LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet ose do bjerë qeveria. Rikthehemi nesër në 18:00

• Protestë kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë. • Qytetarët kërkuan uljen e çmimeve, paga dhe pensione dinjitoze.  •  “Ulni çmimet ose do bjerë qeveria”; “Poshtë oligarkët”, ishin disa prej mbishkrimeve në pankartat e tyre. • Protestuesit akuzojnë politikën si fajtore të çmimeve dhe dështimit 30-vjeçar. • Protesta është paralajmëruar edhe për ditën e nesërme. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pensionistja në protestë: Më merren mendtë se jam pa ngrënë, qeveri e qelbur

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Pensionistja

TIRANË-  Qytetarët në vend kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve. Një pensioniste në fjalën e saj ka deklaruar se kur po vinte rrugës për të protestuar po i merreshin mendm, për shkak se ishte pa ngrënë. Ajo gjithashtu ka shtuar se me 100 mijë lekë pension qytetarëve nuk u del.

"Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do me na vdek ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendtë se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, tha pensionistja.

3 VITE ME PARE

Mbyllet protesta! Qytetari: Nesër ejani më shumë, në orën 18:00 mblidhemi sërish

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Protesta kundër çmimeve

TIRANË- Protesta kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri është mbyllur brenda orës. Qytetarët kanë rënë dakort që nesër, në të njëjtën orë, në 18:00, të grumbullohen sërish për të protestuar për të njëjtën arsye.

Protesta e sotme nisi në 18:00 dhe u pasua me thirrje për qeverinë kundër oligarkëve e kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kërkojnë paga dinjitoze dhe ulje çmimesh. Kjo protest erdhi pasi çmimi i naftës shënoi një record duke u shitur me 258 lekë për litër.

3 VITE ME PARE

Qytetari kërkon një tjetër bord: Jugu abuzon me çmimet ne verë, qeveria t’i kontrollojë

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Qytetari në protestë

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve. Një qytetar teksa ka ironizuar dy bordet e ndritura ka kërkuar kështu ngritjen e një bordi tjetër për abuzimet me çmimet në vijat bregdetare të vendit.

Qytetari: Bordi i naftës apo Bordi i çmimeve për çfarë është krijuar? Nuk është bërë për të ulur çmimet, vetëm për të kontrolluar tregun. E gjithë vija bregdetare, ku jemi në kulmin e sezonit turistik ka abuzim.e pse nuk ngrihet një bord edhe për këtë gjë? Që të mos ketë abuzime. Bordi që është ngritur bën vetëm që të vendosen çmimet që do qeveria dhe jo ato që duhen.

3 VITE ME PARE

Qytetari në protestë: Politikanët kanë pasuruar shtatë breza, ne s’jetojmë dot 15 ditë

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Protesta kundër rritjes së çmimeve

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve. Gjatë protestës para kryeministrisë, një qytetar ka deklaruar se politikanët kanë pasuruar veten e tyre si dhe kanë siguruar jetën e 7 brezave pas tyre. Ai ka shtuar se me rrogat që ata kanë nuk po i'a dalin të jetojnë 15 ditë. 

Qytetari: Pasuria e tyre del për shtatë breza, shtatë breza që të jetojnë 500 vjet. Por ata që marrin pagë minimale, nuk ia dalin dot, as që të jetojnë për 15 ditë. Të gjithë jemi të bindur që na kanë vjedhur për 30 vite. Vazhdojnë të na vjedhin edhe sot e kësaj dite. Kjo është padrejtësi të dashur qytetarë, rishpërndarje të asaj që brezat më parë kanë prodhuar dhe të asaj që brezat na prodhojnë çdo ditë. Ne kërkojmë minimum jetik, arsim dhe shëndetësi, taksim serios, progesiv e shumë të tjer. Ne kërkojmë Rama ik. E di njeri çfarë plani ka kryeministri Edi Rama për të përballuar krizën? Plani i tij është që të pasurojë oligarkët.

3 VITE ME PARE

Qytetarët të revoltuar: Kemi 30 vite që vidhemi, oligarkët s’na lënë të ngremë kokat

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Protesta kundër rritjes së çmimeve

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme në Tiranë për të rritjen e çmimeve. Ata janë shprehur se kanë 30 vite që po vidhen nga shteti, ndërkohë që nuk jepet asnjë llogari për skemat mashtruese që janë ndërtuar.  

Qytetari 1: Ky shteti është i korruptuar. Kanë ndërtuar skema mashtruese e të falsifikuara. Këtu duhet të mbrohemi nga institucionet, por këtu nuk ka asnjë institucion. Ka ardhur koha që të japin llogari, kanë lënë pensionistët rrugëve. Ky është shteti i hajdutëve.

Qytetari 2: Kemi shumë probeme, oligarkët nuk na lënë që të ngrreme kokat. Është një tup, kemi 30 vite që vidhemi nga ky shtet.

3 VITE ME PARE

Qytetarët thirrje Ramës: Takso oligarkët, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet
Pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve në vend. Një qytetar ka deklaruar se qeveria në vend që të taksojë qytetarët, duhet të taksojë oligarkët. Ai gjithashtu ka përmendur rritjen e çmimit të vajit, duke shtuar se ministrat po bëjnë qef në hotelet e Dubait. 

Qytetarët: Ka shku 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat për qef në hotelet e Dubait. Durimi po mbaron. S’ka më nëpërkëmbje. Sistemi na jep dhunë. Rroftë e vërteta, do dalim në rrugë, me qindra, me mijëra, po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria. Takso oligarkët, jo qytetarët.

3 VITE ME PARE

Qytetarët në protestë: Kam punuar nëntokë, marr vetëm 180 mijë lekë

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet

 

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme në Tiranë për rritjen e çmimeve. Duke folur për mediat, qytetarët kanë kërkuar uljen e çmimeve të ushqimit si dhe të karburanteve. Një qytetar ka deklaruar se edhe pse ka punuar nëntokë, tani mbahet vetëm me 180 mijë leke të ardhura në muaj.  

Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.

3 VITE ME PARE

FOTO- Grumbullohen qytetarët, nis protesta në shesh: Kush mbjell uri, do korrë revoltë

1 orë protestë në Tiranë! Qytetarët: Ulni çmimet

TIRANË- Nis protesta në sheshin "Skënderbej". Një grup të rinjsh janë grumbulluar dhe me pankarta në duar kërkojnë që të ulen çmimet. Ata protestojnë kundër rritjes së çmimeve për produktet e shportës dhe karburantet.

Aktivistët lajmëruan se do të nisin protestën në orën 18:00. Pritet që në minutat në vijim të mblidhen në shesh më tepër qytetarë. 

proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje