LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut: Kuvendit do i paraqiten 2 raporte. SPAK: Rrezikon deri në 35 vite burg. Mbrojtja: Të rrëzohet kërkesa

• Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. • Në mbledhje kanë marrë pjesë prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, ndërsa Balluku përfaqësohet nga dy avokatët, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.• Gjatë mbledhjes, Prokurorët e SPAK kanë deklaruar se Balluku rrezikon deri në 35 vite burg, pasi akuzat janë rënduar. • Gjithashtu Prokurorët kanë konfirmuar, se vetë Balluku, më 20 nëntor 2025, ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. • Sipas SPAK, persona të ‘fortë’ kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. • Ndërsa, avokatët e Ballukut, e motra Pamela Qirko dhe Ardian Kalija, kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin, duke kërkuar nga organi i akuzës që të provojë pretendimet për prishjen e provave dhe rrezikun që Balluku të largohet nga vendi. • Ndërkohë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi pyeti prokurorët e SPAK, nëse kërkesa për arrestimin e Ballukut është e bazuar në motive politike. • Prokurorët e çështjes u përgjigjen se kërkesa e tyre s’ka asnjë lidhje me motive politike, por është e bazuar në prova. • Gjithashtu në qëndrimin e tyre, anëtarët opozitarë kërkojnë që Kuvendi t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut. • Ndër të tjera, ata u shprehen që masa e sigurisë “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj Ballukut të zëvendësohet dhe ajo të arrestohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

12 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku, Bardhi pas mbledhjes: Dëshmitarët janë kërcënuar me jetë nga “të fortët”

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së  Këshillit të Mandateve. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. 

Ai tha se Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill, që të bëheshin mbrojtje politike për Ballukun. Sipas tij,  dëshmitarët janë kërcënuar me jetë nga “të fortët”.

Bardhi: Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut. Prokoruroia tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg.

Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj. Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Në Kuvend, me dy raporte"/ Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD-së

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit se nuk ishin dakord për dhënien e menjëhershëm të autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut, siç ka prpozuar Partia Demokratike. Duke folur për mediat, ai tha se për këtë vendoset në seancën e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se fillimisht do të ketë një diskutim me Grupin Parlamentar të PS-së dhe më pas do të dalin me një raport. Në fund, ai shtoi se se në Kuvend, aty ku pritet që të votohet për heqjen e imunitetit të Ballukut, të dyja palët do të shkojnë me dy raporte.

"Diskutimi i sotëm, pyetjet e anëtarëve të këshillit, edhe nga SPAK dhe avokatit, mendoj që kanë bërë ose hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen së pari me elementë thelbësore të Kushtetutës të prezumimit të pafajësisë, në përfundim të këtij procesi duke qenë se pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim, se e kishin marrë vendimin para shqyrtimin, në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS, unë kam informuar këshillin se sa i përket propozimit të PD për dhënien e autorizimi ne nuk ishim dakord se si është propozuar.

Do të kemi informim në një nga mbledhjet e para të Grupit Parlamentar, se autorizimin e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi të grupit të PS, ka disa elementë që nuk mund të bhen publike, në përfundim të këtij procesi, sapo Manja, të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 tonë, do të kemi dy relatorë. Ndërkohë që nga ana e tyre do të sjellin raportin e tyre,” tha Balla./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, PS: Mjafton masa e pezullimit

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Foto ilustruse

TIRANË- Mbledhja  e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, sapo ka përfunduar.  Për shkak të sekretit hetimor dhe kërkesë të organit të akuzës, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Zv.kryeministrja, Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje. 

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit nga PD akuzuan mazhorancën për zvarritje të procesit. Sipas tyre, ata kanë kërkuar që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të hapura, por kjo kërkesë u kundërshtua nga socialistët.

Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesit e Partisë Socialiste deklaruan se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Ata u shprehën se masa e pezullimit është e mjaftueshme në këtë fazë. Sipas tyre, procesi duhet të vijojë në respekt të plotë të procedurave ligjore dhe nuk ka arsye për masa më të ashpra.

Prokurorët e SPAK kanë argumentuar se pozita penale e Ballukut është rënduar dhe se ekzistojnë prova të reja ndaj saj.Ndërsa, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës. Kjo duke i kërkuar organit të akuzës të provojë pretendimet mbi prishjen e provave dhe rrezikun e largimit nga vendi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Foto ilustruse

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me qëndrimin e socialistëve për çështjen Balluku. Bëhet me dije se, Manja është shprehur se masat e marra deri tani nga SPAK për numrin dy të qeverisë, janë të mjaftueshme. 

“Masat e marra nga SPAK deri tani per Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Belinda Balluku

TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, gjithashtu anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Ballukut. Në qëndrimin e tyre, anëtarët opozitarë kërkojnë që Kuvendi t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.

Ndër të tjera, ata u shprehen që masa e sigurisë “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj Ballukut të zëvendësohet dhe ajo të arrestohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;

REKOMANDOJNË:

Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun/ Tension në Këshillin e Mandateve, prokurorët largohen nga mbledhja

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Mandateve, ku prokurorët janë larguar nga mbledhja. 

Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për thirrjen e Këshillit erdhi pas kërkesës së Komisionit Europian që Kuvendi të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. 

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që kishte shkarkuar Ballukun nga funksionet publike. Pritet vendimi i Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi mbi kërkesën e SPAK./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ SPAK: 'Disa të fortë' kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të saj

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Foto ilustruse

TIRANË- Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, po vijon të mbahet në  mbledhjen e Këshillit të Mandatit. Gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, prokurorët e SPAK mësohet të kenë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale për Belinda Balluku.

Sipas tyre, gjendja procedurale e saj është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave dhe për kryerjen e veprave të tjera penale.

“Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera”, mësohet të ketë deklaruar SPAK.

SPAK ka konfirmuar në mbledhje, se më datë 20 Nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë. Kjo sipas tyre,  duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Burime për mediat, bëjnë me dije se SPAK ka deklaruar në mbledhje se 'disa të fortë', kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut.

Sipas SPAK, pretendimet mbështeten në transkripte bisedash që ndodhen në 16 mijë faqet e dorëzuara në Kuvend. Prokuroria shton se Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur pretendime për ndikim apo përndjekje politike nga ana e saj

“Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e Ballukut, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji”, mësohet të kenë deklaruar prokurorët e SPAK./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çështja Balluku/ Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Keshilli i mandateve

TIRANË- Prokurorët e SPAK u shprehën se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Sipas prokurorëve rrethana në të cilën ndodhet Ministrja e Infrastrukturës është rënduar. Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet imuniteti i zv,kryeministres, po zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Debat për çështjen ‘Balluku’/ Manja i drejtohet SPAK: Kush u intimidua? Prokurorët: Dëshmitarë dhe persona nën hetim

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Foto ilustruse

TIRANË- Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, u është drejtuar prokurorëve të SPAK me disa pyetje. Ai ka kërkuar sqarime mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku ka kërcënuar dëshmitarë në lidhje me çështjen ndaj saj. Sipas pretendimeve, kërcënimet janë bërë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera.

Prokurorët kanë deklaruar se janë kërcënuar edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që s’janë të pandehur. Sipas tyre, Balluku po prish provat duke takuar vartësit.

Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?

Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që s’janë të pandehur.

Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?

Prokuroria: Jo.

Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.

Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, mbledhja të mbahet me dyer të hapura

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se PS-ja ka penguar për 2 muaj drejtësinë. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi është shprehur se mbledhja e Këshillit të Mandateve duhet të jenë të hapura. Për këtë kërkesë, Bardhi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi që të hedhin në votim kërkesën e tij për mënyrën e mbledhjes.  

'Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren. Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje,' tha Bardhi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbërrijnë në Kuvend avokatët mbrojtës të Ballukut

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Belinda Balluku

TIRANË- Mbrojtja e zv.kryeministres Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ditën e sotme, ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se pasi prokurorët e SPAK janë paraqitur në Kuvend, dy avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija janë parë teksa hyjnë në ambientet e Kuvendit. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

Këshilli i Mandateve mbyllet pa vendim për imunitetin e Ballukut:
Mblidhet keshilli i mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pak minuta më parë janë parë prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko teksa hyjnë në ambientet e Kuvendit. 


Këshilli mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren. Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme./Dosja.al

belinda balluku keshilli i mandateve

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale