshur, Edi Rama doli vetë.

Nga selia e PS, mbrëmë, kryeministri zgjodhi të jepte versionin e tij për njohjen me një zyrtar të FBI, i arrestuar, por që procesin do e ndjekë në liri falë garancisë pasurore. Rama u përpoq me forcë të jepte dy mesazhe: I pari, se skandali nuk është aq i madh sa duket, por se opozita e bën për të zhbërë rihetimin e 21 janarit dhe i dyti se akt-akuza nuk ka një përmbajtje që e implikon atë vetë, përveç disa takimeve këtu e atje.

Kryeministri qëllimisht bëri një lexim joobjektiv të akt-akuzës, tashmë e gjendshme kudo. Rama tha se hetimi ka përfunduar prandaj në Shqipëri nuk ka nevojë më për hetim dhe kjo është gënjeshtra e parë.

“Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzionet. Çfarë do hetohet këtu? Do hetohen fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe çdo lloj raporti me publikun? Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë.”-tha Rama.

Si është e vërteta? Hetimi në SHBA nuk ka përfunduar, dy prokurorët janë ende duke mbledhur prova dhe fakte për McGonigal. Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Los Anxhelos dhe Uashington. Por edhe në këtë rast, hetimi në Shqipëri nuk lidhet me atë në SHBA. 

Gënjeshtra e dytë lidhet me akt-akuzën, të cilën kryeministri e shiti para publikut si një çështje dytësore, me të cilën sipas tij, FBI është marrë rrugës. Për ta zhbërë vlerën e çështjes, ai tha:

Nuk kemi lidhje ne me një çështje dytësore të dalë rrugës, kur çështja kryesore është një tjetër, lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI.

Në fakt, e vërteta është ndryshe. Çështja shqiptare e McGonigal nuk është dytësore në dosjen në ngarkim të tij. Drejtësia amerikane është duke e gjykuar ish-zyrtarin e FBI për dy çështje tërësisht të pavarura nga njëra-tjetra. E vërteta është se McGonigal është në proces me dy akt-akuza në Nju Jork dhe Uashington. Në Uashington ai akuzohet për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve dhe dhënie të deklaratave të rreme. Këto akuza lidhen me fshehjen nga formularët e FBI, të takimeve, pagesave, udhëtimeve dhe lidhjeve të tij me Agron Nezën. FBI e raportoi qartë në gjykatë se McGonigal fshehu raportin me Nezën dhe një biznesmen, duke marrë para dhe duke hetuar lobimin e një partie, një fushë në të cilën McGonigal kishte përgjegjësi ta mbikqyrte.

Prokurori Michael Graves ishte i ashpër në gjykatë kur tha se fshehja e përfitimeve financiare është portë drejt korrupsionit.“Mbulimi i kontakteve tuaja me shtetas të huaj dhe fshehja e marrëdhënieve tuaja personale financiare është një portë drejt korrupsionit”, tha prokurori amerikan.

Ndërsa akuza e ngritur në Nju York, lidhet me oligarkun e sanksionuar rus Oleg Derispaska. Ai akuzohet për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash pasi punoi për Derispaskën. Këto dy çështje janë tërësisht të ndara për autoritetet amerikane.

Gënjeshtra e tretë e kryeministrit lidhet me leximin që ai i bën konkluzioneve të akt-padisë. Rama thotë se “aty thuhet se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri, ndërsa vetë hetuesit thonë një gjë tjetër”. Por në këtë rast, kostumi i rrëfimtarit i rri më shumë se ngushtë.

“Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, nuk ka asgjë nga këto që thoni ju. Asnjë konkluzion. Atje nuk përmendet absolutisht një gjë e tillë. Lexojini mirë. Aty thuhet se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri, ndërsa vetë hetuesit thonë një gjë tjetër. Hetimet kanë përfunduar dhe ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi me shokun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja, të cilin e kam njohur në takimin me të dhe nuk kam patur asnjë lloj raporti miqësor dhe shkëmbimeve pa interes me zyrtarin e FBI.”-tha Rama.

E vërteta është se në akt-akuzë, në asnjë moment FBI nuk bën një raportim dëshmish apo deklaratash. FBI ka renditur me data dhe të dhëna operative takimet e McGonigal dhe vendodhje, por në asnjë rast nuk jep të dhëna për pohim dhe mohim të akuzës.

Ky fakt përforcohet edhe nga një tjetër fakt. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci pohoi dje se zyrtari i FBI, nuk është pyetur akoma nga autoritetet amerikane për raportin me Ramën. Askush sot nuk e di se çfarë do të deklarojë McGonigal në gjykatë.

Në këtë moment, pasi sqaroi se shqiptari Agron Neza ishte nga Tropoja, fakt që për kryeministrin ishte special dhe u përmend 2 herë, Rama gënjeu sërish. Ai tha se nuk e ka takuar Nezën pa McGonigal.

“Nuk e kam njohur më parë asnjëherë, nuk kam shkëmbyer kurrë me të as letra dhe as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të FBI.”-tha ai.

Por e vërteta është ndyshe. Siç mund të shikohet në fotografinë e Dosja.al, Rama e ka takuar Nezën edhe pa McGonigal. Në një ceremoni në Nju York, Rama takoi Agron Nezën bashkë me një të afërmin e tij, I.Nezaj (emër i njohur për redaksinë, i punësuar si diplomat në selinë e OKB, pjesë e delegacionit shqiptar).

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër

Fotoja e Ramës me Nezën

Por padyshim, mohimi që ai i bëri njohjes me McGonigal ishte një shpjegim i habitshëm. Rama përtypi fjalët që vetë kishte thënë duke u bërë lëmsh. Ai tha se kishte folur anglisht për një ‘friendly relation’. Në fakt, në shtator 2022, kur ai mbrojti miqësinë me zyrtarin, komunikata ishte e gjitha në shqip dhe në deklaratë s’pati asnjë ‘friendly’.

"E para punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe, unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies dhe kam thënë “Friendly relation”, një raport miqësor. Në këtë sens kam thënë “Po, ka qenë një mik”, por jo mik në kuptimin që kam ndarë me të jetën për shumë vite.

Deklarata e Ramës video dhe tekst:

"Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje.”, deklaronte Rama, në shtator të vitit 2022./Dosja.al

 
1 VITE ME PARE

Seanca e parë në gjykatë/ Gazetarja e 'VOA': McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Charles McGonigal

TIRANË- Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me studion e 'Debatit' në A2 CNN, pak minuta pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore ndaj McGonigal. Ajo zbuloi se McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe dy shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza. Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork. Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. Ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, 'VOA': Rama nuk sqaroi pse Duçka e Neza ishin angazhuar për t’i dhënë informacion McGonigal

'Mc Gonigal'/ Dalin investimet ruse në Shqipëri, tjetër
Edi Rama

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht që të ketë lidhje mes tij dhe akuzave të ngritura në Shtetet e Bashkuara ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.

Duke folur me gazetarët pas një takimi pune në selinë e Partisë socialiste, Rama deklaroi se “në aktpadinë konkluzive nuk ka absolutisht asnjë gjë që të lidhet me mua dhe me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përvec faktit që jemi takuar këtu e atje. Drejtësia amerikane ka hetuar plotësisht dhe ka ngritur akuzë ndaj personit, për konflikt interesi për një borxh të marrë nga shoku i tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja, që jetojnë bashkë në Neë York”.

Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. Së bashku ata u takuan më pas dhe në New York. “Interesi im ka qenë që të shkëmbej biseda e opinione lidhur me ato fusha u sigurisht ai ishte një ekspert i nivelit të lartë, krimi korrupsioni, pastaj Amerika, Ballkani Shqipëria, asnjë lloj marrëdhënie tjetër”, deklaroi të mërkurën në mbrëmje kryeministri.

Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare”.

Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, por dha disa shpjegime rreh marrëdhënieve të tij me ta. Për Nezën ai tha se “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

Sa i përket Duçka u mjaftua të shprehej se “ka qenë zëvendësministër i Energjitikës, në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë”. Zoti Rama nuk dha shpjegim se deri kur zoti Duçka ka punuar pranë tij. Herën e fundit që ata janë parë së bashku, të paktën publikisht, ka qenë në qershor të vitit të shkuar, kur zoti Duçka ishte pjesë e delegacionit që shoqëronte zotin Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, e madje ishte dhe në tryezën e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.

Kryeministri nuk dha ndonjë sqarim as se përse fillimisht Duçka e më pas Neza, ishin angazhuar për t’i dhënë informacion ish zyrtarit të FBI-së për një çështje lobimi në Shtetet e Bashkuara, në favor të një partie shqiptare, aq më tepër që të paktën në një rast, sipas akt-akuzës, Neza “e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë”.

Në dokumentat e akt-akuzës nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare, por periudha në të cilin kanë ndodhur këto zhvillime përkon me rastin e lobistit Nick Muzin i cili ishte angazhuar muaj më parë për llogari të Partisë Demokratike. I pyetur të martën nga Zëri i Amerikës “nëse e ka njoftuar, kryeministri, zyrtarin e FBI-së, përmes dy personave të tjerë Agron Neza dhe Dorian Duçka, për aktivitetin lobues të Nick Muzin-it në SHBA, në favor të PD-së”, zëdhënësi i qeverisë shqiptare tha se “kjo është një fantazi që nuk figuron as në akt-padinë në fjalë dhe jo më në realitetin e marrëdhënies së kryeministrit me zyrtarin e FBI”./VOA

arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni