Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Seanca e Kuvendit të Kosovës sot filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Deputeti i komunitetit boshnjak para koalicionit Vakat, Bahrim Shabani, tha se Kosova qëndron në krah të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tha se mohimi i gjenocidit nuk guxon të lejohet dhe të tolerohet.
“Shteti i Kosovës dhe boshnjakët e Kosovës janë të përkushtuar për ruajtjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës si shtet sovran, i pavarur dhe i pandashëm”, tha ai.
Duda Bale, deputete boshnjake e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e Unionit Socialdemokrat, shprehu shpresën se një gjenocid si ai i Srebrenicës nuk do të përsëritet më.
Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Rezolutën për Srebrenicën, e cila dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë kundër pjesëtarëve të popullit boshnjak, konfirmon masakrën e më shumë se 8000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dënon ashpër mohimin e gjenocidit.