LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum", kompania mbyll repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit, Inspektorati i Punës nis hetimet: Kemi ngritur një grup pune

• Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. • Mësohet se dy oficerë gjyqësorë kanë marrë çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës. • Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku. • Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024. • Pas këtyre veprimeve Kompania turke Kurum, ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan. • Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit, Egliver Laloshi, ka deklaruar se punëmarrësit rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore, por theksoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum, për ndërprerjen e kontratës së punës për 500 punonjës. • Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, sindikatat, nuk kanë marrë asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup pune në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën. • Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare. Sa i përket repartit të petëzimit, thuhet se ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit. • Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. • Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan. • Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. • Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. • Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hetimet për mbetjet, BIRN: Prokuroria sekuestron dokumentacionin e kompanisë “Kurum”

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”.

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk' u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Network”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton' dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor', kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm.  Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

Ministria e Mjedisit në një reagim për mediat pranoi që mbetjet e ngarkuara në Durrës vinin nga metalurgjiku. “Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan”, tha ministria në një sqarim për mediat.

Kompania Kurum ka mohuar të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

Hetimet në lidhje me mbetjet toksike kanë ngritur alarmin mes qytetarëve në Elbasan. Arben Ramkaj, drejtues i Qendrës Ndërfetare në Elbasan ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se qyteti po hesht për një çështje të rëndësishme si mbetjet toksike. “Duhet sensibilizim dhe transparencë nga kompania në fjalë dhe politikbërja në qytet duhet të sqarojë qytetarët se ç'po ndodh realisht”, shkroi Ramkaj.

Ndërkohë po të hënën në media u shpërnda një lajm në lidhje me mbylljen e punës pranë Kurum dhe shkarkim masiv të punonjësve. Megjithatë Inspektorati i Punës pas komunikimit me kompaninë gjeti që mbyllja e proceseve kishte të bënte me çështje teknike të kompanisë dhe se punëtorët nuk ishin shkarkuar, por kishin marr lejen vjetore të paguar./ BIRN

1 VITE ME PARE

Kompania Kurum po largohet nga Shqipëria? Ish-Sekretari i Sindikatës së Puonjësve të Industrisë: Kinezët pritet të vijnë në Metalurgjik në nëntor

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Foto ilustruese

ELBASAN- Kompania turke Kurum International sha dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. 

Ish-Sekretari i Sindikatës së Puonjësve të Industrisë, Taf Koleci, ka përfaqësuar 500 punëtorët e KURUM në negociatat e tyre me kompaninë. Kjo e fundit ka në shfrytëzim Metalurgjikun e Elbasanit, por Koleci thotë për Report TV se KURUM është larguar dhe me marrëveshje. Në një bisedë telefonike ai thotë se punonjësit janë larguar dhe janë në pritje të një kompanie kineze që pritet të vijë në zonë. 

Deklarimi i Taf Kolecit:

"Është bërë marrëveshje që punonjësit e larguar të marrin 60% të rrogës. Të njëjtët do të rikthehen në punë pasi do jenë në pritje të ardhjes së një firmë kineze rreth fillimit të nëntorit. Kjo kompani, (për të cilin Koleci thotë se nuk ka dijeni për emrin), do të rimarrë në punë të larguarit (që sipas tij nuk janë 500, por vetëm  250 punëtorë)"tha Koleci, i akuzuar nga Sindikata aktualisht se ka përfaqësuar interesat e kompanisë dhe jo ato të punëtorëve në këtë proces. Marrëveshjet janë bërë individuale, tregon ai dhe me vullnetin e lirë të punonjësve, të cilët janë njoftuar 3 muaj më parë. 

Kompania Kurum është vënë edhe nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës, për të parë nëse janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë. Ndërkohë që 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin.

Si nisën telashet për "Kurum"?

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

1 VITE ME PARE

Skandali me mbetjet toksike, hetimet pritet të nxjerrin në dritë detaje mbi rrezikshmërinë e pluhrave në oxhaqet e Kurum

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Kurum

ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. Kompania turke Kurum International sha dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit.

Mbetjet e rrezikshme dyshohet se janë pluhur nga hiri i oxhaqekëve të uzinave të çelikut e petezimit, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade. Pak ditë më parë kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.

Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë Inspektoriati i Punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht, ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.

1 VITE ME PARE

Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të kompanisë Kurum, autoritet në vendin e ngjarjes

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Kurum

ELBASAN- Të tjera informacione vijojnë të dalin nga brenda kompanisë turke Kurum ku paraditen e sotme mësohet se në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera. Nga gjetja e këtyre objekteve nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre.

Bëhet me dije se predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Momentalisht nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

1 VITE ME PARE

Kurum mbylli repartin e Çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit, Inspektorati i Punës nis hetimet: Kemi ngritur një grup pune

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Kurum

ELBASAN- Kompania turke Kurum, ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan.  Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit, Egliver Laloshi, ka deklaruar se punëmarrësit rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore, por theksoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum, për ndërprerjen e kontratës së punës për 500 punonjës.

“Nga informacionet tona, rezulton se Kurm ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut, pjesërisht repartin e petëzimit, punëmarrësit, që nuk janë të zënë me punë, nga monitorimi që është bërë nga ne rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive”, tha ai.

Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, sindikatat, nuk kanë marrë asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup pune në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën.

Theksojmë faktin, që zyrtarisht, as nga subjekti as nga grupet e interesit, sindikata, punëmarrës, nuk kemi asnjë indicie, megjithatë inspektorati u punës, për të qenë koherent për situatën po ndodh ka ngritur një grup punë që do jetë në ambientet e punë së Kurum dhe do të nxjerri rezultate më të detajuar. Aktualisht subjekti është aktiv në QKB, nuk ka bërë pezullim të aktivitetit, apo kërkesë për mbyllje të aktivitetit. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive. Inspektorati ka ngritur një grup punë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonalë, për të qenë prezent dhe për të kuptuar problematikën dhe situatën që po ndodh”, u shpreh Laloshi.

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Dokumenti

Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare. Sa i përket repartit të petëzimit, thuhet se ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit.

1 VITE ME PARE

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te 'Kurum', sekuestron të gjithë dokumentacionin

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te "Kurum",
Kurum

ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. Mësohet se dy oficerë gjyqësorë pritet të marrin çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës.

Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku. Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024. Për momentin prokurorët e ngarkuar me këtë çështje janë duke mbledh materialet e nevojshme për të hedhur më shumë drtië mbi dyshimet për transportin e lëndëve helmuese të prodhurara nga KURUM, transportuar nga Sokolaj shpk dhe që për momentin po lundrojnë në anijet e kompanisë Maersk drejt Shqipërisë.

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

kurum mbetjet toksike

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!