LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakrat në Serbi/ Mediat: Vuçiç jep dorëheqjen. U jepet lamtumira 4 viktimave, në pranga një nxënës

• Të shtënat me armë në Serbi kanë lënë shumë plagë të hapura në të gjithë vendin. • Në dy të shtënat në shkolla, janë vrarë 17 persona mes tyre dhe nxënës dhe janë plagosur disa të tjerë. • Dyshohet se arsyet për të shtënat ka qenë bullizimi ndaj dy nxënësve, të cilët bën aktin ekstrem. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lënë kohë deri më 8 qershor që qytetarët të dorëzojnë armët. • Sot u është dhënë lamtumira e fundit për 4 nga të vdekurit. • Ndërkohë që është arrestuar dhe një nxënës tjetër, i cili kishte vizatuar një klasë me nxënës të vrarë. • Po ashtu disa media serbe kanë raportuar se qeveria serbe dhe Presidenti Vuçiç do të japë dorëheqjen.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestohet nxënësi në Serbi, vizatoi klasën e tij të masakruar me armë zjarri

Masakrat në Serbi/ Mediat: Vuçiç jep dorëheqjen. U jepet
Policia

SERBI- Një nxënës në Serbi është arrestuar për nëj vizatim që ka bërë. Kurrir shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri. 

Këtë vizatim e kishte shpërndarë në grupet e klasës së tij. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.

3 VITE ME PARE

Sulmet me armë në Serbi, u jepet lamtumira 4 nxënësve të mitur

Masakrat në Serbi/ Mediat: Vuçiç jep dorëheqjen. U jepet
Lulet

SERBI- Sot qytetarët e Serbisë dhe Beogradit u thonë lamtumirë katër fëmijëve, nxënës të shkollës fillore Vladislav Ribnikar, të cilët u vranë në një tragjedi të paprecedentë. Kurrir shkruan se shoku i tyre nga shkolla kreu një sulm në të cilin u mori jetën tetë nxënësve të shkollës fillore dhe rojës së shkollës.

Kortezhe të trishta me prindër, vëllezër, motra, të afërm e shumë miq do të dërgojnë sot në prehjen e tyre të përjetshme tre vajza e djem të tjerë. Varrimi ka filluar në orën 11:00 dhe disa qindra njerëz janë mbledhur para kishës, nga ku dëgjohen klithmat e prindërve të ndjerë.

Ditë zie është shpallur edhe në Mal të Zi për shkak të dy tragjedive që i kanë ndodhur Serbisë ditëve të kaluara. Flamuri në ambasadën malazeze në Beograd prej ditësh është në gjysmështizë.

3 VITE ME PARE

Sulmet në Serbi, mediat: Do të dorëhiqet presidenti Vuçiç dhe qeveria e tij

Masakrat në Serbi/ Mediat: Vuçiç jep dorëheqjen. U jepet
Aleksandër Vuçiç, Ana Brnabiç dhe Petar Petkoviç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do to kërkojë sot dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme si dhe do të japë dorëheqjen si President. Informer.rs shkruan se të gjitha këto, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Siç raportohet sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ka propozuar:

“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiç

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiç nuk do të mund të kandidonte për president

3. Dorëheqja vetëm e presidentit.

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Serbinë në javën e fundit. Dy sulme me armë në shkolla kanë lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur dhjëtra të tjerë. 

3 VITE ME PARE

MASAKRA në Serbi/ DYSHIMET e Policisë, autori 21-vjeçar kishte ndihmës, nis puna për gjetjen e 'bashkëpuntorit'

Masakrat në Serbi/ Mediat: Vuçiç jep dorëheqjen. U jepet
Autori

SERBI- Detaje të reja nga masakra që ndodhi pak ditën më parë në Beograd. Dyshohet se autori, 21-vjeçari nga Mlladenov, i dyshuar për vrasjen e tetë të rinjve me kallashnikov dhe plagosjen e 14 të tjerëve natën e së enjtes dhe të premtes, ka pasur bashkëpunëtor.

Sipas burimit të 'Kurir', prokuroria dhe policia janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë lloj ndihme nga një person tjetër dhe nëse konstatohet se ka pasur, do të vijojë puna për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe ndëshkimin e atyre personave.

I riu qëlloi dhe vrau njerëz nga fshatrat përreth Dubonë dhe Malo Orasje, të cilët as që i njihte. Ai e ka pranuar krimin gjatë seancës në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Pas nëntë orësh kërkimi, ai u arrestua të premten në mëngjes në pronën e një të afërmi në Vinjishte afër Kragujevcit. Ai u soll aty nga një shofer taksie që kishte në makinë një grua shtatzënë. Vrasësi i ka kërcënuar me granatë dore dhe ka kërkuar nga shoferi që ta çojë në vendndodhjen që donte.

Gjatë të shtënave në fshatrat e Mlladenovcit është dëgjuar se vrasësi nuk ka qenë i vetëm, se dikush i ka dhënë makinës, ndërsa autori qëllonte me breshëri ndaj tyre. Megjithatë, deri më tani nuk është vërtetuar se kjo është e vërtetë, por hetuesit nuk po i lënë asgjë rastësisë./Dosja.al

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet