Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Seanca e sotme plenare u shoqërua me shumë diskutime, akuza dhe ofendime. •Fillimisht, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa mori fjalën për të zhvilluar interpelancën me ministren Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike te Akademia e Shkencave. • Zhupa u shpreh se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit dhe ka theksuar se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike. • Ndërkohë që Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Akademia e Studimeve Albanalogjike institucionalisht dështoi të sillet në rrugë ligjore dhe mohoi se profesorët po hidhen në rrugë. •Debate kishte edhe mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në lidhje me zgjedhjet lokale. • Berisha e ka akuzuar Manjën se ka nxjerrë sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos. • Ndërkohë që Manja nga ana e tij u shpreh i gatshëm që të dalë në zgjedhje sërish përballë Berishës dhe se do e mund çdo herë. •Po ashtu, debate kishte mes kryesocialistit Taulant Balla dhe demokratëve. •Shkak u bë ofendimi i Ballës për Berishën i cili tha: "Do vazhdosh t'i hash atë që s’thuhet PS-së". •Kjo solli edhe revoltën e demokratit Flamur Nokës, i cili kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtimin e Ballës.•Masa nuk u mor. •Në fund u miratuan të gjitha projektligjet.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Parada e së enjtes. Seanca plenare e ditës së sotme ka sjellë disa foto interesante. Siç shihet, dy demokratët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi tashmë shfaqen bashkë, duke hyrë brenda Kuvendit.

Ndërkohë në këtë seancë u shfaq pas shumë kohësh edhe Lulzim Basha, i cili shihet tejet i buzëqeshur.

Në foto shihet edhe Monika Kryemadhi, e cila duket se nuk e ka konsumuar kafen në lokal apo shtëpi, por ka vendosur ta marrë me vete.

Në galerinë më poshtë mund të shihni disa pamje të tjera./Dosja.al
TIRANË- Debate të nxehta por edhe sharjet kanë qenë pjesë e një situate që ka agravuar sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.
Ai ka hedhur akuza mbi zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni. Ajo tha se askush nuk ka të drejtë, për të bërë të fortin në Parlament.
Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.
Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, z. Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin, mund t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi në fund të seancës disa orëshe ndryshimet në disa projektligje. Për ‘Taksat Kombëtare’, projektligji mori 72 vota pro dhe 13 kundër. Për Policinë e Burgjeve mori 74 vota pro, 5 abstenim dhe asnjë kundër. Ndërsa për financat e vetëqeverisjes vendore mori 73 pro, 7 abstenim, 0 kundër.
Projekt rezoluta për vlerësimin e Agjensisë së burimit të depozitave për vitin 2022
-72 pro
-5 abstenim
-asnjë kundër

Projekt rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjate vitit 2022
-73 pro
-7 kundër
-asnjë abstenim
Projekt rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institutit për krimet dhe pasojat e komunizmit ne Shqiperi për vitin 2022
-83 pro
-asnjë abstenim
-asnjë kundër

Projek rezoluta për vlerësimin e komisionerit për diskriminimin për vitin 2022
-73 pro
-7 kundër- Xhelal Mziu, Bujar Leskaj, Ilda Dhori, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi.
-asnjë abstenim

Projektligji për disa ndryshime në ligjin 9705 për taksat kombëtare të ndryshuar
-72 pro
-13 kundër- Albana Vokshi, Isuf Çelaj, Oerd Bylykbashi, Bujar Leskaj, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, Ilda Dhori, Asllan Dogjani, Merita Bakiu, Emilia Koliçi, Qani Xhafa.
-asnjë abstenim

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve
-74 pro
-5 abstenim
-asnjë kundër

TIRANË- "Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste"-tha kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla për kryedemokratin Sali Berisha, që shkaktoi më pas agravimin e situatës në Kuvend.
Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ai i cili reagoi i pari, e madje kërkoi edhe përjashtimin e Ballës nga seanca, mirëpo kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga kryesuesja e seancës.
REPLIKAT:
Taulant Balla: Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet.
Flamur Noka: Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme.
Taulant Balla: Për reagimin e atyre që janë ngjitur pas këpucës së Saliut dhe iu shkon mendja tek ndonjë fjalë jo etike. Por unë në fjalën time nuk kam përdorur ndonjë fjalë jo etike. Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore. Ajo që po u them është se Berisha Partisë Socialiste, edhe 10 kanë kaluar, edhe 10 do kalojë, do vazhdojë ti bëjë atë që ka marrë si përgjigje përgjatë këtyre viteve. Kaq kisha./Dosja.al
TIRANË- Bujqësia u diskutua e u ngrit si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ky i fundit, kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të mbrojë prodhuesit vendas të grurit, të cilët rrezikohen nga gruri i importuar nga Ukraina, produkt që vjen në treg me çmim më të lirë.
Braçe tha se bujku shqiptar rrezikohet për shkak të çmimit të lirë që ka gruri i ardhur nga Ukraina, ndërsa vende si Bullgaria, Rumania dhe Polonia kanë marrë tashmë masa për të lejuar kalimin e grurit ukrainas drejt vendeve të treta por duke e ndaluar për përdorim të brendshëm.
“Një informacion që ia kam kërkuar AKU, 125 etiketa kanë vaj palme. Do vazhdojmë të kemi gjizë me vaj palme? Do vazhdojmë të kemi qumësht dhe djathë me niseshte dhe qumësht pluhur? Se ja ku e kemi këtu. Ka ndonjë instutucion që mat këtë përqindje të produkteve shtesë? Se dakord që lejohet, por sasia që hidhet brenda. Deri tani nga informacioni që kam marrë nga Doganat kanë hyrë 54 mijë ton grurë ndërkohë që po vjen një superprodhim gruri.
Dhe gruri që vjen nga Ukraina është shumë më i lirë. Bullgaria, Hungaria, Polonia kanë ngritur shqetësimin për ardhjen e grurit nga Ukraina me çmime të lira. E kanë ndaluar që të mos dëmtohen vendasit, dhe e kanë lejuar të kalojë tranzit. Kemi diku te 74 mijë ton, por kjo është vetëm 1/3 e prodhimit që presim. Është mirë që të bashkohemi në një pikë, që është shumë më e rëndësishme. Të mbrojmë bujkun. Nëse dita e punës së një bujku këtu konkurron atë të një argati në Greqi, duhet të krijojmë kushtet që ata të qëndrojnë këtu”, deklaroi Braçe./Dosja.al
TIRANË- Të drejtat e fermerëve ishin një nga pikat që u diskutua gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë se nuk ka mbështetur fermerin shqiptar. Ai theksoi se gjendja është shumë problematike.
“Në Shqipëri gjëja e gjallë po shfaroset. Në Elbasan vaji i ullirit kishte bllokuar edhe banesat sepse nuk kishin ku ta çonin. Qumështi pluhur që vjen këtu e ka falimentuar fermerin shqiptar. E tha edhe kolegu Braçe, në Lushnje fermerët nuk kanë mbështetje. Ne hamë atë që nuk hanë as bagëtitë e Serbisë, se hanë, po e hamë ne këtu. Deri në fund të mandatit tuaj nuk do të gjeni as 100 kokë lopë në Shqipëri”, ka thënë Flamur Noka.
TIRANË- Seanca e sotme plenare s'kaloi pa replika. E kështu ndodhi mes deputetit socialist Erion Braçe dhe asaj demokrate Jorida Tabaku. Braçe u shpreh se është më e lehtë të ketë arrestime nga pala e majtë se ajo e djathtë, teksa u shpreh se arsyeja është kultura e ligjit dhe jo frika ndaj tij.
Nga ana tjetër, Tabaku i tha se nuk i trembet ligjit, ndërsa shtoi se deputetët duhet të kenë frikë nga ligji në tërësi.
Braçe: Pse është kaq e lehtë të arrestohen nga e majta dhe pse kaq e pamundur të arrestohen në të djathtën. Ka një diferencë të madhe dhe qëndron te kultura e ligjit. Jo frika ndaj ligjit, por te kultura ndaj ligjit, aq sa ke kapacitetin ku të mos çedosh në raport me ligjin. Që pas reformës në drejtësi kam vendosur të mos flas këtu për vendimet e gjyqësorit. Nëse ka një gjë që nuk i bën nder drejtësisë është parade e politikanëve të zhytur në fyt me kallëzime në dyert e drejtësisë. Nëse ka pasur një pyetje që mund të ishte e pamundur por u bë në Komisionin e Ligjeve ishte a ndjeni ju presionin e politikanëve dhe përgjigja ishte negative. Nëse vazhdon kjo këngë nuk do ketë drejtësi asnjëherë.
Tabaku: Unë kam frikë nga ligji zoti Braçe. Deputetët duhet të kenë frikë nga ligji, Drejtësia nuk ka qenë kurrë në dorën time dhe vetëm e kam inkurajuar. Ne këtë duhet të arrijmë sot.
TIRANË- Reformën në Drejtësi dhe për arrestimi i ish-zyrtarëve të lartë ishte tema që u prek ditën e sotme në seancën plenare nga socialisti Erion Braçe. Ai tha se presioni që vjen nga politika është tepër i madh dhe pengon organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre. Braçe shtoi se ka politikanë ndaj të cilëve ka numër të madh kallëzimesh dhe shtoi se akuzat e tyre ndaj organeve të drejtësisë janë thjesht ‘paradë’.
“Nga këtu buron kultura e marrëdhënieve me institucionet. Që pas reformës në drejtësi kam vendosur mos të flas këtu për vendimet e gjyqësorit në respekt të institucioneve të drejtësisë. Me atë reformë u dhamë mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të veprojnë, ndërsa politikanët vetëm të dëgjojnë. Parada e politikanëve të zhytur deri në fyt nuk u bën nder organeve të drejtësisë. Presioni që vjen nga politika nuk lejon të bëhet drejtësi. Nëse ka pasur një pyetje që mund të ishte pyetje e pamundur por që u bë në komisionin e ligjeve, nëse do vazhdojë kjo këngë patjetër që nuk do ketë drejtësi”- u shpreh Braçe.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares së Kuvendit përjashtimin nga seanca të Taulant Ballës, pas deklaratës së këtij të fundit për kryedemokratin Sali Berisha. Noka tha se fjalori i përdorur nga Balla është i njëjtë me atë të rrugës, e se nuk i përshtatet asaj që duhet të përdoret në Kuvend.
'Besoj se e di dhe ti, është zhargon i rrugës, nuk besoj se është fjalor që mund të përdoret në Kuvend, duhet të flasim për halle. Ndërhyni, merrni masa, unë kërkoj që të përjashtohet urgjentisht, parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë në Kuvend'- tha Noka.
Balla iu drejtua Berishës duke i thënë:
'Ti Sali kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë, se ti kësaj i vjen anash.'
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla nuk është përmbajtur gjatë seancës së sotme plenare. Ai iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha duke i thënë:
'Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet”, deklaroi Balla.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili kërkoi përjashtimin e Ballës nga seanca./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza të rënda ndaj kryedemokratit, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Balla i ka thënë Berishës se nuk guxon të shkojë në SPAK, teksa i ka thënë se “kësaj ane në parlament”, pra mazhorancës “i vjen anash”.
'Ironia më e madhe e kësaj foltore dhe kësaj salle që të thotë Berisha “drejtësia vonon, por nuk harron”. Që Berisha të marrë nëpër gojë edhe Dakon se ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati, kur drejtësia bëri punën vet, mirë është që ta bëjë njësoj për të gjithë. Berisha ka vrarë duke shpërdorur detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës, me qenë se atje mbahet peng dosja e vrasjes së Aleks Nikës, që sipas Prokurorisë, vrasja nuk ka autor. Berisha ka dalë në këtë foltore dhe ka thënë që e kam vrarë unë dhe kam dhënë urdhër që të qëllohet. Të vijë këtu Berisha dhe të marrë nëpër gojë njerëz që sot janë para drejtësisë dhe të thotë se sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar për rryshfet, por që ky të vijë këtu dhe ndërkohë që ngre akuza dhe në orën 11 duhet të ishte përballë meje dhe përballë gjyqtares sepse e kam paditur në GJKKO për shpifje, padi penale, ky nuk vjen aty.
Ky bën gjithçka e madje edhe komplekson dhe SPAK-un. Ky po e thirrën një ditë në SPAK, ky nuk shkon, do të bëjë të sëmurin. Ky këllçe dhe prapanicë që të shkojë para prokurorëve, ky nuk e ka. Ky është një i vdekur që vazhdon dhe ec në këmbë dhe fundi më ekzemplar i gjithë kësaj fjale – flet ky në emër të drejtësisë së SHBA, ky që SHBA e kanë shpallur “non grata” për SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë dhe po ashtu Britania e Madhe ia ka dhënë me fakte dhe me emra. Nuk e di se çfarë pret drejtësia në këtë vend.'
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Berisha, duke e cilësuar Veliajn si 'Gjushi i Tiranës', tha se ai ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate e kalon pa iu futur ferra në këmbë.
Pjesë nga deklarata:
Sa minuta kam, 5 apo 10? Të diskutosh për diskriminimin në këtë parlament është hipokrizi e madhe, shkaka bajate pasi në rast se pranohet se kushtetuta dhe ligjet janë garancia e qytetarëve për barazi para tyre në Shqipëri kushtetuta është një letër pa vlerë, ligjet sipas kreut të regjimit mafioz janë kinezëri. Nuk mund të injorohet se në këtë piramidë diskriminimi ata qe e pësojnë më shumë se të tjerët janë pakicat, nuk mund të ndodhë ndryshë sepse pabarazia para ligjit, dhunimi nxit të gjitha format e racizmave.
Romët, egjiptianët dhe anëtarët e tjerë janë më të diskriminuarit e Europës. Rama që firmos aferën për djegësat
Nqs një punonjëse dënohet se ka marrë 30 mijë euro për jë tender dhe meriton dënimin, Xhacka që ka marrë investimin strategjik mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston.
Gjushi, arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë të arrestuar, po ky Gjushi i Tiranës i cili mashtron e ka vjedhur faturat e 1 milionë fidanëve, cfarë e pëson ky? Pse flasim për diskriminim. Gjushi burgoset për një pallat, e meriton po Gjushi i Tiranës që ka dhjetra pallate, kate mbi kate, kalon pa i hyrë ferra në këmbë. Gjushi që meriton cdo dënim, e ka shumëfishuar shumën, po Gjushi i Tiranës... Ky shtron darka e dreka, wshtw vendi i diskriminimeve.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi nga foltorja e Kuvendit raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi. Gjatë seancës plenare, Berisha u shpreh se ai është komisioner i shitjes së të dhënave dhe se ka thyer ligjin shumë herë. Po ashtu ai ka sulmuar ministrin e Drejtëisë Ulsi Manja se ka dekonspiruar arrestimin e Vangjush Dakos.
"Ky mund të quhet raporti i shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Komisionari me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit. Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok. Ky është komisionari i shitjes së të dhënave, që ligji i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ. Ligji thyhet për ët ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre. Çfarë komisionari je ti? Ligji mbron të dhënat personale të qytetarëve. 1 milion qytetarëve iu nxorën të dhënat dhe iu dhanë terroristëve të kuq, të quajtur patronazhistë, të përdorura për manipulime zgjedhore. A e dini ju se këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit, kërcënuan burra e gra se do ju bëjmë copa, do ju marrim shpirtin? A e dini ju se kriminelët elektoralë të armatosur me këto të dhëna, ushtruan terror mbi votuesit shqiptarë? Çfarë komisionari je ti? Komisionari i shitjes së të dhënave. Ti nuk mund të vije në parlament, ti duhet të ishe te Gjushi, te Shullazi, atje e ke vendin ti. Pra, a ka seancë me qesharake se kjo? Raportojnë një raport funeral të të dhënave, që qytetarët në mirëbesim ia japin atyre që nuk kanë as ligj dhe as moral. Në cilin shtet ka ndodhur kjo në botë? Të dhënat më sensitive i keni nxjerrë ju vetë. Irani bëri atë që bëri, por dy vite para Iranit ju nxorët patronazhistët, nxorët targat, nxorët Shërbimin Informativ," tha Berisha.

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka debatuar sot në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Berisha nga foltorja e ka quajtur Manjën një kriminel elektoral dhe se i kanë hapur një dosje ndërkombëtare kundër tij. Ndërkohë që Manja i është kthyer duke i thënë se është i gatshëm që të dalë në zgjedhje përballë Berishës në çdo kohë.
Pjesë nga debati:
Berisha: Dy fjalë për këtë badigardin e Edi Ramës, se aty në qeveri badigard je. Ke kryer një zinxhir të tmerrshme krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Po ta them këtu që do të përgatisim një dosje kombëtarë dhe ndërkombëtare kundër teje.
Ulsi Manja: Të shoh shumë të shqetësuar, të në betejën tjetër elektorale në 2025, sepse do të të mund. Sa për drejtësinë Sali jam i lumtur që mbërritën këtë ditë që unë e ti të shkojmë para drejtësie, mezi e pres këtë ditë, kam përshtypjen se ti do shkosh para meje. Më në fund reforma në drejtësi, ajo për të cilën ky parlament votoi me 140 vota po provon rezultate të prekshme. Sot më i shqetësuar je ti sesa unë për drejtësinë e je. Këtu do jemi dhe do e shofim. Unë e kam vokacion personal drejtësinë, vij nga ajo fushë, kurse ti je mjek. Raportin me drejtësinë do ta shohim bashkë. Sa për betejat elektorale jam i hapur, por sa herë do të dal me ty në shesh të mejdanit do të të mund, ty dhe këdo tjetër.
TIRANË- Akademia e Studimeve Albanologjike është kthyer në "mollë sherri" në Kuvend, në interpelancën e sotme mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi. Në fjalën e saj nga Foltorja e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit. Zhupa u shpreh se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike. Ndërsa Kushi e kundërshtoi duke u shprehur se i kishte paralajmëruar studiuesit e ASA-s që të ndërrmenin ndryshime në formatimin e institucionit, me shkresa që datonin që nga viti 2021.
DEBATI MES TYRE NË KUVEND:
Ina Zhupa: Reformat në këtë vend i bën Gjinushi. Ai thotë ashtu siç ikën me VKM, vijnë edhe më VKM. 15 vite në atë Akademi ka ndryshuar gjithçka. Po i ktheni Studimet Albanologjike në vasalë të Akademisë së shkencave. Ju bëni një VKM ku prishni Akademinë e studimeve Albanologjike ku shkelni ligjet e vendimet e GJK-së pasi shkelni liritë akademike. Ju shkelni një institucione që është pjesë e konferencës së rektorëve dhe e fusni brenda akademisë së shkencave duke i shkelur lirinë akademike. 15 vite në atë Akademi kanë ndryshuar projektet që ata po punojnë sot. Si e zgjidhni ju duke i bërë vasalë të Skëndër Gjinushit?
Evis Kushi: Ju thoni me një të rënë të lapsit e mbyllni, po si moj me një të rënë të lapsit? Unë kam shkresat që në vitin 2021. I kam kërkuar që të riorganizohen në përputhje me ligjin. Nuk kanë pranuar që të riorganizuar. Të justifikojmë shkeljen e ligjit. Prej 8 vitesh nuk ka asnjë student, ligji e ka limitin për 2 vite. Kanë doktorantë prej shumë vitesh që nuk i çojnë dot drejt kurorëzimit me sukses. Kanë 12 vite me doktoraturën. Nuk po i hedhim në rrugë, por po i çojmë në institucione të ngjashme. Gjithçka transferohet. Ju po bëni sikur po i zhdukim, si? E thoni që i keni bërë nder Gjinushit, a thua se do e marri dhe do e çojë në shtëpi? Gjinushin e kanë zgjedhur pikërisht këta të ASA-s. Ju më akuzoni pse keni takuar Senatin, a thua se është shkelje ligji? Unë kam vlerësimin maksimal për ata studiues. Janë të ndëruar, por institucionalisht kanë dështuar. AShtu