Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është shprehur se figura e Avokatit të Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale, në mënyrë që ky institucion të mos kthehet në zyrë partie. Këtë gjë, Gjiknuri e deklaroi një ditë pasi maxhoranca nuk pranoi të votonte në Kuvend dy kandidaturat e paraqitura nga Opozita, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj. Ai ftoi opozitën që të propozojë një emër tjetër. • Përsa i përket akuzave në lidhje me emërimin e Ardian Dvoranit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Gjiknuri tha se të gjitha janë spekulime për të goditur figurën e gjyqtarit. • Gjiknuri ishte i bindur kur tha se Partia Socialiste nuk do të bjerë nën 40 bashki për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai la të kuptohej se Benet Beci mund të jetë një kandidat për Bashkinë e Shkodrës, ndërsa për Elbasanin tha se Gledian Llatja është mjaft i zoti. • Ai komentoi dhe Primaret e PD-së kur tha se kryedemokrati Sali Berisha i parazgjedh kandidatët, ndryshe nga PS që konsultohet për emrat. I pyetur për patronazhistët, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha se ata janë militantë që punojnë me laps dhe me letër për të arritur objektivat. Përsa i përket votimit elektronik, Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria ta aplikonte në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë dhe vendi nuk i ka kushtet ekonomike.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar mungesën e Arben Ahmetajt në festën e PS-së. Duke folur me gazetarët, Gjiknuri theksoi se ata nuk kanë mbajtur shënim se kush erdhi në festë dhe kush jo.
“Nuk mbajtëm shënim kush erdhi, kush nuk erdhi në festë”, tha Gjiknuri.
Ndërkohë që për akuzat që janë ngritur ndaj Ahmetajt, pasi emri i tij është lidhur me personat në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se nuk komenton akuzat që ngrihen përsa kohë që ka një hetim.
“Ju e dini që ka një hetim. Nuk ka pse të komentoj akuzat që ngrihen. Në Shqipëri ka një tendencë që gjyqi të bëhet mediatik dhe publik, por procesi i vërtetë ligjor është në organet e drejtësisë. Është një organ që qeveria nuk e kontrollon, që ka marrë në përgjegjësi penale figura të larta. Ka vetëm një të vërtetë, që organet janë duke hetuar dhe rezervohem të mos bëj komente”.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka lënë hapur rikandidimin e Gledian Llatjas në Bashkinë e Elbasanit. Duke folur për gazetarët, Gjiknuri theksoi se sipas sondazhee që ai ka bërë rezulton që qytetarët e mbështesin Llatjan, ndërkohë që për kandidaturën e Luçiano Boçit, ai shtoi se ka një pritshmëri të gabuar brenda PD-së.
'Unë kam bërë konsultimet e nevojshme. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët dhe sondazhet e kanë treguar këtë gjë. Përtej fryrjes së garës së Elbasanit dhe Durrësit, mendoj se më shumë është një pritshmëri e ngritur brenda tyre sesa lidhet me realitetin. Mendoj se Elbasanin do e fitojmë sepse Llatja gëzon respekt dhe përfaqëson një gjë të re, ndërsa Boçi ka mbi 20 vite në politikë dhe në Elbasan ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur PD ishte në qeveri. Mua më pëlqejnë garat e forta. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit u intereson qeverisja e qytetit jo bunkerizimi nga PD” tha Gjiknuri.

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se Partia Socialiste në zgjedhjet lokale ka të sigurta fitimin e 40 bashkive. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Gjiknuri theksoi se me kundërshtarët që ata kanë numri i bashkive mund të jetë edhe më i lartë.
“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë lektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim. Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre” tha Gjiknuri.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me votimin elektronik që parashikohet të mbahet në zgjedhjet lokale.
Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë duke shtuar se vendi aktualisht është në vështirësi ekonomike dhe nuk i ka kushtet e duhura.
“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja por, kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformuar procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr rezultatin në kohë por, ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”, u shpreh Gjiknuri.
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste do të bëjë një konsultim të gjerë për të zgjedhur kandidatët e PS për bashkinë e Tiranës, por jo përmes Primareve. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Gjiknuri tha se PD nuk bëri "Primare" siç zhvillohen kudo nëpër botë, por një proces zgjedhor të ngushtë partiak. Prandaj tha ai, PS do të bëjë konsultime dhe jo një proces partiak.
Damian Gjiknuri: Ne do të bëjmë konsultime për kandidatët dhe këshillat. parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Në zgjedhjet e fundit ngelën monopartiak, por kanë rëndësi të madhe. Ne do të vazhdojmë këtë traditë me strukturat dhe përtej strukturave. Do të marrim opinionin e qytetarëve. E di që konfortohet me konceptin e kampit kundërshtar për Primaret. Primaret nuk administrohen nga partitë, por nga administrata zgjedhore. Votimi bëhet real. Nëse zgjedhjet bëhen brenda partisë nuk quhen primare por zgjedhje brenda partive. Kandidati duhet të pëlqehet nga qytetarët jo vetëm nga një grup i partisë. Po të shihni primaret e kundërshtarëve votuan vetëm të PD. Nuk na duhen 500 vota, na duhen 20 mijë, në 200-300 mijë vota në Tiranë. Kandidati duhet mirëmenduar. Kjo është metoda jonë. Edhe ne kemi patur primare në të shkuarën./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka theksuar se deputeti Benet Beci është një kandidat i përshtatshëm për kryebashkiak të Shkodrës. Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, Gjiknuri theksoi se Beci është një kandidat i mirë, por nuk e konfirmoi kandidimin e tij.
Pjesë nga fjala:
A ka deputetë të maxhorancës që kanë shprehur dëshirën për të hyrë në garë për zgjedhje lokale
Gjiknuri: Qasja jonë ka qenë që deputeti të kryejë punën e tij, Beneti është një kandidaturë e mirë, do t’i bënte punë Shkodrës, por ky nuk është një konfirmim për emrin e tij. Si person mund të them që mund t’i bënte nder Shkodrës. Është fatkeqësi që pushteti në Shkodër nuk ka shkuar në krahun e socialistëve.