Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Rama theksoi se bizneset e reja janë shtuar me 20 përqind, investimet e huaja, në tremujorin e tretë kanë pasur rritje 10 përqind, stoku i investimeve të huaja është domethënëse dhe më i lart, mbi 10 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Ai u ndal edhe tek rritja e pagave dhe pensioneve, ku theksoi se në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
"Me të dhëna shumë pozitive dhe inkurajuese, parashikohet të mbyllet me një rritje ekonomike pothuaj 3.9 përqind, thuajse 4 përqind. Thuajse më e larta në këtë pellg ku ndodhemi në kontinentin tonë. Bizneset e reja janë shtuar me 20 përqind, investimet e huaja, në tremujorin e tretë kanë pasur rritje 10 përqind, stoku i investimeve të huaja është domethënëse dhe më i lart, mbi 10 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, rritje domethënëse. Kemi pak ditë të hyrjes në fuqi të rritjes së pagës minimale në 500 euro. Kontributet për këta punonjës, për 9 muaj do të paguhen nga punonjësit. Nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri, nis edhe rritja e vazhdueshme e pensioneve. Kjo është e gjitha e parashikuar në planet financiare të qeverisë. Nga janari, pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit, por mekanizëm që lidhet me çmimet. Rritja që do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.
Kemi të dhëna edhe në arsimin profesional, ku kemi arritur në afro 20 përqind të arsimit të mesëm, duke shënuar rezultat të ri pozitiv. Punësueshmëria e nxënësve të arsimit profesional është hsumë e lartë. Në 2024, kemi pasur 63 përqind të të punësuarve. Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm dhe do të rritet në vitin e ardhshëm. Reforma e strehimit social, për të hapur epokë krejt të re, për të rritur numrin e përfituesve. Sa i përket borxhit, kemi vazhduar të kemi ulje të borxhit, edhe këtë vit borxhi ulet," tha Rama./Dosja.al