LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit të punës. Kushi: Bursë sa paga minimale për maturantët që zgjedhin degët prioritare

• Këshilli i Ministrave ka kaluar sot aktin e rëndësishëm që ka të bëjë me reformën spitalore dhe çeljen e autonomisë spitalore. •Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria, i hapet rrugë ofrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit. •Ky vendim, përfshin vetëm spitalet që do jenë pjesë e autonomisë spitalore që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale dhe do kenë mundësi mjekët që aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim. •Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Qeveria ka miratuar një vendim, mbi bazë të të cilit janë bërë disa ndryshime në politikat arsimore në vend. •Kushi tha se studentët që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin studime në degët prioritare, do të përfitojnë një bursë, por kjo sigurisht që ka një klauzolë që duhet respektuar. •Me vendimin e sotëm, studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare, mund të marrin bursë mujore sa paga minimale por kanë kushtin që duhet të punojnë për të paktën 3 vjet brenda vendit.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Autonomia spitalore/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit të punës

VKM/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot një akt të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka të bëjë me reformën spitalore, për të mundësuar krijimin e instrumenteve të cilat mbështesin profesionistët e shëndetësisë në sistemin spitalor. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria, i hapet rrugë ofrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit.

Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat, duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Ajo ka sqaruar se kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.

"Çelja e autonomisë spitalore. Akti që ka kaluar sot është për mundësinë e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi në regjistrat antiambulatorë. 

Është një akt i cili ka një praktikë dyfishe. Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën menaxheriale, do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe. 

Pra kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan, duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale”, ka deklaruar Manastirliu.

 

3 VITE ME PARE

“Bursë dhe heqje mesatare”/ VKM- Kushi: Studentët që nisin studimet në programet prioritare do favorizohen nga qeveria

VKM/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit
Evis Kushi

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri të ditur një lajm për të gjithë maturantët që duan të nisin studimet e larta. Ajo u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendim që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare të caktuara nga Ministria e Arsimit, do të mbeten nga qeveria me një bursë të barasvlefshme me pagën minimale.

Sipas VKM, ne kemi shpallur një listë prioritare studimesh dhe mbështetje financiare të studentëve. Të  gjitha ata maturantë që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe përfitojnë sa paga minimale çdo muaj, dhe ndërkohë detyrimi i tyre është që pas diplomimit për 3 vite të qëndrojnë dhe të japin kontribut për vendin.

Të njëjtën bursë, e përfitojnë edhe studentet ekselentë që janë me të gjitha 10 në maturë, ashtu sikurse ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare. Në do ti ndajmë kuotat sipas universiteteve, në varësi të numrit të studentëve që ata kanë dhe programeve të studimeve.

Kemi vendosur të vendosim të heqim kriterin 8.5 të mesatares për të gjitha ata që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe studimi. Që do të thotë, edhe një maturant, që ka një mesatare më të ulët, por gjithmonë duke plotësuar ato kriteret, siç është mësuesia me 7.5, por kemi hequr kriterin e 8.5.

Në programin e bujqësisë, në drejtimin e veterinarisë, edhe me mesataren 8 dhe 7.5 mund të jetë i suksesshëm për diplomim, kemi hequr kriterin që duhet ta ruajë rezultatin përgjatë viteve të studimeve”, tha Kushi.

3 VITE ME PARE

Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu: Po konsultohemi për të marrë një vendim

VKM/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u pyet ditën e sotme në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë. Ajo u pyet nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se nëse qeveria ka një përgjegje sa i takon protestës së studentëve për punësimin me detyrim. Ajo u shpreh se janë ende në një proces të gjerë konsultimesh.

“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim.”- thotë Manasitirliu.

vkm 29 qershor 2023

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën