LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz, Orban, Von der Leyen e Costa! Osmani: Jemi të zhgënjyer me trajtimin që po ia bëjnë Kosovës disa vende!

• Samiti BE-Ballkani Perëndimor pari takimin e radhës ditën e sotme në Bruksel.• Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok. • Në takimin e nivelit të lartë janë diskutuar edhe çështje si agjenda e gjelbër, lufta kundër kërcënimeve hibride, kibernetike dhe migracioni si dhe fusha të tjera si politika e jashtme e përbashkët. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel ku menjëherë pas mbërritjes së saj, foli për mediat nga ku shprehu zhgënjimin për mënyrën se si po trajtohet Kosova nga disa vende të BE-së. Osmani tha se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës dhe sipas konkluzioneve nuk do të hiqen as në dhjetor. • Gjatë deklaratës së saj, ajo falenderoi vendet e Bashkimit Europian që mbështetën heqjen e masave. • Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen deklaroi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor se do jepen më shumë akses për vendet e këtij rajoni në kapitalin financiar. • Von der Leyen tha se në këtë iniciativë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen vitin që vjen. Më tej Von der Leyen u shpreh se ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor.• Presidenti i KE-së, Antonio Costa kërkoi në fjalën e tij që të krijohen të gjitha kushtet për zgjerim, teksa deklaroi hapur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Deklarata nga samiti në Bruksel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,

BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor u takuan më 18 dhjetor në Bruksel në një samit ku, përmes një deklarate përfundimtare, u pajtuan për përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe ku vendeve të rajonit iu kërkua t’i zgjidhin mospajtimet.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Ne rikonfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratë.

BE-ja mirëpret vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t'u përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimin e ritheksuar ndaj përparësisë së demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit, thuhet tutje në deklaratë.

Duke folur pas samitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se komisioni do të vazhdojë me integrimin gradual të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kritikoi Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.

Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.

Por, Ursula von der Leyen tha se BE-ja e mbështet edhe Kosovën, përfshirë edhe heqjen e masave dhe nisjen e procedurave për dhënien e statusit të kandidatit, por për këtë duhet tejkaluar problemet që ekzistojnë "për shkak se vendimet në BE merren me konsensus".

“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me një qëndrim. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet pajtueshmëri nga vendet anëtare, të cilën tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim sepse, gjithsesi, është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë“, tha von der Leyen.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqytuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Duke folur për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Osmani tha para takimit se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh, “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.

Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim. Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha para fillimit të samitit se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se gjeografikisht i përket Evropës.

"Është e qartë se Komisioni Evropian, së bashku me mua, dëshiron me të vërtetë të shohë përparim në procesin e zgjerimit gjatë pesë vjetëve të ardhshme të mandatit tim. Jemi të gatshëm të punojmë për këtë", tha Kalas.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se vendi i tij është “lider” në negociatat e anëtarësimit dhe se ambicia e tij është të bëhet anëtari më i ri i BE-së.

"Kemi vendosur një objektiv shumë ambicioz për t'u bërë shteti i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Ky është një qëllim ambicioz, por sipas mendimit tonë, ende i arritshëm. Dhe, besojmë se duke u bërë Mali i Zi pjesë e BE-së, mund të dërgojmë së bashku një mesazh shumë të fuqishëm, të qartë dhe pozitiv për të gjithë të tjerët, për të gjitha vendet kandidate të tjera, se zgjerimi është ende i gjallë", tha Millatoviç.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht gjashtw, pasi i nisi negociatat për anëtarësim më 2012. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret bisedime të mira gjatë samitit, por shtoi se nuk ka pritshmëri të mëdha nga ky takim.

"Është mirë që mund të përgjigjemi ndaj të pavërtetave që disa do të thonë patjetër për Serbinë, dhe kaq", tha Vuçiç para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2. Por, negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tri vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit. Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor iu kërkua që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti, Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.

“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në tekstin e deklaratës.

Të pranishëm në samit nga Ballkani ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç.

Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas./ REL

1 VITE ME PARE

Samiti në Bruksel/ "Të krijojmë kushtet për zgjerim!" Presidenti i KE-së Costa: Nuk ka dyshim që e ardhmja e Ballkani Perëndimor është në BE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Costa

BRUKSEL- Samiti i BE-Ballkani Perëndimor u mbajt këtë të mërkurë në Bruksel, ku u bënë bashkë liderët e vendeve europiane dhe ballkanike. Udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok.

Ndërkohë pas takimit mes liderëve, u mbajt edhe konferenca për mediat nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Gjatë konferencë së tyre, në fokus ishte zgjerimi i Bashkimit Europian.

Presidenti i KE-së, Antonio Costa kërkoi në fjalën e tij që të krijohen të gjitha kushtet për zgjerim, teksa deklaroi hapur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Duhet të krijojmë të gjitha kushtet për zgjerim. Nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE", tha Costa.

 

1 VITE ME PARE

"Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët"/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Ursula Von der Leyen

BRUKSEL-  Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen deklaroi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor se do jepen më shumë akses për vendet e këtij rajoni në kapitalin financiar. Von der Leyen tha se në këtë iniciativë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen vitin që vjen. Më tej Von der Leyen u shpreh se ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor. 

"Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë interimi i tyre në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve. Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas. Ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor", tha Ursula Von der Leyen.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga bisedat e Ramës me Scholz e Orban te shtrëngimi i duarve me Von der Leyen dhe Costa, çfarë po ndodh në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Fotoja familjare

BRUKSEL- Pasditen e sotme zhvillohet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndirmor, kësaj here në Bruksel. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok.

Në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutohen edhe çështje si agjenda e gjelbër, lufta kundër kërcënimeve hibride, kibernetike dhe migracioni si dhe fusha të tjera si politika e jashtme e përbashkët. Fotot e mëposhte tregojnë disa nga takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar para nisjes së samitit si dhe imazhin e të gjithë liderëve në atë që quhet fotoja familjare.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama mbërrin në Samitin BE-Ballkanin Perëndimor, pritet nga Von der Leyen dhe Costa

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Foto nga samiti

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku sot zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Rama ka postuar në Facebook video nga momenti ku ai mbërrin në tapetin e kuq për të vijuar më pas me nisjen e samitit.

Ai është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi, investimi më i madh gjeopolotik

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Antonio Costa

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai tha se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i madh gjeopolotik që ata mund të bëjnë në drejtim të sigurisë, paqes dhe prosperitet. Costa shtoi se ky takim është një moment kyç dhe shumë i mirë për t’i dhënë një shtysë zgjerimit dhe integrimit gradua.

“Ne po i paraprijmë benefitet për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe sigurisht që Plani i Rritjes mund të transfermojë radikalisht vendet e Ballkanit në drejtim të zhvillimit, në këtë dekadë. Për këtë mezi po pres këtë takim, në një moment kyç dhe shumë i mirë për t’i dhënë një shtysë zgjerimit dhe integrimit gradual”, tha Costa.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Osmani: Blloku po tregohet i padrejtë me Kosovën

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas mbërritjes në Bruksel në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se takimet e tilla janë rast i mirë për të çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit. 

Por sipas saj, në procesin e zgjerimit BE po i bën “padrejtësi” Kosovës. Ajo u ankuar se blloku me 27 vende anëtare po bën lëshime ndaj Serbisë, “përkundër agresionit të saj” ndaj Kosovës.

“Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, tha Osmani në Bruksel.  

1 VITE ME PARE

VOA: Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutojnë mbi integrimin e rajonit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Foto ilustruese

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të mërkurën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok. Në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutohen edhe çështje si agjenda e gjelbër, lufta kundër kërcënimeve hibride, kibernetike dhe migracioni si dhe fusha të tjera si politika e jashtme e përbashkët.

Aktualisht vetëm Serbia nuk është harmonizuar me politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në disa raste kanë theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat e bllokut është shndërruar në përparësi veçanërisht pas këtij agresioni të Rusisë.

Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim, sikurse edhe i Serbisë, është i lidhur ngushtë me zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zbatimi i saj ka ngecur dhe të dyja palët kanë pasur marrëdhënie të tensionuara.

I dërguari i posaçëm evropian, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se integrimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian nuk mund të shihet veçmas nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Lajçak i cili të martën ndërmjetësoi një takim të kryenegociatorëve të të dyja vendeve tha se në përputhje me kërkesat nga përfundimet mbi procesin e zgjerimit që u miratuan të martën nga ministrat e vendeve të bllokut, është diskutuar mbi “shtensionimin, përgjegjësinë për sulmet e vitit 2023 në veri, riintegrimin e serbëve të Kosovës, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u pajtuan të martën për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër. Lajçak e vlerësoi këtë “një hap të rëndësishëm që përfundimisht do të sjellë një përgjigje” për familjet.

Ministrat e Bashkimit Evropian në një tekst me përfundimet mbi procesin e zgjerimit që e miratuan të martën u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ndërsa shprehën shqetësimin për “situatën në veri të Kosovës”.

Në muajin nëntor të këtij viti një shpërthim në komunën veriore të banuar me shumicë serbe Zubin Potok, shkaktoi dëme të konsiderueshme në zinxhirin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend. Kosova akuzon Serbinë se qëndron prapa kësaj ngjarjeje, por Beogradi mohon përfshirjen në sulmin që u dënua ashpër edhe nga diplomacia ndërkombëtare, e cila kërkon siç thuhet, një hetim të thellë dhe të paanshëm.

Shefi i agjencisë së zbulimit në Kosovës, Petrit Ajeti, raportoi mbi këtë ngjarje të mërkurën në një takim me dyer të mbyllura para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

“Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së në këtë takim, prapa këtij sulmi qëndron (Milan) Radoiçiç i mbështetur nga shteti serb”, tha kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.

Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës e cila është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar ndaj policisë së Kosovës në veri, në të cilin u vra një oficer policie. Kosova kërkon dorëzimin e tij, ndërsa diplomacia perëndimore i kërkon Serbisë vënien e tij para drejtësisë./ VOA

1 VITE ME PARE

"Pritet të dërgohet porosia e trajtimit të procesit të zgjerimit si prioritet!" Analiza: Samiti në Bruksel mbledh sot liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Foto ilustruese

BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit. Qëllimi i samitit BE- Ballkani Perëndimor, sipas zyrtarëve të bllokut, është që të forcohet partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përshirë integrimin gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së edhe para se ato një ditë të bëhen edhe formalisht vende anëtare.

Nga ky samit pritet të dërgohet porosia se BE-ja do ta trajtojë procesin e zgjerimit si prioritet të lartë dhe të shprehë interesin që ky proces të përshpejtohet. Kjo është përfshirë edhe në tekstin e Deklaratës së përbashkët të përgatitur për miratim në samit.

“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Tash ka një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.

Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti do t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.

“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në draftin e tekstit të deklaratës.

Nga Kosova në këtë samit do të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç.

Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas./ REL

1 VITE ME PARE

Rama në Bruksel, takim me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
Foto nga takimi

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos. Rama shkruan në rrjetet sociale se Kos është një njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë dhe mbështetëse e fortë e anëtarësimit brenda vitit 2030. 

Pasditen e sotme në Bruksel pritet të nisë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të ketë në fokus partneritetin dhe rrugëtimin europian.

Postimi:

Bruksel - Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030.

1 VITE ME PARE

AXHENDA/ Mbahet sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian i rajonit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Rama takime me Scholz,
foto e meparshme e lidereve te be dhe ballkanit perendimor

BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të takohen ditën e sotme në Bruksel. Fokusi i samitit të sotëm është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave të BE, ndërsa pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët. 

Samiti, punimet e të cilit nisin rreth orës 17:30, është thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili tre ditë pas mandatit, shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet me dije se Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Kosova me presidenten Vjosa Osmani.

Samiti do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor. Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimi hibrid i Rusisë në vendet e rajonit, do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samitin e sotëm. 

Axhenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

16:30 - 17:10: Mbërritjet dhe deklaratat për mediat
17:15: Mirëseardhja zyrtare nga Presidenti Costa dhe Presidentja von der Leyen
17:30: Foto familjare
17:45: Sesioni i punimeve të samitit
19:30: Konferencë për shtyp me Presidentin Costa dhe Presidenten von der Leyen
20:00: Darka e punës

Ky samit mbahet në Bruksel, një ditë pas hapjes së grupkapitullit të gjashtë për integrimin e Shqipërisë në union dhe zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me BE-në

samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë