LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Matura Shtetërore 2024/ Pas nisjes së provimit publikohet teza e anglishtes, ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar, procesi po zhvillohet në standarde të larta

• Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë janë drejtuar sërish drejt bankave të shkollës për të zhvilluar provimin e parë të Maturës Shtetërore. •  Maturanëtët ditën e sotme kanë zhvilluar provimin e gjuhës së huaj ndërsa para nisjes së provimit Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu inkurajoi maturantët që sot nisin një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. • Ministrja Manastirliu përmendi masat e reja të ndërmarra gjatë vitit për t’i mbështetur nxënësit në përgatitjen e tyre për provime, përfshirë shpërndarjen e testeve model që nga janari, të cilat kanë ndihmuar maturantët të familjarizohen me strukturën e pyetjeve. • Ajo gjithashtu në fjalën e saj inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e tyre. • Ndërkohë pak minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”. •  Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, mesa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. • Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit. •  Në lidhje me publikimin e provimit ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit ku në reagim e kanë cilësuar një akti të shëmtuar fotografimin dhe publikimitn e tezës. •  Më tej në reagim thuhet se kjo nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit. •  Ministria e Arsimit dhe Sportit gjithashtu shtoi se dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Publikimi i tezës së anglishtes, reagon ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar, provimi po zhvillohet në standarde të larta

Matura Shtetërore 2024/ Pas nisjes së provimit publikohet teza e
ministria e arsimit

TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të tezës së anglishtes, pak minuta pasi nxënësit kanë nisur provimin. 

Ministria e ka cilësuar si akt të shëmtuar publikimin e tezës, ndërsa sqaron se kjo gjë nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën e mijëra mësuesve dhe punonjësve arsimorë. Më tej shtohet se provimi po zhvillohet në standarde të larta.

REAGIMI I MINISTRISË:

Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, maturantët, prindërit e tyre dhe mësuesit tanë të përkushtuar, se akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme.

Këto standarde janë siguruar nëpërmjet programit orientues të Maturës Shtetërore, konsultimeve në çdo shkollë, testeve model të përgatitura nga QSHA, paratesteve të zhvilluara në çdo gjimnaz dhe këshillimeve nga shërbimi psiko-social për menaxhimin e stresit në provime.

Hartimi i testit është kryer në kushte të larta sigurie dhe profesionalizmi, dhe organizimi i provimit ka përfshirë trajnimin dhe certifikimin e të gjithë personave të përfshirë në administrimin e Maturës.

Ministria e Arsimit dhe institucionet arsimore kanë marrë masa për të përmirësuar procesin e Maturës Shtetërore, duke përfshirë, monitorimin e rreptë të ambientit të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnime shtesë për administratorët, kontrollin rigoroz të hyrjes dhe daljes në ambientet ku zhvillohen provimet, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e kushteve të provimit për të krijuar një mjedis miqësor që ndihmon në reduktimin e stresit të maturantëve dhe përmirësimin e performancës së tyre.

Për ne, suksesi i maturantëve tanë është parësor dhe ne do të vijojmë të punojmë me përkushtim për t’u siguruar atyre një proces të drejtë dhe të ndershëm.

2 VITE ME PARE

Matura Shtetërore 2024, publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Matura Shtetërore 2024/ Pas nisjes së provimit publikohet teza e
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.

Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”.

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit. 

 

2 VITE ME PARE

Matura Shtetërore 2024/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

Matura Shtetërore 2024/ Pas nisjes së provimit publikohet teza e
foto ilustruese

TIRANË-  Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Përmes një video, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu shprehu urimet dhe inkurajoi maturantët që sot nisin këtë etapë të rëndësishme të jetës së tyre me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, e më pas me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe lëndët me zgjedhje.

“Sot është një ditë e rëndësishme për rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të kryejnë Provimet e Maturës Shtetërore, duke filluar me gjuhën e huaj, gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe më pas me lëndët me zgjedhje. Ky moment shënon përfundimin e një etape dhe hapjen e kapitullit të ri në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe aftësimit tuaj të mëtejshëm,” u shpreh ministrja.

Ministrja Manastirliu përmendi masat e reja të ndërmarra gjatë vitit për t’i mbështetur nxënësit në përgatitjen e tyre për provime, përfshirë shpërndarjen e testeve model që nga janari, të cilat kanë ndihmuar maturantët të familjarizohen me strukturën e pyetjeve dhe t’i japin më shumë besim në aftësitë e tyre. Ajo gjithashtu në fjalën e saj inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e tyre.

“Shumë prej jush e kanë vendosur tashmë ku do të studiojnë, të tjerë janë duke e vendosur pikërisht tani, por ajo që dua t’ju them është se sistemi ynë i arsimit universitar, universitetet tona, po ju presin krahëhapur për t’ju mbështetur në realizimin e aspiratave tuaja. Universitetet tona sot ofrojnë një gamë të gjerë programesh akademike që mbulojnë interesat dhe pasionet tuaja. Ato kanë hyrë tashmë në rrugën e ndërkombëtarizimit dhe po lidhin marrëveshje të shumta me universitete të ndryshme në botë për programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta, si dhe për kërkimin shkencor. Ne po punojmë çdo ditë që oferta akademike të jetë sa më e kompletuar dhe tërheqëse për ju, e mbi të gjitha, të garantojë punësimin e secilit prej jush.”

matura shteterore 2024 provimi i gjuhes se huaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale