Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. • Protesta ka nisur në formën e marshimit nga qytetarët nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit. • Gjithashtu qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit. • Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit. • Gjithashtu prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. • Drejtësi për Martinin është motoja e protestës së katërt që mbahet para Ministrisë së Arsimit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Prindër, mësues, nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mbodhën sërish sot në protetë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Ashtu siç kishin paralajmëruar, protestuesit e nisën marshimit e tyre nga shkolla "Fan Noli" drejt "Ministrisë së Arsimit".
Në protestën e tyre të katërt, protestuesit vijojnë me kërkesën kryesore, atë të dorëheqjes së ministres së Arsimit, si mosreagim për ngjarjen tragjike që tronditi mbarë opinionin.
Teksa kërkojnë drejtësi për Martinin dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu, protestuesit kanë kërkuar edhe siguri për fëmijët e tyre në shkolla. Ata kërkojnë rritjen e numrit të psikologëve, duke arritur një raport 1 psikolog për 200 nxënës, qëndrimin në shkollë deri në orën 16:00 si dhe bllokim të gjuhës së dhunës dhe urrejtjes në rrjetet sociale.
TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet. Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit.
Gjithashtu prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Po ashtu kjo është protesta e katërt që mbahet për vrasjen e Martinit.
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet protesta e radhës lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Protesta ka nisutr në formën e marshimit nga qytetarët nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.