Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 23-vjeçari filipinas, Mark Samson i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula u ka dërguar një letër prindërve të 22-vjeçares, Flamur dhe Gëzime Sula. • Samson përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë dhe mbi të gjitha nuk di se çfarë i ka ndodhur. • Ai shton se nuk është duke u përpjekur të zvogëlojë përgjegjësitë e tij ose të shpëtojë nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaje për mëkatet pa asnjë justifikim. • Prindërit e 22-vjeçares kanë reaguar pas letrës duke i thënë se do ta pranojnë faljen e tij nëse ai u kthen vajzën e tyre. • Gjithashtu avokati i familjes shqiptare, Giuseppe Sforza deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë justifikim. • Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit të cilët bëjnë me dije se kanë gjetur gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u fut trupi i shqiptares dhe që më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës. • Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. • Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. • Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.
4 artikuj për këtë temë.
ITALI- Familjarët e Ilarias Sulës, po kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e krimit si edhe personat e tjerë të përfshirë në vrasje e 22-vjeçares shqiptare. Të pyetur nga gazetarët nëse Mark Samson ka pasur bashkëfajtor, babai i viktimës u përgjigj se “Nuk dua të jem ai që do t’i drejtoj gishtin askujt, policia dhe prokurorët po punojnë. E vërteta do të dalë në shesh”.
Gjithashtu ai ka deklaruar se vajza e tij, Ilaria kurrë nuk do të kishte shkuar në banesën e 23-vjeçarit. Ai është shprehur se e bija nuk ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e Mark Samson, ku edhe dyshohet se u masakrua me thikë.
“Ajo nuk do të kishte shkuar kurrë në shtëpinë e ish-it të saj. Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, e shkoi kur u ndanë? Është absurde. Kush ishte Ilaria? Vetëm shikoni përreth, vetëm dëgjoni njerëzit të flasin. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra… donte të bëhej financiere. Më tha ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke. Po bëhej gati të diplomohej në tetor," tha babai i Ilarias, Flamur Sula.
Flamur Sula komentoi letrën ku vrasësi i kërkonte falje për krimin e kryer.
“Të kërkojë falje? Jo tani, ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh Nuk e prisnim letrën në këtë kohë. Ajo ishte e mrekullueshme”, tha babai i 22-vjeçares.
Si ndodhi ngjarja tragjike?
Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej datës 25 mars, u gjet e vdekur brenda një valixheje në një zonë pyjore në komunën e Polit (Romë), në fund të një shkëmbi.
Policia italiane ka arrestuar ish të dashurin e saj Marc Samson, ndërsa hetimet për shkakun e vrasjes janë fokusuar tek fundi i lidhjes së 22-vjeçares dhe partnerit filipinas.
Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula, e cila ka një vëlla 20-vjeçar, ishte zhdukur. Ajo doli nga dhoma ku jetonte me disa shoqe pa i përshëndetur dhe pa iu kthyer përgjigje mesazheve në ËhatsApp.
22-vjeçarja kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shoqe. Kur Ilaria doli nga shtëpia e saj në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e viktimës, të cilët denoncuan zhdukjen në polici, ndërsa ditën e sotme u zbulua fati i saj tragjik.
ITALI- Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në praga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe këto dyshime janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.
Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.
ITALI- Prindërit e 22-vjeçares shqiptare Flamur dhe Gëzime Sula kanë reaguar pas letrës së autorit, cili u vrau të bijën. Prindërit e Ilarias i janë përgjigjur 23-vjeçarit filipinas duke i thën se do ta pranojnë faljen e tij nëse ai u kthen vajzën e tyre. Gjithashtu avokati i familjes shqiptare, Giuseppe Sforza, deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë justifikim.
“Më thanë se nuk do të pranojnë asnjë justifikim. Është një dhimbje e dytë për ta. Ndonjëherë heshtja është zgjidhja më e mirë. Përballë asaj që bëri, të paktën duhet të ishte përpjekur të respektonte familjen e Ilarisë”, deklaroi avokati.
23-vjeçari filipinas Mark Samson, i cili është në një qeli në Rebibbia për vrasjen dhe fshehjen e trupit të ish të dashurës së tij Ilaria Sula, i shkroi një letër për t’i kërkuar falje familjes së viktimës ku shprehej se ishte gati të paguante për mëkatin e tij.
Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:
Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.
Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.
Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.

ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula. 23-vjeçari filipinas përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë dhe mbi të gjitha nuk di se çfarë i ka ndodhur. Ai shpreht në letër se nuk është duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e tij ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaj për mëkatet pa asnjë justifikim.
Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:
Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.
Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.
Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.
