Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Lulzim Basha rikthehet në krye të PD-së për një mandat të katërt, me vetëm 16 196 vota të demokratëve, kundrejt 1657 vota që mori rivali i tij Gjergji Hani, ish i përndjekur politik. •Në 71 degë morën pjesë në votim 18 052 anëtarë, ose 71 % e totalit të anëtarësisë prej 25 460 anëtarëve që u thirrën të votonin. •Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. •Shumica dërrmuese e bojkotuan si proces. •Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, votuan sot në procesin për kryetar të organizuar nga Lulzim Basha •Kjo është hera e katërt që Basha merr timonin e drejtimit të selisë blu. •Gara ishte mes tij, i cili numëron 3 mandate si kryetar dhe përballë Gjergji Hanit, një figurë aspak e njohur për mediat. •Basha tha se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja sot, por për të, demokratët treguan se janë gati ti përvishen një tjetër beteje.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit që Lulzim Basha të jetë në krye të PD-së.
Me anë të një mesazhi tallës, ai thotë se nuk ishte aspak surprizuese dalja e rezultatit në favor të Bashës, dhe se ai nga sot do mbajë kurorën e mbretit.
“Çfarë surprise. Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar” P.s: Statusi s'ka lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”, shkruan Bardhi në Twitter.

Pas fitores së zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj votuesve dhe strukturave të partisë, ndërsa një falenderim të veçantë ia kushtoi kundërshtarit të tij Gjergji Hanit. Ai dha mesazhin se demokratët tashmë janë gati për një tjetër betejë.
TIRANË- Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti. Duke iu referuar kundërshtarëve, Basha tha se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja sot, por për të, ky proces shënon nisjen e punës që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes, pavarësisht bindjeve politike.
“Ju falenderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive, mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD-së, që organizuan një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Mirënjohje për votuesit dhe falenderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD-së, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja.
Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuara nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit. Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës, për të mbrojtur interesin publik”, tha Basha.
TIRANE- Në krye të PD-së është zgjedhur Lulzim Basha. Në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Basha ka arritur të grumbullojë sasinë më të madhe të votave, duke u shpallur kështu kryetari i ri i PD-së.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit.
“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18.052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18.052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votime, në kutitë e votimit janë gjetur 18.052 fletë votimi, të pavlefshme janë gjetur 199. 17.853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16.196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.
Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e sotme. Kjo është hera e katërt që Basha merr timonin e drejtimit të selisë blu. Gara ishte mes tij, i cili numëron 3 mandate si kryetar dhe përballë Gjergji Hani, një figurë aspak e njohur për mediat.
TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana, tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 anëtarë të PD-së, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Ai njoftoi se ndonëse orari zyrtar ka përfunduar, do të lejohen që të shprehin vullnetin qytetarët të cilët janë në pritje jashtë qëndrave të votimit. Sa i takon anulimit të zgjedhjeve nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi, Jemin Gjana është shprehur me ironi se ky Këshill është si bostani i shartuar me kungull.
“Me të dhënat e orës 17:00, shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë. Nuk ka patur mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai i para 3 ditëve e dini si është? Sikur bostani që është në treg, që shumë herë e kapim pa shije. Si bostani i shartuar me kungull. Nuk është Këshilli Kombëtar i PD-së ai. Këshilli Kombëtar janë të gjithë ata që kemi votuar ne në 2021. Nuk janë bërë pjesë ata që janë te Këshilli Kombëtar i partisë tjetër. Votimi i vetëm 8 deputetëve nuk është situatë normale. Është zgjedhje e tyre, vetëm një gjë të jetë e qartë, edhe në situatat më të vështira kur ka qenë PD, edhe kur Kryesia u shkërmoq dhe nuk vinte dhe ishte vështirë të merrje vendime, asnjëherë nuk është pranuar që vendimet t’i marrë Grupi Parlamentar”, tha Gjana.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve solli një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa procesi është kundërshtuar ashpër nga një pjesë e rëndësishme e partisë e kryesuar nga Bardhi, të cilët e konsiderojnë një proces antistatutor.
Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Shumica dërrmuese e kanë bojkotuar si proces. Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që kanë votuar sot në procesin për kryetar të organizuar nga Lulzim Basha. PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë të tensionuar, për shkak të përçarjeve të brendshme.
TIRANË- Deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë në të gjithë vendin për kreun e PD-së, ku kandidatët në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Procesi i votimit ka startuar në orën 8:00 dhe do përfundojnë në orën 19:00 të mbrëmjes. Anëtarët që do të votojnë në 71 qendrat e votimit, duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3, krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votimi.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim.
TIRANË- Edhe pse grupi i Gazment Bardhit po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, sot grupi i Lulzim Bashës mban zgjedhjet për kreun e ri të partisë.
Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
71 qendra votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.
Një ditë më parë grupi i vulës së Bardhit e çuan në Gjykatë çështjen duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, përfshirë kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD në regjistrin e partive politike.
/Dosja.al