LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë që u vranë dje sapo kishin hyrë në rrugën e mëmësisë

• Dan Hutra, 40 vjeç tashmë është në pranga. • Një ditë pas masakrës që ai kreu në Tiranë, ku ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, nga vrasja e 4 arriti ta ndalonte Policia. • Dan Hutra u prangos në Kodrat e Sharrës ku donte të vriste Rrahman Selën, të cilin e akuzonte për vdekjen e të atit. • Burime për "Dosja" bëjnë me dije se në dëshminë e tij në Polici, Hutra ka pranuar autorësinë, nuk ka fshehur pendesë dhe ka treguar se planin e ekzekutimeve e kishte thurur që kur ishte në burg. • Tre viktimat e tij janë Mevlute Hysa, motra e ish-gruas, Hasime Dafku, kunata e ish-gruas dhe Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, me të cilin ai kishte patur probleme në burg. • Të plagosura janë Marjana Gurakuqi, ish e dashura e tij, Elena Hysa ish-gruaja dhe Kujtime Hysa, e ëma e saj. • Dy viktimat Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku sapo kishin hyrë në rrugën e mëmësisë. • Njëra ishte bërë nënë disa kohë më parë ndërsa tjetra ishte 2 muajshe shtatzënë. 

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"E kishin frikë"/ Dëshmia tronditëse e fqinjëve të Dan Hutrës: Vëllai ia fali përdhunimin e gruas

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Familjaret e autorit

TIRANË- Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat. Dy të moshuar treguan krisjen që vrasësi pati me fmiljarët e tij të cilët e mohuan si djalë. Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku.

Fqinjët theksojnë se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan jashtë vendit ëpr strehim politik në momentin që ai doli nga burgu.

“E mohuan siç vraun e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e qujtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasëm kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrsjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikënga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Në lidhje me vdekjen e të atit të Dan Hutrës, fqinjët thanë se nuk e njohin, pasi ai është vrarë kur familje jetonte në Kukës dhe nuk kishte ardhur ende në Tiranë.

“Nuk e njohim fare atë. Atë e kanë vrarë shpejt, në Kukës. Ata thonë që e vrau e shoqja sipas të dhënave. Kështu thonë këta kuksianët”, tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Edhe hajdut pulash! Dosja për të cilën Dan Hutra qëndroi vetëm 2 ditë në burg

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Dan Hutra

TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjykimi në themel, tregon vrasësin Dan Hutra, si një hajdut pulash. Sipas asaj që shkruhet në dokumente, ai hynte natën nëpër kotecët e pulave, duke dashur t'i vjedhë. Rasti është rregjistruar në lagjen Nr.15 në Durrës, ku Hutra ka hyrë brenda një koteci, dhe ka filluar të kapi dhe lidhi pulat me fije plastike.

Për këtë krim Dan Hutra, ka qëndruar vetëm 2 ditë në burg, pasi siç thuhet në dosjen hetimore ai është liruar nga gjykata e Durrësit, në muajin Shkurt 2022 me masën e sigurisë “detyrimit për t'u paraqitur në polici”.

Hutra në këtë gjykim nuk është paraqitur asnjëherë pasi në 16 qershor 2022 ai është ndaluar në Tiranë, për akuzën e “Dhunës në Familje.” Sipas dosjes hetimore ngjarja ka ndodhur në 31 janar 2022, pasi Orjol Shuli, ka konstatuar se në kotecin ku mban pulat kishte hyrë një person. Shuli, ka dëgjuar zhurmë dhe kur ka shkuar tek koteci ka parë personin, i cili është larguar me vrap.

Orjol Shuli, ka shpjeguar edhe karakteristikat trupore të autorit. Patrulla e policisë pasi ka marrë kontakt, ka konstatuar se përpara banesës së tij ndodhej një automjet Benz me targë AB112AF, i cili kishte çelësin në kuadër dhe një telefon në sendilje. Duke dyshuar se mjeti ishte i autorit, patrulla ka kërkuar dhe ka konstatuar një person, i cili ndodhej rreth 500 m larg vendit të ngjarjes.

Personi është identifikuar si Dan Hutra, banues në Kukës i cili ka pohuar para oficerëve të patrullës se mjeti i parkuar ishte i tij. Huta ka mohuar të jetë autori i vjedhjes së pulave. 

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Lirimi i Dan Hutrës, 'shfajësohet' Gjykata e Tiranës: E kishte kryer dënimin, s'kundërshtoi as Prokuroria. Ka nënën e moshuar në shtëpi...

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me lirimin e autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, i cili ndodhej në burg pasi akuzohej për dhunën në familje. Pas shumë akuzave të ngritura për lirimin e vrasësit dhe nisjen e hetimeve nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Tiranës ka reaguar duke deklaruar se vendimi i marrë nga gjyqtari është në zbatim të ligjit, pasi është në përputhje me kërkesën e prokurorit. Madje bëjnë edhe përllogaritjen e dënimit që kishte marrë Hutra, ndërsa përdorin si arsyetim edhe nënën e tij. Sipas Gjykatës, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri. Ndaj dhe kishin vendosur që ta linin të lirë. 

Për dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, ai u dënua vetëm me 1 vit e 6 muaj burg, por me aplikim të gjykimit të shkurtuar ai u dënua vetëm me 1 vit heqje lirie, e më pas doli nga qelia me 16 shkurt 2022.

REAGIMI I GJYKATËS:

Gjyqtari Gerd Hoxha ka zbatuar ligjin! Dënimi është ai qe ka kërkuar prokurori. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar nuk u kundërshtua as nga prokurori dhe as nga palët. Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye. Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri. Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari hoxha, me 16 shkurt, firmoset  shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi. Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Ka qenë monstër"/ Fqinji i Dan Hutrës: E kam rrahur, dje kisha frikë të dilja nga shtëpia

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Dan Hutra

TIRANË- Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur "monstër" autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiranë ndërsa tregoi një histori se si e kishte rrahur kur i vodhi furgonin. Ai tregoi se kohë më parë e ka dhunuar autorin, e për shkak të kësaj ngjarje, ditën e djeshme kishte frikë të dilte nga shtëpia.

"Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta. I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpiat e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua. E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prap këtu.

Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat. Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau.  Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda. Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues", tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fqinjët rrëfejnë frikën e familjarëve nga Dan Hutra: Kërkuan azil, sa doli nga burgu

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Dan Hutra dhe fqinjet

TIRANË- Fqinjët e Dan Hutrës, në zonën e Vaqarrit në kryeqytet janë shprehur të tmerruar mbi tragjedinë që ndodhi një ditë më parë. Familja Kërmaj, e cila i njeh si banorë të lagjes familjarët e Dan Hutrës, zbulon se marrëdhëniet e tyre me vrasësin serial nuk ishin të mira.

Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgu, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani. Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.

Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik. Donte të shkëputej nga i vëllai. Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Mes shkurreve dhe plehrave, pamje nga ku u arrestua Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Foto ilustruese

SHARRE- Për 7 orë, Dan Hutra vendosi të rrinte në këtë zonë që po shihni në pamje. Mes plehrave, inerteve dhe shkurreve ai mundi të fshihej nga Policia pas horrorit që kreu në kryeqytet. Ai është autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave. Në momentin e arrestimit, Hutra ishte përgatitur për të kryer një vrasje të katërt, atë të Rrahman Selës, personit që ai e bënte si përgjegjës për vdekjen e babait të tij. 

Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SKEMA E HORRORIT/ Planin e thuri në burg, mori makinën me qira dhe shkoi ti vriste, Dan Hysa u ndal nga fqinjët para se të qëllonte sërish mbi familjen Hysa...

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Dan Hutra, pas arrestimit

TIRANE- Bilanci i masakrës së Paskuqanit mund të ishte edhe më i rëndë. "Dosja" mësoi nga burime pranë grupit hetimor se dinamika që autori i krimit, Dan Hutra ka zgjedhur mund të kishte patur një fund edhe më të rëndë, nëse fqinjët e familjes nuk do të kishin ndërhyrë. Fillimisht, 40-vjeçari me armën në makinë është nisur drejt banesës së familjes në zonën e Kodër-Kamzës. Makina ishte marrë me qira, pasi plani i tij ishte thurur që në burg. Ai ka parë Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun duke larë makinën dhe i ka vrarë. Në këtë moment, fishekët e kallashnikovit i kanë mbaruar. Ai ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë thikën ku ka vrarë Elena Hysën dhe të ëmën e saj, Kujtimen.

Më pas ka dalë jashtë, ka shkuar në makinë për të mbushur armën me fishekë dhe ka dashur të hyjë që ti qëllojë prapë. Por në këtë moment, fqinjët e familjes Hysa e kanë ndaluar duke e pyetur "çfarë po bën". Ai hyrë në makinën, ka mbushur armën me fishekë dhe është larguar për në banesën e Eltleva Kurtit. Dan Hutra u largua vetëm pasi pa që fqinjët ndërhynë, në të kundërt plani i tij ishte rifutja në banesë për të vrarë Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Në momentin e krimit, në banesë ishin edhe fëmijët e mitur të shtëpisë, konkretisht bebi 4 muajsh i Mevlute Hysën, bebi 3 javësh i Elenës ndërsa Hasime Dafku ishte 2 muajshe shtatzënë. 

Familja Hysa hap dyert e mortit

Në rrugicën ku jeton familja Hysa ka pllakosur zia. 2 vëllezërit e Elena Hysën kanë mbërritur sot në banesë për të marrë pjesë në varrim pasi jetojnë në Gjermani. Ndërkohë që varrimi i Hasime Dafkut do të bëhet n Kukës, pasi familja e saj jeton atje. 

Çfarë deklaroi autori në Polici? Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al se në dëshminë paraprake Dan Hutra ka deklaruar se vrasjet i ka planifikuar që kur ishte në burg. Që prej momentit kur Elena dhe familja i bënë kallëzim për dhunë dhe kërcënim, ai u arrestua, por nuk e la me aq. Dan Hutra pretendonte se familja i kishte hyrë në hak, prandaj deklaronte se "dua kokë njeriu". /Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJET E RËNDA/ Dan Hutra para se të qëllonte familjarët e ish-gruas, e çoi në banak foshnjen 1 muajsh

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Familja Hysa ne mort

TIRANE- Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas masakrës në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç ekzekutoi me kallashnikov Mevlute Hysën, motrën e ish-gruas dhe Hasime Dafkun, kunatën e saj.

Po ashtu, ai plagosi rëndë ish-bashkëshorten dhe nënën e saj. Të afërmit e familjes Hysa, thanë për mediat se në momentin e të shtënave, në banesë ndodheshin edhe bebet e vogla të familjes.

Por Hutra, ka larguar foshnjen 1 muajshe të bashkëshortes së tij. Edhe pse ai mohonte në mënyrë të përsëritur atësinë e fëmijës, ka larguar foshnjen 1 muajsh. Në banesë gjithashtu ndodheshin edhe dy bebe të tjera, 2 dhe 6 muajsh./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Masakra e Paskuqanit, Berisha: Serial-killeri ishte patronazhist dhe informator i policisë. U lirua me ndërhyrje të Rakip Sulit

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se Dan Hutra, autori i Masakrës së Paskuqanit ka qenë patronazhist dhe informator i policisë. Në një postim në Facebook, Berisha shton se Hutra është përdorur jashtë burgut si informator. Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, Hutra është liruar nga burgu me ndërhyrjen e Bashkisë së Kamzës. Në krye të Bashkisë Kamëz është Rakip Suli. 

Postimi

Serial killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë! Ai u lirua me ndërhyrje të kreut të bashkisë Kamëz!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. #sb Miremengjes doktor! Personi qe beri kasaphanen dje ne mest te dites dhe ne mes te Tiranes ka qene patronazhisti i rilindjes ne burgun e rrogozhines,gjithashtu eshte perdorur edhe jasht burgut si informator,kjo eshte 100% e vertet nga punonjes te brendshem! Ai eshte liruar me kerkes dhe nderhyrje te bashkise se Kamzes per zgjedhje.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër. Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

 

3 VITE ME PARE

DETAJE nga masakra e Paskuqanit, dy gratë u vranë teksa lanin makinën në oborrin e shtëpisë, Dan Hutra u përplas dhe me fqinjët e familjes Hysa

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Dan Hutra

TIRANË- Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, kunata me njëra-tjetrën u vranë nga Dan Hutra një ditë më parë teksa lanin maknën e tyre në oborrin e shtëpisë. Një ditë pas masakrës së Paskuqanit, mësohet se Hutra ka nisur të qëllojë që në momentin që është afruar pranë derës së familjes Hysa.

Të shtënat me armë kanë bërë që në oborrin e shtëpisë të dilnin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Kështu, Hutra ka nisur të qëllojë sërish duke lënë të plagosura dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

 

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Sot familja Hysa hap dyert e mortit, si është gjendja e të plagosurave nga Dan Hutra

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë

TIRANE- "Dosja" ka mundur të mësojë se gjendja e tyre shëndetësore pas horrorit që përjetuan është jashtë rrezikut. “Elena Hysa dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë”, bëhet me dije nga spitali për Dosja. 

Ndërkohë që në shtëpinë Hysa, ka pllakosur zia. Familja sot do të përcjellë për në banesën e fundit, Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e Elena Hysës, bashkëshortes së Dan Hutrës. Mevlutja ishte bërë nënë disa kohë më parë. Bashkë me të, sot viktimë ngeli edhe Hasime Dafku, gruaja e vëllait të Elenës. Hasimeja, 25 vjeçe ishte në pritje të ëmbël pasi prej 2 muajsh kishte mësuar se ishte shtatzënë. 

Plumbat e breshërisë së kallashnikovit të Dan Hutrës e ndërprenë në mes rrugëtimin e jetës së tyre. Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime dhe Mevlute, ndërsa Elena me të ëmën u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Masakra e Paskuqanit, Artan Hoxha: Dan Hutra ishte informator në burgun e Rrogozhinës

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Dan Hutra, personi që bëri një masakër në Tiranë një ditë më parë ka qenë informator në burgun e Rrogozhinës. I ftuar në “Top Story”, Hoxha thotë se kjo gjë ka ndodhur pasi drejtuesve në burgje u duhen gjithmonë njerëz që tu tregojën se çfarë po ndodh. Fillimisht sipas gazetarit, drejtuesit e burgjeve e kanë angazhuar me punë të lehta, si pastrimi i ambientit, më pas i kanë dhënë të tjera detyra.

“Çfarë ka bërë ai gjithë kësaj jete. Ai është futur në burg dhe prej vitesh ka qenë aty. Atje ku ka qenë ai në burgje, drejtuesve u duhej një informator. Dhe informatory bëhet një i burgosur i regjur. Kështu në rastin konkret ka qenë informator i burgut të Rrogozhinës. Për ta lehtësuar, për ta përdorur sa më mirë, i dhanë mundësi të merrej me punë të lehta, të pastronte e kështu. Ky është thithur dhe mbase me të drejtë sepse regjimi i burgut do veshë, do sy, do të dijë se çfarë bëhet,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër. Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Këto janë dy gratë e vrara nga Dan Hutra një ditë më parë, njëra sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, tjetra ishte në pritje të ëmbël

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra ishte informator në burg/ Dy gratë
Mavlute Hysa dhe Hasima Dafku

TIRANË- Personat që po shikoni në foto janë dy gratë që u vranë një ditë më parë nga Dan Hutra, i cili brenda 30 minutave kreu një masakër në Tiranë me tre të vrara e tre të plagosura. Mevlute Hysa, një nga viktimat është 30 vjeçe dhe sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, gjë që shihet dhe nga postimet e bëra prej saj në rrjetet sociale.

Ndërsa Hasime Dafku, 25 vjeçe, sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër.

Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit.

Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

masakra e paskuqanit dan hutra

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale